Thirrja për veprim global për sigurinë ushqimore, ministrja Xhaçka në OKB me ftesë të sekretarit amerikan, Blinken - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Thirrja për veprim global për sigurinë ushqimore, ministrja Xhaçka në OKB me ftesë të sekretarit amerikan, Blinken

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë “Thirrje për Veprim Global për Sigurinë Ushqimore”, në OKB, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Takimi mblodhi së bashku përfaqësues të lartë shtetesh, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve për të diskutuar mbi nevojat urgjente humanitare dhe zhvillimore, si dhe për të identifikuar hapat për adresimin e sigurisë globale ushqimore.

Ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria mbështet rolin e OKB si një aktor kyç për adresimin e krizave ushqimore në botë. Thirrjen për Veprim për Sigurinë Globale Ushqimore, e cilësoi si nismën në kohën e duhur për përballimin e krizave që po thellohen dita ditës.

“Më shumë njerëz janë në rrezik, më shumë njerëz po shkojnë drejt varfërisë dhe ajo që është po aq shqetësuese është se kriza paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e shumë vendeve dhe rajoneve”, u shpreh kryediplomatja.

Ajo shtoi se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme mes shteteve, mbetet një përgjegjësi e përbashkët bashkëpunimi për të thyer rrethin vicioz të konfliktit dhe adresuar pasigurinë ushqimore.

“Shqipëria është e angazhuar të punojë së bashku në identifikimin e sfidave, zgjidhjeve dhe të mbështesë punën e agjencive të specializuara të Kombeve të Bashkuara për të arritur zgjidhje afatshkurtra dhe afatgjata për krizën globale të sigurisë ushqimore”, përfundoi fjalën e saj ministrja Xhaçka.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së informuan ministrat për rritjen e pasigurisë ushqimore, ndikimin global të saj, si dhe hapat që OKB-ja po ndërmerr në përgjigje ndaj pasigurisë ushqimore në mbarë botën.

Krizat aktuale të konfliktit në mbarë botën, pasojat e pandemisë, lufta në Ukrainë kërcënojnë të destabilizojnë shoqëritë e brishta, të thellojnë varfërinë ekstreme, të rrisin urinë, të zgjerojnë nevojat humanitare, të rrisin migrimin dhe të shkaktojnë krizë të mëtejshme ekonomike.

Previous Mbahet forumi i 7 i Nismës Adriatiko-Joniane NAJ/EUSAIR në Tiranë

Leave Your Comment