Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 19 mars 2026

V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË  TË NJË ANËTARI PËR KËSHILLIN MBIKËQYRËS  TË BANKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së znj. Olta Rushaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
AUTORIZIMIN E NËNSHKRIMIT TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT  MYSLIMAN TË SHQIPËRISË, PËR RINDËRTIMIN E XHAMISË NË QYTETIN E SHIJAKUT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 20, të aktit     normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autorizimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për rindërtimin e  xhamisë në qytetin e Shijakut, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE TË SISTEMIT TË PROVIMIT TË SHTETIT DHE PROVIMEVE TË TJERA   TË DIGJITALIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325,   datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara.
2. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara është Qendra e Shërbimeve Arsimore.
3. Të dhënat e kësaj baze ndahen në të dhëna parësore dhe në të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:
a) Të dhënat parësore të sistemit konsiderohen të dhënat e mbledhura nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, që kanë të bëjnë me:
i. rezultatet e provimeve të shtetit dhe të provimeve të tjera të digjitalizuara, si dhe përgjigjet e dhëna nga kandidatët për çdo profesion/profil;
ii. fondet e pyetjeve dhe testet e provimeve të shtetit e të provimeve të tjera të digjitalizuara;
iii. të dhënat për praktikën profesionale dhe për licencat për ushtrimin e profesioneve të rregulluara;
iv. të dhënat mbi vlerësimin e dosjeve të kandidatëve për provimet e shtetit e të provimeve të tjera të digjitalizuara.
b) Të dhënat dytësore të sistemit konsiderohen të dhënat që merren nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, Regjistri Elektronik Kombëtar për të Huajt në Republikën e Shqipërisë, portali unik qeveritar “e-Albania” dhe Sistemi i Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë (SMIAL), si më poshtë vijon:
i. Emri, atësia, amësia, mbiemri;
ii. Numri i identifikimit personal;
iii. Datëlindja, gjinia, vendlindja;
iv. Statusi civil;
v. Adresa e vendbanimit;
vi. Shtetësia;
vii. Të dhënat e kontaktit të aplikuesit;
viii. Të dhënat personale të studentëve të huaj.
4. Dhënës të informacionit për sistemin janë:
a)  Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA);
b)  Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP);
c)  Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP);
ç)  drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar (DRAP);
d)  zyrat vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP);
dh) urdhrat profesionalë të profesioneve të rregulluara;
e)  kandidatët për provim;
ë) institucionet publike dhe jopublike, që zhvillojnë provime të tjera të digjitalizuara pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
5. Sistemi i Provimit të Shtetit ndërvepron me:
a) bazën e të dhënave shtetërore të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile;
b) Sistemin e Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë;
c) Regjistrin Elektronik Kombëtar për të Huajt në Republikën e Shqipërisë;
ç) portalin unik qeveritar “e-Albania”.
6. Institucioni administrues i bazës së të dhënave siguron përpunimin e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Institucioni administrues mbledh vetëm të dhënat personale të domosdoshme për realizimin e qëllimit të bazës së të dhënave dhe provimeve.
7. Të dhënat personale të transmetuara duhet të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimin për të cilin janë grumbulluar. Pas përfundimit të këtij afati, të dhënat fshihen ose anonimizohen sipas procedurave të institucionit administrues.
8. Niveli i aksesimit të lejuar për përdoruesit e Sistemit të Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara bazohet në rolet e krijuara të përdoruesve dhe përcaktohet, si më poshtë vijon:
a) Qendra e Shërbimeve Arsimore:
i. menaxher përdoruesi sistemi për:
i/1. krijimin e përdoruesve;
i/2. caktimin e roleve dhe të të drejtave të tyre;
i/3. kontrollin e veprimtarisë së përdoruesve, si hedhës e gjenerues  i  të dhënave.
ii. Administrator sistemi për:
ii/1. krijimin e sezonit të provimit;
ii/2. krijimin e strukturave të provimeve;
ii/3. ngarkimin e fondit të pyetjeve;
ii/4. krijimin e seancave për provime të përgatitura nga komisionet, si hedhës dhe gjenerues i të dhënave.
iii. Administrator salle për renditjen e kandidatëve për provim, sipas listës emërore, si lexues e gjenerues i të dhënave;
b) Zyra Vendore Arsimore Parauniversitare:
i. menaxher aplikimesh për:
i/1. verifikimin e dokumentacionit të aplikantit për provim shteti, si lexues;
 i/2. përgatitjen e listës emërore të kandidatëve, e cila dërgohet pranë drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar përkatëse, si hedhës dhe gjenerues i të dhënave.
c) Urdhrat profesionalë/DRAP/institucionet publike dhe jopublike të interesuara, që zhvillojnë provime të tjera të digjitalizuara:
i. menaxher aplikimesh për:
i/1. verifikimin e dokumentacionit të aplikantit për provim shteti nga zyra  vendore e arsimit parauniversitar vartës, si lexues;
i/2. përgatitjen e listës emërore të kandidatëve, e cila dërgohet edhe pranë QSHA-së në rrugë zyrtare, si hedhës dhe gjenerues i të dhënave.
9. Në bazë të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”, rregulloret për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të bazës së të dhënave shtetërore përcaktohen nga institucioni administrues e miratohen nga titullari i tij.
10. Palët zbatojnë masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rrezikut për çdo veprim në regjistër lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin, përhapjen e të dhënave personale, me qëllim garantimin e gjurmueshmërisë, të konfidencialitetit e të integritetit, disponueshmërinë e qëndrueshmërinë e sistemeve dhe të shërbimeve të përpunimit.
11. Vendimi nr.741, datë 3.12.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Provimit të Shtetit (SPSH)”, shfuqizohet.
12. Ngarkohen Ministria e Arsimit, ministritë sipas fushës së përgjegjësisë për profesionet e rregulluara, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar, zyrat vendore të arsimit parauniversitar, autoritetet kompetente të profesioneve të rregulluara dhe urdhrat profesionalë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të   ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Anisa Ruseti emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË MASËS SË KOMPENSIMIT TË USHTARAKUT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KUR EMËROHET  OSE KOMANDOHET NË DETYRË JASHTË VENDBANIMIT TË TIJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 25, të  ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i kritereve dhe i masës së kompensimit të ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kur emërohet ose komandohet në detyrë jashtë vendbanimit të tij.
2. Ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura, kur emërohet ose komandohet jashtë vendbanimit të tij, në rast se nuk i sigurohet transporti, strehimi apo nuk trajtohet me kompensim për qira banese nga Ministria e Mbrojtjes, përfiton kompensim për transport, si më poshtë vijon:
a) Nga 5 km deri në 25 km, në masën 4 400 (katër mijë e katërqind) lekë në muaj;
b) Nga 26 km deri në 50 km, në masën 8 800 (tetë mijë e tetëqind) lekë në muaj;
c) Nga 51 km deri në 100 km, në masën 13 200 (trembëdhjetë mijë e dyqind) lekë në muaj;
ç) Mbi 101 km, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj.
3. Përfitimi i pagesës, sipas pikës 2 të këtij vendimi, ndërpritet kur:
a) ushtaraku emërohet në vendbanimin e tij;
b) përfundon periudha e komandimit jashtë vendbanimit të tij;
c) sistemohet me banesë në bashkinë/njësinë administrative, ku ndodhet vendi i shërbimit.
4. Për të përfituar pagesën, sipas pikës 2 të këtij vendimi, ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura paraqet, në strukturën ushtarake, ku emërohet ose komandohet, dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Kërkesën me shkrim pranë njësisë shpenzuese, ku trajtohet financiarisht ushtaraku;
b) Fotokopjen e kartës së identitetit;
c) Vërtetimin nga organi publik përgjegjës, nëse ka banesë në pronësi ose në proces legalizimi në bashkinë/njësinë administrative, ku emërohet ose komandohet.
5. Struktura ushtarake, ku është emëruar ose komanduar ushtaraku aktiv:
a) bën vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur brenda 5 (pesë) ditëve punë;
b) njofton ushtarakun për rregullimin e pasaktësive ose mungesën e dokumentacionit dhe kërkon rregullimin/plotësimin e tyre;
c) në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit, i përcjell njësisë shpenzuese dokumentacionin për kompensim.
6. Me qëllim përfitimin e kompensimit të transportit sipas këtij vendimi, ushtaraku aktiv paraqet, çdo vit, dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të këtij vendimi, pranë strukturës ushtarake, ku është emëruar ose komanduar.
7. Ushtaraku i Forcave të Armatosura, që emërohet me detyrë jashtë vendbanimit të tij dhe në të njëjtën kohë transferon edhe familjen, përfiton transport falas për familjen dhe materialet e shtëpisë me mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes.
8. Vendimi nr.435, datë 25.6.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe masën e kompensimit të ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kur emërohet ose komandohet në detyrë jashtë vendbanimit të tij”, shfuqizohet.
9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
10. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN KUVENDIT PËR EMËRIMIN E NJË ANËTARI  TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin Kuvendit për emërimin e znj. Diana Dervishi anëtar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1 TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, PËR PROGRAMIN KOMBËTAR TË MODERNIZIMIT TË SEKTORIT    TË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE NË SHQIPËRI, NGA FONDI I MIRËBESIMIT ME NJË DONATOR, NDËRMJET REPUBLIKËS  SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE   PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, QË VEPRON   SI ADMINISTRATORE E PROGRAMIT KOMBËTAR  TË MODERNIZIMIT TË SEKTORIT TË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE NË SHQIPËRI, NGA FONDI I MIRËBESIMIT ME NJË DONATOR, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.170, DATË 24.3.2023,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të   ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese nr.1 të marrëveshjes së grantit, për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri, nga Fondi i Mirëbesimit me një Donator, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e Programit Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të  Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri, nga Fondi i Mirëbesimit me një Donator, miratuar me vendimin nr.170, datë 24.3.2023, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH),  PËR MARRËVESHJEN E HUAS, NDËRMJET OPERATORIT  TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE, SH.A., (OSHEE GROUP) DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM   DHE ZHVILLIM, PËR “PROJEKTIN E NËNSTACIONIT  TË OSHEE-SË TIRANË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group,) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për “Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
 EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE,   TË PERIODICITETIT, TË METODOLOGJISË DHE TË LLOJEVE  TË MASAVE PËR VLERËSIMIN E PËRMBUSHJES SË KUSHTEVE DHE TË KRITEREVE TË FUNKSIONIMIT TË INSTITUTEVE   DHE NJËSIVE TË VEÇANTA TË KËRKIMIT SHKENCOR,   TË CILAT FINANCOHEN NGA FONDE PUBLIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 20, të   ligjit nr.109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Ky vendim përcakton kriteret, procedurat, periodicitetin dhe metodologjinë e vlerësimit të përmbushjes së kushteve dhe të kritereve të funksionimit të instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor, të cilat financohen nga fonde publike, si dhe llojet e masave në rast të mospërmbushjes së kushteve dhe të kritereve të funksionimit.
2. Ky vendim zbatohet për të gjitha institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor, që janë krijuar në bazë të ligjit nr.109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, dhe që financohen plotësisht ose pjesërisht nga fonde publike apo sipas një marrëveshjeje të posaçme financimi.
3. Ky vendim zbatohet edhe për projektet e kërkimit të financuara nga programe të huaja, kur financimi kombëtar bashkëkontribuon në buxhet.
II. KRITERET E VLERËSIMIT TË PËRMBUSHJES SË KUSHTEVE DHE TË KRITEREVE TË FUNKSIONIMIT TË INSTITUTEVE DHE NJËSIVE TË VEÇANTA TË KËRKIMIT SHKENCOR TË FINANCUARA NGA FONDE PUBLIKE
Kriteret e vlerësimit të përmbushjes së kushteve dhe të kritereve të funksionimit të instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor, që kanë përfituar fonde publike, janë, si më poshtë vijon:
a) Vlerësimi institucional mbi funksionimin e strukturës së bordit shkencor dhe komitetit të etikës së bashku me rregulloren e tij;
b) Vlerësimi për menaxhimin financiar dhe kontrollin, në përputhje me ligjin nr.9963, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) Vlerësimi për kapacitetet njerëzore dhe profesionale mbi numrin e punonjësve kërkimorë-shkencorë të instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor;
ç) Vlerësimi mbi përdorimin e fondeve publike, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për menaxhimin financiar e kontrollin;
d) Realizimi i vlerësimit të produktit kërkimor-shkencor mbi përdorimin e bazës së të dhënave dhe rezultatit shkencor, sipas standardeve dhe objektivave të përcaktuar në marrëveshjen e financimit dhe kontributit në fushën e politikave publike;
dh) Vlerësimi për zbatimin e rregullave të transparencës, të etikës,  të parimeve të shkencës së hapur, të mbrojtjes së të dhënave personale gjatë realizimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore, sipas legjislacionit në fuqi.
III. PROCEDURA E VLERËSIMIT TË PËRMBUSHJES SË KUSHTEVE DHE TË KRITEREVE TË FUNKSIONIMIT TË INSTITUTEVE DHE NJËSIVE TË VEÇANTA TË KËRKIMIT SHKENCOR TË FINANCUARA NGA FONDE PUBLIKE
1. Vlerësimi i përmbushjes së kushteve dhe kritereve të funksionimit të instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor të financuara nga fonde publike  realizohet nga ministria përgjegjëse për çështjet e shkencës dhe kërkimit shkencor, sipas procedurës së ndarë në fazat e mëposhtme:
a) Faza e përgatitjes, e cila përfshin hartimin e planit vjetor të vlerësimeve nga ministria përgjegjëse për kërkimin shkencor, ngritjen e grupit të punës për vlerësim dhe njoftimin e instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor me shkrim 30 (tridhjetë) ditë para fillimit të vlerësimit. Pas njoftimit, instituti dhe njësia e veçantë e kërkimit shkencor, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e njoftimit, paraqet:
i. raportin vjetor teknik;
ii. raportin financiar;
iii. raportin e vetëvlerësimit;
iv. dokumentet e kontrollit të brendshëm.
b) Faza e verifikimit, gjatë Së cilës grupi i punës i ngritur për vlerësimin, brenda 20 (njëzet) ditëve nga marrja e dokumentacionit, realizon detyrat, si më poshtë:
i. Analizën dokumentare;
ii. Intervistën me drejtues dhe staf;
iii. Verifikimet fizike (laboratorë, pajisje, aktivitete);
iv. Auditimin e procedurave financiare dhe të prokurimit;
v. Krahasimet ndërinstitucionale (benchmarking).
c) Faza e analizës dhe e vlerësimit, gjatë të cilës grupi i punës i ngritur për vlerësim, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga përfundimi i fazës së dytë, përgatit matricën e vlerësimit, sipas kritereve, të cilat pikëzohen nga 1–5. Pesha e kritereve caktohet, si më poshtë:
i. 40% – performanca shkencore;
ii. 30% – performanca financiare;
iii. 20% – kapacitetet institucionale;
iv. 10% – transparenca dhe etika.
2. Grupi i punës i ngritur harton projektraportin e vlerësimit brenda                           45 (dyzet e pesë) ditëve nga fillimi i procedurës. Projektraporti i dërgohet institutit apo njësisë së veçantë të kërkimit shkencor për observime brenda 10 ditëve nga marrja e projektraportit. Raporti final publikohet me përjashtim të të dhënave konfidenciale.
IV. METODOLOGJIA PËR VLERËSIMIN E PËRMBUSHJES SË KUSHTEVE DHE TË KRITEREVE TË FUNKSIONIMIT TË INSTITUTEVE DHE NJËSIVE TË VEÇANTA TË KËRKIMIT SHKENCOR, QË FINANCOHEN NGA FONDE PUBLIKE
Metodologjia për kryerjen e këtij vlerësimi bazohet në instrumentet e mëposhtme:
a) Indikatorët metodologjikë:
i. analizë statistikore;
ii. analizë cilësore;
iii. analizë krahasuese (benchmarking);
iv. analizë e riskut;
v. verifikim fizik;
vi. raporte të auditimit të brendshëm e të jashtëm.
b) Indikatorët shkencorë:
i. numri i botimeve, sipas kategorisë;
ii. faktorët e ndikimit;
iii. patentat;
iv. projektet ndërkombëtare;
v. nivelet e technology readiness level.
c) Indikatorët financiarë:
i. përdorimi i buxhetit;
ii. shmangiet nga plani i prokurimit;
iii. rekomandimet e auditimeve;
iv. përqindja e kostove joproduktive.
ç) Indikatorët institucionalë:
i. funksionimi i organeve drejtuese;
ii. rregulloret e brendshme;
iii. procedurat e zbatimit të akteve.
d) Indikatorët e transparencës e të etikës:
i. publikimet në faqet zyrtare;
ii. raportimet periodike;
iii. ankesat dhe trajtimi i tyre.
V. PERIODICITETI PËR VLERËSIMIN E PËRMBUSHJES SË KUSHTEVE DHE TË KRITEREVE TË FUNKSIONIMIT TË INSTITUTEVE DHE NJËSIVE TË VEÇANTA TË KËRKIMIT SHKENCOR, QË FINANCOHEN NGA FONDE PUBLIKE
1. Ministria përgjegjëse për çështjet e shkencës e të kërkimit shkencor kryen vlerësimin e përmbushjes së kushteve dhe të kritereve të funksionimit të instituteve dhe njësive të veçanta të kërkimit shkencor të financuara nga fonde publike të paktën një herë në çdo dy vjet për çdo projekt të financuar nga fonde publike dhe në përfundim të tij. Në rast se, sipas marrëveshjes së financimit, kjo kohëzgjatje është më pak se dy vjet, realizohet në përfundim të projektit.
2. Për projektet e kërkimit të financuara nga programe të huaja, kur financimi kombëtar bashkëkontribuon në buxhet, kryerja e vlerësimit të përmbushjes së kushteve dhe të kritereve të funksionimit të instituteve dhe të njësive të veçanta të kërkimit shkencor të financuara nga fonde publike realizohet nga ministria përgjegjëse për shkencën dhe kërkimin shkencor për fondet e dhëna nga buxheti i shtetit, sipas kohëzgjatjes së përcaktuar në pikën 1 të këtij kreu.
VI. LLOJET E MASAVE PËR VLERËSIMIN E INSTITUTEVE DHE TË NJËSIVE TË VEÇANTA TË KËRKIMIT SHKENCOR, QË FINANCOHEN NGA FONDE PUBLIKE
1. Ministria përgjegjëse për çështjet e shkencës e të kërkimit shkencor, bazuar në raportin e vlerësimit, merr masa për institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor, sipas shkeljeve të konstatuara.
2. Shkeljet klasifikohen, si më poshtë:
a) Shkelje shumë të rënda, kur konstatohen shkelje e një apo më shumë prej kritereve institucionale; merret masa e mosfinancimit nga fonde publike të asnjë projekti për një periudhë deri në 10 (dhjetë) vjet dhe ndërprerje e plotë ose e pjesshme e fondeve publike, nëse projekti nuk ka përfunduar;
b) Shkelje të rënda, kur konstatohet shkelje e një apo më shumë prej kritereve të vlerësimit shkencor/produktit kërkimor-shkencor; merret masa e pezullimit të projektit deri në përmbushjen e kritereve të paplotësuara;
c) shkelje të lehta, kur konstatohet mospërmbushje e kritereve të etikës e të transparencës; merret masa e vendosjes së afateve të detyrueshme për përmbushjen e shkeljeve të konstatuara.
VII. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
1. Rregullat teknike, në varësi të fushës së veprimtarisë kërkimore-shkencore, për monitorimin dhe vlerësimin e përmbushjes së kushteve dhe të kritereve të funksionimit të instituteve dhe të njësive të veçanta të kërkimit shkencor të financuara nga fonde publike, përcaktohen në marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe, që lidhen ndërmjet institucioneve financuese dhe atyre përfituese, në përputhje me legjislacionin për kontrollin e menaxhimin financiar.
2. Ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet e shkencës dhe të kërkimit shkencor, institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.858, DATË 29.12.2021,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN  E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT  PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE   NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 29, të   ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 3, e aneksit nr.3, që i bashkëlidhet vendimit nr.858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin “pasaportë” për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2026.”.
Nr. Shteti
1. Arabia Saudite
2. Katar
2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.457, DATË 3.7.2019,   TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMN E PROCEDURAVE PËR PJESËMARRJE NË QENDRËN   E TRAJNIMEVE NË FUSHËN E PRONËSISË INDUSTRIALE, SI DHE PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËRKATËSE DHE MASËN   E SHPËRBLIMIT TË LEKTORËVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 193/d, të  ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I.  Në vendimin nr.457, datë 3.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave për pjesëmarrje në Qendrën e Trajnimeve në Fushën e Pronësisë Industriale, si dhe përcaktimin e tarifave përkatëse dhe masën e shpërblimit të lektorëve”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 9 shfuqizohet.
2. Shkronja “b”, e pikës 13, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Trajnime on-line.”.
3. Shkronja “a”, e pikës 18/1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) 1 500 (një mijë e pesëqind) lekë/orë 60-minutëshe trajnimi, për kontratat me lektorët, të cilët do të përmbushin kriteret e mëposhtme:”.
II. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, mbulohen nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.
III. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT,    NGA BASHKIA HIMARË TE MINISTRIA E EKONOMISË DHE INOVACIONIT, TË PASURISË ME NR.68/119/15, E NDODHUR NË ZONËN KADASTRALE 1739, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.433, DATË 8.6.2016, TË KËSHILLIT  TË MINISTRAVE, “PËR TRANSFERIMIN NË PRONËSI   TË BASHKIVE TË PYJEVE DHE KULLOTAVE PUBLIKE,  SIPAS LISTAVE TË INVENTARIT DHE AKTUALISHT  NË ADMINISTRIM TË MINISTRISË SË MJEDISIT  E TË ISH-KOMUNAVE/BASHKIVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të   ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Bashkia Himarë te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, të pasurisë me nr.68/119/15, e ndodhur në zonën kadastrale 1739, me sipërfaqe totale 2555 m2, sipas kartelës së pasurisë dhe hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Prona e përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi hiqet nga inventari i pronave të paluajtshme publike të përcaktuara në vendimin nr.433, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe kullotave publike, sipas listave të inventarit dhe aktualisht në administrim të Ministrisë së Mjedisit e të ish-komunave/bashkive”, të ndryshuar.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Bashkia Himarë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PËRGJITHSHME   PËR PROGRAMIMIN E INSPEKTIMEVE E TË METODOLOGJISË  SË VLERËSIMIT TË RISKUT DHE PËRCAKTIMIN E PERIUDHËS MAKSIMALE TË INSPEKTIMEVE VJETORE DHE TË MËNYRËS  SË LLOGARITJES SË TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 32, pika 8, e 34, të  ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. QËLLIMI DHE FUSHA E ZBATIMIT
1. Ky vendim ka për qëllim krijimin e kuadrit rregullator të përgjithshëm për programimin e inspektimeve, metodologjinë e vlerësimit të riskut në veprimtarinë inspektuese, përcaktimin e periudhës maksimale të lejuar të inspektimeve vjetore për çdo kategori të subjekteve të inspektimit.
2. Ky vendim është i zbatueshëm nga ministritë përgjegjëse, Inspektorati i Përgjithshëm, inspektoratet qendrore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe inspektoratet vendore, të përcaktuara sipas dispozitave në fuqi të ligjit për inspektimin.
II. PËRKUFIZIME
Në kuptim të këtij vendimi, me termat e mëposhtëm nënkuptohet:
1. “Sektor inspektimi”, zona/fusha e veprimit tematik, në bazë të kompetencave ligjore të inspektorateve, mbi të cilën ushtrohet funksioni i inspektimit, ku vlerësohet zbatimi i legjislacionit në fuqi, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit, rregulloreve dhe standardeve përkatëse.
2. “Subjekt inspektimi”, çdo person juridik dhe fizik, publik apo privat, ndaj të cilit ushtrohet inspektimi për të verifikuar zbatimin e ligjit, rregulloreve dhe standardeve përkatëse në një fushë të caktuar, të identifikuar nga çdo inspektorat.
3. “Objekt inspektimi”, veprimtaria, procesi, dokumentacioni, sendi apo një veprim specifik e konkret, që është në fokus të kontrollit dhe vlerësimit gjatë një inspektimi, për çdo fushë inspektimi.
4. “Gjasat për papërputhshmëri”, niveli i pritshëm i rrezikut që një subjekt, sektor apo veprimtari mund të paraqesë në drejtim të mosrespektimit të kërkesave ligjore dhe rregullatore. Vlerësimi i këtyre gjasave ndihmon në përcaktimin e prioriteteve në programimin mbi bazë risku të inspektimit.
5. “Efektet për papërputhshmëri”, pasojat negative që mund të rezultojnë nga mosrespektimi i kërkesave ligjore, rregullatore apo standardeve përkatëse nga një subjekt apo sektor inspektimi.
6. “Faktor risku”, një element, rrethanë ose karakteristikë që ndikon në nivelin e rrezikut për papërputhshmëri me legjislacionin, rregulloret apo standardet në fuqi. Faktorët përdoren për të vlerësuar probabilitetin dhe ndikimin e papërputhshmërisë për të përcaktuar prioritetet e programimit të inspektimit.
7. “Sistem pikëzimi”, shumatore e përgjithshme e vlerës së treguesve për secilin faktor risku, për të matur dhe kategorizuar nivelin e riskut të subjektit të inspektimit, si një vlerësim kompleks që përfshin shumë faktorë dhe ndryshon në bazë prioritetesh dhe objektivash sektorialë.
8. “Tregues të faktorëve të riskut”, elemente të matshme, specifike dhe të verifikueshme që përdoren për të identifikuar dhe vlerësuar praninë dhe nivelin e një faktori risku.
9. “Matrica e vlerësimit të riskut”, një mjet analitik që përdoret për të vlerësuar dhe kategorizuar nivelet e riskut për subjektet e inspektimit, duke kombinuar gjasat e papërputhshmërisë me efektet e mundshme që ato mund të shkaktojnë. Matrica është një mjet që lejon një përmbledhje të qartë dhe vizuale të rrezikut që ndihmon në programimin e veprimtarisë inspektuese.
III. RREGULLAT E PËRGJITHSHME BAZË TË PROGRAMIMIT TË INSPEKTIMIT
1. Veprimtaria inspektuese e inspektorateve qendrore dhe vendore bazohet në programin vjetor dhe mujor të inspektimit. Programi i inspektimeve është mjeti që përdor inspektorati qendror dhe vendor për planifikimin e inspektimeve në subjektet, që ushtrojnë veprimtarinë në fushën përkatëse të inspektimit.
2. Inspektoratet qendrore dhe vendore hartojnë program vjetor dhe mujor të inspektimit.
3. Programi vjetor i inspektimit të inspektorateve qendrore është plani i detajuar mbi bazë tematike, mbështetur në metodologjitë e vlerësimit të riskut, si dhe prioritetet dhe politikat e fushës përkatëse të inspektimit, mbështetur në politikat e ministrisë përgjegjëse.
4. Programi mujor i inspektimit i inspektoratit qendror është i detajuar me subjekte inspektimi, i mbështetur në metodologjitë e vlerësimit të riskut dhe në detyrimin ligjor për inspektimin periodik të subjekteve të inspektimit.
5. Programi vjetor i inspektimit të inspektoratit qendror hartohet nga inspektorati qendror dhe, pas dhënies së mendimit këshillimor nga Inspektori i Përgjithshëm, miratohet nga ministri përgjegjës.
6. Inspektorati i Përgjithshëm miraton programin mujor të inspektimit, të hartuar nga inspektorati qendror ose strukturat e tjera inspektuese.
7. Programi vjetor i inspektimit të inspektoratit vendor hartohet nga inspektorati vendor dhe miratohet nga kryetari i bashkisë, pas dhënies së mendimit këshillimor nga Inspektorati i Përgjithshëm.
8. Programi mujor i inspektimit për çdo inspektorat vendor hartohet nga inspektoratet përkatëse vendore dhe i dërgohet për mendim Inspektoratit të Përgjithshëm.
9. Inspektorati i Përgjithshëm mbikëqyr zbatimin e programeve vjetore dhe mujore pas miratimit të tyre sipas kërkesave ligjore. Këto programe mbikëqyren edhe nga ministri përgjegjës.
10. Në miratimin e programeve mujore, sipas përcaktimit në pikën 6, dhe në dhënien e mendimit këshillimor, sipas përcaktimit në pikat 5, 7 dhe 8, të këtij kreu, Inspektorati i Përgjithshëm synon të shmangë mbivendosjen e trupave inspektuese në inspektime, përsëritjen e inspektimeve pa shkak të arsyetuar, koordinimin midis inspektimeve qendrore dhe inspektimeve vendore.
IV. PROCEDURA E PROGRAMIMIT TË VEPRIMTARISË INSPEKTUESE MBI BAZË RISKU
1. Programi vjetor i inspektimit për inspektoratet qendrore hartohet mbi bazë tematike, mbështetur në metodologjitë e vlerësimit të riskut, si dhe prioritetet, politikat e objektivat vjetorë, afatmesëm dhe strategjikë të ministrisë përgjegjëse.
2. Inspektorati qendror apo vendor i paraqet, përkatësisht, ministrit përgjegjës apo kryetarit të bashkisë, si dhe Inspektorit të Përgjithshëm, brenda datës 15 tetor të vitit paraardhës, programin vjetor tematik të inspektimit.
3. Inspektorati i Përgjithshëm jep mendim këshillimor për programin vjetor të inspektimit për inspektoratet qendrore dhe inspektoratet vendore brenda 5 (pesë) ditëve punë.
4. Inspektoratet qendrore dhe inspektoratet vendore reflektojnë mendimin këshillimor të dhënë nga Inspektorati i Përgjithshëm, në rast të kundërt, duhet të kthejnë përgjigje të motivuar.
5. Programi vjetor i inspektimit miratohet nga ministri përgjegjës për inspektoratet qendrore apo nga kryetari i bashkisë për inspektoratet vendore brenda datës 24 dhjetor të vitit paraardhës, në sistemin “e-Inspektimi”.
6. Inspektorati qendror harton programin mujor në sistemin “e-Inspektimi” dhe e dërgon për miratim pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, brenda datës 15 të muajit paraardhës.
7. Inspektorati i Përgjithshëm miraton në sistemin “e-Inspektimi” programin mujor të inspektimit të inspektoratit qendror brenda datës 18 të muajit paraardhës, mbi bazën e metodologjive të vlerësimit të riskut, në çdo rast jo më vonë se 3 (tri) ditë nga data e paraqitjes ose hedhjes së programit në sistemin “e-inspektimi”.
8. Programi mujor i inspektimit për çdo inspektorat vendor hartohet në sistemin “e-Inspektimi” nga inspektorati përkatës dhe i dërgohet për mendim Inspektoratit të Përgjithshëm, brenda datës 10 të muajit paraardhës.
9. Në rast se një subjekt inspektimi është programuar nga dy a më shumë inspektorate, Inspektorati i Përgjithshëm identifikon në sistemin                        “e-Inspektimi” inspektoratet qendrore dhe vendore që e kanë programuar. Inspektorati i Përgjithshëm cakton afatin kohor të përbashkët për fillimin e procedurës së inspektimit dhe njofton inspektoratet përkatëse. Afati kohor i përbashkët për fillimin e procedurës së inspektimit është i detyrueshëm për inspektoratet përgjegjëse.
10. Inspektorati i Përgjithshëm, në bashkëpunim me inspektoratet qendrore dhe vendore harton treguesit e programit vjetor dhe mujor të inspektimeve dhe i rishikon ato në mënyrë periodike në sistemin “e-Inspektimi”.
11. Inspektoratet qendrore dhe vendore kryejnë edhe inspektime jashtë programit të inspektimit, por në përputhje me ligjin për inspektimin.
12. Numri i inspektimeve të kryera jashtë programit nuk duhet të kalojë masën 25% të numrit të inspektimeve, të përcaktuar në programin vjetor të inspektimit, me synim uljen e kësaj mase nga viti në vit. Në rastet kur rrethanat kërkojnë tejkalimin e këtij numri, merret miratimi i Inspektorit të Përgjithshëm.
13. Inspektorati qendror apo vendor përfshihet në veprimtari inspektuese në kuadër të strukturave të posaçme dhe të përkohshme me funksione të caktuara inspektimi task-force, të krijuara nga Këshilli i Ministrave, të cilat janë pjesë e inspektimeve jashtë programit të inspektimit. Në çdo rast të pjesëmarrjes në task-forcë, procedura e inspektimit kryhen nga trupat e inspektorateve qendrore dhe vendore, sipas dispozitave të ligjit për inspektimin.
14. Inspektorati i Përgjithshëm përshtat metodologjinë e programimit vjetor të veprimtarisë së inspektimit për inspektoratet qendrore dhe vendore për inspektimet e programuara dhe inspektimet jashtë programit, duke respektuar parimin e programimit vjetor të veprimtarisë së inspektimit, në përputhje me metodologjinë e riskut sipas fushëveprimit të çdo inspektorati qendror dhe vendor.
15. Numri i inspektimeve të planifikuara në programin vjetor të inspektimit përcaktohet nga inspektoratet qendrore dhe vendore, në përputhje me metodologjinë e vlerësimit të riskut dhe duke marrë në konsideratë:
a) numrin e subjekteve të identifikuara në fushën përkatëse të inspektimit;
b) kategorizimin e tyre sipas nivelit të riskut;
c) detyrimet ligjore për kryerjen e inspektimeve periodike;
ç) kapacitetet organizative dhe numrin e trupës inspektuese.
16. Numri i përgjithshëm i inspektimeve të planifikuara në programin vjetor përbën bazën për hartimin e programeve mujore të inspektimit dhe duhet të sigurojë prioritet për subjektet me risk të lartë.
17. Inspektorati i Përgjithshëm mbikëqyr përputhshmërinë e këtij programimi me metodologjinë e vlerësimit të riskut dhe me kërkesat e legjislacionit në fuqi për inspektimin.
V. METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË RISKUT PËR PROGRAMIMIN E VEPRIMTARISË INSPEKTUESE
1. Vlerësimi i riskut në veprimtarinë inspektuese është një procedurë sistematike dhe e vazhdueshme e inspektorateve qendrore dhe vendore, e cila ka për qëllim shqyrtimin, identifikimin, përcaktimin dhe kategorizimin e sektorëve, subjekteve dhe objekteve të inspektimit në bazë të riskut që ato prodhojnë ndaj interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë e juridikë.
2. Metodologjia e vlerësimit të riskut hartohet nga inspektoratet dhe miratohet nga ministri përgjegjës për inspektoratet qendrore dhe nga njësia e vetëqeverisjes vendore për inspektoratet vendore.
3. Inspektoratet qendrore dhe vendore mbledhin informacion mbi riskun e përgjithshëm sipas fushës së veprimit të tyre, të përbërë nga:
a) sektorët e inspektimit në fushën e veprimtarisë së tyre;
a) subjektet e inspektimit të identifikuara nga çdo inspektorat;
b) objektet e inspektimit për çdo fushë inspektimi.
4. Inspektorati i Përgjithshëm, në bazë të informacionit të mbledhur rreth subjekteve të inspektimit, kategorizon këto subjekte për renditjen e tyre sipas vlerësimit të riskut, të shprehur nëpërmjet treguesve individualë të riskut.
VI. FAKTORËT E RISKUT PËR VLERËSIMIN E SUBJEKTEVE TË INSPEKTIMIT
1. Ministri përgjegjës miraton treguesit dhe faktorët e riskut të sektorëve, subjekteve dhe objekteve të inspektimit, të hartuar nga inspektorati qendror përkatës, në bashkëpunim me ekspertë të fushës së inspektimit, si dhe duke marrë si standard praktikat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare.
2. Faktorët e riskut ndahen në faktorë risku të lidhur me gjasat për papërputhshmëri dhe në faktorë risku të lidhur me efektin e papërputhshmërisë.
3. Gjasat për papërputhshmëri lidhen me historikun e përputhshmërisë dhe shprehin tendencën e sektorëve dhe subjekteve të inspektimit ndaj interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë e juridikë.
4. Efekti i papërputhshmërisë lidhet me dëmin dhe lëndimin që do të shkaktohej në rast papërputhshmërie dhe shpreh ndikimin e sektorëve, subjekteve dhe objekteve të inspektimit ndaj interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë e juridikë.
5. Faktorët e riskut të lidhur me gjasat për papërputhshmëri përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të ndryshimeve të kërkesave ligjore për t’u respektuar nga sektorët, subjektet dhe objektet e inspektimit, si dhe tendencës që shfaqet për papërputhshmëri me to nga subjektet e inspektimit, pas çdo inspektimi të kryer.
6. Faktorët e riskut të lidhur me efektin e papërputhshmërisë përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të evidencave të reja mbi ndikimin e sektorëve dhe subjekteve ndaj interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë.
7. Treguesit e faktorëve të riskut shprehin në mënyrë sasiore dhe/ose cilësore peshën e riskut brenda të njëjtit faktor të riskut dhe ndërmjet faktorëve të ndryshëm të riskut.
8. Treguesit e faktorëve të riskut mblidhen në një shumatore të përgjithshme për të gjithë faktorët e riskut.
9. Pesha specifike e treguesve të faktorëve të riskut përditësohet në bazë të historikut të inspektimeve të sektorëve, subjekteve dhe objekteve të inspektimit.
VII. PËRCAKTIMI I RISKUT TË PËRGJITHSHËM PËR VLERËSIMIN E SUBJEKTEVE TË INSPEKTIMIT
1. Risku i përgjithshëm i efektit për papërputhshmëri për çdo subjekt inspektimi përbëhet nga tre treguesit e mëposhtëm:
a) Treguesit (vlerat) e faktorëve të riskut të lidhur me gjasat për papërputhshmëri dhe efektin e papërputhshmërisë së sektorëve të inspektimit mblidhen në një shumatore të përgjithshme, duke përcaktuar vlerën e treguesit të përgjithshëm të riskut për çdo sektor inspektimi (Risku i sektorit).
b) Treguesit (vlerat) e faktorëve të riskut të lidhur me efektin e papërputhshmërisë së objekteve të inspektimit mblidhen në një shumatore të përgjithshme, duke përcaktuar vlerën e treguesit të përgjithshëm të riskut për çdo objekt inspektimi (Risku i objekteve).
c) Treguesit (vlerat) e faktorëve të riskut të lidhur me gjasat për papërputhshmëri të subjekteve të inspektimit mblidhen në një shumatore të përgjithshme, duke përcaktuar vlerën e treguesit të përgjithshëm të riskut për gjasat për papërputhshmëri për çdo subjekt inspektimi (Risku i gjasave për papërputhshmëri).
2. Treguesit (vlerat) e faktorëve të efektit për papërputhshmëri të subjekteve të inspektimit, risku i sektorit (vlera sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij kreu) dhe risku i objektit (vlera sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij kreu  me të cilin/cilët subjekti i inspektimit është i lidhur, mblidhen në një shumatore të përgjithshme, duke përcaktuar vlerën e treguesit të përgjithshëm të riskut për efektin e papërputhshmërisë për çdo subjekt inspektimi (Risku i efektit të papërputhshmërisë).
VIII. VLERËSIMI I RISKUT NË VEPRIMTARINË INSPEKTUESE
1. Matrica e vlerësimit të riskut është sipas aneksit I, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Inspektoratet qendrore dhe vendore, në bashkëpunim me ekspertë të fushës së tyre të inspektimit dhe duke marrë si standard praktikat më të mira kombëtare e ndërkombëtare, përcaktojnë pesë intervale klasifikimi të vlerave të treguesve të përgjithshëm të riskut të gjasave për papërputhshmëri dhe riskut të efektit për papërputhshmëri, për t’iu përshtatur vlerave përkatëse të riskut të matricës së vlerësimit të riskut.
3. Inspektoratet qendrore dhe vendore përditësojnë dhe publikojnë në faqen e tyre zyrtare faktorët e gjasave për papërputhshmëri dhe faktorët e efektit për papërputhshmëri, peshën dhe treguesit e tyre, në mënyrë që subjektet e inspektimit të ndërgjegjësohen dhe të pozicionohen qartë për ndikimin e tyre ndaj interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë e juridikë, si dhe për tendencën që duhet të kenë në respektimin e kërkesave ligjore.
4. Inspektoratet qendrore dhe vendore përcaktojnë koeficientët e riskut për fushën e inspektimit në matricën e vlerësimit të riskut në mënyrë periodike në varësi të specifikave të inspektoratit përkatës dhe ndryshimit të kërkesave ligjore, që prodhohen nga të dhënat e inspektimeve për të propozuar ndryshime apo shtim të koeficientëve ekzistues.
IX. PERIUDHA MAKSIMALE E LEJUAR E INSPEKTIMEVE VJETORE PËR ÇDO KATEGORI TË SUBJEKTEVE TË INSPEKTIMIT
1. Programimi i inspektimeve mbështetet edhe në periudhën maksimale të lejuar të qëndrimit në subjektin e inspektimit.
2. Periudha maksimale e lejuar e inspektimeve vjetore për çdo kategori të subjekteve të inspektimit për veprimtarinë e të gjitha inspektorateve qendrore përcaktohet në varësi të:
a) madhësisë së subjektit të inspektimit, sipas specifikës së fushës së inspektimit;
b) rrezikut të veprimtarisë që kryen subjekti i inspektimit.
3. Në përcaktimin e periudhës së inspektimit, inspektorati qendror përgjegjës duhet të parashikojë të gjithë faktorët që mundësojnë funksionimin e subjektit, i cili do të inspektohet, si dhe çdo element që bën të mundur ushtrimin e aktivitetin, si:
a) kategorinë tatimore ku bën pjesë subjekti i inspektimit, sipas kategorizimit që përcakton ligji për procedurat tatimore (xhiron vjetore);
b) llojin e licencës për ushtrim veprimtarie në fushën përkatëse (kategorizime sipas QKB-së);
c) sasinë e prodhimit ose të produkteve që hedh në treg (në rast shoqërie import-eksport) dhe ndikimin që ka kjo sasi në tregun e konsumit;
ç) karakteristikat specifike të aktivitetit të subjektit të inspektimit;
d) rrezikshmërinë që mund të vijë nga ushtrimi i aktivitetit të atij subjekti.
4. Periudha maksimale e lejuar e inspektimit vjetor është 5 (pesë) deri në 15 (pesëmbëdhjetë) ditë maksimalisht, në varësi të karakteristikave të përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të këtij kreu.
5. Inspektorati qendror përgjegjës për programimin e inspektimit përcakton kohën e qëndrimit në subjekt, në varësi edhe të përcaktimeve ligjore për periodicitetin e vizitave inspektuese në subjekt, si dhe kohëzgjatjen e një procedure inspektuese në subjekt për programimin e inspektimeve pranë subjektit të inspektimit, mbështetur në kriteret e parashikuara në pikat 2 dhe 3, të këtij kreu.
6. Periudha maksimale e lejuar e inspektimit vjetor, e ndarë sipas kategorive të subjekteve të inspektimit, të jetë, si më poshtë vijon:
a) Për subjektin e inspektimit, që, sipas kritereve të parashikuara në pikat 2 dhe 3, të këtij kreu, është përcaktuar kategoria shumë e lartë mbi praktikat normale të konstatuara në vazhdimësi, kohëzgjatja kohore e inspektimit të jetë nga 13 (trembëdhjetë) ditë deri në afatin maksimal prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh.
b) Për subjektin e inspektimit, që, sipas kritereve të parashikuara në pikat 2 dhe 3, të këtij kreu, është përcaktuar kategoria e lartë mbi praktikat normale të konstatuara në vazhdimësi, kohëzgjatja kohore e inspektimit të jetë nga 9 (nëntë) ditë deri në afatin maksimal prej 12 (dymbëdhjetë) ditësh.
c) Për subjektin e inspektimit, që, sipas kritereve të parashikuara në pikat 2 dhe 3, të këtij kreu, është përcaktuar kategoria e mesme mbi praktikat normale të konstatuara në vazhdimësi, kohëzgjatja kohore e inspektimit të jetë 7 (shtatë) ditë deri në afatin maksimal prej 8 (tetë) ditësh.
ç) Për subjektin e inspektimit, që, sipas kritereve të parashikuara në pikat 2 dhe 3, të këtij kreu, është përcaktuar kategoria e ulët mbi praktikat normale të konstatuara në vazhdimësi, kohëzgjatja kohore e inspektimit të jetë në afatin maksimal prej 6 (gjashtë) ditësh.
7. Inspektoratet qendrore përcaktojnë kohëzgjatjen e qëndrimit në subjektet e inspektimit, sipas kategorive të tyre, në bazë të përcaktimeve të pikës 6, të këtij kreu.
X. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Rregullat dhe procedurat e përcaktuara në këtë vendim do të zbatohen pas funksionimit të sistemit “e-Inspektimi”, të përmirësuar.
2. Ngarkohen ministritë përgjegjëse, Inspektorati i Përgjithshëm, inspektoratet qendrore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe  inspektoratet  vendore për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS  PËR HAPJE DHE DIALOG
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000,   datë 30.1.2003, të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës për Hapje dhe Dialog, “COD” (shkurtesa e emrit në anglisht “Center for Openness and Dialogue”), si një institucion juridik publik, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë.
2. COD-i është institucion buxhetor dhe financohet nga:
a) buxheti i shtetit;
b) burime të tjera të ligjshme.
3. COD-i ka për mision promovimin dhe zhvillimin e një shoqërie të hapur dhe të institucioneve më pranë qytetarëve, shoqërisë civile dhe aktorëve të fushës së shkencës dhe artit, i cili realizohet nëpërmjet mbështetjes së projekteve dhe programeve përkatëse.
II. DETYRAT FUNKSIONALE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË QENDRËS PËR HAPJE DHE DIALOG
COD-i, për të realizuar misionin, përcaktuar në pikën 3, të kreut I, të këtij vendimi, kryen detyrat e mëposhtme:
a) Bashkëpunon me ministritë e linjës, institucionet e varësisë, shoqërinë civile, përfaqësitë e huaja, institucionet ndërkombëtare të shkencës, të arsimit, të artit dhe të kulturës për mbështetjen dhe promovimin e një imazhi të ri për vendin tonë dhe rajonin, si simbole të bashkëjetesës paqësore e udhërrëfyes në ndërtimin e saj.
b) Realizon dhe financon projekte inovative të studentëve, studiuesve, artistëve, kuratorëve, gazetarëve e aktivistëve të shoqërisë civile, për sigurimin e mjeteve e të mundësive për ndikimin e politikave publike dhe krijimin e një dialogu të gjerë që siguron institucione të hapura, transparente e më pranë qytetarëve.
c)  Zbaton dhe kontribuon në strategjitë dhe politikat e qeverisë në mbështetje të studiuesve, artistëve, qendrave të ekselencës, qendrave të hulumtimit dhe komunikimit.
ç) Zbaton strategjitë qeveritare dhe kontribuon në promovimin dhe institucionalizimin e dialogut ndërmjet grupeve sociale, kulturore, etnike, fetare dhe politike, si pjesë përbërëse e kulturës demokratike në rajon.
d) Në kuadër të strategjive qeveritare, krijon dhe zhvillon instrumente mbështetëse, si dhe nxit e mbështet nisma inovative në fushën e dialogut, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës.
dh)Vlerëson dhe ofron mbështetje teknike për hartimin, rishikimin dhe sigurimin e përputhshmërisë së strategjive qeveritare me misionin e përcaktuar në shkronjën “a” të kësaj pike.
e) Nxit dhe promovon bashkëpunimin me sektorin privat për mbështetjen e misionit të përcaktuar në pikën 3, të kreut I, të këtij vendimi, si dhe për zhvillimin e iniciativave inovative në fushën e artit, shkencës dhe kërkimit.
ë) Zhvillon dhe koordinon bashkëpunime dypalëshe dhe shumëpalëshe me institucione të sektorit publik dhe privat, vendas dhe të huaj, në funksion të realizimit të misionit të përcaktuar në pikën 3, të kreut I, të këtij vendimi.
f) Kontribuon në krijimin dhe zhvillimin e kushteve për bashkëpunim profesional dhe shkëmbim ekspertize ndërmjet politikëbërësve, akademikëve, ekspertëve ndërkombëtarë dhe personaliteteve të fushës së artit dhe kulturës, në funksion të realizimit të misionit të përcaktuar në pikën 3, të kreut I, të këtij vendimi.
g) Kontribuon, në përputhje me misionin e institucionit, në hartimin dhe përmirësimin e politikave dhe kuadrit ligjor në fushën e artit, arsimit, rinisë dhe mbështetjes së grupeve vulnerabël.
III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I QENDRËS PËR HAPJE DHE DIALOG (COD)
1. COD-i e shtrin veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në formën e drejtorisë së përgjithshme, në nivel qendror.
2. COD-i drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e tij, përfaqëson qendrën në marrëdhënie me të tretët dhe përgjigjet përpara Kryeministrit.
3. Drejtori i Përgjithshëm emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga Kryeministri.
4. Drejtori i Përgjithshëm duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
a)  Të jetë shtetas shqiptar;
b)  Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c)  Të ketë diplomë të nivelit “Master shkencor” apo “Master profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, në një nga degët e arsimit të lartë;
ç)  Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna;
d)  Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
5. Drejtori i Përgjithshëm lirohet nga detyra kur:
a) deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor apo merr formë të prerë vendimi gjyqësor për kufizimin apo heqjen e zotësisë për të vepruar;
b) plotëson kushtet për pension pleqërie;
c) i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike me vendim gjyqësor të    formës së prerë;
ç) nuk përmbush objektivat strategjikë të institucionit;
d) gjendet në një situatë konflikti të vazhdueshëm interesi;
dh)ristrukturohet institucioni;
e)  jep dorëheqjen nga detyra.
6. Drejtori i Përgjithshëm shkarkohet nga detyra kur:
a)  dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
b)  kryen shkelje të rënda gjatë detyrës;
c)  ka performancë të dobët në ushtrimin e detyrës;
ç) kryen veprimtari që krijon konflikt interesash, në përputhje me legjislacionin e konfliktit të interesave;
d) mungon në detyrë, pa shkaqe të arsyeshme, për më shumë se 30 (tridhjetë) ditë në vijim/radhazi.
7. Struktura dhe organika e COD-it miratohen nga Kryeministri, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
8. Funksionimi i COD-it përcaktohet nëpërmjet rregullores së brendshme e cila përgatitet nga drejtori i Përgjithshëm dhe miratohet nga Kryeministri, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm.
9. Marrëdhëniet e punës së drejtorit të Përgjithshëm, nëpunësve dhe punonjësve administrativë të COD-it rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.
10. COD-i ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare. Stema e COD-it përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Kryeministria, Qendra për Hapje dhe Dialog”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.
11. Vula e COD-it ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
IV DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
1. COD-i vijon funksionimin si pjesë e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje deri në fillimin e funksionimit të plotë të tij, moment në të cilin COD-i merr përsipër në mënyrë të pavarur ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të përcaktuara me këtë vendim.
2. Ngarkohen Kryeministria, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE “REGJISTRI PËR EKZEKUTIMIN DHE VJELJEN E GJOBAVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” të Sistemit të Qendërzuar të Mbledhjes së Gjobave.
2. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” është Inspektorati i Përgjithshëm.
3. Të dhënat që përmban Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave ndahen në të dhëna parësore dhe në të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:
a) Të dhëna parësore:
i. Numri unik i identifikimit të gjobës.
b) Të dhëna dytësore:
i. Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për të dhënat, si më poshtë:
– Emri;
– Emri i babait;
– Mbiemri;
– Numri personal;
– Datëlindja;
– Vendlindja;
– Gjinia;
– Shtetësia;
– Vendbanimi;
– Vendqëndrimi.
ii. Sistemi elektronik i gjobave të Policisë së Shtetit:
– Data;
– Ora;
– Adresa ku është vënë gjoba;
– Shkeljet ligjore;
– Vlera e gjobës;
– Masat plotësuese (heqje pikësh, heqje patente, pezullim patente).
iii. Sistemi e-Inspektimi:
– Institucioni (Inspektorati Qendror dhe ai vendor);
– Numri i vendimit përfundimtar (numër çështjeje);
– Data e vendimit;
– Subjekti;
– Shkelja ligjore;
– Dënimi administrativ gjobë (kryesore plotësues);
– Vlera e gjobës;
– Statusi i gjobës.
iv. Sistemi elektronik e-DPSHTRR për të dhënat që lidhen me të dhënat teknike të mjetit, duke përfshirë:
– numrin e regjistrimit;
– numrin e identifikimit të mjetit;
– llojin/tipin e mjetit;
– markën;
– emërtimin tregtar;
– ngjyrën;
– numrin e serisë së lejes së qarkullimit dhe të certifikatës së pronësisë;
– dokumentacionin vërtetues të gjendjes së mjetit.
v. Regjistri elektronik i tatimpaguesve i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat e tatimpaguesit:
– NIPT-i.
vi. Regjistri tregtar për të dhënat, si më poshtë:
– Emri i subjektit;
– NUIS;
– Aktiviteti;
– Data e regjistrimit;
– Statusi i subjektit;
– Përshkrimi i objektit;
– Adresa e subjektit;
– Adresa elektronike e subjektit;
– Numri i kontaktit të subjektit;
– Administratori.
4. Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave, si bazë të dhënash, funksionon, administrohet e ndërvepron me bazat e tjera të të dhënave, në përputhje me pikën 9 të këtij vendimi.
5. Të dhënat e mbledhura nga Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave mund të përdoren për analiza dhe vlerësime. Në çdo rast, përpunimi i të dhënave realizohet në përputhje me parimet e kriteret e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
6. Të dhënat e Regjistrit për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave përditësohen periodikisht nga struktura përgjegjëse, sa herë është e nevojshme apo ka ndryshime të këtyre të dhënave.
7. Përdoruesit e bazës së të dhënave janë të përcaktuar në 4 nivele:
a) lexues;
b) institucion shtetëror;
c) administrator;
ç) auditues.
8. Për çdo veprim në Regjistrin për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin, përhapjen e të dhënave personale, duhet të sigurohet gjurmueshmëria, me qëllim garantimin e konfidencialitetit e të integritetit, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve dhe të shërbimeve të përpunimit.
9. Baza e të dhënave të Regjistrit për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave ndërvepron nëpërmjet shkëmbimit elektronik të të dhënave me bazën e të dhënave shtetërore:
a) Regjistri tregtar;
b) Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;
c) Sistemi elektronik i gjobave të Policisë së Shtetit;
ç) Sistemi e-Inspektimi;
d) Sistemi elektronik e-DPSHTRR;
dh) Regjistri elektronik i tatimpaguesve;
e)  Regjistri i pronarëve përfitues.
10. Pagesa e gjobave do të bëhet on-line në portalin “e-Albania” nëpërmjet shërbimit të dedikuar elektronik, i ndërlidhur me platformën e pagesave elektronike, si dhe me mandatpagesë.
11. Ngarkohen Inspektorati i Përgjithshëm, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe institucionet shtetërore përgjegjëse për vendosjen e masës administrative “gjobë” për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KATEGORIZIMIT NË PAGË DHE SHPËRBLIMIT PËR PUNËN NË BAZË TË CILËSISË E TË RËNDËSISË  SË REZULTATEVE TË KËRKIMIT SHKENCOR TË PERSONELIT    TË INSTITUTEVE DHE TË NJËSIVE TË VEÇANTA TË KËRKIMIT SHKENCOR PUBLIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 23, të   ligjit nr.109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihen punonjësit   kërkimorë-shkencorë dhe punonjësit ndihmësteknikë dhe administrativë të instituteve dhe të njësive të veçanta të kërkimit shkencor publik.
2. Elementet përbërëse të pagës bruto mujore të punonjësve   kërkimorë-shkencorë janë, si më poshtë vijon:
a) Paga për pozicion/kategori, që përcaktohet në lidhjet nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. Për pozicionet drejtues i institutit ose drejtues i njësisë së veçantë të kërkimit shkencor publik, paga është në përputhje me kategorinë, që zotëron punonjësi kërkimor-shkencor.
b) Shtesa për vjetërsi, në masën 1 (një) për qind, për çdo vit pune, por jo më shumë se për 25 (njëzt e pesë) vjet.
3. Klasat e pagave për punonjësit administrativë janë sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Elementet përbërëse të pagës bruto mujore të secilës klasë page (paga për pozicion, shtesa për vjetërsi në punë dhe shtesa e nivelit të kualifikimit) dhe vlerat e çdo elementi janë sipas përcaktimeve të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e nëpunësve civilë të institucioneve të administratës shtetërore.
4. Klasat e pagave për punonjësit ndihmësteknikë janë sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Elementet përbërëse të pagës bruto mujore të secilës klasë page (paga për pozicion dhe shtesa për vjetërsi në punë) dhe vlerat e çdo elementi janë sipas përcaktimeve të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike.
5. Shpërblimi për punën kërkimore-shkencore jepet nga të ardhurat e siguruara nga veprimtaria e institutit ose njësisë së veçantë të kërkimit shkencor publik, deri në kufirin 20 për qind të nivelit të pagës minimale, për kategoritë e personelit kërkimor-shkencor. Shpërblimi jepet me vendim të drejtuesit të institutit ose njësisë së veçantë të kërkimit shkencor publik, bazuar në pikëzimin për kriteret e vlerësimit të veprimtarisë kërkimore, të përcaktuara me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e shkencës dhe kërkimit shkencor, sipas nenit 29, të ligjit nr.109/2024.
6. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet grant të miratuara në buxhetin e shtetit për institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor publik, fondet publike për kërkimin shkencor, si dhe nga të ardhurat e krijuara nga veprimtaria e tyre.
7. Ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet e shkencës dhe kërkimit shkencor, institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor publik për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE  TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIM I RRUGËS “BEXHET HYTI” NË ZONËN KADASTRALE 2654”, BASHKIA ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim i rrugës “Bexhet Hyti”, në zonën kadastrale 2654”, Bashkia Elbasan.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 936 355.66 (nëntëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e treqind e pesëdhjetë e pesë pikë gjashtëdhjetë e gjashtë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 936 355.66 (nëntëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e treqind e pesëdhjetë e pesë pikë gjashtëdhjetë e gjashtë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Elbasan.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Elbasan.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan.
8. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Elbasan.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION TROTUARI PERIMETRAL, SHKOLLA 9-VJEÇARE “NDRE MJEDA”, BASHKIA SHKODËR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rikonstruksion trotuari perimetral, shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, Bashkia Shkodër”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.
3. Pronari i pasurisë të paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 749 932.10 (një milion e shtatëqind e dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy pikë dhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 1 749 932.10 (një milion e shtatëqind e dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy pikë dhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Shkodër.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Shkodër.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Shkodër.
8. Bashkia Shkodër kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Shkodër.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, brenda  30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Shkodër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
        Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE NË FSHATRAT PODGORIE, SOVJAN, POJAN, ZËMBLAK DHE VLOÇISHT”, BASHKIA MALIQ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të   ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i varrezave publike në fshatrat Podgorie, Sovjan, Pojan, Zëmblak dhe Vloçisht”, Bashkia Maliq.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Maliq.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 545 124 (tre milionë e pesëqind e dyzet e pesë mijë e njëqind e njëzet e katër) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 3 545 124 (tre milionë e pesëqind e dyzet e pesë mijë e njëqind e njëzet e katër) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Maliq.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Maliq.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Maliq.
8. Bashkia Maliq kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Maliq.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë – Devoll – Kolonjë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Maliq për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Maliq për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Maliq, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë – Devoll – Kolonjë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN  NR.20,    DATË 17.1.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE  TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN  NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “LIDHJA E RRUGËS TRANSBALLKANIKE ME PORTIN DETAR VLORË””,  TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të    ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.20, datë 17.1.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar Vlorë””, të ndryshuar, bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:
a) Në pikat 3 dhe 4, fjalët “… prej 200 831 026.08 (dyqind milionë e tetëqind e tridhjetë e një mijë e njëzet e gjashtë pikë zero tetë) lekësh …” zëvendësohen me “… 204 401 080.58 (dyqind e katër milionë e katërqind e një mijë e tetëdhjetë pikë pesëdhjetë e tetë) lekë …”;
b) Në tabelën bashkëlidhur vendimit shtohen pasuritë me numrat rendorë 56-57, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Bashkisë Vlorë.
3. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E TAVANEVE PËRGATITORE TË SHPENZIMEVE  TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2027 – 2029
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2027 – 2029, sipas lidhjes nr.1, “Tavanet e ministrive dhe institucioneve buxhetore”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN   E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË BERAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të   ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Berat, si më poshtë vijon:
1. Zona nr.1, fshati Balibardhë, pjesë e njësisë administrative Otllak, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 14.09 (katërmbëdhjetë pikë zero nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
2. Zona nr.2, fshati Balibardhë, pjesë e njësisë administrative Otllak, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 22.61 (njëzet e dy pikë gjashtëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
3. Zona nr.3, fshati Balibardhë, pjesë e njësisë administrative Otllak, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 91.84 (nëntëdhjetë e një pikë tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
4. Zona nr.4, fshati Balibardhë, pjesë e njësisë administrative Otllak, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 16.2 (gjashtëmbëdhjetë pikë dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
5. Zona nr.5, fshati Bilçë, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 299.06 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë pikë zero gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
6. Zona nr.6, fshati Malinat, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 4.09 (katër pikë zero nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
7. Zona nr.7, fshati Malinat, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 10.51 (dhjetë pikë pesëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
8. Zona nr.8, fshati Malinat, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 13.67 (trembëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
9. Zona nr.9, fshati Malinat, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 5.53 (pesë pikë pesëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
10. Zona nr.10, fshati Malinat, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 5.12 (pesë pikë dymbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
11. Zona nr.11, fshati Malinat, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 7.22 (shtatë pikë njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
12. Zona nr.12, fshati Malinat, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 7.01 (shtatë pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
13. Zona nr.13, fshati Malinat, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 3.84 (tre pikë tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
14. Zona nr.14, fshati Malinat, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 3.22 (tre pikë njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
15. Zona nr.15, fshati Palikësht, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 48.98 (dyzet e tetë pikë nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
16. Zona nr.16, fshati Qereshnik, pjesë e njësisë administrative Otllak, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 74.97 (shtatëdhjetë e katër pikë nëntëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
17. Zona nr.17, fshati Qereshnik, pjesë e njësisë administrative Otllak, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 87.69 (tetëdhjetë e shtatë pikë gjashtëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
18. Zona nr.18, fshati Qereshnik, pjesë e njësisë administrative Otllak, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 90.13 (nëntëdhjetë pikë trembëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
19. Zona nr.19, fshati Ullinjas, pjesë e njësisë administrative Otllak, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 13.85 (trembëdhjetë pikë tetëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
20. Zona nr.20, fshati Ullinjas, pjesë e njësisë administrative Otllak, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 5.76 (pesë pikë shtatëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
21. Zona nr.21, fshati Ullinjas, pjesë e njësisë administrative Otllak, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 0.48 (zero pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
22. Zona nr.22, fshati Veleshnjë, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 8.35 (tetë pikë tridhjetë e pesë), ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
23. Zona nr.23, fshati Veleshnjë, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 5.04 (pesë pikë zero katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
24. Zona nr.24, fshati Veleshnjë, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 20.78 (njëzet pikë shtatëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
25. Zona nr.25, fshati Veleshnjë, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 12.66 (dymbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
26. Zona nr.26, fshati Veleshnjë, pjesë e njësisë administrative Velabisht, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 2.8 (dy pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
27. Zona nr.27, fshati Mbjeshovë, pjesë e njësisë administrative Sinjë, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 15.3 (pesëmbëdhjetë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
28. Zona nr.28, fshati Lapardha 2, pjesë e njësisë administrative Otllak, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 15.98 (pesëmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
29. Zona nr.29, fshati Roshnik Qendër, pjesë e njësisë administrative Roshnik, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 1.98 (një pikë nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
30. Zona nr.30, fshati Roshnik Qendër, pjesë e njësisë administrative Roshnik, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 2.92 (dy pikë nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
31. Zona nr.31, fshati Karkanjoz, pjesë e njësisë administrative Roshnik, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 0.45 (zero pikë dyzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
32. Zona nr.32, fshati Karkanjoz, pjesë e njësisë administrative Roshnik, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 11.1 (njëmbëdhjetë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
33. Zona nr.33, fshati Karkanjoz, pjesë e njësisë administrative Roshnik, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 8.84 (tetë pikë tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
34. Zona nr.34, fshati Qafë-Dardhë, pjesë e njësisë administrative Roshnik, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 34.06 (tridhjetë e katër pikë zero gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
35. Zona nr.35, fshati Qafë-Dardhë, pjesë e njësisë administrative Roshnik, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 55.4 (pesëdhjetë e pesë pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
36. Zona nr.36, fshati Qafë-Dardhë, pjesë e njësisë administrative Roshnik, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 0.93 (zero pikë nëntëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
37. Zona nr.37, fshati Qafë-Dardhë, pjesë e njësisë administrative Roshnik, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 2.29 (dy pikë njëzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
38. Zona nr.38, fshati Roshnik Qendër, pjesë e njësisë administrative Roshnik, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 9.56 (nëntë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
39. Zona nr.39, fshati Mbreshtan, pjesë e njësisë administrative Sinjë, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 11.03 (njëmbëdhjetë pikë zero tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
40. Zona nr.40, fshati Paftal, pjesë e njësisë administrative Sinjë, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 73.87 (shtatëdhjetë e tre pikë tetëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
41. Zona nr.41, fshati Sinjë, pjesë e njësisë administrative Sinjë, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 9.05 (nëntë pikë zero pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
42. Zona nr.42, fshati Sinjë, pjesë e njësisë administrative Sinjë, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 15.22 (pesëmbëdhjetë pikë njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
43. Zona nr.43, fshati Sinjë, pjesë e njësisë administrative Sinjë, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 13 (trembëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
44. Zona nr.44, fshati Sinjë, pjesë e njësisë administrative Sinjë, Bashkia Berat, Qarku Berat, me sipërfaqe 3.69 (tre pikë gjashtëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
II. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
III. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këto zona, janë:
1. të zhvillimit ekonomik;
2. të zhvillimit industrial;
3. të zhvillimit turistik.
IV. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË DIMAL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Dimal të zonave, si vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Malas Breg, Agim, Syzez, pjesë të njësive administrative Kutalli dhe Poshnjë, Bashkia Dimal, Qarku Berat, me sipërfaqe 159.92 (njëqind e pesëdhjetë e nëntë pikë nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Konisbaltë, pjesë e njësisë administrative Ura Vajgurore, Bashkia Dimal, Qarku Berat, me sipërfaqe 285.61 (dyqind e tetëdhjetë e pesë pikë gjashtëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Poshnjë, Pashalli, Vokopolë, Skrevan, Bistrovicë, pjesë e njësive administrative Poshnjë dhe Ura Vajgurore, Bashkia Dimal, Qarku Berat, me sipërfaqe 1369.34 (një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë tridhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshati Vokopolë,  pjesë e njësisë administrative Ura Vajgurore, Bashkia Dimal, Qarku Berat, me sipërfaqe 0.32 (zero pikë tridhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshati Vokopolë, pjesë e njësisë administrative Ura Vajgurore, Bashkia Dimal, Qarku Berat, me sipërfaqe 0.71 (zero pikë shtatëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Dimal për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË DURRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të     ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Durrës, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Gjuricaj, Kapidanaj, Kërtushaj, Likmetaj, Kuraten, Lalëz, Bizë, Draç, Shetaj, pjesë e njësisë administrative Ishëm, Bashkia Durrës, Qarku Durrës, me sipërfaqe 8 217 (tetë mijë e dyqind e shtatëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Armath, Borç, Kameras, Radë, Shkallë, fshat Manzë, pjesë e njësisë administrative Manzë, Bashkia Durrës, Qarku Durrës, me sipërfaqe 3 881 (tre mijë e tetëqind e tetëdhjetë e një) ha, sipas hartës në  sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Romanat, Bozanxhije, Manskuri, pjesë e njësisë administrative Rrashbull, Bashkia Durrës, Qarku Durrës, me sipërfaqe 2 612 (dy mijë e gjashtëqind e dymbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këto zona, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË HIMARË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të    ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Himarë të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshati Palasë, pjesë e njësisë administrative Himarë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 17 (shtatëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Palasë, Gjilekë dhe Dhërmi, pjesë e njësisë administrative Himarë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 304 (treqind e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshati Iliaz, pjesë e njësisë administrative Himarë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 45 (dyzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshati Vuno, pjesë e njësisë administrative Himarë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 83 (tetëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, Himarë, pjesë e njësisë administrative Himarë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 120 (njëqind e njëzet) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, Himarë dhe fshati Pilur, pjesë e njësisë administrative Himarë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 2211 (dy mijë e dyqind e njëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, Himarë dhe fshati Kudhës, pjesë e njësisë administrative Himarë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 132 (njëqind e tridhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë) Zona nr.8, fshati Qeparo, pjesë e njësisë administrative Himarë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 68 (gjashtëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
f) Zona nr.9, fshati Qeparo, pjesë e njësive administrative Himarë dhe Lukovë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 192 (njëqind e nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
g) Zona nr.10, fshati Borsh, pjesë e njësisë administrative Lukovë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 689 (gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
gj) Zona nr.11, fshatrat Piqeras, Sasaj, Lukovë dhe Shënvasil, pjesë e njësisë administrative Lukovë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 1118 (një mijë e njëqind e tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
h) Zona nr.12, fshati Nivicë, pjesë e njësisë administrative Lukovë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 81 (tetëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
i) Zona nr.13, fshatrat Fterrë dhe Borsh, pjesë e njësisë administrative Lukovë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 1874 (një mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
j) Zona nr.14, fshati Vranisht, pjesë e njësisë administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 293 (dyqind e nëntëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
k) Zona nr.15, fshati Tërbaç, pjesë e njësisë administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 2088 (dy mijë e tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
l) Zona nr.16, fshati Bolenë, pjesë e njësisë administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 683 (gjashtëqind e tetëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ll) Zona nr.17, fshati Kallarat, pjesë e njësisë administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 772 (shtatëqind e shtatëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
m) Zona nr.18, fshati Kuç, pjesë e njësive administrative Horë-Vranisht dhe Himarë, me sipërfaqe 2310 (dy mijë e treqind e dhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Himarë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KAVAJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të   ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Kavajë, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshati Kanaparaj, pjesë e njësisë administrative Golem, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 17 (shtatëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Seferaj, pjesë e njësisë administrative Golem, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 80 (tetëdhjetë) ha, sipas hartës në  sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshati Çetë, pjesë e njësisë administrative Helmas, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 38 (tridhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç)  Zona nr.4, fshati Zikular, pjesë e njësisë administrative Helmas, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 32 (tridhjetë e dy) ha, sipas hartës në  sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshati Habilaj, pjesë e njësisë administrative Helmas, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 47 (dyzet e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshati Habilaj, pjesë e njësisë administrative Helmas, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 110 (njëqind e dhjetë) ha, sipas hartës në  sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshati Peqinaj, pjesë e njësisë administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 13 (trembëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë)    Zona nr.8, fshatrat Peqinaj dhe Bago, pjesë të njësisë administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 81 (tetëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
f) Zona nr.9, fshati Peqinaj, pjesë e njësisë administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 101 (njëqind e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2.  Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3.  Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këto zona, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË LIBRAZHD
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të   ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Librazhd të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Librazhd Qendër, Arrëz, Babje, Dorëz, Dragostunjë, Kuturman, Gizavesh, Librazhd Katund, Qarrishtë, Spathar, Togëz, Merqizë, Semes, pjesë e njësisë administrative Qendër Librazhd, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 17540 (shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Mirakë, pjesë e njësisë administrative Polis, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 882 (tetëqind e tetëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Hotolisht, Dardhë, Vulçan, Buzgarë, Kokrevë, Vehçan, Xhyrë, Çerçan, pjesë e njësisë administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 15135 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e tridhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshatrat Ballgjin, Rinas, Neshtë, Mëxixë, pjesë e njësisë administrative Orenjë, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 4243 (katër mijë e dyqind e dyzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshatrat Stëblevë, Zabzun, Borovë, Llangë, Sebisht, pjesë e njësisë administrative Stëblevë, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 9795 (nëntë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshatrat Sheh, Gurëshpatë, Vilan, pjesë e njësisë administrative Polis, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 5725 (pesë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshatrat Lunik, Letëm, Zgosht, Koshorisht, pjesë e njësisë administrative Lunik, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 2823 (dy mijë e tetëqind e njëzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë) Zona nr.8, fshati Prodan, pjesë e njësisë administrative Stëblevë, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 1016 (një mijë e gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
f) Zona nr.9, fshati Kostenjë, pjesë e njësisë administrative Lunik, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 4362 (katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
g) Zona nr.10, fshati Funarës, pjesë e njësisë administrative Orenjë, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan, me sipërfaqe 577 (pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Librazhd për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN   E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MIRDITË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Mirditë të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Fan, Bisakë, Klos, Konaj, Shëngjin, Sang, Thirrë, Xhuxhë, Shtrungaj, Zall-Xhuxhë, Katundi i Ri, Dardhëz, Hebe, Domgjon, Gjakëz dhe Munellë, pjesë e njësisë administrative Fan, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 17088 (shtatëmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e   tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Lurth dhe Ujë, pjesë e njësive administrative Kthellë dhe Rrëshen, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 1470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Kullaxhi, Ndërshen, Lgjin, Bulshar, Planet, Nënshejt, Grykë-Orosh, Mashtërkor, Shtrungaj dhe Lajthizë, pjesë e njësive administrative Orosh dhe Fan, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 9078 (nëntë mijë e shtatëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshatrat Kodër-Rrëshen, Tarazh, Malaj, Malaj i Epërm, Perlat Qendër, Perlat i Sipërm, Shebe, Tharr, Trojë, Prosek; qyteti Kurbnesh, fshatrat Lufaj, Bardhaj, Lëkundë, Zajs, Kthellë e Sipërme, Kurbnesh-fshat, Mërkuth, Kumbull, pjesë e njësive administrative Rrëshen, Kthellë dhe Selitë, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 19731 (nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tridhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshatrat Gëziq, Kullaxh dhe Pshqesh, pjesë e njësive administrative Rrëshen dhe Orosh, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 1565 (një mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshatrat Kaçinar, Arrëz, Kuzhnen, Simon, Shëngjergj, Shtuf, Shpërdhezë, Bukmirë dhe Pshqesh, pjesë e njësive administrative Kaçinar, Orosh dhe Rrëshen, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 10599 (dhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshatrat Fierzë, Bulshizë, Fang, Rasfik, Katund i Vjetër, Munaz, Rreja e Zezë, Rreja e Velës, Vau Shkezë, Rrethi i Sipërm, Livadhëz, Bulger, pjesë e njësisë administrative Rubik, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë, me sipërfaqe 12563 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
  K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN   E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË RROGOZHINË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të    ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Rrogozhinë të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Harizaj, Lekaj, Okshtun, Zambish, Mushnik, Mlik, Gosë e Vogël dhe Gosë e Madhe, pjesë e njësive administrative Lekaj dhe Gosë, Bashkia Rrogozhinë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 3257 (tre mijë e dyqind e pesëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Rrogozhinë, Hamenraj, Thartor, Demarkaj, Rrostej, Fliballije, Methasanaj, Sinaballaj, Hazdushk dhe Koçaj-Sheshaj, pjesë e njësive administrative Rrogozhinë dhe Sinaballaj, Bashkia Rrogozhinë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 4157 (katër mijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Domën, Kazie, Spanesh, Stërbeg, Shardushk, Kryevidh, Patkë-Milot, Vilë-Ballaj, Zhabjak dhe Ballaj, pjesë e njësive administrative Kryevidh dhe Gosë, Bashkia Rrogozhinë, Qarku Tiranë, me sipërfaqe 4771 (katër mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Rrogozhinë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË VLORË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Vlorë, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Trevëllazër dhe Cerkovinë, pjesë e njësisë administrative Novoselë, Bashkia Vlorë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 744.99 (shtatëqind e dyzet e katër pikë nëntëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Risili, Çeprat, Shushicë, Bunavi, Grabian, Drithas, Mekat dhe Beshisht, pjesë e njësisë administrative Shushicë, Bashkia Vlorë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 3 347.79 (tre mijë e treqind e dyzet e shtatë pikë shtatëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Kaninë, Sherishtë, Xhyherinë, Babicë e Madhe, Babicë e Vogël, Bestrovë, Kërkovë, Panaja dhe Hoshtimë, pjesë e njësisë administrative Qendër, Bashkia Vlorë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 4 047.53 (katër mijë e dyzet e shtatë pikë pesëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshatrat Radhimë, Tragjas, Dukat dhe Dukat Fshat, pjesë e njësisë administrative Orikum, Bashkia Vlorë, Qarku Vlorë, me sipërfaqe 6 935.45 (gjashtë mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë pikë dyzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3.  Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këto zona, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA