Takim konstruktiv me z. Matteo Mecacci, Drejtorin e ODIHR.

Ditën e sotme u zhvillua një takim konstruktiv me z. Matteo Mecacci, Drejtorin e ODIHR.

Ministrja Spiropali vlerësoi kontributin e rëndësishëm të ODIHR në proceset zgjedhore dhe theksova faktin se vijimësia e proceseve demokratike dhe reforma zgjedhore janë në fokus te agjendës tonë politike në Kuvend.

U bisedua miqësisht për rolin e angazhimit të Shqipërisë në procesin e integrimit, si dhe për gadishmërinë për t’u përfshirë në nisma rajonale.