U dëmtua nga tërmeti, Manastirliu në qendrën e re shëndetësore Ishëm: Bëhemi gati për hapjen e 29 qendrave shëndetësore verore për sezonin turistik - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

U dëmtua nga tërmeti, Manastirliu në qendrën e re shëndetësore Ishëm: Bëhemi gati për hapjen e 29 qendrave shëndetësore verore për sezonin turistik

19 Prill- Rindërtohet qendra e re shëndetësore Ishëm. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, së bashku me kryetaren e Bashkisë Durrës Emirajna Sako dhe Ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri Adrien Maitre, kanë parë nga afër qendrën e re shëndetësore në Ishëm, e rindërtuar pas dëmtimeve të tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Manastirliu deklaroi se në kuadër të programit të rindërtimit është mundësuar që qendrat shëndetësore të dëmtuara, të rindërtohen me standarde bashkëkohore.

“Tashmë kemi  finalizuar një projekt me standarde bashkëkohore. Një projekt, i cili me të vërtetë po sjell për të gjithë banorët e Ishmit por jo vetëm, por edhe për turistët të cilët do të frekuentojnë zonën e Lalzit dhe të Ishmit përgjatë sezonit turistik, një shërbim shembullor shëndetësor. Në kuadër të programit të rindërtimit, jemi duke finalizuar edhe spitalin bashkiak të Laçit, për ta vënë sa më shpejt në dispozicion të banorëve të këtij qyteti. Nga ana tjetër, vijojmë me fazën tonë të dytë të rehabilitmit të të gjithë qendrave shëndetësore dhe ambulancave që ende nuk janë prekur nga faza e parë e programit të 300 qendrave shëndetësore, për t’i finalizuar brenda këtij mandati”,-tha Manastirliu.

Nga Ishmi, një qendër 24 orëshe që i shërben jo vetëm banorëve të këtij komuniteti, por edhe turisteve, Ministrja Manastirliu tha se po merren masa për sezonin turistik.

“Kemi filluar përgatitjet për të riorganizuar punën për hapjen e 29 qendrave shëndetësore verore. Qendra shëndetësore Ishëm i përgjigjiet shërbimeve të kujdesit shëndetësor për të gjithë turistët, përveçse banorëve në zonën e Ishmit dhe të Lalzit. Por nga ana tjetër në pikat e kujdesit shëndetësor janë 29 pika, të cilat përgjatë sezonit turistik do të vijojmë të kemi shërbime për turistët, në mënyrë që të kemi një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm”, -tha Manastirliu.

E pranishme në inspektim, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako tha: “Në po përgatitemi edhe për sezonin turistik, kjo qendër përveç banorëve të komunitetit, do t’ju shërbejë edhe një numri të turistëve, vizitorëve që vijnë në zonën e Lalzit, por edhe pjesë të tjera të zonës së Ishmit”.

Qendra e re shëndetesore e Ishmit është ndërtuar me mbështetjen e qeverisë Zvicerane, nëpërmjet Projektit Shëndet për të Gjithë, në kuadër të Programit të Rindërtimit.

“Jam shumë i lumtur për këtë investim në këtë komunitet. Ne do të vijojmë të ndihmojmë Shqipërinë në fushën e shëndetësisë për të përfunduar projektet tona”, tha Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Adrien Maitre.

Qendra shëndetësore në Ishëm u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Kjo qendër shëndetësore 24 orëshe ofron shërbim shëndetësor për rreth 8,000 banorë të njësisë administrative Ishëm.

Previous Ministrja Balluku në SHBA për Skavicën dhe TEC-in e Vlorës

Leave Your Comment