Turizmi, shtohen brandet ndërkombëtare në vend si garancia më e mirë për të arritur standardet më të larta të mikpritjes - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Turizmi, shtohen brandet ndërkombëtare në vend si garancia më e mirë për të arritur standardet më të larta të mikpritjes

Në kuadër të strategjisë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në vend dhe nxitjes së investimeve strategjike private përmes tërheqjes së markave të mirënjohura ndërkombëtare në hoteleri dhe turizëm, – u nënshkrua sot marrëveshja mes Hotel Tirana dhe Intercontinental Hotel & Resorts, një nga markat globale “5 Star Luxury”.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mori pjesë kryeministri Edi Rama, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përfaqësueës të lartë të brandit “InterContinental hotel”, personalitete ndërkombëtarë të fushës së hoteleri-turizmit, etj.

Brandi “InterContinental hotel” është një prej 17 brandeve të zinxhirit ndërkombëtar InterContinental Hotels Group dhe një nga 6 brandet  “Luks”  të këtij zinxhiri, që operon me rreth 6,000 hotele, ka në proces ndërtimi rreth 1800 hotele te tjerë në rreth 100 vende në botë dhe punëson rreth 350,000 persona.

Prej shumë vitesh “InterContinental Hotels Group” është grupi lider në botë sa i përket numrit të shtretërve dhe njëkohësisht është një nga pionierët e turizmit të standardeve më të larta (LUKS). Projekti në fjalë sjell një avantazh për Tiranën duke e kthyer në një pol të rëndësishëm në rajon për zhvillimin e turizmit të konferencave, biznesit, duke siguruar një infrastrukturë me një kapacitet shume të lartë.

* * *

Në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast, kryeministri Rama u shpreh: “Përshëndetje të gjithëve!

Është padiskutim kënaqësi shumë e veçantë që sot të jemi dëshmitar të kurorëzimit të një përpjekje të gjatë për hir të se vërtetës, për të sjellë në zemër të Tiranës një tjetër kolos të industrisë globale turistike, grupin InterContinental. Për të gjithë ata që e njohin Ramë Gecin prej vitesh, që nga Pali djathtas dhe deri tek unë majtas, është po ashtu emocion sepse Rama është një burrë që siç e tha dhe vetë flet me punë, nuk flet me fjalë. Ia thash unë thuaj,e por e zgjati pak me ato taksat se do kishte patur më sukses po ta linte aty që “unë s’jam i fjalëve, le të flasin këta që janë të fjalëve, unë flas me punë”, por pastaj kur e pa suksesin e batutës tha, “s’kam eksperiencë, duhet të kisha dëgjuar”.

Megjithatë ajo është e vërteta, Rama Geci në këtë rast flet me punë, Rama unë, flas me fjalë, por jam shumë i privilegjuar që mund ta konsideroj Ramë Gecin një partner të shkëlqyer të të gjitha qeverive që kanë dashur të punojnë, kur kanë dashur të punojnë. E vërteta është që Rama hyri në këtë rrugë me flamurin e PD, por pastaj ngriti flamurin e punës dhe u bashkua vetëm me të gjitha partitë e punës dhe qeveritë e punës.

Unë dua të falënderoj për praninë e tyre këtu edhe miqtë e grupit InterContinental, të cilët së shpejti besoj do të jenë përsëri në Shqipëri për të firmosur një tjetër marrëveshje, marrëveshjen  për InterContinentalin e Durrësit dhe besoj që ardhja e këtyre kolosëve dhe nuk janë të vetmit në fakt, se ndërkohë kemi një sërë firmash të mëdha të industrisë globale të turizmit, që kanë hyrë në Shqipëri, kanë nënshkruar marrëveshje, po i hapin dyert njëra pas tjetrës, flet për një Shqipëri tjetër krejtësisht. Flet për një Shqipëri që tanimë është në hartën e turizmit, natyrisht ka dhe shumë akoma për të bërë nuk diskutohet, por më ardhjen e këtyre kompanive, edhe lajmi do të përhapet shumë më shpejt sepse nuk e di a e vutë re tek prezantimi pas shpinës time, që bëhet fjalë për një kompani e cila me të gjithë hotelet e veta ka 130 milionë klientë, të cilët ndjekin kompaninë vend pas vendi. Kështu, këtu nuk është fjala që thjeshtë merr një kompani për ta menaxhuar me profesionalizëm të lartë një strukturë hoteliere, por njëkohësisht merr edhe një komunitet, një bashkësi dhjetëra dhe nganjëherë qindra miliona klientësh, të cilët marrin menjëherë dijeni për një derë të re që hapet dhe pastaj mes tyre ka dhe plot fanatikë që vizitojnë njëra pas tjetrës të gjitha këto dyer, duke përfshirë dhe derën këtu.

Nga ana tjetër më pëlqen shumë fakti që Rama i ka qëndruar tundimit që ta mbajë pronën e vet këtu se ka ngritur InterContinentalin lartë dhe këtë Hotel Tiranën e ka mbajtur të pavarur nga InterContinentali, kështu që është një bashkëjetesë mes shpirtit kryengritës së Ramë Gecit dhe globalizimit të ekonomisë që nuk i shmanget dot as Ram Geci.

E pyeta Ramën, i thashë, “po atje lart në maj fare duket gjë deti”?  “Unë” – tha, – “nuk e kam vënë re ndonjëherë detin se përherë shoh Bajram Currin nga aty lart”,  kështu që Rama duke qene se e ka patur që i vogël atë që si fëmijë është rritur në rrëzë të një mali të lartë, tani edhe si pronar i Hotel Tiranës rri në rrëzë të këtij hoteli te lartë siç është InterContinental.

Dua të falenderoj shumë dhe dy arkitektët Peter Ëilson, që është një nga protagonistët e rëndësishëm të transformimit urban të vendit tonë në ndërhyrjet që ka bërë në disa pika dhe Simone Micheli i cili do të jetë i angazhuar me të gjithë pjesën e dizajnit të brendshëm të hotelit të ri. Jam i bindur qe në fund ky InterContinental do të jetë një nga krenaritë edhe për vet kompaninë e cila ka një numër të atillë hotelesh që lodhesh po t’i numërosh.

Dua t’ju uroj shumë fat, dua t’ju uroj shëndet edhe familjarisht edhe me shoqërinë. Palin e ka vetë kujdes Rama, kurse Faikun e kemi kujdes të dy bashkë, pastaj gjithë pjesa tjetër e miqve dhe Ram paç gjithmonë zemrën siç ke dhe hotelin te hapur për të gjithë, edhe pa u lëviz ti majtas, djathtas se siç e ke parë dhe e majta dhe e djathta tek ty vijnë se s’kanë ku shkojnë tjetër.

Kështu që qofshin të gjithë ata si ne qe fjalën kemi se punën e ke ti, të vetëdijshëm për këtë fakt, që në fund të ditës njerëzit që investojnë, njerëzit që zhvillojnë, njerëzit që krijojnë vende pune, njerëzit që krijojnë të ardhura, njerëzit që krijojnë imazh për qytetet, për vendin tonë nuk ka fare rëndësi se çfarë ngjyre e kanë zemrën, rëndësi ka që zemra është gjithmonë majtas, mendja sheh dhe majtas dhe djathtas, por sytë te shohin gjithmonë përpara dhe mundësisht ne të tjerët ta hapim vazhdimisht rrugën që ju të ecni sa më përpara. Sa më përpara të ecni ju, aq më përpara do të eci edhe vendi. Të tjerat pastaj janë llafe dhe shoh këtu që është dhe i paepuri kryetari i shoqatës, një tirons i vjetër i cili ka patur protagonizmin e vet kur i dha ngjyrë Tiranës me Mondialin, një hotel modest sot në sytë e sotëm, por shumë i rëndësishëm për atë kohë, kështu shkojnë punët. Deri dje Rama flinte tek ty, sot vjen ti te Rama, ngre kokën dhe nuk mbaron hoteli i Ramës së larti, kjo është jeta kështu që ju tironsit duhet të ecni pak më shpejt përpara.

Shumë faleminderit!”

Previous Modernizohet shërbimi zjarrfikës për 10 bashki, Peleshi: Rriten kapacitetet e reagimit të hershëm

Leave Your Comment