Vaksinim i kombinuar për Gripin dhe Covid19, Manastirliu: 83 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit, brenda nëntorit vijnë 700 mijë doza booster të vaksinës anti-covid - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vaksinim i kombinuar për Gripin dhe Covid19, Manastirliu: 83 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit, brenda nëntorit vijnë 700 mijë doza booster të vaksinës anti-covid

Në qendrat shëndetësore në gjithë vendin po vijon paralelisht vaksinimi i qytetarëve kundër gripit dhe Covid19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër proçesin e vaksinimit të kombinuar në Qendrën Shëndetësore nr.5 në kryeqytet, duke bërë me dije se janë kryer rreth 83 mijë vaksinime kundër gripit deri më sot në grupet e targetuara.
“Ajo çfarë kemi evidentuar në këto ditë, është që ne kemi një përthithje shumë të lartë të vaksinave të gripit. Janë rreth 83 mijë vaksina të kryera deri më sot. Vetëm ditën e djeshme kemi pasur mbi 18 mijë vaksina të gripit të kryera tek kategoritë e riskut. Qendrat shëndetësore po bëjnë një punë fantastike për të lajmëruar gjithë qytetarët +65 vjeç, të moshuarit, atë të cilët kanë problematika të sëmundjeve kronike dhe grupet gjithashtu të riskuara siç i përmenda, në mënyrë që të kemi dhe një mbrojtje sa më të shpejtë përsa i përket shtameve të gripit që do të ketë këtë vit”, bëri me dije Manastirliu.
Manastirliu ka ritheksuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të sjellë vaksina të tjera kundër Covid19 duke apleuar për vaksinimin e njëkohshëm.
“Jemi në pritje të vaksinave përforcuese, pra të vaksinave të adaptuara duke bërë kështu të mundur që jo vetëm të vazhdojë vaksinimi me dozat të para, të dyta por edhe të treta, të katërta, me format e reja të cilat vijnë me vaksinat booster brenda nëntorit. Do të jenë rreth 700 mijë vaksina, të cilat do të jenë të fokusuara, tek dozat e treta dhe të katërta të vaksinimit”, tha Manastirliu.
Duke folur për vaksinë HPV, Manastirliu tha: “Ka filluar prej ditës së djeshme në të gjitha qendrat shëndetësore ku po bëhet një punë fantastike nga të gjithë shërbimet e konsultorëve, mjekëve në qendrat shëndetësore, në mënyrë që të lajmërohen të gjitha vajzat e lindura nga janari i 2009 për të ardhur për të bërë këtë vaksinë. Me futjen e kësaj vaksine në kalendarin e vaksinimit ne do të vijojmë të sigurojmë vaksinimin jo vetëm për këto muaj por edhe në vazhdim, duke garantuar kështu që vajzat tona të jenë dhe më të mbrojtura”.

Previous Ministrja Kushi në takim me homologun austriak: Forcojmë më tej bashkëpunimin në Arsim dhe Shkencë