Sot u zhvillua takimi i parë ndërshtetëror mes Shqipërisë dhe Kosovës për marrëveshjen e re të bashkëpunimit dypalësh në fushën e rinisë.
Bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Daulina Osmani, u përcaktuan hapat e radhës që do të ndërmerren për angazhimin konkret të të dy vendeve, në fuqizimin e rinisë shqiptare.