Sulmet e Rusisë, Ministrja Xhaçka: Shqipëria e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Sulmet e Rusisë, Ministrja Xhaçka: Shqipëria e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur rreth situatës së krijuar si pasojë e luftës që Rusia ka nisur ndaj Ukrainës, gjatë ndërhyrjes së saj në seancën parlamentare.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria dënon aktin e agresionit rus dhe e konsideron atë jo vetëm një akt kundër Ukrainës, por dhe kundër themeleve të rendit dhe sigurisë ndërkombëtare.

Sipas saj, kjo situatë e paprecedentë i jep peshë rolit të Shqipërisë si anëtar i Këshillit të Sigurimit – organizmit të ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Shqipëria mbështet me vendosmëri pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës, në respekt të parimeve themelore mbi të cilat është ndërtuar siguria evropiane dhe globale, të dhe angazhimeve ndërkombëtare. Duke qenë bashkë-hartuese me SHBA për propozimet në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Ukrainës, Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të lobojë brenda Këshillit të Sigurimit për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për këtë çështje që i kalon caqet e shtetit të Ukrainës. Si bashkë-penë-mbajtëse me SHBA për Ukrainën dhe në bashkërendim me vendet e tjera të njëmendta: Shqipëria po jep kontribut të mirëfilltë në hartimin projekteve të dokumenteve që do të shtrohen për diskutim në Këshillin e Sigurimit. Roli i Shqipërisë si një faktor i moderuar, stabilizues dhe konstruktiv do të ndihmojë në zvogëlimin e pasojave në rajon si rezultat i ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka qenë dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me shtetasit shqiptarë që kanë kërkuar asistencë për largim nga Ukraina.

Gjithashtu, MEPJ është në kontakt me OSBE për zbatimin e Planit te evakuimit dhe ka kontakt të vazhdueshëm me secilin prej të sekonduarve.

Previous Komunikim i Kryeministrit Edi Rama me mediat pas dëshmisë në Komisionin Hetimor për Impiantet e Trajtimit të Mbetjeve Urbane

Leave Your Comment