Tirana mikpret për herë të parë konferencën ndërkombëtare për barazinë gjinore, Koçiu: Shqipëria, avokate e fuqishme e barazisë gjinore në përpjekjet globale - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Tirana mikpret për herë të parë konferencën ndërkombëtare për barazinë gjinore, Koçiu: Shqipëria, avokate e fuqishme e barazisë gjinore në përpjekjet globale

Tirana ka mikpritur për herë të parë zyrtarë të nivelit të lartë nga Europa dhe Azia Qendrore në Konferencën Ndërkombëtare “Mekanizmat efektivë institucionalë për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave: Hartimi i së ardhmes 30 vjet pas Pekinit”, organizuar nga MSHMS dhe Zyra Rajonale e UN Women për Europën dhe Azinë Qendrore.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se qeveria shqiptare është plotësisht e përkushtuar ndaj vizionit që u shtrua në Pekin 30 vite më pare.

Koçiu theksoi se ende ekzistojnë sfida të rëndësishme sa i përket barazisë gjinore ndaj theksoi rëndësinë e veprimit të shpejtë për të mbyllur hendekun gjinor dhe për të siguruar mbrojtjen e grave në të gjitha aspektet.

“Në raportin e Bankës Botërore për “Gruan, Biznesin dhe Ligjin 2024”, thuhet se asnjë prej 190 vendeve të vëzhguara nuk ka arritur barazinë e plotë ligjore për gruan, as edhe vendet më të pasura. Gratë ende gëzojnë vetëm 64% të të drejtave ligjorë të burrave dhe botërisht, ato ende fitojnë vetëm 77 cent për çdo dollar të fituar nga burrat. Mbyllja e këtij hendeku do të rriste Prodhimin e Brendshëm Bruto të botës me mbi 20%, në disa rajone edhe më tepër”, tha Koçiu.

Duke u ndalur në situatën në Ukrainë dhe vende të tjera, ministrja Koçiu vuri në dukje se mbi 600 milionë gra jetojnë në rajone të prekura nga konflikti, shumë të tjera shohin të drejtat e tyre të vendosura në rrezik.

“Kjo është arsyeja përse koha për të vepruar është tani dhe përse nevojitet një rinovim i angazhimit tonë kolektiv ndaj Axhendës së Pekinit +30”.  Shqipëria është plotësisht e përkushtuar ndaj këtij vizioni”, deklaroi ajo.

Më tej, ministrja Koçiu nënvizoi se Shqipëria ka ndërtuar një kornizë të fuqishme ligjore për promovimin, zbatimin dhe monitorimin e barazisë gjinore dhe jo diskriminimit siç konfirmohet edhe nga databaza botërore e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Përpjekjet për të rritur aksesin e grave në drejtësi, të theksuara me ligjin “Për Ndihmën Ligjore të Garantuar nga Shteti” kanë krijuar një rrjet institucional që ofron ndihmë ligjore falas. Një progres i rëndësishëm është realizuar në drejtim të përfaqësimit politik me 55% të posteve ministrore të mbajtura nga gratë, Shqipëria renditet midis 10 vendeve të para në botë në këtë drejtim. Pjesëmarrja e grave në politikë, biznes dhe sektorë të dominuar tradicionalisht nga burrat, përfshirë mbrojtja dhe diplomacia, është rritur vazhdimisht”, nënvizoi Koçiu.

Sa i përket masave të marra për dhunën ndaj grave, Koçiu tha se “përpjekjet tona kanë qenë të trefishta: Rritja e ndëshkimeve përmes rishikimit të Kodit Penal. Krijimi dhe mbështetja e shërbimeve sociale në çdo bashki dhe udhëheqja e fushatave kombëtare të informimit dhe ndërgjegjësimit”.

Ministrja tha më tej se Shqipëria ka qenë ngahera një avokate e fuqishme e barazisë gjinore në përpjekjet shumëpalëshe si në nivel global, ashtu edhe rajonal.

“Si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurisë, ne kemi mbështetur në mënyrë të qëndrueshme Axhendën e Gruas, Paqes dhe Sigurisë. Ne jemi aktualisht anëtar të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, ku barazia gjinore mbetet një përparësi absolute”, shtoi ajo.

“Me rinovimin e angazhimit tonë ndaj Pekin +30, ne besojmë fuqimisht tek mundësia për të sjellë një ndryshim afatgjatë që siguron që brezi I ardhshëm të shijojë të gjithë frytet e barazisë së plotë gjinore”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Gjatë punimeve të kësaj Konferenca Ndërkombëtare për barazinë gjinore mbajtën fjalë edhe Belen Sanz Luque, Drejtore Rajonale e UN Women për Europën dhe Azinë Qendrore si dhe ministra e zyrtarë të nivelit të lartë nga Këshilli i Europës, Spanja, Kanadaja, Gjeorgjia, Taxhikistani, Kosova, Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Gjatë këtij aktiviteti i cili shënon 30 vjetorin e Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim (Beijing Declaration and Platform for Action), një plan botëror për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave u diskutua për strategjitë për forcimin e mekanizmave institucionalë për avancimin e barazisë gjinore, ndërtimin e partneriteteve dhe ndarjen e praktikave efektive.

E miratuar në vitin 1995, Platforma për Veprim e Pekinit (BPfA) konsiderohet si një agjendë themelore për fuqizimin e grave, e njohur globalisht si një parakusht për arritjen e barazisë, zhvillimit dhe paqes.

Previous Denaj: Politikat bujqësore rajonale mbështesin fermerët dhe sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane