Në takimin me Bankën Botërore diskutuam mbi ecurinë e zbatimit të ‘Projektit për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor’, një iniciativë e rëndësishme që po kontribuon ndjeshëm në zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e lidhjeve tregtare në rajon, duke rritur efikasitetin e transportit dhe reduktimin e kostove të tregtisë për bizneset në Shqipëri dhe më gjerë.
Gjatë takimit, gjithashtu u diskutua dizenjimi i një projekti të ri në bashkëpunim me Bankën Botërore, i cili do të mbështesë zhvillimin e tregtisë dhe ekonomisë shqiptare në vitet e ardhshme. Ky projekt synon të sjellë investime të rëndësishme në drejtim të integrimit me tregun e përbashkët europian, me qëllim përmirësimin e konkurueshmërisë në treg dhe përmbushjen e standardeve që kërkon tregu i BE-së.
Ky bashkëpunim afatgjatë me Bankën Botërore dhe partnerët e tjerë strategjikë, përbën një hap të madh drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe konkurruese për të gjithë qytetarët.