Takimi ndërqeveritar Shqipëri-RMV, miratohen dy memorandume në kuadrin e politikës së jashtme - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Takimi ndërqeveritar Shqipëri-RMV, miratohen dy memorandume në kuadrin e politikës së jashtme

Është mbajtur në Shkup, mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, ku u nënshkruan në total 21 marrëveshje.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe homologu Bujar Osmani nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi: ai për digjitalizimim e shërbimeve konsullore
dhe për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve diplomatike.

Ky memorandum synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve tona, por këtë herë në fushën e trajnimeve diplomatike, nëpërmjet Akademive Diplomatike të cilat angazhohen në ndërtimin e një kuadri ligjor/rregullator dhe hartimin e programeve të punës në fushën e trajnimeve, për të cilat palët do të dakortësohen gjatë rrugës.

Takim i parë i dy qeverive, është mbajtur në Pogradec, më datë 15 dhjetor 2017.

Previous Bashkëpunimi policor dhe lëvizja në pikën e përbashkët kufitare të Qafë Thanës, Çuçi nënshkruan 2 marrëveshje në Shkup