Universiteti i Harvardit do të ndihmojë për zhvillimin ekonomik të bashkive të Shqipërisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Universiteti i Harvardit do të ndihmojë për zhvillimin ekonomik të bashkive të Shqipërisë

Universiteti i Harvardit do të ndihmojë Bashkitë e Shqipërisë për të zhvilluar strategjikisht territorin e tyre dhe për të zhvilluar ekonomitë e tyre.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një vizitë në këtë universitet dhe pas takimit me profesorin Ricardo Hausman ranë dakord për bashkëpunimin.

“Siç na doli gjatë gjithë turit të dialogut vendor, që u mbajt gjatë muajit nëntor dhjetor, por edhe gjatë takimit të Shkodrës, një ndër elementë të rëndësishëm të reformës që ne duam të sjellim në pushtetin vendor është që t’i fuqizojmë ato nga ana e funksionit të tyre të zhvillimit ekonomik territorit tyre.

Ndaj, gjatë këtyre takimeve në universitetin e Harvard, kemi biseduar me profesorin Rikardo Hasman dhe me një institucion që ai drejton këtu që quhet laboratori i rritjes për të përdorur dijet dhe kërkimi shkencor që ky universitet ka në Shqipëri, dhe për të bërë një analizë të të gjitha bashkive të Shqipërisë, fuqisë ekonomike që do të kanë, dhe mënyrën se si më pas mund t’i përdorim këto dije për zhvillimin strategjik të territorit”.- u shpreh Ministri Mazniku për Klan News.

Previous Denaj nga Lushnja: Bashkëpunimi rajonal në bujqësi forcon ekonominë rurale dhe rrit sigurinë ushqimore për konsumatorët