Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Mars 2023 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Mars 2023

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Mars 2023:

 

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E BUXHETIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS, PËR VITIN 2023

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e buxhetit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për vitin 2023, sipas shtojcave nr.1, nr.2 dhe nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË KONTINGJENCËS PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË RRITJES SË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE, PËR ÇDO TË PUNËSUAR MË PAGË MINIMALE, PËR SHKAK TË RRITJES SË KËSAJ PAGE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Dhënie kompensimi financiar për subjektet e përcaktuara në pikën 2, të këtij kreu, për kontributet shoqërore dhe shëndetësore, llogaritur mbi shtesën e pagës minimale nga 34 000 (tridhjetë e katër mijë) lekë në 40 000 (dyzet mijë) lekë, për çdo të punësuar me pagë minimale, për çdo muaj, për periudhën kontributive prill – dhjetor 2023.

2. Subjektet përfituese të kompensimit financiar ushtrojnë aktivitet në sektorët ekonomikë të nomenklaturës së veprimtarive ekonomike në industri përpunuese, bujqësi, pyje dhe peshkim.

II. KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR PËRFITIMIN E KOMPENSIMIT FINANCIAR

1. Kompensimi financiar llogaritet dhe jepet bazuar në numrin maksimal të të punësuarve me pagë minimale, që figurojnë në listëpagesën e deklaruar në organet tatimore, për muajin dhjetor 2022, për subjektet që ushtrojnë aktivitetin në sektorët e përcaktuar në pikën 2, të kreut I.

2. Kompensimi financiar për subjektet jepet çdo muaj, për periudhën kontributive prill – dhjetor 2023, nga zyra rajonale e punësimit, ku kanë adresën primare subjektet.

3. Kompensimi financiar për subjektet, për periudhën prill – dhjetor 2023, jepet për numrin e të punësuarve me pagë minimale të deklaruar në muajin që kërkon kompensim, por jo më shumë se numri maksimal i të punësuarve me pagë minimale të deklaruar për muajin dhjetor 2022.

4. Subjektet me të drejtë aplikimi duhet të plotësojnë kriteret, si më poshtë vijon:

a) Të jenë subjekte jo në pronësi shtetërore;
b) Të mos jenë të vetëpunësuar;
c) Të mos jenë në proces falimentimi;
ç) Të mos kenë detyrime ndaj organeve tatimore për sigurimet e detyrueshme shëndetësore dhe shoqërore, deri në momentin e aplikimit ose në momentin e aplikimit të vërtetojnë se:

i. kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre;
ii. kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat.

5. Subjektet private duhet të dorëzojnë kërkesë për aplikim elektronikisht nëpërmjet portalit “e-Albania”, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës, nga muaji i pritshëm i deklarimit, për periudhën që kërkojnë kompensim, në të kundërt humbasin kompensimin për atë periudhë.

III. PROCEDURA E VERIFIKIMIT PËR DHËNIEN E KOMPENSIMIT FINANCIAR

1. Zyra përkatëse e punësimit, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e kërkesës, bën verifikimet përkatëse në sistemin tatimor mbi të dhënat e deklaruara nga kërkuesit.

2. Zyra përkatëse e punësimit, brenda 10 (dhjetë) ditëve, pasi bën verifikimet, sipas pikës 1, të këtij kreu, harton listat përmbledhëse të përfituesve, të ndara për çdo bankë të nivelit të dytë, ku përfituesit kanë llogarinë rrjedhëse bankare dhe i dërgon këto lista pranë këtyre bankave.

3. Zyra përkatëse e punësimit ruan dhe administron dokumentacionin e përcaktuar sipas këtij vendimi, në përputhje me dispozitat ligjore e nënligjore të parashikuara për ruajtjen e dokumentacionit dhe arkivat.

IV. MASA E PËRFITMIT PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR

1. Kompensimi financiar jepet në masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, llogaritur mbi shtesën e pagës minimale nga 34 000 (tridhjetë e katër mijë) lekë në 40 000 (dyzet mijë) lekë, për çdo të punësuar me pagë minimale, për çdo muaj, për periudhën kontributive prill – dhjetor 2023. Kompensimi financiar është në masën 1 674 (një mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë/muaj për çdo të punësuar.

2. Verifikimi, llogaritja dhe shpërndarja për përfituesit e këtij vendimi do të bëhen sipas procedurave të dokumentimit e të shpërndarjes nga institucionet e përcaktuara sipas këtij vendimi.

V. DISPOZITA TË FUNDIT

1. Rregulla të hollësishme për mënyrën dhe procedurat e aplikimit, mënyrën e llogaritjes së kompensimit, verifikimit dhe ankimimit përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

2. Efekti financiar, prej 452 000 000 (katërqind e pesëdhjetë e dy milionë) lekësh, për periudhën prill – dhjetor 2023, të përballohet nga “Fondi i kontingjencës”, i miratuar në buxhetin e shtetit, për vitin 2023. Ky fond shtohet në buxhetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, miratuar për vitin 2023, në programin “Tregu i punës”, në zërin 603 “Subvencione për nxitjen e punësimit”.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

PËRDORIMIN E FONDEVE PUBLIKE PËR TRANSPORTIN E PUNONJËSVE ARSIMORË QË PUNOJNË DHE TË NXËNËSVE QË MËSOJNË JASHTË VENDBANIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 5, dhe 37, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përballimin nga fondet publike të shpenzimeve për transportin e:

a) punonjësve arsimorë të institucioneve arsimore parauniversitare publike (në vijim IAP publike), ku përfshihen punonjësit e arsimit parashkollor, arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë (drejtor, nëndrejtor, mësues, edukator, oficerë sigurie, punonjës të shërbimit psiko-social), që punojnë larg vendbanimit të përhershëm të tyre, jashtë qendrave urbane dhe kthehen brenda ditës në vendbanim, në distancën mbi 5 km deri në 50 km;
b) nxënësve që ndjekin procesin mësimor në IAP-të publike të arsimit bazë ose kopshtet publike, që udhëtojnë nga vendbanimi i përhershëm në një vendbanim tjetër, mbi 2 km larg IAP-ve publike më të afërta (shkollë/kopsht);
c) nxënësve që jetojnë në qendra rezidenciale, të krijuara me vendim të Këshillit të Ministrave, për grupe të nxënësve/fëmijëve/familjeve që vijnë nga shtresa sociale në nevojë dhe që udhëtojnë mbi 2 km larg për të ndjekur mësimin në IAP-të publike më të afërta (shkollat e arsimit bazë ose kopshtet publike);
ç) nxënësve të arsimit parauniversitar me aftësi të kufizuara, që gëzojnë statusin ligjor të invalidit, që nuk shikojnë, që nuk dëgjojnë, invalidit paraplegjik dhe invalidit tetraplegjik;
d) nxënësve që ndjekin procesin mësimor në IAP-të publike, të arsimit të mesëm të lartë dhe të arsimit profesional, godinat e të cilave kanë dalë jashtë funksionit apo janë në rikonstruksion/rindërtim, vërtetuar me aktet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi dhe që udhëtojnë mbi 5 km për të ndjekur procesin mësimor, larg vendbanimit të përhershëm;
dh) nxënësve që ndjekin arsimin profesional publik, që udhëtojnë nga vendbanimi i përhershëm në një vendbanim tjetër, mbi 5 km deri në 50 km larg ofruesit publik të arsimit profesional.

Në asnjë rast nuk përfitojnë shpenzime transporti nxënësit/fëmijët që udhëtojnë mbi 2 km, nëse në vendbanimin e tyre funksionojnë IAP-të publike (shkollë/kopsht).

2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore përcaktojnë linjat përkatëse në pjesë të rrjetit të linjave të transportit rrethqytetas, të miratuara nga këto njësi, mbështetur në numrin e fëmijëve/nxënësve dhe të punonjësve arsimorë të IAP-ve publike, që planifikohen të përfitojnë nga ky shërbim, sipas kritereve të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, bazuar në informacionin që marrin nga zyrat vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP) dhe ofruesit e arsimit profesional publik, brenda muajit tetor për vitin e ardhshëm buxhetor. Listat e përfituesve konfirmohen nga ZVAP-të dhe ofruesit e arsimit profesional publik pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për distancën nga vendbanimi i përhershëm dhe dërgohen në drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar (DRAP) dhe ofruesit e arsimit profesional publik, për të realizuar procedurën e prokurimit publik, brenda muajit nëntor, për vitin e ardhshëm buxhetor.

3. DRAP-të dhe ofruesit e arsimit profesional publik prokurojnë me fonde publike shërbimin e transportit të nxënësve dhe të punonjësve arsimorë, sipas linjave në përbërje/pjesë të rrjetit të linjave të transportit rrethqytetas, të miratuara nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Përllogaritja e fondeve, që prokurohen, kryhet mbi bazën e numrit të ditëve mësimore, numrit të mësuesve që përfitojnë shërbim transporti, vetëm për ata punonjës arsimorë që udhëtojnë brenda linjave të transportit rrethqytetas, numrit të nxënësve që përfitojnë shërbimin e transportit dhe çmimit të indeksuar me normën e inflacionit të tarifës/çmimit të biletës për linjat rrethqytetase të transportit, të cilat, bazuar në shkronjën “ç”, të nenit10, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, miratohen me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, duke shtuar, vetëm për nxënësit, edhe 50 (pesëdhjetë) për qind mbi çmimin e indeksuar të vlerës së biletës, si dhe në bazë të akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.

4. Në rastet kur procedura e prokurimit publik të linjave të transportit rrethqytetas, të parashikuar në pikën 3, të këtij vendimi, nuk realizohet me sukses nga DRAP-ja, me autorizimin e kësaj të fundit, ZVAP-ja siguron mbulimin e shpenzimeve për linjat e transportit të nxënësve dhe punonjësve arsimorë të IAP-së publike përfitues, nëpërmjet llogarive bankare në bankat e nivelit të dytë të prindërve të nxënësve, të kujdestarëve ligjorë apo të përfituesve me prokurë të posaçme dhe të punonjësve arsimorë të IAP-së publike, përfitues ose nëpërmjet shërbimit postar, vetëm për ato zona ku shërbimi bankar mungon apo është jo lehtësisht i aksesueshëm, në përputhje me pikën 2, të këtij vendimi, deri në përfundim të vitit buxhetor.

Në arsimin profesional, në rastet kur ofruesi i arsimit profesional publik nuk realizon me sukses procedurën e prokurimit publik të linjave të transportit rrethqytetas, vetë ofruesi i arsimit profesional siguron mbulimin e shpenzimeve për linjat e transportit të nxënësve dhe punonjësve arsimorë përfitues, nëpërmjet llogarive bankare në bankat e nivelit të dytë të prindërve të nxënësve, të kujdestarëve ligjorë apo të përfituesve me prokurë të posaçme dhe të punonjësve arsimorë.

Masa e shpenzimeve nga ZVAP-të llogaritet vetëm mbi bazën e numrit të ditëve mësimore të realizuara, numrit të punonjësve arsimorë që janë paraqitur në punë, numrit të nxënësve që kanë ndjekur mësimin dhe çmimit të biletës, të miratuar me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, i cili indeksohet me normën vjetore të inflacionit, duke shtuar, vetëm për nxënësit, edhe 50 (pesëdhjetë) për qind mbi çmimin e indeksuar të vlerës së biletës, si dhe në bazë të akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.

5. Punonjësve arsimorë, të cilët janë të punësuar në IAP-të publike, jashtë territorit të bashkisë së vendbanimit të tyre, në distancat, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, u paguhet çmimi i indeksuar me normën e inflacionit të tarifës së biletës të linjave në përbërje/pjesë të rrjetit të linjave të transportit ndërqytetës, miratuar nga ministri përgjegjës për transportin, në masën e përcaktuar në vendimin nr.146, datë 26.2.1998, të Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e tarifave të transportit të udhëtarëve”, të ndryshuar, në përputhje me numrin e ditëve që janë paraqitur në punë, të konfirmuara nga drejtori i institucionit arsimor. Pagesa për këtë kategori punonjësish kryhet në llogaritë e tyre bankare dhe kjo kategori punonjësish nuk përfshihet në përllogaritjen e fondit, sipas pikës 3, të këtij vendimi.

6. Punonjësit arsimorë, që përfitojnë fonde publike për mbulimin e shpenzimeve të transportit të siguruar nga institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, të parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, përfitojnë kompensim mujor të diferencuar, sipas paragrafit 4.a), të pikës 4, të vendimit nr.175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë, në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, për distancat, si më poshtë vijon:

a) Në masën 1 000 (një mijë) lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm i tyre, deri në institucionin arsimor publik parauniversitar është në distancën mbi 5 km deri në 10 km;
b) Në masën 1 500 (një mijë e pesëqind) lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm, deri në institucionin arsimor publik parauniversitar është në distancën mbi 10 km deri në 20 km;
c) Në masën 2 700 (dy mijë e shtatëqind) lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm, deri në institucionin arsimor publik parauniversitar është në distancën mbi 20 km deri në 50 km.
ZVAP-et dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore bashkëpunojnë dhe koordinojnë të dhënat për numrin e përfituesve e largësitë nga vendbanimi dhe raportojnë në ministrinë përgjegjëse për arsimin, çdo 3 (tre) muaj.

7. Punonjësit arsimorë, të cilët janë punësuar në IAP-të publike, në distancë nga vendbanimi mbi 50 km dhe nuk përfitojnë fonde publike për mbulimin e shpenzimeve të transportit, sipas këtij vendimi, përfitojnë kompensim mujor, sipas paragrafit 4.b), të pikës 4, të vendimit nr.175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë, në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar.

8. Efektet financiare për arsimin e përgjithshëm, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin, e cila rishpërndan fondet përkatëse te ZVAP-të, si dhe nga buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore, në rastet kur me vendim të organeve kolegjiale, njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të financojnë shpenzime transporti për nxënësit dhe punonjësit e arsimit parauniversitar publik edhe për distanca të tjera, jashtë përcaktimeve të këtij vendimi. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për nxënësit dhe mësuesit e arsimit profesional publik përballohen nga buxheti i miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin profesional.

9. Vendimi nr.682, datë 29.7.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondeve publike për transportimin e punonjësve arsimorë që punojnë dhe të nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit”, të ndryshuar, shfuqizohet.

10. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar, zyrat vendore të arsimit parauniversitar, ofruesit e arsimit profesional publik dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

KALIMIN NË PRONËSI TË SHTETIT DHE KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT TË OBJEKTIT “ATRIUM CENTER THUMANA”, NJËSIA ADMINISTRATIVE THUMANË, BASHKIA KRUJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 9, të nenit 19, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, dhe të nenit 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në pronësi të shtetit dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit të objektit “Atrium Center Thumana”, njësia administrative Thumanë, Bashkia Krujë, sipas tabelës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH PËR GRANTIN PËR MBËSHTETJE BUXHETORE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19 , të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes me shkëmbim notash për grantin për mbështetje buxhetore, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, NË LIDHJE ME PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR PËR SHQIPËRINË, PËR VITIN 2023, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA III)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë, për vitin 2023, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit IPA III, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AZERBAJXHAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

2. Shpenzimet për hapjen e këtij misioni diplomatik do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2023.

3. Ngarkohet Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.325, DATË 31.5.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PËRZGJEDHJES SË PROJEKTEVE NË TURIZËM”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 31, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në pikën 1, të vendimit nr.325, datë 31.5.2018, të Këshillit të Ministrave, emërtimet “Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Turizmit” dhe “Drejtori i Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Turizmit” zëvendësohen përkatësisht me “Drejtori i Zhvillimit të Programeve të Turizmit” dhe “Drejtori i Projekteve Zhvillimore të Turizmit”.

2. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Komisioni Përzgjedhjes i Projekteve në Turizëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.224, DATË 21.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË USHTARAKËVE AKTIVË TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, si dhe të nenit 20, të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.224, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, lidhja nr.1 “Paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura” zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023, të përballohen nga fondet e miratuara për paga dhe sigurime shoqërore për sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes, për këtë vit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 mars 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 40 000 (dyzet mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 229,9 (dyqind e njëzet e nëntë pikë nëntë) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.604, datë 14.9.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

PËRJASHTIMIN NGA NDALIMI I GJUETISË, PËR QËLLIME SHKENCORE PASVAKSINALE, TË KAFSHËVE TË VAKSINUARA, NË KUADËR TË PROJEKTIT IPA 2020, “KONTROLLI DHE ÇRRËNJOSJA E SËMUNDJES SË TËRBIMIT-FAZA IV”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1, shkronja “b”, dhe 2, të nenit 4, të ligjit nr.60/2022, “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përjashtimin nga ndalimi i gjuetisë, duke lejuar gjuetinë e dhelprës së kuqe, për qëllime shkencore pasvaksinale, në kuadër të projektit IPA 2020, “Kontrolli dhe çrrënjosja e sëmundjes së tërbimit – faza IV”, financuar nga Bashkimi Evropian.

2. Gjuetia e dhelprës së kuqe për marrjen e kampionëve të dhelprës kryhet në të gjithë territorin e vendit, me përjashtim të territorit të zonave të mbrojtura mjedisore, përgjatë muajit mars 2023. Brenda kësaj periudhe, gjuetia të kryhet në ditët e mërkurë, e enjte, e premte dhe e shtunë.

3. Për marrjen e kampionëve të dhelprave të kuqe, nëpërmjet gjuajtjes së tyre, të angazhohen në të gjithë vendin 39 (tridhjetë e nëntë) punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të pajisur me shenjë dalluese për këtë proces, për sigurimin në total të 324 (treqind e njëzet e katër) kampionëve të dhelprave të kuqe. Numri i personave, që realizojnë marrjen e kampionëve në çdo qark, si dhe numri i kampionëve të dhelprave që sigurohen për secilin qark, jepen në shtojcën, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Detajimi i punonjësve përkatës, që marrin pjesë në këtë proces, bëhet nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Marrja e kampioneve nga dhelprat e kuqe bëhet nga Shërbimi Veterinar, rajoni i zonës përkatëse.

4. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, pajis me autorizimin përkatës për marrjen e kampionëve të dhelprës së kuqe për çdo qark, punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, që marrin pjesë në këtë proces.

5. Gjatë gjithë kohës së kryerjes së kësaj veprimtarie në zonat ku do të kryhet vrasja dhe marrja e kampionëve nga dhelprat, procesi kontrollohet nga strukturat vendore përgjegjëse për pyjet në njësitë e vetëqeverisjes vendore, shërbimet veterinare përkatëse dhe Policia e Shtetit.

6. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve të bashkëpunojë me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në lidhje me pajisjen e punonjësve të kësaj agjencie me pajisje (frigobokse) për ruajtjen e kampionëve (kokat e dhelprave). Punonjësit e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura pas marrjes së kampionëve (kokat e dhelprave) t’i dorëzojnë këto të fundit pranë shërbimit veterinar rajonal përkatës.

7. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bashkërendon punën për marrjen e kampionëve të dhelprave të kuqe, dërgimin e tyre në laboratorët përkatës, analizimin dhe nxjerrjen e rezultateve, si dhe raportimin për përfundimin e kësaj faze të procesit të monitorimit pasvaksinal kundër sëmundjes së tërbimit të dhelprës së kuqe në Shqipëri.

8. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EVROPIAN 2023-2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025 (PKIE 2023-2025), sipas tekstit dhe anekseve që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ministri i Shtetit dhe Kryenegociator ngarkohet të bashkërendojë dhe të monitorojë zbatimin e PKIE-së 2023-2025 me ministrat dhe/ose drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për kryesimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian (GNPIE), si dhe negociatorin përgjegjës të secilit kapitull, të acquis-it të BE-së.

3. Negociatori përgjegjës për kapitullin e acquis-it të BE-së, i caktuar sipas parashikimeve të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, raporton çdo javë, pranë ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, për ecurinë e zbatimit të PKIE-së 2023-2025.

4. Ministri i Shtetit dhe Kryenegociator ngarkohet të raportojë, çdo 3 (tre) muaj, në Këshillin e Ministrave për ecurinë e zbatimit të PKIE-së 2023-2025.

5. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me ministrin e Shtetit dhe Kryenegociator, të monitorojë përfshirjen nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, në programin buxhetor afatmesëm, të nevojave financiare për zbatimin e përparësive afatshkurtra dhe afatmesme, të parashikuara në PKIE-në 2023-2025.

6. Vendimi nr.91, datë 9.2.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, 2022-2024”, shfuqizohet.

7. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qendrore në varësi të Këshillit të Ministrave, në përbërje të grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian, për të cilat në PKIE-në 2023-2025 janë përcaktuar detyra të veçanta për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR SPITALOR 2023 – 2030

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.55/2022, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Planit Kombëtar Spitalor 2023 – 2030, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësore, Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe të gjitha spitalet publike në Republikën e Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT FINANCIAR NGA PUNONJËSIT DHE ISH-PUNONJËSIT E RAFINERISË SË NAFTËS, BALLSH

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Dhënie pagese kalimtare, në masën e pagës minimale në shkallë vendi, për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh, pas verifikimit nga zyra përkatëse e punësimit të listës emërore, sipas vendimit nr.909, datë 18.11.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh”, të ndryshuar, për çdo muaj, për periudhën janar – qershor 2023.

2. Punonjësve, sipas pikës 1, të këtij kreu, t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për pjesën e punëmarrësit e të punëdhënësit, për periudhën janar – qershor 2023, duke iu transferuar fondi përkatës Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

II. KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

1. Pagesa kalimtare për punonjësit, sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, jepet çdo muaj, për periudhën janar – qershor 2023, pranë zyrës së punësimit, ku kanë vendbanimin.
2. Pagesa kalimtare përfitohet nga punonjësit, sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, pavarësisht nëse kanë përfituar apo jo më parë ndihmë financiare.

3. Pagesa kalimtare u jepet punonjësve, sipas listës së miratuar me vendimin nr.909, datë 18.11.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh”, të ndryshuar, pas verifikimeve nga zyra përkatëse e punësimit, duke përjashtuar nga përfitimi personat që:

a) janë të punësuar apo të vetëpunësuar;
b) kanë dalë në pension pleqërie apo invaliditeti të plotë;
c) nuk janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë.

4. Punonjësit kërkues duhet të paraqesin pranë zyrës përkatëse të punësimit të dhënat e mëposhtme identifikuese, si:

a) emrin, mbiemrin;
b) numrin personal të identifikimit;
c) llogarinë bankare, në bankën me të cilën ka marrëveshje zyra e punësimit;
ç) IBAN-in e llogarisë bankare.

III. PROCEDURA E VERIFIKIMIT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS FINANCIARE

1. Zyra përkatëse e punësimit, brenda 5 (pesë) ditëve të para pune nga data e kërkesës, bën verifikimet përkatëse në sistemin tatimor mbi të dhënat e deklaruara nga kërkuesit.

2. Zyra përkatëse e punësimit, brenda 5 (pesë) ditëve të para të çdo muaji, gjatë periudhës së përfitimit, bën verifikimet, sipas pikës 1, të këtij kreu, përpilon listat përmbledhëse të përfituesve, të ndara për çdo bankë të nivelit të dytë, ku përfituesit kanë llogarinë rrjedhëse bankare, të cilat i dërgon pranë bankës së nivelit të dytë. Lista duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme, si:

a) emrin, mbiemrin e përfituesit;
b) numrin personal të identifikimit të përfituesit;
c) bankën ku ka marrëveshjen zyra përkatëse e punësimit;
ç) IBAN-in e llogarisë bankare;
d) masën e pagesës.

3. Zyra përkatëse e punësimit ruan dhe administron dokumentacionin e përcaktuar sipas këtij vendimi, në përputhje me dispozitat ligjore e nënligjore të parashikuara për ruajtjen e dokumentacionit dhe arkivat.

IV. DISPOZITA TË FUNDIT

1. Fondi prej 142 000 000 (njëqind e dyzet e dy milionë) lekësh përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2023 për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, përkatësisht, në zërin “Pagesa e papunësisë”, të programit buxhetor 10550 “Tregu i punës”.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E PROGRAMIT TË REFORMAVE EKONOMIKE (ERP) 2023-2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e Programit të Reformave Ekonomike (ERP) 2023-2025, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RESTAURIMI DHE RIKUALIFIKIMI URBAN I ZONËS PERSPEKTIVE TID, ME VENDNDODHJE NË PARKUN ARKEOLOGJIK DURRËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, si dhe të nenit 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID, me vendndodhje në Parkun Arkeologjik Durrës”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Ministrisë së Kulturës.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 89 163 005.10 (tetëdhjetë e nëntë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e pesë pikë dhjetë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 89 163 005.10 (tetëdhjetë e nëntë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e pesë pikë dhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Ministrisë së Kulturës.

8. Ministria e Kulturës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Ministria e Kulturës.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria Vendore Durrës pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Kulturës, të pasurive që shpronësohen, sipas këtij vendimi.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Kulturës, sipas këtij vendimi.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Kulturës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I BLLOKUT QË KUFIZOHET NGA RRUGËT “KASTRIOTËT”-“GRAMOZI”-“E. BASHAJVE”-“RAMADAN ÇITAKU”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive së paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i bllokut që kufizohet nga rrugët “Kastriotët”-“Gramozi”-“E. Bashajve”-“Ramadan Çitaku”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.

3. Pronarët e pasurive së paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 31 337 987 (tridhjetë e një milionë e treqind e tridhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 31 337 987 (tridhjetë e një milionë e treqind e tridhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekësh, përballohet nga Bashkia Tiranë.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Tiranë.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.

8. Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasurinë e shpronësuar në favor të Bashkisë Tiranë.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuar, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasuritë e shpronësuara.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION “RRUGA E KORPUSIT”, BASHKIA SHKODËR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rikonstruksion “Rruga e Korpusit”, Bashkia Shkodër”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.

3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 8 116 072 (tetë milionë e njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e dy) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 8 116 072 (tetë milionë e njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e dy) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Shkodër.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Shkodër.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (muajve) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Shkodër.

8. Bashkia Shkodër kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Shkodër.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Shkodër.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasurinë e shpronësuar.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Shkodër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIJETËZIMI I SITEVE DHE MONUMENTEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE TË PREKURA NGA TËRMETI NË SHQIPËRI, BRENDA KUFIRIT TË ZONËS ARKEOLOGJIKE “B”, TË QYTETIT TË DURRËSIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rijetëzimi i siteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti në Shqipëri, brenda kufirit të zonës arkeologjike “B”, të qytetit të Durrësit”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Qendrës Muzeore Durrës, Ministria e Kulturës.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 28 892 636 (njëzet e tetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 28 892 636 (njëzet e tetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh, përballohet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Ministria e Kulturës.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Ministrisë së Kulturës.

8. Ministria e Kulturës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Ministria e Kulturës.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Qendrës Muzeore Durrës, Ministria e Kulturës, sipas këtij vendimi.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Qendrës Muzeore Durrës, Ministria e Kulturës, të pasurive që shpronësohen, sipas këtij vendimi.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Kulturës, Qendra Muzeore Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI PROJEKTIT “NDËRTIM ARGJINATURE MBROJTËSE NGA LUMI SHKUMBIN NË KRASTË, NË KUADËR TË PROJEKTIT “LUNGO FIUME”, ELBASAN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim argjinature mbrojtëse nga lumi Shkumbin, në Krastë, në kuadër të projektit “Lungo Fiume”, Elbasan”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “pyll”, me një vlerë të përgjithshme prej 161 829 (njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e njëzet e nëntë) lekësh.

4. Masa e shpërblimit për pronarët që shpronësohen, prej 161 829 (njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e njëzet e nëntë) lekësh, përballohet nga Bashkia Elbasan.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Elbasan.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan.

8. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Elbasan.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Elbasan, sipas këtij vendimi.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria Vendore Elbasan pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Drejtoria Vendore Elbasan, dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË SHOQËRISË “ALBANIAN SEAPORTS DEVELOPMENT COMPANY”, SH.A., TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, PJESË E FONDIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE NR.8514, BASHKIA DURRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3 e 5, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, të pikës 3, të nenit 2, të ligjit nr.79/2022, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe NSHMI Development l.l.c., në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin në pronësi të shoqërisë “Albanian Seaports Development Company”, sh.a., të pronave të paluajtshme shtetërore, pjesë e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, me vendndodhje në zonën kadastrale nr.8514, Bashkia Durrës, sipas shtojcës 1 dhe planvendosjes, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Shoqëria “Albanian Seaports Development Company”, sh.a., është e detyruar të përdorë pronën shtetërore për zbatimin e detyrimeve ligjore që lindin nga marrëveshja kuadër, miratuar me ligjin nr.79/2022, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development”, sh.p.k., “Albanian Seaports Development Company”, sh.a., dhe NSHMI Development l.l.c., në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””.

3. Shfuqizimin e pikës 1, të vendimit nr.861, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike të pronave të paluajtshme shtetërore, në zonën kadastrale nr.8514, Bashkia Durrës, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit (Durrës Yachts & Marina)”, ndryshuar me vendimet e Këshillit të Ministrave nr.494, datë 21.7.2022, dhe nr.685, datë 26.10.2022.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe shoqëria “Albanian Seaports Development Company”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Previous Ndërkombëtarizimi i Arsimit të Lartë / Ministrja Kushi vizitë në universitetin prestigjioz italian