Takimi me Pensionistët dhe Sigurimet Shoqërore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Takimi me Pensionistët dhe Sigurimet Shoqërore

Ministri Blendi Gonxhja së bashku me Kryeministrin Rama, Ministrin e Financave Petrit Malaj dhe kolegë të tjerë nga MEKI e MF, në takimin me pensionistët për prioritetin tonë, Sigurimet Shoqërore, mbi punën që po bëjmë dhe përpjekjen e qeverisë për pensione të denja e një skemë kontributive sa më të qëndrueshme!

Për të përmirësuar situatën, janë ndërmarrë hapa të rëndësishme si rritja e ndjeshme e pagave në sektorin publik dhe rritja e të ardhurave, për të hyrë tashmë në një fazë të re lufte ndaj deklarimit fiktiv të pagave e tolerancës zero ndaj informalitetit, çka lidhen drejtpërdrejt me skemën e pensioneve dhe mbledhjen e kontributeve për sigurimet shoqërore.

Në të njëjtën kohë, rritja ekonomike po krijon mundësi për shpërndarje më të drejtë mirëqenieje e bonuse më cilësore për pensionistët, ndërsa janë propozuar edhe ndryshime ligjore që do të lehtësojnë llogaritjet e proceset për dhjetëra mijëra lidhje të reja pensioni në vit.

Me përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm, po ndërtohet një sistem tregu pune e shteti ligjor që forcon biznesin dhe investimet, duke sjellë zhvillimin e rritjen e nevojshme ekonomike që mundëson tashmë adresimin e sfidës së pensioneve, për më shumë mbështetje dhe dinjitet për të gjithë pensionistët.

Previous Ministri Malaj: Po punojmë për një skemë pensionesh të qëndrueshme dhe që garanton pensione më të larta