Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 24 Janar 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 24 Janar 2024

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 24 Janar 2024: 
V E N D I M  
PËR
MIRATIMIN E BUXHETIT TË AGJENCISË SHTETËRORE   TË KADASTRËS, PËR VITIN 2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e buxhetit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për vitin 2024, sipas shtojcave nr.1, nr.2 dhe nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga  data 1 janar 2024.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M 
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të     ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË PREKEN NGA NDËRTIMET   E LEGALIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Fier, Tiranë Rurale 2, Tiranë Rurale 1, Elbasan, Zonat e Stimuluara, Krujë, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Lezhë dhe Durrës.
2. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 357 679 111,64 (treqind e pesëdhjetë e shtatë  milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëmbëdhjetë presje gjashtëdhjetë e katër) lekë, për sipërfaqen 40 540,6 (dyzet mijë e pesëqind e dyzet presje gjashtë) m² sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi për pasuritë me numrat rendorë sipas kolonës nr.14, të shtojcës nr.1, përkatësisht: nr.6, nr.14, nr.17, nr.23, nr.25, nr.26, nr.29, nr.44, nr.47, nr. 54, nr. 80 , nr.94, nr.95, nr.116, nr.144, sipas seksionit të veçantë (kolona 19) të shtojcës nr.1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikës 3, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
4. Të ardhurat, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve.
5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Fier, Tiranë Rurale 2, Tiranë Rurale 1, Elbasan, Zonat e Stimuluara, Krujë, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Lezhë dhe Durrës të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS LUBJANË-HAGË   PËR BASHKËPUNIMIN NDËRKOMBËTAR PËR HETIMIN  DHE NDJEKJEN PENALE TË KRIMIT TË GJENOCIDIT, KRIMEVE KUNDËR NJERËZIMIT, KRIMEVE TË LUFTËS DHE KRIMEVE TË TJERA NDËRKOMBËTARE  
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të Konventës Lubjanë-Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR 
MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK E FISKAL, PËR PERIUDHËN 2025 – 2027
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal, për periudhën 2025 – 2027, si dhe lidhjes nr.1 “Treguesit kryesorë makroekonomikë” dhe lidhjeve nr.2/1 e nr.2/2 “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT    TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë  28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT  TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM (SDC) E DEPARTAMENTIT FEDERAL ZVICERAN TË PUNËVE TË JASHTME, DUKE VEPRUAR NËPËRMJET AMBASADËS ZVICERANE NË SHQIPËRI, PËR PROGRAMIN “SHËNDETI PËR TË GJITHË – HAP”, FAZA E KONSOLIDIMIT    1 PRILL 2023 – 31 MARS 2027, NJË PROGRAM DYPALËSH BASHKËPUNIMI DHE ZHVILLIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal Zviceran të Punëve të Jashtme, duke vepruar nëpërmjet Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, për programin “Shëndeti për të gjithë – HAP”, faza e konsolidimit 1 prill 2023 – 31 mars 2027, një program dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR
 PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN E NATO-S “FOCOPS”, NË DETIN MESDHE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dërgimin me mision të 1 (një) anijeje të klasit “Iliria”, e përbërë nga 21 (njëzet e një) efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin e NATO-s “FOCOPS”, në detin Mesdhe.
2. Misioni i anijes është kryerja e patrullimit detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s, Standing NATO Maritime Group-2 (SNMG2), në pjesën lindore të Mesdheut, në kuadër të operacionit të NATO-s “FOCOPS”, në detin Mesdhe.
3. Komandimi operacional i anijes gjatë periudhës së angazhimit në operacion kryhet nga komandanti i grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s, SNMG2. Për çdo rast, anija ruan varësinë në nivelin kombëtar, duke raportuar në mënyrë periodike për mbarëvajtjen e operacionit.
4. Kohëzgjatja e këtij misioni është deri në 21 (njëzet e një) ditë, afat i cili fillon të llogaritet nga data e dërgimit të anijes në operacion.
5. Ministria e Mbrojtjes përballon shpenzimet për personelin pjesëmarrës në këtë operacion dhe për anijen, për:
a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;
b) sigurimin e jetës;
c) ushqim;
ç)  sigurimin e anijes;
d) sigurimin e pajisjeve të komunikimit të sigurt me NATO-n;
dh)  siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit;
e) siguracion shëndetësor për ditët e udhëtimit;
ë)  transport;
f) mbështetje shëndetësore;
g) shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare;
gj)  karburant, lubrifikante;
h) transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline;
i) riparimin e nivelit II, pas kthimit të anijes nga misioni;
j) taksa portuale dhe shërbime portuale;
k) aktivitete social-kulturore në rastet e festave kombëtare gjatë kohës së kryerjes së misionit;
l) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.
6. Transportimi i personelit të anijes që merr pjesë në mision, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën, për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, lavanderia, transportimi i individëve të shkëputur të misionit për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline përballohen nga pala shqiptare, përveç rasteve kur do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe, ku pala tjetër merr përsipër këto shpenzime.
7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
8. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2024, NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE  
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të  nenit 12, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2024, për njësitë e qeverisjes qendrore, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Pagesa për emërtesën “Punonjës arkivi (DPA)”, të përfshirë në lidhjen nr.1, të sipërpërmendur, kryhet nga institucionet përkatëse, pas miratimit të listëprezencës dhe shënimeve përkatëse të titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
3. Punonjësit me kontratë në funksionin “Specialist” paguhen, në përputhje me kategorinë e pagës së funksionit të ngjashëm organik, të përcaktuar në strukturën e institucionit, por, në asnjë rast, kategoria e pagës së tyre në institucionet e pavarura dhe aparatet e ministrive nuk kalon nivelin IV-2 dhe në institucionet në varësi të institucioneve qendrore nivelin IV-3.
4. Punonjësit me kontratë në funksionin “Operator EDRMS” paguhen, në përputhje me kategorinë e pagës së funksionit “Operator”, sipas vendimit nr.326, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
5. Në mbështetje të nevojave për përballimin e emergjencave të paparashikuara shëndetësore si dhe për programet e depistimit, të miratuara nga situata e pandemisë, 100 punonjësit shëndetësorë dhe të tjerë mbështetës alokohen me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë pranë Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (Operatori) pranë stafit organik të spitaleve Covid-19 dhe Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Pagesa për pozicionin e punës në të cilin caktohen punonjësit bëhet përkatësisht nga Operatori dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.
6. Rregullat përjashtimore për punësimin e punonjësve në funksionin “Specialist” në Kryeministri janë:
a) Kohëzgjatja e punës është 8 orë përgjatë gjithë vitit buxhetor;
b) Niveli i pagës për këta punonjës është kategoria IV-1.
7. Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit me kontratë bëhet nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të njësive të qeverisjes qendrore. Për punonjësit me kontratë të Shtëpisë së Pushimit Durrës (MB), Shtëpisë së Pushimit të SHISH-it dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, efektet financiare përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit.
8. Ngarkohen për hartimin e rregullave të veçanta për punësimin dhe veprimtarinë e punonjësve të përkohshëm, përkatësisht,:
– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për punonjësit shëndetësorë dhe punonjësit socialë, të kontraktuar në institucionet shëndetësore;
– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për funksionin “Punonjës shërbimi”;
– Agjencia Kombëtare e Bregdetit për funksionin “Specialist”.
9. Ngarkohen ministritë dhe institucionet sipas lidhjes nr.1, të përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve me kontratë, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.
10. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi fillojnë pas hyrjes në fuqi të tij. Për punonjësit, të cilët kanë lidhur kontratë në vitin paraardhës, puna e të cilëve nuk është ndërprerë dhe për të cilët është bërë regjistrimi në sistemin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, efektet financiare fillojnë më 1 janar 2024.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE    TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “SISTEMIM – ASFALTIM    I SEGMENTIT RRUGOR “TAULLA SINANI – ESMA DERVISHI”   NË LAGJEN “XHEVDET NEPRAVISHTA”, LUSHNJË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Sistemim – asfaltim i segmentit rrugor “Taulla Sinani – Esma Dervishi” në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Lushnjë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 785 986.50 (shtatëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 785 986.50 (shtatëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë pesëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Lushnjë.
8. Bashkia Lushnjë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Lushnjë.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Lushnjë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*** 
V E N D I M
PËR 
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.584, DATË 28.8.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 24, pika 4, dhe 25, pika 4, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në tekstin e rregullores bashkëlidhur vendimit nr.584, datë 28.8.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas pikës 42, të kreut V, shtohet pika 42/1, me këtë përmbajtje:
“42/1. Projektakti, pas marrjes së mendimeve të ministrave dhe të drejtuesve të institucioneve të interesuara, së bashku me dokumentacionin sipas pikës 45, të kreut VI, të kësaj rregulloreje, i paraqitet për konsultim dhe vlerësim grupimit ministror, ku bën pjesë edhe ministri propozues.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Previous Manastirliu: Viti 2024 shpallet si “Viti i Gjuhës Shqipe”