Vaksinimi kundër gripit, Koçiu: Rreth 119.855 persona të vaksinuar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vaksinimi kundër gripit, Koçiu: Rreth 119.855 persona të vaksinuar

Vaksinimi falas kundër gripit të stinës për grupet e rrezikuara, si personeli shëndetësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, po vijon në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “rreth 119.855 persona janë vaksinuar dhe paralelisht, po kryhen vaksinime edhe në familje për individët që e kanë të pa mundur paraqitjen në qendrat shëndetësore”.

“Vaksinimi është mjeti më i mirë dhe i sigurt për të parandaluar format e rënda të gripit”, tha Koçiu.

Ministrja i bëri apel qytetarëve të vaksinohen, sepse në këtë mënyrë forcojnë imunitetin.

Në videon e publikuar nga Koçiu të moshuarit shprehen se e bëjnë çdo vit vaksinën.

“Ka ardhur të bëj vaksinën e gripit, më lajmëroi doktori i familjes. Kam vite që e bëj dhe nuk kam pasur probleme me gripin sezonal”, tha një i moshuar.

Ndërsa mjekët theksojnë se “jemi duke vaksinuar edhe pacientët që nuk kanë mundësi të vijnë në qendrën shëndetësore, por shkon stafi në familje”.

Mjekët u shprehën se “mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është të vaksinoheni prandaj bëjmë thirrje qytetarëve të paraqiten pranë qendrave shëndetësore që të vaksinohen”.

Vaksinimi kundër gripit stinor ka nisur që prej muajit tetor dhe 260 mijë doza janë shpërndarë në gjithë Shqipërinë.

Doza e vaksinës është mënyra më e mirë për parandalimin e formave të rënda të gripit, dhe ndihmon për një jetë më të shëndetshme gjatë stinës së dimrit.

Në grupin e personave të rrezikuar bëjnë pjesë individët e moshës së tretë mbi 60 vjeç, Fëmijët nga 6 muajsh deri në 12 vjeç, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kardiovaskulare, personat me sëmundje pulmonare apo astma bronkiale, diabetikët, personat me sëmundje kronike të mëlçisë ose veshkave, të sëmurët me tumor/kancer, personat obezë, personat me imunitet të dobët, etj.

Previous UNESCO, Ministri Hasani: Multilateralizmi aktiv dhe i rigjallëruar, e vetmja rrugë për të vazhduar përpara