Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Shtator 2023 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Shtator 2023

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Shtator 2023:

 

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E FUNKSIONEVE, PËRGJEGJËSIVE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRMJET AUTORITETEVE E STRUKTURAVE PËR MENAXHIMIN INDIREKT TË ASISTENCËS FINANCIARE TË BASHKIMIT EVROPIAN NËN INSTRUMENTIN PËR ASISTENCËN E PARAANËTARËSIMIT 2021-2027 (IPA III)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 11 e 12, të marrëveshjes financiare kuadër të partneritetit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA III), ratifikuar me ligjin nr.65/2022, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1
Qëllimi dhe fusha e zbatimit

1. Ky vendim përcakton funksionet, përgjegjësitë dhe marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve dhe strukturave për menaxhimin indirekt të asistencës financiare, ku bëjnë pjesë programet vjetore dhe shumëvjeçare, që do t’i jepen nga Bashkimi Evropian Republikës së Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit 2021 -2027 (IPA III).

2. Dispozitat e detajuara për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (CBC) dhe programin e bujqësisë dhe zhvillimit rural (IPARD), si dhe strukturat e autoritetet, që lidhen me programet CBC dhe IPARD, nuk janë objekt i këtij vendimi.

3. Ky vendim i siguron çdo personi ose autoriteti, të cilit i është besuar përgjegjësia për një veprimtari të menaxhimit, zbatimit, kontrollit, mbikëqyrjes, monitorimit, vlerësimit, raportimit ose auditimit në kuadër të menaxhimit indirekt të programeve IPA III, të kryejë detyrat, që lidhen me atë përgjegjësi, edhe në rastet kur nuk ka marrëdhënie hierarkike ndërmjet tyre dhe organeve të përfshira në atë veprimtari. Gjatë kryerjes së këtyre detyrave, këto autoritete, në përputhje me dispozitat e këtij vendimi, përcaktojnë sa vijon:

a) Rregullimin e marrëdhënieve formale të punës ndërmjet tyre dhe strukturave përkatëse;
b) Një sistem të përshtatshëm për shkëmbimin e informacionit, përfshirë të drejtën për të kërkuar informacion e të drejtën e disponueshmërisë së dokumenteve dhe personelit, sipas nevojës;
c) Standardet që duhen përmbushur dhe procedurat që duhen ndjekur.

4. Të gjitha aktet ligjore, përfshirë raportet, kërkesat dhe dokumentet e tjera në lidhje me përgatitjen ose zbatimin e programeve IPA III, që do t’i paraqiten Komisionit Evropian, hartohen në gjuhën angleze.

Neni 2
Përkufizimet

Për qëllim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Shërbimi i koordinimit kundër mashtrimit” (në vijim, AFCOS), strukturë që lehtëson bashkëpunimin efektiv dhe shkëmbimin e informacionit, përfshirë informacionin e natyrës operacionale, me OLAF-in, në përputhje me ligjin nr.112/2015, “Për inspektimin financiar publik”;

2. “Marrës”, përfitues i grantit, përfshirë kontraktorin për kontratat e binjakëzimit (Twinning), kontraktorin sipas kontratës së shërbimit, furnizimit ose punës, ose palët kontraktuese në një marrëveshje kontributi nën menaxhim indirekt, ose personin fizik ose juridik, që merr mbështetje financiare nga asistenca IPA III, i cili mund të jetë dhe marrës fundor;

3. “Marrëveshje financimi”, marrëveshje vjetore ose shumëvjeçare ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, që përcakton kushtet në të cilat asistenca IPA III do t’i jepet Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë metodat e aplikueshme për zbatimin e asistencës IPA III, afatet e zbatimit dhe rregullat për pranueshmërinë e shpenzimeve;

4. “Marrëveshje financiare kuadër e partneritetit” (në vijim, FFPA), marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA III), ratifikuar me ligjin nr.65/2022, i cili përcakton termat dhe kushtet për bashkëpunimin financiar ndërmjet Komisionit Evropian e Republikës së Shqipërisë dhe siguron kuadrin ligjor, administrativ dhe teknik për zbatimin e asistencës financiare në kuadër të IPA III;

5. “Menaxhimi indirekt nga Republika e Shqipërisë” (në vijim, menaxhimi indirekt), metodë zbatimi, ku Komisioni Evropian u beson detyrat e zbatimit të buxhetit strukturave dhe autoriteteve të vendosura në Republikën e Shqipërisë për menaxhimin indirekt të programeve vjetore dhe/ose shumëvjeçare, duke lidhur një marrëveshje financimi për një program specifik, në përputhje me marrëveshjen financiare kuadër të partneritetit;

6. “Marrësi fundor”, përfituesi final i rezultateve të arritura sipas kontratës ose marrëveshjes, i cili nuk merr mbështetje financiare direkte nga asistenca IPA III;

7. “Manual i brendshëm i procedurave”, një grup rregullash dhe procedurash që përcaktojnë masat e punës, sistemin e kontrollit të brendshëm, linjat e komunikimit e raportimit, rolet, përgjegjësitë dhe marrëdhëniet ndërmjet strukturave dhe autoriteteve të krijuara për menaxhimin indirekt të IPA III, me qëllim përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në marrëveshjen financiare kuadër të partneritetit, marrëveshjen/et sektoriale dhe marrëveshjen/et financiare;

8. “Sisteme(t) të (e) menaxhimit dhe kontrollit”, ngritja institucionale dhe organizative e strukturave dhe autoriteteve brenda administratës publike, si dhe vendosja e proceseve dhe masave të punës për menaxhimin dhe funksionimin e tyre për zbatimin e asistencës IPA III nën menaxhimin indirekt, të cilat verifikohen nga Komisioni Evropian përpara se strukturave dhe autoriteteve t’u besohen detyrat e zbatimit të buxhetit për një program të caktuar;

9. “OLAF”, Zyra Evropiane kundër Mashtrimit brenda Komisionit Evropian, e cila heton mashtrimin kundër buxhetit të Bashkimit Evropian, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze brenda institucioneve evropiane dhe zhvillon një politikë kundër mashtrimit për Komisionin Evropian;

10. “Plani i prokurimit”, plan i miratuar për çdo program vjetor ose shumëvjeçar, që zbërthen procedurat e prokurimit e të dhënies së granteve;

11. “Program”, plan veprimi vjetor ose shumëvjeçar i miratuar nga Komisioni Evropian për zbatimin e asistencës financiare IPA III, duke përcaktuar objektivat, rezultatet e pritshme, aktivitetet kryesore, metodat e zbatimit, buxhetin dhe treguesit, afatin kohor, të gjitha veprimet mbështetëse të lidhura dhe metodën për monitorimin e rezultateve të zbatimit të programit;

12. “Periudha e qëndrueshmërisë”, periudha midis përfundimit të periudhës së zbatimit të një kontrate të financuar nën programin IPA III dhe datës përfundimtare për zbatimin e marrëveshjes financiare përkatëse.

Neni 3
Strukturat dhe autoritetet për menaxhimin indirekt

1. Për menaxhimin e zbatimin e asistencës financiare të ofruar nga IPA III, ngrihen strukturat dhe autoritetet për menaxhimin indirekt, si më poshtë vijon:

a) Koordinatori Kombëtar IPA (KKIPA);
b) Zyrtari Kombëtar Autorizues (ZKA);
c) Struktura menaxhuese, e krijuar nga ZKA-ja, e përbërë nga:

i. Zyra Mbështetëse e ZKA-së; dhe
ii. organi kontabël.

ç) Autoriteti Menaxhues (AM);
d) Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar (ONMF);
dh) Organet e ndërmjetme për menaxhimin e politikave (ONMP);
e) Autoriteti Auditues (AA).

2. Në këtë vendim, ONMF-ja dhe ONMP-ja së bashku referohen si organe të ndërmjetme (ON).

Neni 4
Koordinatori Kombëtar IPA

1. Koordinatori Kombëtar i IPA-s (KKIPA) është autoritet përfaqësues i nivelit të lartë i caktuar nga Këshilli i Ministrave. Përgjegjësitë e KKIPA-së për programet IPA III i ngarkohen drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), në përputhje me vendimin nr.642, datë 29.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”.

2. KKIPA-ja ushtron detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në FFPA, që mund të shtjellohen më tej në marrëveshjet e financimit. KKIPA-ja është përgjegjëse për:

a) sigurimin e një lidhjeje të ngushtë ndërmjet përdorimit të asistencës IPA dhe procesit të anëtarësimit;
b) koordinimin e procesit të programimit të asistencës IPA III dhe sigurimin e konsultimit të ngushtë me Komisionin Evropian në përgatitjen e përgjigjes strategjike dhe dokumenteve të programimit, në përputhje me prioritetet tematike të përcaktuara në kornizën e programimit IPA III dhe dorëzimin e përgjigjes strategjike dhe dokumenteve të programimit pranë Komisionit Evropian, në përputhje me procesin e programimit dhe kalendarin e rënë dakord me Komisionin Evropian;
c) koordinimin e procesit të programimit të asistencës IPA III brenda administratës shtetërore dhe me donatorë të tjerë;
ç) sigurimin që strukturat e administratës shtetërore, që përfitojnë nga asistenca IPA III, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar zbatimin e programeve nga të cilat përfitojnë;
d) koordinimin e përgatitjes së amendimeve të programit;
dh) paraqitjen e aplikimeve për projekte madhore në Komisionin Evropian për projektet madhore të përzgjedhura dhe të përgatitura nga autoritetet menaxhuese, në bashkëpunim me Organin e Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave, nëse është caktuar dhe/ose strukturave të tjera të përfshira;
e) sigurimin që autoritetet përkatëse publike dhe palët e interesuara, si: partnerët ekonomikë, socialë e mjedisorë, organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet lokale, si dhe universitetet e qendrat kërkimore, sipas rastit, të konsultohen siç duhet, të kenë akses në kohë në informacionin përkatës lidhur me asistencën IPA III dhe të përfshihen në të gjitha fazat e planifikimit, zbatimit, vlerësimit e monitorimit të programeve dhe projekteve, në përputhje me FFPA-në dhe kornizën e programimit IPA III;
ë) koordinimin e masave për të siguruar një përthithje më të lartë të fondeve të disponueshme IPA dhe arritjen, në këtë mënyrë, të objektivave të përcaktuar në programet IPA III;
f) monitorimin e zbatimit të përgjithshëm të asistencës IPA III dhe sigurimin e ngritjes, funksionimit dhe pjesëmarrjes së palëve të interesuara në komitetet e monitorimit, në përputhje me FFPA-në, si dhe marrëveshjet sektoriale e marrëveshjet e financimit;
g) sigurimin e raportimit të përshtatshëm për Komisionin Evropian në përputhje me kërkesat e FFPA-së, marrëveshjet sektoriale dhe marrëveshjet e financimit;
gj) sigurimin e vlerësimit të programeve IPA III dhe përgatitjen e një plani vlerësimi, që përcakton aktivitetet e vlerësimit që kryhen në faza të ndryshme të zbatimit të programit;
h) koordinimin e veprimeve strategjike të komunikimit dhe vizibilitetit për programet e veprimet në kuadër të asistencës IPA III;
i) sigurimin e monitorimin e ngritjes së një mekanizmi dhe procedurave efektive për përjashtimin ex ante nga TVSH-ja, në përputhje me dispozitat e FFPA-së;
j) monitorimin e qëndrueshmërisë së projekteve të financuara nga IPA III dhe koordinimin me ZKA-në me synimin për marrjen e masave të duhura për të siguruar që rezultatet e gjeneruara dhe të ndikuara drejtpërdrejt nga asistenca financiare vazhdojnë ose ka të ngjarë të vazhdojnë pas përfundimit të periudhës së zbatimit të një veprimi dhe datës përfundimtare për zbatimin e marrëveshjes financiare përkatëse.

3. KKIPA-ja është gjithashtu përgjegjëse për mirëfunksionimin e zyrës së saj mbështetëse për:

a) sigurimin e zbatimit të masave efektive dhe të përshtatshme kundër mashtrimit nga zyra e KKIPA-së, duke marrë parasysh rreziqet e identifikuara dhe që parregullsitë e identifikuara t’i raportohen ZKA-së në kohën e duhur;
b) sigurimin që Zyra e KKIPA-së i nënshtrohet auditimit të brendshëm;
c) sigurimin që Zyra e KKIPA-së përmbush plotësisht e zbaton marrëdhëniet formale të punës dhe manualit të brendshëm të procedurave të përcaktuar në nenin 18, të këtij vendimi;
ç) informimin e ZKA-së për çdo ndryshim në sistemin e vendosur të kontrollit të brendshëm brenda Zyrës së KKIPA-së.

Neni 5
Zyra KKIPA

1. Në funksionin e saj, KKIPA-ja mbështetet nga Zyra e KKIPA-së. Përgjegjësitë e Zyrës Mbështetëse të KKIPA-së i caktohen Drejtorisë së Administrimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropian në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Drejtori i Drejtorisë së Administrimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropian kryen rolin e drejtorit të Zyrës së KKIPA-së.

2. Drejtuesi i Zyrës së KKIPA-së organizon e bashkërendon zyrën e KKIPA-së për të siguruar koordinim të përgjithshëm efektiv dhe eficient të asistencës IPA III.

3. Drejtuesi i Zyrës së KKIPA-së është përgjegjës për ekzekutimin në kohë, të ligjshëm dhe të duhur të detyrave përpara miratimit të tyre nga KKIPA-ja.

4. Zyra e KKIPA-së i siguron ZKA-së informacion mbi sistemin e tij të kontrollit të brendshëm, në përputhje me marrëdhëniet e punës dhe manualet e procedurave të parashikuara në nenin 18, të këtij vendimi.

Neni 6
Zyrtari Kombëtar Autorizues

1. Zyrtari Kombëtar Autorizues (ZKA) është autoritet brenda administratës shtetërore, përgjegjës për menaxhimin dhe zbatimin e asistencës financiare nën programet IPA III, nën menaxhim indirekt. Përgjegjësitë e ZKA-së për programet IPA III i ngarkohen një zëvendësministri të ministrisë përgjegjëse për financat.

2. ZKA-ja kryen funksionet dhe merr përgjegjësitë e përcaktuara në FFPA dhe të specifikuara më tej në marrëveshje sektoriale dhe në marrëveshje financimi.

3. ZKA-ja, për të kryer detyrat e saj, ka të drejtë të kërkojë informacion e të kryejë verifikime në strukturat dhe në autoritetet e përmendura në shkronjat “c” deri “dh”, të pikës 1, të nenit 3, të këtij vendimi.

4. Në kryerjen e detyrave, ZKA-ja mbështetet nga struktura menaxhuese, sipas parashikimeve të këtij vendimi.

Neni 7
Struktura menaxhuese

1. Struktura menaxhuese përbëhet nga:

a) Zyra Mbështetëse e ZKA-së;
b) organi kontabël.

Përgjegjësitë dhe detyrimet e Zyrës Mbështetëse të ZKA-së dhe organit kontabël të ZKA-së ndahen në mënyrë të përshtatshme.

2. Përgjegjësitë e Zyrës Mbështetëse të ZKA-së i ngarkohen drejtorisë mbështetëse të ZKA-së në ministrinë përgjegjëse për financat.

3. Përgjegjësitë e organit kontabël për programet IPA III i ngarkohen Drejtorisë së Fondit Kombëtar në ministrinë përgjegjëse për financat.

4. Struktura menaxhuese kryen detyrat e përgjegjësitë e përcaktuara në FFPA dhe marrëveshje financimi, si dhe i përgjigjet ZKA-së.

5. Struktura kontabël kryen detyrat e përcaktuara në pikën 5, të nenit 61, dhe klauzolën 4, pika 3, të aneksit A, të FFPA-së, dhe është përgjegjëse për:

a) mbështetjen e ZKA-së në kryerjen e detyrave të saj në lidhje me kontabilitetin, menaxhimin financiar dhe operacionet financiare të programeve IPA III nën përgjegjësinë e ZKA-së;
b) sigurimin e sistemit rrjedhës (accrual) të kontabilitetit për çdo program/veprim/operacion IPA III të menaxhuar në mënyrë indirekte;
c) sigurimin e raportimit financiar të saktë për çdo program/veprim/operacion IPA III të menaxhuar në mënyrë indirekte për Komisionin Evropian;
ç) mbajtjen dhe organizimin e llogarive bankare qendrore të IPA III;
d) dërgimin e kërkesë-pagesave dhe marrjen e pagesave nga Komisioni Evropian, dërgimin e kërkesë-pagesave dhe marrjen e pagesave nga buxheti i shtetit për elementet e bashkëfinancimit, sipas rastit;
dh) autorizimin e transferimit të fondeve te struktura operative;
e) kthimin e fondeve Komisionit Evropian, pas lëshimit të urdhrave të rikuperimit nga Komisioni Evropian.

6. Zyra Mbështetëse e ZKA-së kryen funksionet e përcaktuara në klauzolën 4, pika 2, të aneksit A, të FFPA-së, dhe është përgjegjëse për mbështetjen e ZKA-së në:

a) ngritjen e sistemit të menaxhimit e të kontrollit IPA III dhe monitorimin e funksionimit të tij;
b) mbledhjen e rregullt të informacionit nga strukturat dhe autoritetet e përmendura në pikën 1, të nenit 3, të këtij vendimi, për të garantuar përputhshmërinë me kërkesat e përcaktuara në nenin 6, të këtij vendimi;
c) mbikëqyrjen e veprimtarive të trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve të strukturave dhe autoriteteve të përmendura në pikën 1, të nenit 3, të këtij vendimi;
ç) monitorimin e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm të parashikuar në nenin 13, të këtij vendimi, dhe në klauzolën 4, pika 2, të aneksit A, të FFPA-së, duke i dhënë ZKA-së siguri për ligjshmërinë e rregullsinë e transaksioneve IPA III dhe funksionimin e një sistemi efektiv dhe eficient të kontrollit të brendshëm për zbatimin e asistencës IPA III;
d) raportimin në Komisionin Evropian për funksionimin e sistemit të menaxhimit dhe të kontrollit të brendshëm, si dhe për statusin e planeve të veprimit e ndjekjen e raporteve të auditimit të lëshuara nga Autoriteti i Auditimit, shërbimet e auditimit të brendshëm dhe Komisioni Evropian; në këtë kontekst, asistimi i Zyrës së KKIPA-së për përgatitjen e raporteve vjetore dhe përfundimtare të zbatimit dhe autoriteteve menaxhuese për raportimin pranë komiteteve sektoriale të monitorimit, përgatitja e një deklarate menaxheriale vjetore për çdo program IPA III dhe sigurimi i dorëzimit të saj në Komisionin Evropian, me një kopje pranë KKIPA-së dhe Autoritetit të Auditimit deri më 15 shkurt të çdo viti.

Neni 8
Autoriteti Menaxhues

1. Autoriteti Menaxhues është strukturë e krijuar dhe/ose e ngarkuar me detyra brenda administratës shtetërore për zbatimin e programit të financuar nga IPA III.

2. Autoriteti Menaxhues është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të programit(eve) përkatës(e). Ai kryen funksionet dhe përgjegjësitë e përcaktuara në aneksin A, të FFPA-së, dhe në marrëveshjet e financimit.

3. Autoriteti Menaxhues siguron përgatitjen, zbatimin, vizibilitetin, monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e duhur të programit(eve) të caktuar(a) dhe është përgjegjës për:

a) përgatitjen e programit (eve) dhe amendimeve të tij (tyre) me ndihmën e organit të ndërmjetëm të caktuar për menaxhimin e politikave, nëse ka, dhe dorëzimin e tij në KKIPA;
b) përzgjedhjen e përgatitjen e operacioneve/projekteve/projekteve madhore dhe dorëzimin e tyre te KKIPA-ja, duke siguruar që operacionet/projektet/projektet madhore të përzgjedhura janë në përputhje me kushtet e pranueshmërisë dhe shpërndarjen financiare të përcaktuar në programin përkatës;
c) koordinimin e zbatimit të duhur të programeve dhe projekteve përkatëse IPA III të financuara nën programe, veçanërisht nga pikëpamja teknike dhe operacionale, duke asistuar ONMF-në në menaxhimin e monitorimin e zbatimit teknik të projekteve dhe bashkëpunimin me Organin e Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave, nëse caktohet, si dhe çdo marrës respektiv;
ç) monitorimin e zbatimit të programeve përkatëse IPA III lidhur me arritjen e objektivave të programit dhe dhënien e informacionit Komitetit Sektorial të Monitorimit (SMC), të përmendur në pikën 4, të nenit 15, të këtij vendimi, për statusin e zbatimit të programit;
d) krijimin e një sistemi të përshtatshëm raportimi dhe sigurimin e informacionit të nevojshëm për KKIPA-në, ZKA-në dhe Autoritetin e Auditimit për raportet që i dorëzohen Komisionit Evropian, dhe kontribuon në përgatitjen e raporteve vjetore e përfundimtare të zbatimit, që do t’i dorëzohen KKIPA-së;
dh) planifikimin në buxhetin afatmesëm e vjetor dhe sigurimin e transferimit në kohë të kontributit kombëtar të dakordësuar me Komisionin Evropian për programin(et) operacional(e) që menaxhon;
e) sigurimin e zbatimit të masave efektive dhe proporcionale kundër mashtrimit, duke marrë parasysh rreziqet e identifikuara dhe raportimin në kohë të të gjitha parregullsive të zbuluara te ZKA-ja;
ë) paraqitjen e një deklarate menaxheriale vjetore pranë ZKA-së për çdo program IPA III për të cilin Autoriteti Menaxhues është përgjegjës jo më vonë se data 15 janar e çdo viti, si dhe të gjithë informacionin e parashikuar në marrëdhëniet e punës e procedurat e përmendura në nenin 18, të këtij vendimi;
f) monitorimin e përputhshmërisë së vazhdueshme të organeve të ndërmjetme me kërkesat e kuadrit të kontrollit të brendshëm të përmendura në pikën 1, të nenit 13, të këtij vendimi, dhe raportimin pranë ZKA-së për çdo ndryshim në kuadrin e vendosur të kontrollit të brendshëm;
g) sigurimin e pajtueshmërisë me kërkesat e informacionit, publicitetit, transparencës, vizibilitetit dhe komunikimit të Bashkimit Evropian, në përputhje me parashikimet e neneve 23 e 24, të FFPA-së;
gj) sigurimin e disponueshmërisë së të gjithë informacionit dhe evidencës përkatëse për të siguruar gjurmë auditimi të detajuar në nivelin e duhur.

4. Funksionet e Autoritetit Menaxhues ndahen nga funksionet e menaxhimit financiar të kryera nga Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar i parashikuar në pikën 4, të nenit 12, të këtij vendimi, dhe Autoriteti Menaxhues respekton autonominë e Organit të Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar në marrjen e vendimeve financiare sipas programit.

5. Autoriteti Menaxhues mund t’i delegojë një pjesë të detyrave të tij një ose më shumë ONMP-ve të përmendura në nenin 12, të këtij vendimi, sipas rastit. Autoriteti Menaxhues mbikëqyr punën e ONMP-ve dhe performancën e ONMF-së, në përputhje me procedurat e manualeve të brendshme të parashikuara në nenin 18, të këtij vendimi.

6. Autoriteti Menaxhues siguron që të ekzistojnë rregullimet e duhura të punës, si në nivelin e tij, ashtu edhe në nivelin e organeve të ndërmjetme të caktuara, në përputhje me manualet e procedurave, të parashikuara nenin 18, të këtij vendimi, dhe që të ekzistojë një kuadër i përshtatshëm i kontrollit të brendshëm.

7. Autoriteti Menaxhues është përgjegjës për sigurimin e qëndrueshmërisë së programeve të zbatuara në menaxhimin indirekt të financuar nën IPA III, në përputhje me kërkesat për sigurimin e qëndrueshmërisë, të përmendura në shkronjën “c”, të pikës 2, të nenit 5, të FFPA-së, dhe në nenin 20, të këtij vendimi, dhe për raportimin për qëndrueshmërinë tek KKIPA-ja dhe ZKA-ja.

8. Autoriteti Menaxhues udhëhiqet nga drejtuesi i strukturës së caktuar në bazë të pikës 1, të nenit 12, të këtij vendimi. Konkretisht, drejtuesi i Autoritetit Menaxhues është përgjegjës për:

a) sigurimin e respektimit të pikave 3 – 8, të këtij neni;
b) raportimin pranë ZKA-së për çdo ndryshim në sistemin e vendosur të kontrollit të brendshëm;
c) monitorimin e zbatimit të planeve të prokurimit të vendosura dhe të dakordësuara ndërmjet Autoritetit Menaxhues dhe Organit të Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar, brenda afatit kohor të dakordësuar, si dhe zbatimin e projekteve të financuara nga programi(et) dhe sigurimin, nëse është e nevojshme, të zbatimit të masave korrigjuese nga institucionet përkatëse.

Neni 9
Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar

1. Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar është strukturë brenda administratës shtetërore, e cila zbaton detyrat e menaxhimit financiar për programin(et) që i janë caktuar. Përcaktimi i ONMF-së rregullohet në pikën 4, të nenit 12, të këtij vendimi.

2. Procedurat e prokurimit të sistemeve software-ike dhe hardware-ike, shërbimeve të internetit dhe intranetit e pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në kuadër të programeve IPA III menaxhohen nga ONMF-ja, në përputhje me parashikimet e FFPA-së, ratifikuar me ligjin nr.65/2022, e të marrëveshjeve të financimit, pavarësisht dispozitave për prokurimet e qendërzuara, të parashikuara në ligjin nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”.

3. Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar merr vendime financiare në mënyrë autonome brenda programeve të caktuara dhe kryen funksionet e përgjegjësitë e përcaktuara në FFPA. Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar është përgjegjës për:

a) kryerjen e procedurave të tenderimit dhe procedurat e dhënies së grantit e nënshkrimin e kontratave dhe/ose shtojcave përkatëse të kontratave me marrësit e përzgjedhur të IPA III, në përputhje me kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian dhe Komisionin Evropian, “Udhëzues praktik mbi procedurat e kontratës për veprimin e jashtëm të Bashkimit Evropian” (PRAG) dhe manualin e binjakëzimit (Twinning) në fuqi në momentin e nisjes së procedurës përkatëse;
b) përgatitjen në bashkëpunim me Autoritetin Menaxhues ose organet e ndërmjetme për menaxhimin e politikave të parashikimeve të procedurave të prokurimit, dhënies së grantit dhe procedurat e tjera të kontraktimit, kontraktimin dhe parashikimin financiar për çdo program IPA III, që i është caktuar, dhe transmetimin e tyre ZKA-së brenda afateve të përcaktuara në marrëdhëniet përkatëse të punës e në procedurat e përmendura në nenin 18, të këtij vendimi;
c) garantimin që shpenzimet e deklaruara janë kryer në të vërtetë, në përputhje me rregullat e zbatueshme të pranueshmërisë dhe se mallrat, shërbimet e punimet janë dorëzuar në përputhje me kontratat e nënshkruara;
ç) kërkimin e transferimit të fondeve të alokimeve financiare të IPA-s dhe alokimeve të kontributit kombëtar të lidhur me këto fonde, nga organi i kontabilitetit, autorizimin dhe kryerjen e pagesave dhe rikuperimin e fondeve të paguara në mënyrë të parregullt nga marrësit e IPA III;
d) mbajtjen e një sistemi rrjedhës (accrual) të kontabilitetit, për të regjistruar e ruajtur të dhënat e sakta, të plota dhe të besueshme të kontabilitetit në formë elektronike, për çdo program/veprim/operacion IPA III dhe aplikimin e kodifikimit të përshtatshëm të kontabilitetit për programet IPA III në zbatim;
dh) vënien në dispozicion me Autoritetin Menaxhues të informacionit të përshtatshëm për ekzekutimin e detyrave të caktuara dhe për zbatimin e kontratave nga programet përkatëse IPA III;
e) sigurimin e monitorimit në nivel kontrate, duke përfshirë aspektet administrative, financiare, teknike dhe fizike të ekzekutimit të kontratës; miratimin e rezultateve të aktiviteteve të projekteve, pas pranimit të tyre nga Autoriteti Menaxhues/Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave/Marrësi(t) fundor(ë) respektiv(ë);
ë) raportimin për qëllim vlerësim progresi mbi tenderimin, kontraktimin dhe pagesat sipas planit të prokurimit të miratuar, në nivel kontrate pranë Autoritetit Menaxhues, ZKA-së dhe Zyrës së KKIPA-së;
f) garantimin e disponueshmërisë të informacionit dhe dokumentacionit përkatës për të siguruar gjurmë auditi mjaftueshëm të detajuar;
g) garantimin e zbatimit të masave efektive dhe proporcionale kundër mashtrimit, duke marrë parasysh rreziqet e identifikuara dhe raportimin në kohë të ZKA-së për çdo parregullsi të zbuluar, me informacion drejtuar Autoritetit Menaxhues, në përputhje me rregullimet e punës dhe në procedurat e përmendura në nenin 18, të këtij vendimi;
gj) dërgimin e deklaratës vjetore manaxheriale për çdo program IPA III pranë drejtuesit të Autoritetit Menaxhues, së bashku me dokumentacionin mbështetës, jo më vonë se 10 janari i çdo viti;
h) publikimin e informacionit mbi marrësit e IPA III, në përputhje me rregullat dhe procedurat e zbatueshme, duke përfshirë rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale;
i) dhënien e trajnimeve të vazhdueshme për institucionet përfituese lidhur me proceset e prokurimit e të monitorimit të zbatimit të kontratave e të projekteve sipas rregullave të donatorëve, në përputhje me këtë vendim dhe vendimin e veçantë për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë.

4. Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar vepron në përputhje të plotë me manualet e brendshme të procedurave të përmendura në nenin 18, të këtij vendimi.

5. Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar drejtohet nga drejtuesi i strukturës së përmendur në pikën 4, të nenit 12, të këtij vendimi. Drejtuesi i Organit të Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar është përgjegjës për:

a) sigurimin e përputhshmërisë me pikat 3 dhe 4, të këtij neni;
b) garantimin e përputhshmërisë së vazhdueshme të Organit të Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar me kërkesat e sistemit të kontrollit të brendshëm sipas pikës 1, të nenit 13, të këtij vendimi, dhe raportimin pranë Autoritetit Menaxhues dhe ZKA-së për çdo ndryshim në sistemin e kontrollit të brendshëm të vendosur;
c) garantimin e zbatimit në kohë të planeve të prokurimit, të vendosura dhe të dakorduara ndërmjet Autoritetit Menaxhues e Organit të Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar, brenda afatit të dakordësuar dhe zbatimit të masave korrigjuese, sipas nevojës;
ç) marrjen pjesë në Komitetin Sektorial të Monitorimit të ngritur për sektorin apo programin përkatës;
d) vënien në dispozicion të ZKA-së, KKIPA-së dhe Autoritetit Menaxhues të informacionit të kërkuar, në përputhje me marrëdhëniet e punës e manualet e procedurave të parashikuara në nenin 18, të këtij vendimi.

Neni 10
Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave

1. Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave është strukturë brenda administratës shtetërore, që kryen detyrat e menaxhimit të fushës së politikave të një programi, të cilit i është caktuar. Përcaktimi i ONMP-së rregullohet në pikën 3, të nenit 12, të këtij vendimi.

2. Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave është përgjegjës për:

a) mbështetjen e Autoritetit Menaxhues në përgatitjen e programit (programeve) dhe çdo amendamenti të tij e në përgatitjen e aplikimeve për operacione dhe projekte/projekte të mëdha;
b) pjesëmarrjen në përgatitjen e planit të prokurimit, përgatitjen e dokumentacionit teknik për operacionet dhe projektet/projektet madhore, në përputhje të plotë me afatin kohor të përcaktuar për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas planit të prokurimit, mbështetjen e Autoritetit Menaxhues dhe Organit të Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar në aspektet teknike gjatë periudhës së tenderimit, grantit dhe kontraktimit, duke ofruar mbështetjen e nevojshme teknike e duke lehtësuar zbatimin e projekteve sa herë që kërkohet, duke shqyrtuar dhe pranuar rezultatet e aktiviteteve të projektit e duke kryer kontrolle në vend të zbatimit të aktiviteteve të projektit, në përputhje me kontratën;
c) sigurimin e informacionit të nevojshëm për Autoritetin Menaxhues dhe Organin e Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar mbi përparimin teknik të zbatimit të programit/projektit në nivel kontrate dhe dhënien e inputeve në raportet vjetore dhe përfundimtare të zbatimit mbi progresin dhe statusin e zbatimit;
ç) garantimin e qëndrueshmërisë së projekteve për të cilat ata janë përgjegjës, në përputhje me kërkesat e qëndrueshmërisë të referuara në shkronjën “c”, të pikës 2, të nenit 5, të FFPA-së, dhe në nenin 20, të këtij vendimi, dhe raportimin mbi qëndrueshmërinë tek Autoriteti Menaxhues;
d) garantimin e zbatimit të masave efektive dhe proporcionale kundër mashtrimit, duke marrë parasysh rreziqet e identifikuara e raportimin në kohë pranë ZKA-së për çdo parregullsi të zbuluar, si dhe duke informuar Autoritetin Menaxhues dhe ONMF-në, në përputhje me rregullimet e punës të përmendura në nenin 18, të këtij vendimi;
dh) sigurimin e përputhshmërisë me kërkesat për informacionin, publicitetin, transparencën, vizibilitetin dhe komunikimin e Bashkimit Evropian, në përputhje me sa parashikojnë nenet 24 e 25 të FFPA-së;
e) sigurimin e disponueshmërisë së informacionit dhe dokumentacionit përkatës për të siguruar gjurmë auditi mjaftueshëm të detajuar;
ë) paraqitjen e deklaratës vjetore menaxheriale pranë drejtuesit të Autoritetit Menaxhues jo më vonë se data 10 janar e çdo viti.

3. Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave respekton dhe zbaton plotësisht manualet e brendshme të procedurave të përmendura në nenin 18, të këtij vendimi.

4. Drejtuesi i Organit të Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave të përmendur në pikën 1, të këtij neni, emërohet nga titullari i institucionit përkatës, në të cilin krijohet Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave. Drejtuesi i Organit të Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave është përgjegjës për:

a) sigurimin e respektimit të pikave 3 dhe 4, të këtij neni;
b) sigurimin që Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave vazhdimisht të përputhet me kërkesat e sistemit të kontrollit të brendshëm sipas pikës 1, të nenit 13, të këtij vendimi, dhe raportimin pranë Autoritetit Menaxhues e ZKA-së të çdo ndryshimi në sistemin e vendosur të kontrollit të brendshëm;
c) vënien në dispozicion ZKA-së, KKIPA-së dhe Autoritetit Menaxhues të informacionit të kërkuar sipas marrëdhënieve të punës dhe të manualeve të procedurave të parashikuara në nenin 18, të këtij vendimi.

Neni 11
Marrësi fundor

1. Marrësi fundor respekton udhëzimet e Autoritetit Menaxhues për të përmbushur detyrimet e tij lidhur me programimin, procedurat e prokurimit, procedurat e dhënies së granteve dhe procedurat e tjera kontraktuese, zbatimin e qëndrueshmërinë e kontratave të financuara sipas IPA III nën përgjegjësinë e tij, si dhe me dispozitat e marrëveshjes së marrësit fundor me Autoritetin Menaxhues dhe organet e ndërmjetme.

2. Marrësi fundor mban përgjegjësi përfundimtare për qëndrueshmërinë e rezultateve të projekteve të financuara sipas programeve IPA III, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet palëve.

3. Marrësi fundor informon rregullisht Autoritetin Menaxhues për përdorimin e rezultateve të prekshme dhe/ose jo të prekshme dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe mbi caktimin e përdorimin e buxhetit të mirëmbajtjes, për aktivitetet e kryera në përputhje me rekomandimet e bëra gjatë kontrolleve në vend, si dhe për aspekte të tjera të qëndrueshmërisë gjatë periudhës së qëndrueshmërisë në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet palëve.

4. Marrësi fundor informon menjëherë Autoritetin Menaxhues për çdo ndryshim që ndikon ose mund të ndikojë në qëndrueshmërinë e projekteve të financuara sipas programeve IPA III.

5. Në rast se kushtet për qëndrueshmërinë e rezultateve të prekshme dhe/ose të paprekshme të fituara sipas kontratave të financuara sipas programeve IPA III nuk përmbushen, marrësi fundor siguron në buxhetin e tij fondin e nevojshëm për rimbursimin e ndihmës financiare IPA III, sipas kërkesës.

Neni 12
Përcaktimi i strukturave dhe i autoriteteve për menaxhimin indirekt

1. Roli dhe përgjegjësitë e Autoritetit Menaxhues të përmendur në nenet 3, pika 1, shkronja “ç”, 8 e 10, pika 2, të këtij vendimi, përmbushet nga:

a) një njësi e veçantë brenda Zyrës së KKIPA-së, për programet kombëtare vjetore;
b) një drejtori e veçantë në organikën e ministrisë përgjegjëse për energjinë për programin operativ shumëvjeçar në fushën e energjisë (2024 – 2027);
c) një drejtori e veçantë në organikën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për programin operativ shumëvjeçar në fushën e ekonomisë dhe shoqërisë digjitale (2024 – 2027);
ç) një drejtori e veçantë në organikën e ministrisë përgjegjëse për financat për programin operativ shumëvjeçar në fushën e garancisë rinore (2024 – 2027).

2. Titullari i institucionit përgjegjës përcakton me urdhër të veçantë drejtorinë që duhet të përmbushë rolin e Autoritetit Menaxhues për programet shumëvjeçare.

3. Roli dhe përgjegjësitë e Organit të Ndërmjetëm për Menaxhimin e Politikave, të përmendur në nenet 3, pika 1, shkronja “dh”, dhe 10, të këtij vendimi, përmbushet, përkatësisht:

a) për programin operativ shumëvjeçar për energjinë 2024-2027:

i. një drejtori e veçantë në organikën e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë (AEE);
ii. një drejtori e veçantë në organikën e Agjencisë Kombëtare Ujësjellës-Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta (AKUM).

b) për programin operativ shumëvjeçar për garancinë rinore 2024 – 2027, një drejtori e veçantë në organikën e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

4. Titullari i institucionit përgjegjës përcakton me urdhër të veçantë drejtorinë që duhet të përmbushë rolin e ONMP-së për programet shumëvjeçare.

5. Roli dhe përgjegjësitë e Organit të Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar të përmendur në nenet 3, pika 1, shkronja “d”, e 9, të këtij vendimi, përmbushet nga Drejtoria e Përgjithshme për Financimin dhe Kontraktimin e Fondeve të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Donatorëve të Tjerë (CFCU), në ministrinë përgjegjëse për financat.

6. Agjencia e Auditimit për Programet e Asistencës së Akredituar të Bashkimit Evropian, krijuar me ligjin nr.90/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë”, është autoriteti auditues për qëllime të auditimit të asistencës IPA III.

Neni 13
Plotësimi i kërkesave të kuadrit të kontrollit të brendshëm

1. Strukturat dhe autoritetet për menaxhimin indirekt të IPA III sigurojnë zbatimin e kushteve të marrjes së besimit për detyrat e zbatimit të buxhetit për programet IPA III dhe ekzistencën e funksionimin e një sistemi efektiv të kontrollit të brendshëm, në përputhje me pikat 2 e 3, të nenit 12, dhe aneksin B, të FFPA-së.

2. ZKA-ja, pasi Komisioni Evropian t’i ketë besuar detyrat e zbatimit të buxhetit për programet IPA III, monitoron që struktura menaxhuese, autoritetet menaxhuese dhe organet e ndërmjetme të sigurojnë përputhshmërinë me kërkesat e zbatueshme sipas pikës 1, të këtij neni. Zyra Mbështetëse e ZKA-së mbështet ZKA-në në kryerjen e detyrave që lidhen me këtë përgjegjësi.

3. Në rast mosplotësimi të kërkesave të përmendura në pikën 1, të këtij neni, ZKA-ja vë në dijeni strukturën menaxhuese, autoritetet menaxhuese e organet e ndërmjetme dhe jep rekomandime për zbatimin e masave korrigjuese.

4. Nëse masat e rekomanduara nuk zbatohen nga drejtuesit e strukturave të përcaktuara, ZKA-ja informon titullarin e institucionit, ku janë ngritur strukturat përgjegjëse për zbatimin e masave korrigjuese. Në rast se masat e rekomanduara nuk zbatohen, ZKA-ja, në bashkërendim me KKIPA-në, vë në dijeni Këshillin e Ministrave dhe bën rekomandime për të garantuar ripërmbushjen e kërkesave për besimin e detyrave të zbatimit të buxhetit për programet IPA III.

5. Në rast mospërputhjeje me kërkesat e përmendura në pikën 1, të këtij neni, ZKA-ja informon menjëherë Komisionin Evropian, vë në dijeni KKIPA-në e Autoritetin Auditues, dhe është përgjegjëse për marrjen e masave mbrojtëse për sa u përket pagesave të kryera ose kontratave të nënshkruara. ZKA-ja mund të pezullojë pagesat deri në plotësimin e kërkesave të pikës 1, të këtij neni.

6. ZKA-ja, gjatë kryerjes së këtyre funksioneve, me ndihmën e Zyrës Mbështetëse të ZKA-së, mund të kryejë verifikime në vend te autoritetet menaxhuese dhe organet e ndërmjetme, si dhe kontrolle në vend të kontratave të financuara nga IPA përpara dhe pas përfundimit të periudhës së zbatimit të këtyre kontratave.

7. Në rastet kur një pjesë e marrëveshjes përkatëse të financimit pezullohet ose ndërpritet nga Komisioni Evropian për mospërputhje me kërkesat për kuadrin efektiv të kontrollit të brendshëm, ZKA-ja, në koordinim me strukturat e autoritetet për menaxhimin indirekt të IPA III, miraton dhe monitoron pajtueshmërinë nga struktura menaxhuese, sipas përcaktimit të nenit 7, të këtij vendimi, autoritetet menaxhuese dhe organet e ndërmjetme të caktuara me një plan veprimi të masave korrigjuese, për të adresuar dobësitë në kuadrin e kontrollit të brendshëm, në përputhje me udhëzimet e Komisionit Evropian.

8. Struktura menaxhuese, autoritetet menaxhuese dhe organet e ndërmjetme zbatojnë masat e parashikuara në planet e veprimit për të kapërcyer dobësitë në kuadrin e kontrollit të brendshëm brenda afateve të përcaktuara dhe të informojnë ZKA-në.

Neni 14
Mbrojtja e interesave financiarë të Bashkimit Evropian

1. Funksionet e Shërbimit të Koordinimit Kundër Mashtrimit (AFCOS) i ngarkohen Drejtorisë së Inspektimit Financiar pranë ministrisë përgjegjëse për financat.

2. Strukturat dhe autoritetet e përmendura në pikën 1, të nenit 3, të këtij vendimi, dhe të AFCOS-së krijojnë një sistem efektiv për parandalimin, zbulimin, korrigjimin e raportimin e parregullsive, duke përfshirë mashtrimin dhe ndërmarrin masa korrigjuese brenda fushës së përgjegjësive të tyre.

3. Në përputhje me pikën 2, të nenit 50, të FFPA-së, AFCOS-ja udhëheq, ndër të tjera, formulimin/zbatimin e strategjive për mbrojtjen e interesave financiarë të Bashkimit Evropian.

4. ZKA-ja bashkëpunon me AFCOS-në për zbatimin e përgjegjësive të saj për hetimin e trajtimin efektiv të parregullsive të dyshuara, duke përfshirë mashtrimin, korrupsionin dhe konfliktet e interesit e për funksionimin e një mekanizmi të përshtatshëm kontrolli dhe raportimi, në përputhje me kërkesat e FFPA-së.

5. ZKA-ja, në bashkëpunim me AFCOS-në, siguron zbatimin e masave efektive dhe proporcionale kundër mashtrimit, duke marrë parasysh rreziqet e identifikuara në zbatimin e asistencës IPA III.

6. Në rast parregullsish me pasoja financiare të shkaktuara nga marrësi, Organi i Ndërmjetëm për Menaxhimin Financiar është përgjegjës për marrjen e masave për sigurimin e rikuperimit të fondeve nga marrësi dhe transferimin e tyre në llogaritë e organit kontabël.

7. Në rast parregullsie me pasoja financiare të shkaktuara nga marrësi fundor, titullari i institucionit të marrësit fundor, ku është shkaktuar parregullsia, është përgjegjës për sigurimin e rikuperimit të fondeve nga buxheti i institucionit dhe transferimin e tyre në llogaritë e organit kontabël.

8. ZKA-ja ka përgjegjësinë përfundimtare për rikuperimin e fondeve në llogaritë e Komisionit Evropian, në përputhje me dispozitat e zbatueshme të FFPA-së.

9. Në rastet kur Komisioni Evropian zbaton korrigjime financiare ose ZKA-ja bën korrigjime financiare, ZKA-ja rikuperon fondet nga institucionet publike përkatëse, në përputhje me procedurat kombëtare të rikuperimit të fondeve.

Neni 15
Komitetet monitoruese

1. Komiteti i Monitorimit IPA është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të asistencës IPA dhe kryen funksionet e përcaktuara në nenin 52, të FFPA-së.

2. Komiteti i Monitorimit IPA bashkëkryesohet nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe KKIPA-së. Zyra e KKIPA-së vepron si Sekretariat i Komitetit Monitorues të IPA-s dhe, në bashkëpunim me autoritetet menaxhuese, përgatit e paraqet të gjitha dokumentet për t’u miratuar ose shqyrtuar në mbledhjet e Komitetit Monitorues të IPA-s.

3. Zyra e KKIPA-së përgatit rregulloren e brendshme të Komitetit të Monitorimit të IPA-s në konsultim me Komisionin Evropian dhe ZKA-në dhe në përputhje me FFPA-në e kornizën e programimit IPA III. Rregullat e procedurave të Komitetit të Monitorimit të IPA-s janë subjekt i miratimit nga Komiteti i Monitorimit të IPA-s.

4. Autoritetet menaxhuese, në bashkëpunim me KKIPA-në, krijojnë komitete sektoriale të monitorimit për sektor të caktuar ose program vjetor, ose shumëvjeçar, të zbatuar në menaxhimin indirekt të financuar nga IPA III, në përputhje me Marrëveshjen Financiare Kuadër të Partneritetit, brenda 6 (gjashtë) muajve pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së parë të financimit për një sektor apo program të caktuar. Komitetet sektoriale të monitorimit kryejnë detyrat e përcaktuara në FFPA, marrëveshjen(t) sektoriale dhe marrëveshjen(t) përkatëse të financimit.

5. KKIPA-ja, në konsultim me autoritetet menaxhuese dhe organet e ndërmjetme, dhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian, përgatit rregulloren e brendshme për secilin nga komitetet sektoriale të monitorimit, në përputhje me pikën 3, të këtij neni, dhe shkronjën “f”, të pikës 2, të nenit 4, të këtij vendimi. Rregulloret e komiteteve sektoriale të monitorimit i nënshtrohen miratimit nga anëtarët përkatës të komiteteve sektoriale të monitorimit. Këto rregullore zbatohen për programet vjetore dhe shumëvjeçare të zbatuara në menaxhimin indirekt nga Shqipëria, të cilat financohen sipas ligjit nr.65/2022 dhe ligjit nr.37/2015, “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për rregullat e zbatimit të mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPA II) në sektorë apo programe të veçanta”.

6. KKIPA-ja, në bashkëpunim me autoritetet menaxhuese dhe organet e ndërmjetme, përgatit një plan vjetor për komitetet e monitorimit sektorial të shoqëruar me kalendarin paraprak të takimeve që parashikohen të mbahen gjatë vitit.

7. Për të siguruar funksionimin e komiteteve përkatëse të monitorimit, struktura menaxhuese, sipas përcaktimit të nenit 7, të këtij vendimi, dhe autoritetet menaxhuese përkatëse dhe organet e ndërmjetme të caktuara, japin të gjitha të dhënat dhe raportet e nevojshme brenda fushës së funksioneve të tyre, siç konsiderohet e nevojshme për zbatimin e asistencës IPA III.

Neni 16
Mbikëqyrja, kontrolli dhe auditi

1. Strukturat dhe autoritetet përgjegjëse për menaxhimin indirekt të IPA III u nënshtrohen mbikëqyrjes, kontrollit dhe auditimit nga Komisioni Evropian ose nga audituesit e jashtëm të mandatuar nga Komisioni Evropian, Zyra Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Gjykata Evropiane e Audituesve.

2. Strukturat dhe autoritetet përgjegjëse për menaxhimin indirekt të IPA III i nënshtrohen auditimit nga Autoriteti i Auditimit dhe/ose mbikëqyrjes nga ZKA-ja, ose ekspertë e auditues të jashtëm të autorizuar nga Autoriteti i Auditimit ose ZKA-ja. Organet e ndërmjetme i nënshtrohen gjithashtu mbikëqyrjes nga Autoriteti Menaxhues.

3. Zyra e KKIPA-së, struktura menaxhuese, autoritetet menaxhuese dhe organet e ndërmjetme janë përgjegjëse për marrjen e masave korrigjuese për të respektuar rekomandimet e për të trajtuar mangësitë e identifikuara si rezultat i mbikëqyrjes dhe auditit të kryer nga njësitë e përmendura në pikat 1 e 2, të këtij neni.

4. Zyra e KKIPA-së, struktura menaxhuese, autoritetet menaxhuese, organet e ndërmjetme dhe AFCOS-ja sigurojnë informacionin e dokumentacionin e nevojshëm dhe marrin të gjitha masat e duhura për të ndihmuar autoritetet e përmendura në pikat 1 e 2, të këtij neni, në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Neni 17
Auditi i brendshëm

1. Strukturat dhe autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e indirekt të IPA III i nënshtrohen një kontrolli të brendshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi për Sistemin e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik.

2. Titullarët e institucioneve, në të cilat janë ngritur strukturat dhe autoritetet përgjegjëse për menaxhimin indirekt të IPA III, sigurojnë që struktura(t) përkatëse IPA dhe/ose programet IPA III nën përgjegjësinë e tyre t’i nënshtrohen kontrollit të brendshëm dhe të sigurojnë që auditi i brendshëm brenda institucionit të tij të ketë kapacitet të mjaftueshëm për të kryer auditime të brendshme, në përputhje me kërkesat e IPA III.

3. Auditi i brendshëm i strukturave dhe autoriteteve të IPA III dhe/ose programeve IPA III kryhet të paktën një herë në vit, në përputhje me planin vjetor të kontrollit të miratuar nga ministri përkatës/titullari i institucionit, i përmendur në pikën 2, të këtij neni.

4. KKIPA-ja, ZKA-ja, struktura menaxhuese, autoritetet menaxhuese, organet e ndërmjetme dhe titullarët e institucioneve përkatëse trajtojnë dobësitë e identifikuara nga audituesit e brendshëm dhe respektojnë rekomandimet e audituesve të brendshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi kontrollin e brendshëm financiar publik.

5. Drejtuesi i Autoritetit Menaxhues informon ZKA-në për progresin e bërë në zbatimin e rekomandimeve të audituesve të brendshëm dhe adreson mangësitë e identifikuara si rezultat i auditimit të brendshëm të kryer brenda Autoritetit Menaxhues dhe organeve të ndërmjetme përkatëse.

6. Drejtuesi i organit të ndërmjetëm informon drejtuesin e Autoritetit Menaxhues përkatës për progresin e bërë në zbatimin e rekomandimeve dhe adreson mangësitë e identifikuara si rezultat i auditimit të brendshëm të kryer brenda organit të ndërmjetëm.

Neni 18
Manuali i procedurave

1. Strukturat dhe autoritetet e përmendura në pikën 1, të nenit 3, të këtij vendimi, janë përgjegjëse për përgatitjen e miratimin e manualit të brendshëm të procedurave, që përcakton rregullimet formale të punës, duke detajuar të drejtat dhe detyrimet e strukturave dhe autoriteteve të përfshira, përcaktimin e sistemit të përshtatshëm për shkëmbimin e informacionit midis tyre dhe standardet që duhet të përmbushen e procedurat që duhet të ndiqen nën menaxhimin indirekt të programeve IPA III.

2. ZKA-ja është përgjegjëse për përgatitjen e një manuali horizontal të procedurave si pjesë e manualit të brendshëm të procedurave të përmendur në pikën 1, të këtij neni, për krijimin e kuadrit të kontrollit të brendshëm. Manuali horizontal i procedurave miratohet e zbatohet për të gjitha strukturat dhe autoritetet e IPA III të parashikuara në këtë vendim.

3. Manuali i brendshëm i procedurave të çdo strukture dhe autoriteti të përmendur në pikën 1, të nenit 3, të këtij vendimi, miratohet nga drejtuesi i strukturës/autoritetit përkatës dhe ministri/titullari i institucionit, në të cilin ndodhet struktura ose autoriteti. ZKA-ja rishikon dhe pranon këtë manual të procedurave.

4. Përveç kërkesave të përmendura në pikën 3, të këtij neni, manuali i brendshëm i procedurave të organeve të ndërmjetme të caktuara miratohet në përputhje me procedurën e përcaktuar nga manuali horizontal i procedurave, të përmendur në pikën 2, të këtij neni.

Neni 19
Kapacitetet administrative të strukturave dhe autoriteteve për menaxhimin indirekt
1. Ministri/titullari i secilit institucion, në të cilin krijohen strukturat e përmendura në pikën 1, të nenit 3, të këtij vendimi, siguron një numër optimal të personelit të nevojshëm për të kryer funksionet e këtyre strukturave, në përputhje me kërkesat e IPA III.

2. Zyra e KKIPA-së, struktura menaxhuese, Autoriteti Menaxhues dhe organet e ndërmjetme kryejnë analiza vjetore të ngarkesës së punës për të përcaktuar, ndër të tjera, numrin optimal të personelit të nevojshëm për të përmbushur detyrat e përgjegjësitë e tyre, në përputhje me kërkesat e IPA III.

3. Analiza e ngarkesës së punës së Zyrës së KKIPA-së, strukturës menaxhuese, autoriteteve menaxhuese dhe organeve të ndërmjetme i dorëzohet ZKA-së çdo vit, në përputhje me udhëzimet e ZKA-së. Organet e ndërmjetme i dorëzojnë edhe Autoritetit Menaxhues përkatës një kopje të analizës së ngarkesës së punës.

4. ZKA-ja është përgjegjëse për monitorimin e kapaciteteve administrative të Zyrës së KKIPA-së, strukturës menaxhuese, autoriteteve menaxhuese dhe organeve të ndërmjetme të caktuara dhe, në rast se identifikohen mangësi madhore në kapacitetin administrativ, u kërkon strukturave dhe/ose autoriteteve përkatëse të propozojnë një plan veprimi korrigjues. ZKA-ja për përmbushjen e këtyre përgjegjësive bashkëpunon me Departamentin e Administratës Publike.

5. Zyra e KKIPA-së, autoritetet menaxhuese dhe organet e ndërmjetme i transmetojnë ZKA-së informacion për çdo ndryshim të personelit, duke përfshirë në rastin e një rekrutimi të ri, qarkullimi apo lejeje të përkohshme ose largim të personelit. Organet e ndërmjetme i përcjellin një kopje të informacionit Autoritetit Menaxhues përkatës.

Neni 20
Monitorimi i qëndrueshmërisë së rezultateve gjatë periudhës së qëndrueshmërisë

Strukturat dhe autoritetet përfituese të IPA III sigurojnë qëndrueshmërinë e asistencës IPA III, në përputhje me dispozitat e këtij vendimi. Ndikimi afatgjatë dhe qëndrueshmëria e ndihmës së IPA III monitorohen gjatë periudhës së qëndrueshmërisë, të përcaktuar në nenin 2, të këtij vendimi, si dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara në nenin 18, të këtij vendimi.

Neni 21
Shkëmbimi i informacionit

Strukturat dhe autoritetet e përmendura në nenin 3, të këtij vendimi, të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin e indirekt të IPA III, sigurojnë, brenda kompetencave të tyre, një sistem efektiv për shkëmbimin e informacionit, duke përfshirë regjistrimin elektronik të të dhënave në sistemin e menaxhimit të informacionit.

Neni 22
Dispozita kalimtare

1. Organika e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) miratohet sipas kërkesave të neneve 5, pika 1, e 12, pika 1, të këtij vendimi brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

2. Autoritetet e strukturat në fushën e zbatimit të këtij vendimi harmonizojnë rregulloret dhe procedurat e tyre të brendshme brenda një periudhe 3-mujore nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

3. Vendimi nr.541, datë 18.6.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e funksioneve, të përgjegjësive dhe të marrëdhënieve ndërmjet autoriteteve dhe strukturave të menaxhimit indirekt të asistencës së Bashkimit Evropian, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit IPA II (2014 – 2020)”, mbetet në fuqi për aq sa është e vlefshme marrëveshja kuadër IPA II, e ratifikuar me ligjin nr.37/2015.

Neni 23
Hyrja në fuqi

1. Dispozitat në zbatim të pikave 1, shkronjat “b” – “ç”, 2 e 3, të nenit 12, të këtij vendimi, hyjnë në fuqi me ratifikimin e marrëveshjeve të financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për programet operacionale.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM (SDC) E DEPARTAMENTIT FEDERAL TË PUNËVE TË JASHTME TË ZVICRËS, E CILA VEPRON PËRMES AMBASADËS ZVICERANE NË SHQIPËRI, PËR MBËSHTETJEN PËR GATISHMËRINË DHE REAGIMIN NDAJ URGJENCAVE SHËNDETËSORE, FAZA FILLESTARE – NJË PROJEKT DYPALËSH BASHKËPUNIMI DHE ZHVILLIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, e cila vepron përmes Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, për mbështetjen për gatishmërinë dhe reagimin ndaj urgjencave shëndetësore, faza fillestare – një projekt dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË FUSHËN E INSPEKTIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e inspektimeve, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR KËRKIMIN SHKENCOR, TEKNOLOGJINË DHE INOVACIONIN 2023-2030 DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E SAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë dhe Inovacionin 2023-2030 dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe të gjitha ministritë e insitucionet përgjegjëse të përmendura në tekstin e kësaj strategjie për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

 

Previous Turi i dëgjesave, Manastirliu në Shkodër: Zgjerojmë programin SmartLab edhe në 216 shkolla të tjera