Në kuadër të takimit të 70-të të Komisionit për Europën të Organziatës Botërore të Turizmit në datat 7-9 prill u mbajt edhe “Konferenca për Investimet në Turizëm dhe Zhvillimi Ekonomik në Shqipëri dhe në Europë”.
Pjesëmarësit në këtë konferencë, përfaqësues të sektorit publik, investitorë në hoteleri, pasuri të paluajtshme dhe aktorë të tjerë të sektorit privat të ndarë në tre panele, diskutuan dhe eksploruan mundësi për rigjallërimin e sektorit të turizmit evropian dhe shqiptar. përmes investimeve strategjike, me fokus në qëndrueshmërinë dhe rritjen afatgjatë në përputhje me Axhendën e 2030-ës dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Gjatë konferencës u prezantua udhëzuesi “Tourism Doing Business”, me një botim i përbashkët i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe UNWTO me fokus investimet në Shqipëri.
Ky udhëzues u ofron investitorëve potencialë një pasqyrë të peizazhit të biznesit të Shqipërisë, elasticitetin e saj ekonomik dhe potencialin e rritjes.
Në vitin 2023, Shqipëria renditej e katërta në botë për përqindjen më të lartë të rritjes së ardhjeve ndërkombëtare të turistëve, duke shënuar një rritje prej 56% krahasuar me vitin 2019.
Shqipëria mirëpriti 7,5 milionë ardhje ndërkombëtare në vitin 2022 dhe 10,1 milionë në 2023.Rimëkëmbja e fortë në turizëm kontribuoi në rritjen ekonomike prej afro 5% në 2022.
Në vitin 2023, PBB me çmimet aktuale arriti në 23 miliardë dollarë krahasuar me 12,3 miliardë dollarë në 2012. Turizmi ndërkombëtar në Shqipëri përbën 46% të totalit të eksporteve dhe 65% të eksporteve në sektorin e shërbimeve.
Natalia Bayona, Drejtoreshë Ekzekutive e Turizmit në OBT theksoi se ”sektori i turizmit në Shqipëri përfaqëson një peizazh dinamik dhe premtues, duke ofruar një përzierje bindëse të bukurisë natyrore, pasurisë kulturore dhe nismave strategjike që formësojnë trajektoren e tij drejt rritjes së qëndrueshme dhe suksesit”.
”Me një rritje të njoftimeve të investimeve të huaja direkte që arrijnë në 135 milionë dollarë brenda grupit të turizmit, Shqipëria konsolidon pozicionin e saj si një destinacion tërheqës investimi, duke paralajmëruar një të ardhme premtuese”, shtoi ajo.
Gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria ka tërhequr vazhdimisht investime të huaja direkte (IHD) në nivele më të larta se mesatarja e mëparshme dhjetëvjeçare prej 1,004 milionë euro.
Në vitin 2022, vendi mori 1,372 miliardë euro, dhe midis janarit dhe shtatorit 2023 ai mori afërsisht 1,089 miliardë euro.
Në vitin 2023, Shqipëria regjistroi më shumë se 154 startup-e në sektorë të ndryshëm duke përfshirë shërbimet financiare, turizmin, teknologjinë dhe inovacionin.
“Ligji për Startup” mbështet krijimin dhe zhvillimin e startup-eve me potencial të lartë rritjeje në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit.
Shkarkoni udhëzuesin në PDF: