196 të rinj janë tashmë pjesë e administratës publike dhe kompanive tregtare si rezultat i arritjeve të treguara gjatë praktikës 3-mujore të punës, në kuadër të Thirrjes së Gjashtë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Kënaqësi të dorëzonim certifikatat për praktikën e punës, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, që ka pasur një rol thelbësor në realizimin e këtij procesi.
Ndërkohë, 376 të rinjtë e tjerë që përfunduan praktikën me sukses, që nesër do mund të tërheqin certifikatat e tyre pranë institucioneve ku kanë kryer praktikën dhe do mund t’i përdorin në të ardhmen për çdo aplikim pune.