Takim produktiv me Drejtoren e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve, znj. Diana Leka.

Në një takim produktiv me Drejtoren e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve, znj. Diana Leka ku diskutuam rreth kërkesës së biznesit për rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje përmes konsultimit publik.

Ministrja Spiropali theksoi faktin se Qeveria, por edhe Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin janë të angazhuar dhe po punojnë për të përmirësuar më tej format e komunikimit midis institucioneve shtetërore përkatëse me qytetarët apo palët e interesuara për të marrë pjesë në zhvillimin e politikave, si dhe nxitjen e mëtejshme të dialogut publik – privat në klimën e investimeve në vend.