Udhëzuesi për trajtimin hormonal në QSNUT është një dokument orientues klinik dhe jo protokoll terapeutik

Në lidhje me shqetësimet mbi udhëzuesin për trajtimin hormonal në QSUNT, qeveria shqiptare sqaron opinionin publik se është vetëm një dokument orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik.

Qeveria qartëson se ky udhëzues është hartuar mbi bazën e praktikave dhe rekomandimeve ndërkombëtare, si edhe të vlerësimit të një ekipi multidisiplinar specialistësh.

Dokumenti ka si qëllim orientimin e profesionistëve të shëndetësisë në procesin e rekomandimit të terapisë hormonale për individët që referohen për këtë shërbim dhe nuk rekomandon nisjen e trajtimit në fëmijëri.

Udhëzuesi i referohet vetëm adultëve të këtij target grupi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e konsentit individual të informuar.

Në lidhje me çështjen e rimbursimit, qeveria sqaron se udhëzuesi nuk trajton dhe nuk përcakton skema rimbursimi për medikamentet hormonale.

Dokumenti përfshin vetëm rekomandime të përgjithshme dhe tipe të ndryshme të terapive hormonale, bazuar në praktikat klinike ndërkombëtare.