Takimi i KKIE, Ministrja Xhaçka: Falë bashkëpunimit efikas me BE, jemi një hap më afër Shqipërisë Evropiane - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Takimi i KKIE, Ministrja Xhaçka: Falë bashkëpunimit efikas me BE, jemi një hap më afër Shqipërisë Evropiane

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, theksoi se Shqipëria vijon të jetë e përkushtuar ndaj agjendës së saj të reformave në BE.

Sipas saj, kjo është një nga periudhat më të suksesshme të historisë së integrimit të Shqipërisë në BE, kjo edhe falë bashkëpunimit Shqipëri-BE për objektivin e përbashkët: Shqipërinë Evropiane dhe BP Evropian.

“Shqipëria i është përkushtuar rrugës së saj në BE dhe procesit të transformimit që të çon atje. Prandaj, të gjitha këto reforma kanë qenë vazhdimisht forca lëvizëse e qeverisë sonë. I nderuar Komisioner, Shqipëria do të mbetet partneri juaj i ngushtë për të arritur objektivat që keni renditur në vitin 2019, duke na sjellë një Komision gjeopolitik, efektivisht pro zgjerimit. Ju dhe Komisioni mbeteni motori i përafrimit gjithnjë e më të madh të rajonit dhe veçanërisht të Shqipërisë me BE”, tha ajo.

Ministrja Xhaçka së bashku me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ishin sot të pranishëm në takimin e 12–të të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri.

Previous Mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri/ Konferencë e përbashkët për shtyp