Alpet shqiptare dhe jeta e fermerëve në to, ishte kryefjala e një reportazhi të realizuar nga revista gjermane “Stern”, e cila i ka dedikuar disa faqe mrekullive të vendit tonë. Revista i bën jehonë agroturizmit shqiptar në artikullin me titull “Një udhëtim në ‘Bioland’- vendi i mrekullueshëm, i gjelbër dhe bio“ ndërsa tregon edhe për përditshmërinë e një familjeje që jeton mes alpeve.
“Fshehur në luginat e Alpeve shqiptare, fermerët malësorë punojnë po aq të përkushtuar sa një shekull më parë”. Me këto fjalë, revista prestigjioze gjermane “Stern”, përshkruan vizitën e gazetarëve pranë fermerëve shqiptarë në veri të vendit.
Artikulli përshkruan takimin me një prej fermerëve, Ded Nikën, një model kuptimplotë i pasionit për jetesën në fshat.
“Fermeri vjen për mëngjes, e bija i sjell një kafe dhe raki shtëpie. Ai i mban pijet freskuese jashtë, në një lartësi prej 1800 metrash, por nuk ulet për kafe. Është gjithmonë në lëvizje dhe quhet Ded Nika.
Në Shqipëri, ushqimi që duhet të provoni është i përgatitur në shtëpi. Nëse në dimër, kur lopët nuk japin qumësht e pulat vezë, apo kur mishi rrallë vjen në tryezë dhe proteinat mungojnë, Shpresa pjek bukën e misrit, që fermerët shqiptarë e bëjnë vetë, bukë që thërrmohet mbi salca e perime dhe i jep një shije të mrekullueshme ushqimit. Me rrjetë, Ded Nika kap troftën në lumin malor të Shalës. Denisa, e bija, mjel delen ndërsa nëna e tij, Prena, merr dru për zjarrin.
Për mëngjes gjen djathë dhie, petulla dhe mjaltë, ku gjithçka prodhuar nga këto kullota ka shije të mirë.
Bota nuk i respekton vizitorët, bota e internetit me tablet dhe smart phones, i ka mbyllur njerëzit në vete, por kjo nuk ndodh në Theth, pasi banorët janë gjatë gjithë kohës të zënë me punë duke tharë bishtaje dhe fasule, që paketohen në thasë.
Kokrrat e misrit shpërndahen në shtëpi, në çdo cep ka thasë të mbushura plot, fuçi në çdo dhomë, e gjithë shtëpia është një qilar i madh dhe nuk mungon kurrë një shkop për të larguar arinjtë dhe ujqërit.
Ai marshon mbi përrua, që rrjedh mes maleve, plot trofta të murrme.
Çdo ditë Nika mundohet të stabilizojë pikat e sigurta dhe të mbrohet kundër derrave të egër, arinjve ose ujqërve. Vetëm ky lum i Ballkanit, lumi i Dedë Nikës ka troftë të murrme.
Në restorantet e qyteteve perëndimore, troftat do të ishin me çmimet më të larta, pasi peshq të tillë janë të rrallë e gjenden vetëm në ngjyrë të pastër kristal.
Në kohën e komunizmit nuk lejohej gjuetia dhe tregtimi i troftës së murrme, ku “Sigurimi” ndrydhte popullin, çka e varfëronte vendin, por nga ana tjetër mbante të pacënuar florën dhe faunën. Ndërsa në vende të zhvilluara si Berlini, trofta e murrme do të ishte një mrekulli natyrore.
Ndjenjat janë të lehta për fermerin, Nika mban zinxhirin fort, përkulet në shpellë, puth Shën Marinë, ngrihet, merr përsëri trastën dhe vazhdon ngjitjen. Aty ku lumi zgjerohet në një zgavër, Ded Nika heq rrobat dhe hidhet në lumin e ftohtë brisk vetëm me të mbathura.
Të nesërmen Nika do të kthehet me rrjetën e tij ku ka kapur bretkosa dhe troftë.
Malet e Shqipërisë kanë maja të dhëmbëzuara si malet gëlqerore, të cilat me afrimin e diellit marrin ngjyrë të artë dhe në fund shkëlqejnë në bardhësi, teksa mes tyre shtrihen lugina të thella në ngjyrë blu në të errët.
Këtu jetohet me çfarë të jep natyra, humnera të thella me ujë të argjendtë dhe me tufa delesh drejtuar nga barinjtë, e ndërsa kambanat e kafshëve tingëllojnë, mes tyre ndihet klithma e shqiponjave ndërthurur me atë të barinjve.
Klithmat e korbave të kujtojnë se vetëm me një hap të gabuar kafshët mund të bëhen ushqim për to.
Në Ballkan nuk ka pasur epokë akullnajash, nuk ka asnjë shenjë të saj, përkundrazi, ky gadishull dëshmon për kreshtat e maleve të dhëmbëzuara që në këmbët e tyre mbulohen me grumbuj zhavorri dhe shkurre.”-përfundon artikulli në revistën gjermane “Stern”.
https://www.stern.de/reise/albanien—eine-reise-durch-das-wundervoll-gruene-bioland-31912368.html