Takimi me Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri për ide dhe mundësi të reja bashkëpunimi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Takimi me Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri për ide dhe mundësi të reja bashkëpunimi

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Znj. Galit Peleg organizoi takimin, për të diskutuar përvojat e pjesëmarrësve nga MEKI dhe AIE në trajnimin special të MASHAV në Izrael dhe për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm.

Së bashku me skuadrën e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të politikave të inovacionit dhe ekipin e AIE, u shkëmbyen ide dhe propozime të reja për të forcuar lidhjet ndërmjet vendeve tona dhe për të promovuar projekte që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe inovativ të rajonit tonë.

Ambasadorja Peleg i dha lajmin surprizues të gjithë të trajnuarve në këtë mision, përfshirë përfaqësuesve nga Kosova, që secili pjesëmarrës përfiton të drejtën e një financimi të një ideje ose propozimi pilot, si pjesë e praktikës së MASHAV për mbështetjen të talentit e nismave në inovacion dhe rritjes direkte të kapaciteteve me eksperienca reale!

Previous Muzhaqi dhe Balluku në Dibër: Programi i kodimit krijon një brez të ri programuesish për përparimin teknologjik të vendit.