Thumana, aty ku solidariteti bashkoi forcat për të rikthyer jetën - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Thumana, aty ku solidariteti bashkoi forcat për të rikthyer jetën

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të bllokut të 155 shtëpive të reja në Thumanë të ndërtuara nga Fondacioni Firdeus, dhuratë e ndërmarrë menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Në përshëndetjen drejtuar banorëve, Kryeministri tha se Thumana sot përfaqëson modelin e zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe social.

‘’Besoj që në këto kohë, qysh se ra ajo fatkeqësi e madhe, duhet të kem ardhur në Thumanë mbi 40 herë dhe mezi e kam pritur këtë moment kur të gjitha punët do të bëheshin bashkë dhe në fund fare, të gjitha banesat do të merrnin jetë me futjen e të gjitha familjeve në shtëpia. Për më tepër, jam thellësisht i kënaqur sot që pasi kemi çelur dyert e apartamenteve këtu pranë, në një ditë të bekuar krishtlindjesh, sot çelin dyert e shtëpive në një ditë të bekuar bajrami.

Me këtë rast dua ti uroj dhe kështu me zë, drejtpërdrejtë, të gjithë besimtarëve myslimanë që të ketë qenë një muaj i bekuar agjërimi të pranuar e që të gjithë të kenë shëndet dhe e mira i priftë në familjet e tyre dhe në jetën e tyre.

Më vjen jashtëzakonisht mirë që jemi këtu për të kremtuar një përpjekje të përbashkët ku të gjithë bënë atë që mundën e të gjithë dhanë aq sa mundën por në fund të ditës, siç thuhej edhe në filmin këtu në fillim fare, i përgatitur me shumë kujdes në çdo tullë në këtë lagje, ka një emër dhe një mbiemër të dikujt që është i panjohur, të dikujt që nuk ka kaluar kurrë nga Thumana, të dikujt që mbase kurrë nuk do kalojë nga Thumana, dikujt që mbase asnjëherë nuk do ti dihet emri, por ka dhënë një copëz nga vetja në mënyrë që familje të tëra, gjyshër, gjyshe, nipër, mbesa, prindër, të mund të kenë një strehë.

Nëse Elvisi nuk deshi t’u kthente përgjigje atyre që në mënyrë të përsëritur akuzuan këtu se ikën lekët e shtëpive, u tretën paratë e donatorëve, u avulluan miliardat që u mblodh nga bota, unë, me thënë të drejtën, nuk i lë dot pa iu dhënë përgjigje, por një përgjigje të thjeshtë, për t’iu thënë që veprat nuk fillojnë kur shikojnë eskavatorët, por veprat fillojnë kur fillon puna për studimin, pastaj për projektin, pastaj vazhdon puna për kontratat dhe pastaj vijmë tek realizimi. Kështu që, çdo punë do kohën e vet dhe ja ku janë të gjitha kontributet, flasin vetë.

Ndërkohë, të gjitha shtëpitë, edhe këtu në Thumanë, qoftë ato që ka ndërtuar qeveria, qoftë ato që ka ndërtuar fondacioni, qoftë edhe ato që ka ndërtuar Behgjet Pacolli këtu, janë falas, janë prona juaj, t’i gëzoni, t’i trashëgoni dhe bëni çfarë të doni me to.

Realisht, Thumana sot është një model zhvillimi të qëndrueshëm urban dhe social dhe realisht, sot mund të thuhet me plot gojën që shumë e shumë lagje të vendit tonë do kishin shumë dëshirë të ishin kështu si Thumana, si Thumana që në momentin e tragjedisë ishte si një vendngjarje e një skene nga ferri.

Ndërkohë, sot është vendi i rilindjes në kuptimin më të vërtetë të fjalës, i rilindjes për të gjithë pa dallim, edhe për ata që votojnë majtas, edhe për ata që votojnë djathtas, dhe për ata që falen dhe për ata që nuk falen, përata që falin dhe për ara që nuk të falin. Është për të gjithë dhe sigurisht, demokratëve që nuk janë të paktë këtu në Thumanë.

Në mbyllje, e fillova me Bajramin dhe dua ta mbyll me një fjalë të profetit Mohamed, paqja e Zotit qoftë mbi të, i cili thoshte “Edhe nëse në ditën e qametit gjendesh me një filiz në dorë, mos ik pa e mbjellë”- tha ndër të tjera Kryeministri Rama.

‘’Zoti qoftë me ju dhe me ne të gjithë! Shëndet, mirësi, solidaritet’’!

Previous Ibrahimaj nga Vlora: Po ridimensionojmë arsimin profesional në funksion të tregut të punës

Leave Your Comment