Travel Radar/ Shqipëria, nga një sekret për vizitorët e huaj, në një konkurrente serioze midis pikave të nxehta turistike alternative të Evropës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Travel Radar/ Shqipëria, nga një sekret për vizitorët e huaj, në një konkurrente serioze midis pikave të nxehta turistike alternative të Evropës

Shqipëria turistike vijon të promovohet gjerësisht në revista prestigjoze udhëtimesh dhe portale këshilluese për turistë e vizitorë, si një destinacion, ku bukuritë e rralla natyrore ndërthuren me infrastrukturë të modernizuar e çmime konkurruese.

“Shqipëria po shfaqet si një alternativë e përballueshme kundrejt destinacioneve të njohura mesdhetare, duke ofruar peizazhe të larmishme për një gamë të gjerë vizitorësh. Vijat e saj të pastra bregdetare i përshtaten pushimeve në plazh, ndërsa liqenet, limanet dhe shtigjet malore tërheqin alpinistët dhe admiruesit e natyrës. Plazhet mahnitëse dhe qytetet bregdetare të Rivierës Shqiptare rivalizojnë destinacione si bregdetin e Greqisë, por me një çmim shumë më të ulët.”  – përshkruhet në revistën e udhëtimeve “Travel Radar”, teksa theksohet se “vendi e ka ruajtur mikpritjen e tij tradicionale, ndërsa muzika popullore, traditat dhe identiteti i fortë vendas e bëjnë Shqipërinë gjithnjë e më tërheqëse për turistët kulturorë.”

Në artikull, Shqipëria renditet ndër tre destinacionet në zhvillim më tërheqëse për vitin 2025 dhe kjo nuk vjen si surprizë për ata që e kanë vizituar.

“Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara raportoi se vendi ballkanik renditet i treti në rritjen globale të turizmit, me një rritje prej 80 për qind të vizitorëve, krahasuar me vitin 2019. Duke pritur 11.7 milionë vizitorë ndërkombëtarë në vitin 2024, – sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, – është në rrugën e duhur për të patur një rritje të mëtejshme me më shumë se 3 milionë turistë, deri në fund të vitit 2025.” – citohet më tej në artikullin e “Travel Radar”

Në artikull përshkruhet ndër të tjera se “Shqipëria po ripozicionohet si një nga tregjet turistike me rritje më të shpejtë të Evropës, me shërbime publike dhe zhvillime ekonomike të mbështetura nga Banka Botërore dhe BE, duke u shfaqur si një qendër turistike e vendosur në mënyrë strategjike dhe e gatshme për investime.”

Previous Kryeministri Edi Rama me përfaqësues të sektorit të ndërtimit për të mirat e teknologjisë dhe inovacionit dhe mënyra të reja financimi të sektorit