Transformimi i lagjes Kume drejt përfundimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Transformimi i lagjes Kume drejt përfundimit

Gjatë vizitës së tij në Vlorë ku u njoh me ecurinë e disa projekteve në qytet, Kryeministri Rama u ndal edhe në lagjen Kume, ku punimet për transformimin e saj kanë hyrë në fazën përfundimtare.

“Kemi mbaruar infrastrukturën nëntokësore, ujërat e zeza, ndriçimin dhe vazhdojmë me shtresat asfaltike”, – tha supervizori i projektit.

Në lagjen Kume po punohet në 14 rrugë nga 29 gjithsej ndërsa në 6 prej tyre kanë përfunduar shtresat asfaltike e trotuaret dhe në pjesën tjetër po punohet me shtresat dhe muret rrethuese të rrugëve.

Kryeministri Rama nga ana e tij vlerësoi punimet e bëra në lagjen Kume teksa tha se “kjo ka dalë kryevepër, se ishte një çmenduri”.

Ky projekt rivitalizues jo vetëm përmirëson cilësinë e jetës së banorëve të lagjes por gjithashtu rrit edhe vlerën e pronës në zonë, falë një investimi masiv të qeverisë, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Previous Parku i Shtëpisë së Pavarësisë së shpejti një vlerë e shtuar në Vlorën turistike

Leave Your Comment