Transformimi urban, përfundon Ura e Re e Kukësit, vepër e rëndësishme për Rrugën e Kombit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Transformimi urban, përfundon Ura e Re e Kukësit, vepër e rëndësishme për Rrugën e Kombit

Një tjetër vepër madhore e infrastrukturës, e cila bashkon brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit, Ura e Madhe e Kukësit, është tashmë gati.

E projektuar nga një prej arkitektëve më të njohur italian Giorgio Rizzo,  Ura e Re i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke zëvendësuar urën e vjetër ekzistuese dhe lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama së bashku me Zëvendësministren Belinda Balluku ishte sot në përurimin e Urës së re dhe hapjen e trafikut për këtë zonë.

“Jemi në një moment shumë të rëndësishëm përsa i përket infrastrukturës, sidomos asaj të rrugës së kombit. Sot jemi gati për të hapur trafikun në këtë zonë. Ura është edhe një vepër arti për mbi të gjitha, duke qenë se është edhe e dizajnuar nga një nga arkitektët më të njohur Italian Giorgio Rizzo.”- u shpreh Ministrja Balluku teksa theksoi se gjatë viteve të mungesës së kësaj infrastrukturë, i gjithë trafiku kalonte në urën e vjetër të ndërtuar 45 vite më parë.

“E rëndësishme është se duhet thënë që gjatë këtyre viteve në mungesë të urës i gjithë trafiku kalonte  në një urë të ndërtuar në 78, para ndërtimit të digës së Fierzës dhe kjo pjesë ishte lënë komplet jashtë vëmendjes. Kështu që  puna e bërë nga vitit 2020 dhe deri më sot, ka qenë një punë kolosale për këtë urë dhe për të gjithë kompletimin e urës së Kombit.” – u shpreh ajo. 

Ura sjell edhe një arkitekturë të veçantë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët.

“Ura është një vepër e veçantë, jo vetëm nga ana si vepër arti, por edhe nga struktura dhe metodologjia e saj e punës. Ura në vetvete ka kushtuar e gjitha rreth 40 milionë euro përfshirë edhe dy rrugët e aksesit, të hyrjes e të daljes. Ura ka veçori të jashtëzakonshme sepse si urë është ndërtuar e gjitha jashtë dhe pas ndërtimit, ura është spostuar nëpërmjet lundrimit. Është shumë e veçantë, shumë e jashtëzakonshme, nga të rrallat mund të themi në Evropë të paktën, nga njohuritë që kemi sepse e bën të rrallë, niveli i liqenit i cili ndryshon për rreth 40 metra.” – shpjegoi inxhinieri, drejtues i punimeve.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se: “Tani është shumë e rëndësishme që ura hapet edhe hapet për të gjithë, edhe për ata që ç’nuk thanë për urën, deri tek lajmi nga penxherja që iu këputën këmbët urës, s’ka këmbe, e ka trupin të shtirë përgjatë një hapësire drite që është nga më të mëdhatë, hapësira drite të një ure në Europë. Falë dhe talentit dhe nuk diskutohet eksperiencës së projektuesit italian, por falë dhe punës së bërë nga kompania. Dhe ndërkohë pasi ura mbaroi duheshin plotësuar dhe kushtet për dy a tre komunitete  të tjera rreth kësaj zone, të cilave u duhej dhënë akses në mënyrë që të garantohej lehtësia e transportit për ta. Kështu që sot jemi ne ditën e bukur me diell të hapjes së urës. Gjëja që duhet kuptuar, vetëm se kush s’do ta kuptojë s’ka për ta kuptuar, është ekzakt kjo, që nga pikëpamja e trasesë rruga ishte hapur me këto ngërçet e tmerrshme këtu në hyrje te qytetit të Kukësit dhe në zonën ku u ndërtuan ato urat e tjera, por nga pikëpamja e volumeve dhe e garancive e standardeve ishte bërë vetëm gjysma e volumit të punës.”

Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

Previous Manastirliu në laboratorin e ri në UPT: Mbështesim kërkimin shkencor në universitete me financim për aparatura të teknologjisë së avancuar