Tërmeti në Turqi dhe Siri / Shqipëria akordon 1 milion euro për qytetet e prekura

Shqipëria akordon 1 milion euro për të mbështetur qytetet e prekura gjatë tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri.

Lajmi u njoftua nga Zëvendës Kryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku e cila mori pjesë në Konferencën e Donatorëve të zhvilluar nga Komisioni Europian dhe nga presidenca suedeze.

“Shqipëria akordoi 1 milionë euro për të mbështetur qytetet e prekura gjatë tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri. Sot gjatë Konferencës së Donatorëve të zhvilluar nga Komisioni Europian dhe nga presidenca Suedeze. Ishim pranë miqve tanë që në momentet e para dhe po japim kontributin tonë edhe për rindërtimin e qyteteve të rrënuara. Të gjithë bashkë mund të lehtësojmë dhimbjen dhe të ndihmojmë në kapërcimin e kësaj situate”, shkroi Balluku.