Tirana, Transformimi arkitektonik që po e spikat Shqipërinë në hartën botërore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Tirana, Transformimi arkitektonik që po e spikat Shqipërinë në hartën botërore

Vitet e fundit kryeqyteti shqiptar po kthehet në një qendër urbane moderne, që ngjall kuriozitet dhe vlerësim nga arkitektët më të njohur të botës.

Në një artikull të publikuar nga revista amerikane “Forbes” dedikuar ndryshimit të Tiranës theksohet se kryeqyteti po shndërrohet në një qytet që frymëzon, me ndërtesa të guximshme dhe krijuese.

“Tirana është një nga mjediset urbane më emocionuese në Evropë sot, sepse është në mes të një transformimi të thellë shoqëror, kulturor dhe arkitektonik”, komenton Michal Kristof, bashkëthemelues i Chybik + Kristof, studios me seli në Londër/Evropë Lindore që fitoi konkursin e parë privat ndërkombëtar në Shqipëri për një zhvillim në Bulevardin e Ri. – citohet në artikullin e “Forbes”.

“Të gjitha studiot e famshme po kthejnë sytë nga Shqipëria.” – thuhet ndër të tjera në artikull.  Disa javë më parë një festival i veçantë, “Bukë dhe Zemër”, mblodhi në Tiranë më shumë se 150 arkitektë nga mbarë bota. Qëllimi i tyre? Të krijojnë jo thjesht ndërtesa, por hapësira që kanë kuptim për njerëzit, për komunitetin. Vetë kryeministri Edi Rama e quan këtë grup “ushtria e arkitektëve shqiptarë”, edhe pse shumica nuk janë shqiptarë me origjinë, janë të bashkuar nga një vizion i përbashkët për të ndërtuar ndryshe.

“Për arkitektët, qyteti ofron një kanavacë të bardhë për imagjinatën e tyre të pakufizuar.” – citohet më tej.

Arkitektët e shohin Tiranën si një mundësi unike për të eksperimentuar dhe për të ndikuar në mënyrën si ndërtohen qytetet sot. “Tirana është një nga qytetet më interesante në Evropë”, thotë një prej tyre, Michal Kristof. Ai shton se qyteti ka kurajë për të ndryshuar dhe për të përqafuar hapësirat publike si qendra të jetës sociale.

Dikur e mbyllur ndaj botës, Shqipëria sot po hap dyert dhe arkitektura është një nga mënyrat më të bukura për ta bërë këtë. Në vend të izolimit të së kaluarës, sot Tirana fton botën të marrë pjesë në ndërtimin e identitetit të saj të ri, përfundon artikulli i “Forbes”.

Previous Hagë, Holandë, Samiti i NATO-s, së bashku për një botë më të sigurtë