Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 15 Tetor 2025
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 15 Tetor 2025:
V E N D I M
PËR
NGARKIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT, SI ORGAN QENDROR BLERËS, PËR REALIZIMIN E KONKURSIT TË PROJEKTIMIT PËR PROJEKTIDETË E ZHVILLIMIT TË KAMPUSIT UNIVERSITAR “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si organ qendror blerës, për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e zhvillimit të kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” Durrës.
2. Efektet financiare prej 23 665 000 (njëzet e tre milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh përballohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, miratuar për vitin 2025.
3. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 10.12.2024, PËR ÇËSHTJEN “RAMAJ KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESËN NR.17758/06)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.12.2024, për çështjen “Ramaj kundër Shqipërisë”, për kërkesën nr.17758/06, përfundimtar në datën 28.4.2025, në shumën 4 000 (katër mijë) euro, në lidhje me dëmin jopasuror, dhe shumën 10 000 (dhjetë mijë) euro në lidhje me kostot e shpenzimet, plus çdo taksë, që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1 të këtij vendimi të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës, ku depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1 të këtij vendimi të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit Eduart Ramaj, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.12.2024, për çështjen “Ramaj kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.17758/06.
4. Pagimi i shumave të depozituara, sipas përcaktimeve në pikën 3 të këtij vendimi, në favor të kërkuesit, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afati 3-mujor, të përcaktuar në pikën 4 të këtij vendimi, mbi shumat e mësipërme paguhen interesa të thjeshta të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3%.
6. Efektet financiare të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2025.
7. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES DHE TË DETYRAVE TË KOMITETIT KOMBËTAR TË KËRKIM-SHPËTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4/1, të ligjit nr.10435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit (SAR) në Republikën e Shqipërisë në rast aksidentesh ajrore dhe detare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përcaktimin e përbërjes dhe të detyrave të Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit (në vijim Komiteti).
2. Komiteti kryesohet nga Koordinatori Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit dhe ka në përbërje këta anëtarë:
a) Komandantin e Forcës Ajrore;
b) Komandantin e Forcës Detare;
c) Komandantin e Forcës Tokësore;
ç) Kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit;
d) Një përfaqësues të nivelit të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme;
dh) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;
e) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
ë) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;
f) Drejtorin e Përgjithshëm të Albcontrol-it;
g) Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me funksion menaxherial dhe teknik të fushës në Departamentin Operativo-Hetimor;
gj) Drejtorin e Përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit;
h) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
i) Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore;
j) Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
k) Drejtorin ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil;
l) Drejtorin e Përgjithshëm të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;
ll) Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar të Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil;
m) Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare;
n) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit;
nj) Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Shqiptar.
3. Komiteti kryen këto detyra:
a) Planifikon dhe zhvillon politika kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit;
b) Harton politika dhe strategji në fushën e kërkim-shpëtimit;
c) Rishikon politikat dhe strategjitë në fushën e kërkim-shpëtimit;
ç) Bashkëpunon me autoritetet dhe organizatat civile apo ushtarake për zhvillimin me efektivitet të politikave e të strategjive të shërbimit të kërkim-shpëtimit (SAR);
d) Monitoron zbatimin e politikave e të strategjive, me qëllim rritjen e efektivitetit të përgjithshëm dhe efikasitetin e shërbimeve SAR;
dh) Promovon politikat dhe programet e sigurisë për të ndihmuar qytetarët të shmangin ose të përballen me situatat në rastet e aksidenteve ajrore e detare;
e) Zhvillon kërkimet për planet, politikat, manualet, kërkesat dhe standardet e kërkim-shpëtimit;
ë) Orienton politika për trajnimin dhe aftësimin e personelit të përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit;
f) Bashkëpunon me organizata dhe agjenci ndërkombëtare për zhvillimin e politikave dhe aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kërkim-shpëtimit.
4. Me qëllim përmbushjen e detyrave, të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, kryetari i Komitetit cakton mbledhjet e rregullta periodike, jo më pak se 2 (dy) herë në vit dhe të jashtëzakonshme, sipas rastit në ngjarje madhore, në rast operacionesh masive për aksidentet ajrore e detare.
5. Me miratimin e anëtarëve të Komitetit, sipas nevojës, në mbledhjet e Komitetit ftohen ekspertë të fushës për të dhënë kontributin e tyre në situata të veçanta.
6. Sekretar teknik i Komitetit caktohet një përfaqësues nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit.
7. Sekretari teknik i Komitetit kryen këto detyra:
a) Siguron organizimin dhe funksionimin efikas të Komitetit;
b) Siguron mbështetjen teknike për zhvillimin e takimeve dhe të proceseve të lidhura me funksionimin e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit;
c) Siguron përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve të agjendës përkatëse për mbledhjen e Komitetit, 5 (pesë) ditë pune përpara takimit;
ç) Bashkërendon veprimtarinë midis agjencive dhe institucioneve të përfshira në Komitet;
d) Përditëson situatën dhe siguron informacion të saktë për operacionet e kërkim-shpëtimit;
dh) Bën dokumentimin e aktivitetit dhe të takimeve të Komitetit.
8. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes dhe Komiteti Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË PËRDITËSUAR TË MALLRAVE USHTARAKE DHE TË LISTËS SË ARTIKUJVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË DYFISHTË, OBJEKT I KONTROLLIT SHTETËROR TË TRANSFERIMEVE NDËRKOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së mallrave ushtarake dhe të listës së artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë, përkatësisht, sipas shtojcave I dhe II, që i bashkëlidhen këtij vendimi, të cilat janë objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare.
2. Vendimi nr.511, datë 1.8.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së përditësuar të mallrave ushtarake dhe të listës së artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë, objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare”, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.416, DATË 11.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË ELBASAN, TË QARKUT TË ELBASANIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 37, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën e inventarit, që i bashkëlidhet vendimit nr.416, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim, të Bashkisë Elbasan të Qarkut të Elbasanit”, të ndryshuar, të dhënat e pronave, me numra rendorë 246 dhe 271, zëvendësohen me të dhënat sipas formularëve dhe planeve të rilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen Bashkia Elbasan dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.665, DATË 21.9.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EKSPORTIN DHE IMPORTIN E KIMIKATEVE TË RREZIKSHME”1
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 24, të ligjit nr.27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimim nr.665, datë 21.9.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 5, të kreut I, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Shtojca I: Lista e kimikateve, që përbëhet nga tri pjesë:
i. Pjesa 1 – Lista e kimikateve të cilat i nënshtrohen procedurës së njoftimit të eksportit;
ii. Pjesa 2 – Lista e kimikateve të kualifikuara për njoftimin PIC;
iii. Pjesa 3 – Lista e kimikateve që i nënshtrohen procedurës PIC.
Kimikatet e listuara në shtojcën I bëjnë pjesë në një ose më shumë nga tri grupet e emërtuara, si pjesa 1, pjesa 2 dhe pjesa 3.”.
b) Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) Shtojca IV: Kimikatet dhe artikujt, subjekt i ndalimit të eksportit”.
2. Shtojcat I dhe IV, bashkëlidhur vendimit në fuqi, zëvendësohen, përkatësisht, me shtojcat I dhe IV, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet në datën 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M ‘
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.794, DATË 11.12.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “RRUGA E ARBRIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.794 datë 11.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rruga e Arbrit”, të ndryshuar”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikat 3 dhe 4, vlera “… 6 244 373 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekësh …” zëvendësohet me “… 6 998 021 (gjashtë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e njëzet e një) lekë …”.
b) Pas pikës 4.1 shtohet pika 4.2, me këtë përmbajtje:
“4.2. Vlera shtesë e shpronësimit, prej 753 648 (shtatëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.”.
c) Tabelës bashkëlidhur vendimit në fuqi i shtohet edhe tabela bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
3. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
5. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Dibër dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.824, DATË 24.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KODIT TË CILËSISË SË ARSIMIT TË LARTË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 105, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.824, datë 24.12.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në pikën 1, fjalët “… nr.6 dhe nr.7 …” zëvendësohen me “… nr.6, nr.7 dhe nr.8 …”.
2. Kudo në përmbajtjen e shtojcave të vendimit, fjalët “… personel efektiv …” zëvendësohen me “… personel akademik me kohë të plotë …”.
3. Titulli i shtojcës nr.7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Standardet e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë “Specializime afatgjata” në fushën e mjekësisë”.
4. Pas shtojcës nr.7 shtohet shtojca nr.8, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
II. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.969, DATË 2.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE E TË PROCEDURAVE TË ZGJEDHJES SË ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË RINISË, SI DHE TË MËNYRËS SË ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË TIJ”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.75/2019, “Për rininë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.969, datë 2.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve e të procedurave të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Rinisë, si dhe të mënyrës së organizimit e të funksionimit të tij”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në titull, pas fjalëve “… procedurave të zgjedhjes …” shtohen “… si dhe kompensimit të shpenzimeve …”;
b) Në pikën 1, pas fjalëve “… procedurat e zgjedhjes …” shtohen “… si dhe kompensimit të shpenzimeve …”;
c) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. KKR-ja përbëhet nga 18 (tetëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët, jo më pak se 6 (gjashtë) i përkasin secilës gjini. Anëtarët e KKR-së janë, si më poshtë vijon:
a) Ministri përgjegjës për rininë, bashkëkryetar;
b) Titullari i Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR);
c) 1 (një) përfaqësues nga Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore;
ç) 4 (katër) përfaqësues nga organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë;
d) 4 (katër) përfaqësues të këshillave studentorë;
dh) 2 (dy) përfaqësues të parlamentit të nxënësve;
e) 2 (dy) përfaqësues nga komuniteti shqiptar në diasporë;
ë) 1 (një) përfaqësues nga pakicat kombëtare rome ose egjiptiane;
f) 1 (një) përfaqësues nga komuniteti i personave me aftësi të kufizuara;
g) 1 (një) përfaqësues nga komuniteti LGBTI+.”.
ç) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Bashkëkryetari i KKR-së zgjidhet nëpërmjet votimit nga anëtarët jopërfaqësues të institucioneve shtetërore, në mbledhjen e parë të KKR-së.”.
d) Pas pikës 6 shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:
“6/1. Kandidati për anëtar i KKR-së duhet të jetë shtetas shqiptar dhe t’i përkasë grup-moshës rinore, të përcaktuar në shkronjën “f”, të nenit 3, të ligjit nr.75/2019, “Për rininë”, të ndryshuar.”.
dh) Pas shkronjës “c”, të pikës 8, shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje:
“ç) të jetë në detyrë pranë strukturës së përfaqësuar gjatë periudhës së thirrjes dhe votimit të kandidatëve, për kandidatin e përmendur në shkronjat “d” dhe “dh”, të pikës 2, të këtij vendimi.”.
e) Në shkronjën “b”, të pikës 9, pas nënndarjes “vi” shtohen nënndarjet “vii”, “viii”, “ix” e “x”, me këtë përmbajtje:
“vii. letër mbështetjeje e lëshuar nga një shoqatë shqiptare në diasporë për rastin e kandidatit të përmendur në shkronjën “e”, të pikës 2, të këtij vendimi;
viii. letër mbështetjeje e lëshuar nga një organizatë jofitimprurëse, që në statutin e saj ka të përcaktuar si objekt të veprimtarisë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicës kombëtare përkatëse, për rastin e kandidatit të përmendur në shkronjën “ë”, të pikës 2, të këtij vendimi;
ix. letër mbështetjeje e lëshuar nga një organizatë jofitimprurëse, që në statutin e saj ka të përcaktuar si objekt të veprimtarisë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, për rastin e kandidatit të përmendur në shkronjën “f”, të pikës 2, të këtij vendimi;
x. letër mbështetjeje e lëshuar nga një organizatë jofitimprurëse, që në statutin e saj ka të përcaktuar si objekt të veprimtarisë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave LGBTI+, për rastin e kandidatit të përmendur në shkronjën “g”, të pikës 2, të këtij vendimi.”.
ë) Në pikën 10, fjalët “… e përmendur në shkronjat “ç” dhe “d”, të pikës 2, të këtij vendimi …” zëvendësohen me “… jopërfaqësues të institucioneve shtetërore …” dhe pas fjalëve “… votimi përzgjedhës …” shtohen “… për kandidatët e përmendur në shkronjat “ç”, “d” e “dh”, të pikës 2, të këtij vendimi …”.
f) Pas pikës 10 shtohen pikat 10/1, 10/2 e 10/3, me këtë përmbajtje:
“10/1. Vlerësimi i dokumentacionit të kandidatëve të përmendur në shkronjat “e”, “ë”, “f” e “g”, të pikës 2, të këtij vendimi, bëhet nga një komision vlerësimi, i cili përbëhet nga 3 (tre) anëtarë, të emëruar nga ministri përgjegjës për rininë, të përzgjedhur, si më poshtë vijon:
a) 1 (një) anëtar i caktuar nga ministri përgjegjës për rininë, në rolin e kryetarit të komisionit;
b) 1 (një) anëtar i caktuar nga titullari i Agjencisë Kombëtare për Rininë (AKR);
c) 1 (një) anëtar në detyrë i KKR-së, përfaqësues i të rinjve, që nuk rikandidon në thirrje.
10/2. Vlerësimi maksimal për dokumentacionin e kandidatëve të përmendur në shkronjat “e”, “ë”, “f” e “g”, të pikës 2, të këtij vendimi, është 40 (dyzet) pikë dhe përcaktohet, si më poshtë vijon:
a) Propozimi i një politike rinore vlerësohet nga 1 deri në 10 pikë;
b) Jetëshkrimi vlerësohet nga 1 deri në 10 pikë;
c) Angazhimi në çështjet e rinisë vlerësohet nga 1 deri në 10 pikë;
ç) Angazhimi në çështjet e komunitetit që përfaqëson vlerësohet nga 1 deri në 10 pikë.
10/3. Ministria përgjegjëse për rininë dhe Agjencia Kombëtare për Rininë bashkëpunojnë me ministrinë përgjegjëse për arsimin, ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme dhe ministrinë përgjegjëse për mbrojtjen dhe përfshirjen sociale për promovimin e thirrjes për kandidim në KKR dhe për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve, kur është e nevojshme.”.
g) Në pikën 19, fjala “anëtarët” zëvendësohet me “anëtarin”;
gj) Pas pikës 19 shtohen pikat 19/1 e 19/2, me këtë përmbajtje:
“19/1. Anëtari i KKR-së nuk shpërblehet për kontributin e dhënë në KKR. Shpenzimet e bëra në kuadër të veprimtarisë së KKR-së mbulohen nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR).
19/2. Anëtarit të KKR-së, jopërfaqësues të institucioneve shtetërore, që merr pjesë në mbledhjen e KKR-së, i mbulohen shpenzimet e mëposhtme:
a) Dietë ditore në masën 500 (pesëqind) lekë, në rastin kur banon në një largësi prej 50-100 km nga vendi i organizimit të mbledhjes;
b) Dietë ditore në masën 1000 (një mijë) lekë, në rastin kur banon në një largësi mbi 100 km nga vendi i organizimit të mbledhjes;
c) Shpenzimet e transportit, në rastin kur transporti nuk realizohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR), kundrejt dokumentit tatimor përkatës, por jo më shumë se tarifa përkatëse, sipas distancës kilometrike të linjës, e miratuar në vendimin nr.92, datë 21.2.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave të transportit rrugor ndërqytetës të udhëtarëve me autobus.”.
2. Ngarkohen ministria përgjegjëse për rininë, ministria përgjegjëse për arsimin, ministria përgjegjëse për punët e jashtme, ministria përgjegjëse për mbrojtjen dhe përfshirjen sociale, Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1085, DATË 24.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR LIDHJEN E KONTRATAVE PËR BLERJEN E PAJISJEVE/MJETEVE TË PROJEKTUARA POSAÇËRISHT OSE TË PËRSHTATURA PËR QËLLIME USHTARAKE, SI DHE ARMËT, MUNICIONET APO MATERIALET LUFTARAKE PËR QËLLIME OPERACIONALE, PËRFSHIRË TEKNOLOGJINË DHE SOFTWARE-T E LIDHURA ME KËTO MALLRA, SI DHE PËR PËRBËRJEN, MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT TË VEÇANTË TË KLASIFIKIMIT TË KËTYRE KONTRATAVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronjat “dh” e “i”, dhe 2, të nenit 5, të ligjit nr.36/2020, “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.1085, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave për lidhjen e kontratave për blerjen e pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake, si dhe armët, municionet apo materialet luftarake për qëllime operacionale, përfshirë teknologjinë dhe software-t e lidhura me këto mallra, si dhe për përbërjen, mënyrën e organizimit e të funksionimit të komisionit të veçantë të klasifikimit të këtyre kontratave”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Shkronja “a”, e pikës 1, të nenit 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) përcaktimi i rregullave për blerjen e pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake, si dhe armët, municionet apo materialet luftarake për qëllime operacionale, përfshirë shërbimet, teknologjinë dhe software-t e lidhura me këto mallra, të përjashtuara nga procedurat e prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, që zbatohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga sipërmarrje publike, ku shoqëritë shtetërore që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e industrisë ushtarake zotërojnë më shumë se 50% të aksioneve apo kuotave për plotësimin e nevojave të tyre.
Këto nevoja duhet të jenë në funksion të projekteve që lidhen drejtpërdrejt me vënien në funksion apo zhvillimin e industrisë ushtarake dhe kanë të bëjnë domosdoshmërisht me elemente apo procese të projekteve të klasifikuara si kontrata për qëllime ushtarake.”.
2. Në fund të pikës 1, të nenit 2, shtohen fjalët “… dhe sipërmarrje publike, ku shoqëritë shtetërore që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e industrisë ushtarake zotërojnë më shumë se 50% të aksioneve apo kuotave për plotësimin e nevojave të tyre.”.
3. Pika 26, e nenit 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“26. “Titullari i autoritetit kontraktor”, ministri i Mbrojtjes ose një person i autorizuar prej tij apo administratori i shoqërisë që kryen rolin e autoritetit kontraktor.”.
4. Pikat 1 dhe 2, të nenit 8, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“1. Grupi i punës për hartimin e projektit ngrihet me urdhër të titullarit të autoritetit kontraktor, përbëhet nga jo më pak se 3 (tre) persona dhe ka në përbërje të paktën një ekspert të fushës. Në rastet kur autoritet kontraktor është Ministria e Mbrojtjes, në këtë grup pune mund të angazhohen, krahas përfaqësuesve të strukturës përkatëse për modernizimin edhe specialistë të strukturës gjeneruese të kërkesës operacionale.
2. Në rastet kur autoritet kontraktor është Ministria e Mbrojtjes, grupi i punës për hartimin e projektit mund të thërrasë për ekspertizë përfaqësues të strukturave të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura.”.
5. Pas pikës 2, të nenit 11, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Në rastin e sipërmarrjeve publike të përcaktuara në nenin 1, të këtij vendimi, në përfundim të procesit të negociimit të kontratës, administratori i paraqet për miratim Asamblesë së Përgjithshme kontratën e negociuar nga Komisioni i Negociimit së bashku me një relacion shpjegues për gjithë procesin e prokurimit.”.
6. Pas nenit 12 shtohet neni 12/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 12/1
Prokurimi i kontratave me objekt të përzier
Kontratat, që kanë, njëkohësisht, si objekt të tyre mallra, pajisje ose shërbime të klasifikuara për qëllime ushtarake dhe, pjesërisht, në zbatim të legjislacioneve të tjera të aplikueshme, prokurohen sipas dispozitave të këtij vendimi.”.
7. Në pikën 2, të nenit 21/1, pas fjalëve “… të paktën 50% …” shtohen “… të aksioneve apo …” dhe pas fjalëve “… produktet e prodhuara …” shtohen “… apo të përshtatura …”.
8. Pika 3, e nenit 21/2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Në rastet kur shoqëria me kapital shtetëror disponon më pak se 50% të aksioneve apo kapaciteteve të vlerësuara si të nevojshme për realizimin e objektit të kontratës ose nuk zotëron shumicën e kapitalit të nënshkruar të subjektit, që është krijuar për këtë qëllim, Ministria e Mbrojtjes mund të autorizojë drejtpërdrejt këtë të fundit për nisjen e procedurave për realizimin e objektit të kontratës, me produktet e prodhuara apo të përshtatura nga ajo apo nëpërmjet saj, vetëm pasi Komiteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë ka aprovuar për këtë rast furnizimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet shoqërisë aksionare me kapital shtetëror.”.
9. Pika 2, e nenit 29, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Ky komision ka në përbërje përfaqësues të strukturës përgjegjëse për hartimin e kontratave, specialistë të fushave të tjera, në varësi të specifikës së objektit të kontratës, ndërsa në rastet kur autoritet kontraktor është Ministria e Mbrojtjes edhe përfaqësues të strukturës ushtarake, përfituese të mallit ose shërbimit.”.
10. Në nenin 33 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
a) Pikat 2 dhe 3 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“2. Në rastet kur autoritet kontraktor është Ministria e Mbrojtjes, zbatimi dhe mbikëqyrja e kontratës realizohet nga struktura përgjegjëse për modernizimin, e cila mund të përfshijë në grupin e punës të ngritur për këtë qëllim edhe përfaqësues të strukturës, që ka përgatitur kërkesën operacionale. Ky grup vlerëson realizimin e detyrimeve kontraktore, sipas fazave të realizimit të kontratës dhe përgatit raportin përkatës për fazën, në të cilën është zbatimi i kontratës.
3. Në përfundim të kontratës, për rastet e parashikuara në pikën 2, struktura përgjegjëse për modernizimin përgatit një raport përmbledhës për titullarin e autoritetit kontraktor për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës. Një kopje e këtij raporti i jepet edhe kontraktorit, me kërkesë të tij.”.
b) Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:
“4. Në rastin e sipërmarrjeve publike sipas përcaktimeve në nenin 1, të këtij vendimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e kontratës realizohet sipas një praktike të miratuar, rast pas rasti, nga autoriteti kontraktor.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E LLOJEVE TË TARIFAVE TË SHËRBIMEVE TË OFRUARA NGA AGJENCIA KOMBËTARE E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT DHE TË MASËS SË TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 36, të ligjit nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shërbimet elektronike, në favor të organeve dhe të institucioneve të administratës publike, subjekteve private dhe qytetarëve, ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, kundrejt aplikimit të tarifave përkatëse.
2. Për organet dhe institucionet e administratës publike, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, vulë kohore, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën zero lek.
3. Për subjektet private, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me tarifat, si më poshtë vijon:
a) 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;
b) 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve me vulë elektronike/për transaksion;
c) 4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për certifikata elektronike për projektin e fiskalizimit, me afat vlefshmërie 1 (një) vit;
ç) 15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).
4. Për shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e huaj, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 2 000 (dy mijë) lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.
5. Për nëpunësit e administratës në institucionet publike me vetëfinancim, shërbimi i nënshkrimit elektronik ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, me afat vlefshmërie 1 (një) vit.
6. Pagesa e tarifave të përcaktuara në këtë vendim kryhet në momentin e aplikimit on-line për kryerjen e veprimeve dhe të procedurave, nëpërmjet pagesës elektronike në portalin qeveritar “e-Albania”.
7. Pagesat e tarifave, të përcaktuara në shkronjat “a” e “c”, të pikës 3, dhe të pikave 4 e 5, të këtij vendimi, realizohen në marrje të çdo shërbimi elektronik.
8. Pagesat e tarifave, të përcaktuara në shkronjat “b” e “ç”, të pikës 3, të këtij vendimi, realizohen periodikisht çdo muaj për numrin e transaksioneve të kryera gjatë asaj periudhe on-line nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”, si dhe kryerja e tyre shihet në kohë reale.
9. Të ardhurat e realizuara derdhen 100% në buxhetin e shtetit, në përputhje me vendimin nr.432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijohen nga institucionet buxhetore”.
10. Vendimi nr.35, datë 22.1.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, shfuqizohet.
11. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA