Tirana mirëpret Konferencën Ndërkombëtare nanoBallkan 2024, Manastirliu: Projektligji i ri për shkencën hap perspektiva të reja për zhvillimi sipas standardeve europiane - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Tirana mirëpret Konferencën Ndërkombëtare nanoBallkan 2024, Manastirliu: Projektligji i ri për shkencën hap perspektiva të reja për zhvillimi sipas standardeve europiane

Shqipëria po mirëpret Konferencën Ndërkombëtare nanoBallkan 2024, edicioni i dytë i kësaj konference të rëndësishme, e cila mbledh së bashku 250 shkencëtarë dhe ekspertë të nivelit të lartë nga e gjithë bota për të prezantuar zhvillimet më të fundit në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë.

Për tre vite radhazi, Shqipëria ka qenë mikpritëse e ngjarjeve me fokus zhvillimet në teknologjitë nano, duke ofruar me shumë mundësi për bashkëpunim profesional dhe shkencor. Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, pasi përshëndeti organizatorët dhe të pranishmit, duke theksuar rëndësinë e kësaj konference për Shqipërinë u fokusua te mbështetja e qeverisë për zhvillimin e kërkimit shkencor, infrastrukturës laboratorike dhe zgjerimin e bashkëpunimit akademikë, duke përfshirë shkencëtarët shqiptarë në diasporë si një pasuri për zhvillimin e shkencës në vend.

“Këto vite kemi rritur numrin e kërkuesve shkencor, cilët aplikojnë për fondet e projekteve të kërkim zhvillimit shkencor, ku mbi 600 kërkues shkencorë, profesorë të universiteteve tona aplikojnë për fondet e kërkimit shkencor për projekte dhe infrastrukturë të kërkimit. Ne duhet që të avancojmë me mbështetjen për të ecur përpara në ekosistemin e shkencës dhe në shkencën e hapur. Po bëhet rreth një vit që Strategjia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit është miratuar dhe ka filluar zbatimin e saj” – tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Duke folur për projektligjin e ri të shkencës, Ministrja Manastirliu u shpreh:

“Jemi në një moment shumë të rëndësishëm të miratimit të ligjit për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili do të hapë perspektiva të reja të zhvillimit të shkencës sipas standardeve të zonës europiane të kërkimit shkencor. Ky ligj krijon mundësinë për një bashkëpunim më të gjerë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor, edhe përtej mureve të universiteteve, duke u shtrirë në struktura të tjera që kanë potencialin të kontribuojnë më shumë në kërkimin shkencor, si industria, parqet teknologjike, qendrat e transferimit të teknologjisë dhe institute të ndryshme, të cilat do të mbështeten dhe financohen nga burime të brendshme dhe fonde ndërkombëtare, duke ngritur standardet që kërkohen që shkenca të përparojë drejt nivele europiane”.

Konferenca nanoBallkan2024, e mbështetur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe nanoAlb, është një mundësi për shkencëtarët shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi.

Konferenca do të vazhdojë për katër ditë, duke krijuar një atmosferë bashkëpunuese për rritjen e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë, një fushë që ka potencial për të kontribuar gjerësisht në fusha të ndryshme, duke përfshirë shëndetësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Previous Balluku inspekton punimet në nënstacionin elektrik të Lezhës