Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25 Shtator 2024:
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Laid Ymeri, drejtor i Cirkut Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
- Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT (REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE VORË – HANI I HOTIT), NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE HEKURUDHËS SHQIPTARE, SH.A., DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, NË LIDHJE ME NJË GRANT INVESTIMI NGA FONDI I PËRBASHKËT EVROPIAN PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së grantit (rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit), ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hekurudhës Shqiptare, sh.a., dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në lidhje me një grant investimi nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT (ASISTENCA TEKNIKE) SHQIPËRIA: REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE VORË-HANI I HOTIT/ZBATIMI I PROJEKTIT DHE MBIKËQYRJA E PUNIMEVE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE HEKURUDHËS SHQIPTARE, SH.A., DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, MBËSHTETUR NGA FONDI I PËRBASHKËT EVROPIAN PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së grantit, (asistenca teknike) Shqipëria: Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit/Zbatimi i projektit dhe mbikëqyrja e punimeve, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hekurudhës Shqiptare, sh.a., dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbështetur nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1 ME SHKËMBIM LETRASH TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN PËR LEHTËSIMIN E TREGTISË DHE TË TRANSPORTIT NË BALLKANIN PERËNDIMOR, ME QASJE PROGRAMATIKE ME SHUMË FAZA, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.62/2019
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për lehtësimin e tregtisë dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor, me qasje programatike me shumë faza, ratifikuar me ligjin nr.62/2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “l”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Mbylljen e veprimtarisë së kolegjit universitar “Wisdom”, i cili e ka ushtruar veprimtarinë në qytetin e Tiranës.
- Kolegji universitar “Wisdom” ka këto detyrime:
- a) Të mbyllë të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë akademike dhe kërkimore-shkencore, për vitin akademik 2023-2024, deri në përfundimin e tij, në të gjitha programet e studimit të ofruara;
b) Të përgatisë dosjen për çdo student që nuk ka përfunduar programin përkatës të studimit, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë, që plotëson kriteret ligjore për transferimin e studimeve dhe t’ia vërë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
c) Të kthejë pagesat e kryera nga çdo student për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj studentit;
ç) Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e tij akademike dhe kërkimore-shkencore në strukturat përgjegjëse, në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat, brenda 2 (dy) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
d) Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave, të parashikuara në këtë vendim.
dh) Të vendosë në dispozicion personel akademik dhe administrativ të nevojshëm deri në përfundimin e procesit për mbylljen e tij, sipas afateve të përcaktuara në këtë vendim. - Vula e kolegjit universitar “Wisdom” asgjësohet sipas procedurave të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi.
- Të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për mbylljen e kolegjit universitar “Wisdom”, në zbatim të këtij vendimi, përballohen nga ana e institucionit jopublik të arsimit të lartë/personit juridik që e përfaqëson.
- Institucionet e arsimit të lartë pranojnë deri në datën 20.11.2024 aplikimet për transferimin e studentëve të kolegjit universitar “Wisdom”, për vitin akademik 2024-2025, në programe të njëjta apo të ngjashme studimi, kur plotësojnë kriteret ligjore.
- Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra Kombëtare e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe kolegji universitar “Wisdom”/personi juridik “Wisdom”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.175, DATË 4.4.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në pikën 1, të vendimit nr.175, datë 4.4.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”, fjalët “… përfaqësues i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë …,” zëvendësohen me “… përfaqësues i Ministrisë së Financave …”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR UJOR/TOKËSOR” (KATEGORIA V) TË ZONËS “BISHT-KAMZË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 2 e 3, dhe 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “Peizazh i mbrojtur ujor/tokësor” (kategoria V) të zonës “Bisht-Kamzë”, me sipërfaqe 491.5 (katërqind e nëntëdhjetë e një pikë pesë) ha, sipas mbulesës, hartës dhe koordinatave në shtojcat 1, 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
- Në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Bisht-Kamzë” zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Veprimtaritë e ndaluara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Bisht-Kamzë” janë ato të përcaktuara edhe në planin e menaxhimit, të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe/ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore dhe janë, si më poshtë vijon:
- a) Kultivimi e mbarështimi i specieve invazive dhe joendemike, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjallë të zonës së mbrojtur;
b) Fragmentimi i habitateve;
c) Grumbullimi i kafshëve të egra, përveç rasteve me qëllim kërkimor-shkencor ose riprodhimi;
ç) Gjuetia;
d) Mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime). - Krahas veprimtarive të lejuara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Bisht-Kamzë”, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, janë dhe veprimtaritë e mëposhtme:
- a) Veprimtaritë kërkimore-shkencore;
b) Veprimtaritë me qëllim edukimin mjedisor;
c) Veprimtaritë me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike;
ç) Çdo veprimtari, që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, të rigjenerimit ose të shëndetësimit, ose çdo veprimtari tjetër për këtë qëllim;
d) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin dhe mjedisin;
dh) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të turizmit/agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse;
e) Veprimtaritë ekonomike, shoqërore, nëpërmjet ndërtimit të strukturave miqësore me biodiversitetin;
ë) Instalimet për veprimtari të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, si dhe transmetimit e shpërndarjes së energjisë;
f) Ndërtimi i infrastrukturave të transportit miqësore me biodiversitetin, si: shtigje biçikletash, shtigje për ecje;
g) Ndërhyrjet e lejuara urbane, të rekreacionit apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj;
gj) Veprimtaritë bujqësore-blegtorale, pylltaria, kullotja;
h) Veprimtaritë, që kanë të bëjnë me operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin/ndërtimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytja dhe sigurinë e digave;
i) Ngritjet e qendrave për mbarështim të peshkut, të llojeve endemike, pasi të jenë pajisur me lejet e nevojshme;
j) Ekoturizmi, si: hiking, shëtitje me varkë, zhytje për eksplorim të botës nënujore;
k) Peshkimi artizanal tradicional e çlodhës – argëtues;
l) Veprimtaritë kulturore;
ll) Veprimtaritë, të cilat inkurajojnë komunitetin vendor në mirëmbajtjen e zonës;
m) Veprimtaritë e tilla, si: ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, i autostradave, i zonave urbane, si dhe veprimtaritë e ngjashme me këto, nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është i pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit;
n) Veprimtaritë ushtarake, të cilat mund të ushtrohen pas miratimit me shkrim/pajisjes me leje mjedisi;
nj) Çdo veprimtari tjetër në përputhje me planin e integruar të menaxhimit të zonës së mbrojtur. - Plani i menaxhimit i peizazhit të mbrojtur dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur dhe miratohen nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura, brenda dy vjetësh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Forma e administrimit/menaxhimit të territorit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Bisht-Kamzë” është e kombinuar, shtetërore, bashkiake dhe private.
- Për veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, në lidhje me formën dhe mënyrën e përdorimit dhe të gëzimit të shërbimeve të kryera në këtë zonë zbatohen rregullat e përcaktuara me udhëzim të ministrit, nxjerrë në zbatim të pikës 4, të nenit 57, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Përjashtimisht, për projektet që lidhen me veprimtaritë e lejuara, sipas pikës 4, të këtij vendimi, për të cilat nevojitet miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, organet përgjegjëse, në vijim të vendimmarrjes së KKTU-së dhe në përputhje me të, hartojnë dhe nënshkruajnë me subjektin zhvillues marrëveshjen përkatëse, që parashikon rregulla për përdorimin e zonës së mbrojtur, ku bën pjesë projekti i miratuar nga KKTU-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të ardhurat, që krijohen nga përdorimi i zonës së mbrojtur në varësi të formës së menaxhimit, administrohen dhe përdoren nga institucionet menaxhuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Për vijueshmërinë e veprimtarive që zhvillohen brenda territorit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Bisht-Kamzë”, me kontrata zhvillimi të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe të pajisura me leje mjedisore dhe vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, zbatohen parashikimet e ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR” (KATEGORIA V) TË ZONËS “BJESHKËT E OROSHIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 2 e 3, dhe 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “Peizazh i mbrojtur” (kategoria V) të zonës “Bjeshkët e Oroshit”, me sipërfaqe 4 650.5 (katër mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë pikë pesë) ha, sipas mbulesës, hartës dhe koordinatave në shtojcat 1, 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
- Në peizazhin e mbrojtur “Bjeshkët e Oroshit” zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Veprimtaritë e ndaluara në peizazhin e mbrojtur “Bjeshkët e Oroshit” janë ato të përcaktuara edhe në planin e menaxhimit, të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe/ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore dhe janë, si më poshtë vijon:
- a) Kultivimi e mbarështimi i specieve invazive dhe joendemike, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjallë të zonës së mbrojtur;
b) Fragmentimi i habitateve;
c) Grumbullimi i kafshëve të egra, përveç rasteve me qëllim kërkimor-shkencor ose riprodhimi;
ç) Gjuetia;
d) Mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime). - Krahas veprimtarive të lejuara në peizazhin e mbrojtur “Bjeshkët e Oroshit”, të parashikuara në pikën 5, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, janë edhe veprimtaritë e mëposhtme:
- a) Veprimtaritë kërkimore-shkencore;
b) Veprimtaritë me qëllim edukimin mjedisor;
c) Veprimtaritë me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike;
ç) Çdo veprimtari, që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, rigjenerimit ose shëndetësimit ose çdo veprimtari tjetër për këtë qëllim;
d) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin dhe mjedisin;
dh) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të turizmit/agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse;
e) Veprimtaritë ekonomike, shoqërore, nëpërmjet ndërtimit të strukturave miqësore me biodiversitetin;
ë) Instalimet për veprimtari të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, si dhe transmetimit e të shpërndarjes së energjisë;
f) Ndërtimi i mënyrave të transportit, miqësore me biodiversitetin, si: shtigje biçikletash, shtigje për ecje;
g) Ndërhyrjet e lejuara urbane, të rekreacionit apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj;
gj) Veprimtaritë bujqësore-blegtorale, pylltaria, kullotja;
h) Veprimtaritë, që kanë të bëjnë me operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin/ndërtimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytja dhe sigurinë e digave;
i) Ekoturizmi;
j) Veprimtaritë kulturore;
k) Veprimtaritë, të cilat inkurajojnë komunitetin vendor në mirëmbajtjen e zonës;
l) Veprimtaritë e tilla, si: ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, i autostradave, i zonave urbane, si dhe veprimtaritë e ngjashme me këto, nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është i pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit;
ll) Veprimtaritë ushtarake, të cilat mund të ushtrohen pas miratimit me shkrim/pajisjes me leje mjedisi;
m) Çdo veprimtari tjetër në përputhje me planin e integruar të menaxhimit të zonës së mbrojtur. - Plani i menaxhimit i peizazhit të mbrojtur dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur dhe miratohen nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura, brenda dy vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Forma e administrimit/menaxhimit të territorit të peizazhit të mbrojtur “Bjeshkët e Oroshit” është e kombinuar, shtetërore, bashkiake dhe private.
- Për veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, në lidhje me formën dhe mënyrën e përdorimit dhe të gëzimit të shërbimeve të kryera në këtë zonë zbatohen rregullat e përcaktuara me udhëzim të ministrit, nxjerrë në zbatim të pikës 4, të nenit 57, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Përjashtimisht, për projektet që lidhen me veprimtaritë e lejuara, sipas pikës 4, të këtij vendimi, për të cilat nevojitet miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit, organet përgjegjëse, në vijim të vendimmarrjes së KKTU-së dhe në përputhje me të, hartojnë dhe nënshkruajnë me subjektin zhvillues marrëveshjen përkatëse, që parashikon rregulla për përdorimin e zonës së mbrojtur, ku bën pjesë projekti i miratuar nga KKTU-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të ardhurat, që krijohen nga përdorimi i zonës së mbrojtur, në varësi formës së menaxhimit, administrohen e përdoren nga institucionet menaxhuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Për vijueshmërinë e veprimtarive, që zhvillohen brenda territorit të peizazhit të mbrojtur “Bjeshkët e Oroshit”, me kontrata zhvillimi të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi e të pajisura me leje mjedisore dhe vendim të KKTU-së zbatohen parashikimet e ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Parashikimi për shpalljen “Bjeshkët e Oroshit”, kategoria VI, “Rezervate të resurseve”, në lidhjen nr.1, të vendimit nr.102, datë 15.1.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin, në parim, të Strategjisë për Zbatimin e Projektit për Vlerësimin Mjedisor nga Zbatimi i Projektit të Pyjeve”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR” (KATEGORIA V) TË ZONËS “KUTURMAN – QAFË-BUSHI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 2 e 3, dhe 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “Peizazh i mbrojtur” (kategoria V) të zonës “Kuturman – Qafë-Bushi”, me sipërfaqe 4 160.26 (katër mijë e njëqind e gjashtëdhjetë pikë njëzet e gjashtë) ha, sipas mbulesës, hartës dhe koordinatave në shtojcat 1, 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
- Në peizazhin e mbrojtur “Kuturman – Qafë-Bushi” zbatohet shkalla e tretë, sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Veprimtaritë e ndaluara në peizazhin e mbrojtur “Kuturman – Qafë-Bushi” janë ato të përcaktuara edhe në planin e menaxhimit, të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe/ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore dhe janë, si më poshtë vijon:
- a) Kultivimi e mbarështimi i specieve invazive dhe joendemike, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjallë të zonës së mbrojtur;
b) Fragmentimi i habitateve;
c) Grumbullimi i kafshëve të egra, përveç rasteve me qëllim kërkimor-shkencor ose riprodhimi;
ç) Gjuetia;
d) Mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime). - Krahas veprimtarive të lejuara në peizazhin e mbrojtur “Kuturman – Qafë-Bushi”, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, janë dhe veprimtaritë e mëposhtme:
- a) Veprimtaritë kërkimore-shkencore;
b) Veprimtaritë me qëllim edukimin mjedisor;
c) Veprimtaritë me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike;
ç) Çdo veprimtari që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, të rigjenerimit ose të shëndetësimit, ose çdo veprimtari tjetër për këtë qëllim;
d) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin dhe mjedisin;
dh) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të turizmit/agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse;
e) Veprimtaritë ekonomike, shoqërore, nëpërmjet ndërtimit të strukturave miqësore me biodiversitetin;
ë) Instalimet për veprimtari të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, si dhe transmetimit e shpërndarjes së energjisë;
f) Ndërtimi i mënyrave të transportit, miqësore me biodiversitetin, si: shtigje biçikletash, shtigje për ecje;
g) Ndërhyrjet e lejuara urbane, rekreacioni apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj;
gj) Veprimtaritë bujqësore-blegtorale, pylltaria, kullotja;
h) Veprimtaritë, që kanë të bëjnë me operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin/ndërtimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytja dhe sigurinë e digave;
i) Ekoturizmi;
j) Veprimtaritë kulturore;
k) Veprimtaritë, të cilat inkurajojnë komunitetin vendor në mirëmbajtjen e zonës;
l) Veprimtaritë e tilla, si: ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, i autostradave, i zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është i pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit;
ll) Veprimtaritë ushtarake, të cilat mund të ushtrohen pas miratimit me shkrim/pajisjes me leje mjedisi;
m) Çdo veprimtari tjetër në përputhje me planin e integruar të menaxhimit të zonës së mbrojtur. - Plani i menaxhimit të peizazhit të mbrojtur dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur dhe miratohen nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura, brenda dy vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Forma e administrimit/menaxhimit të territorit të peizazhit të mbrojtur “Kuturman – Qafë-Bushi” është e kombinuar, shtetërore, bashkiake dhe private.
- Për veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, në lidhje me formën dhe mënyrën e përdorimit dhe të gëzimit të shërbimeve të kryera në këtë zonë zbatohen rregullat e përcaktuara me udhëzim të ministrit, nxjerrë në zbatim të pikës 4, të nenit 57, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Përjashtimisht, për projektet që lidhen me veprimtaritë e lejuara në pikën 4, të këtij vendimi, për të cilat nevojitet miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, organet përgjegjëse, në vijim të vendimmarrjes së KKTU-së dhe në përputhje me të, hartojnë dhe nënshkruajnë me subjektin zhvillues marrëveshjen përkatëse, që parashikon rregulla për përdorimin e zonës së mbrojtur, ku bën pjesë projekti i miratuar nga KKTU-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të ardhurat, që krijohen nga përdorimi i zonës së mbrojtur, në varësi të formës së menaxhimit, administrohen e përdoren nga institucionet menaxhuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Për vijueshmërinë e veprimtarive që zhvillohen brenda territorit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Kuturman – Qafë-Bushi”, me kontrata zhvillimi të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe të pajisura me leje mjedisore dhe vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, zbatohen parashikimet e ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, akti nënligjor, që e ka shpallur këtë zonë të mbrojtur, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkitë Librazhd dhe Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR UJOR/TOKËSOR” (KATEGORIA V) TË ZONËS “RRUSHKULL”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 2 e 3, e 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “Peizazh i mbrojtur ujor/tokësor” (kategoria V) të zonës “Rrushkull”, me sipërfaqe 579.5 (pesëqind e shtatëdhjetë e nëntë pikë pesë) ha, sipas mbulesës, hartës dhe koordinatave, përkatësisht, në shtojcat 1, 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
- Në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Rrushkull” zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Veprimtaritë e ndaluara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Rrushkull” janë të përcaktuara edhe në planin e menaxhimit, të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe/ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore dhe janë, si më poshtë vijon:
- a) Kultivimi e mbarështimi i specieve invazive dhe joendemike, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjallë të zonës së mbrojtur;
b) Fragmentimi i habitateve;
c) Grumbullimi i kafshëve të egra, përveç rasteve me qëllim kërkimor-shkencor ose riprodhimi;
ç) Gjuetia;
d) Mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime). - Krahas veprimtarive të lejuara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Rrushkull”, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, janë edhe veprimtaritë e mëposhtme:
- a) Veprimtaritë kërkimore-shkencore;
b) Veprimtaritë me qëllim edukimin mjedisor;
c) Veprimtaritë me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike;
ç) Çdo veprimtari që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, rigjenerimit ose shëndetësimit ose çdo veprimtari tjetër në funksion të këtij qëllimi;
d) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin dhe mjedisin;
dh) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të turizmit/ agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse;
e) Veprimtaritë ekonomike, shoqërore, nëpërmjet ndërtimit të strukturave miqësore me biodiversitetin;
ë) Instalimet për veprimtari të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme si dhe transmetimit e të shpërndarjes së energjisë;
f) Ndërtimi i infrastrukturave të transportit, miqësore me biodiversitetin, si: shtigje biçikletash, shtigje për ecje;
g) Ndërhyrjet e lejuara urbane, të rekreacionit apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj;
gj) Veprimtaritë bujqësore-blegtorale, pylltaria, kullotja;
h) Veprimtaritë që kanë të bëjnë me operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin/ndërtimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytja dhe sigurinë e digave;
i) Ngritja e qendrave për mbarështim të peshkut, të llojeve endemike, pasi të jenë pajisur me lejet e nevojshme;
j) Ekoturizmi, si: hiking, shëtitje me varkë, zhytje për eksplorim të botës nënujore;
k) Peshkimi artizanal, tradicional dhe çlodhës – argëtues;
l) Veprimtaritë kulturore;
ll) Veprimtaritë të cilat inkurajojnë komunitetin vendor në mirëmbajtjen e zonës;
m) Veprimtaritë e tilla, si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, autostradave, zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është i pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit;
n) Veprimtaritë ushtarake, të cilat mund të ushtrohen pas miratimit me shkrim/pajisjes me leje mjedisi;
nj) Çdo veprimtari tjetër në përputhje me planin e integruar të menaxhimit të zonës së mbrojtur. - Plani i menaxhimit të peizazhit të mbrojtur dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur dhe miratohen nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura, brenda dy vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Forma e administrimit/menaxhimit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Rrushkull” është e kombinuar, shtetërore, bashkiake dhe private.
- Për veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, në lidhje me formën dhe mënyrën e përdorimit e të gëzimit të shërbimeve të kryera në këtë zonë zbatohen rregullat e përcaktuara me udhëzim të ministrit, të nxjerrë në zbatim të pikës 4, të nenit 57, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Përjashtimisht, për projektet, që lidhen me veprimtaritë e lejuara të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, për të cilat nevojitet miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, organet përgjegjëse, në vijim të vendimmarrjes së KKTU-së dhe në përputhje me të, hartojnë dhe nënshkruajnë me subjektin zhvillues marrëveshjen përkatëse që parashikon rregulla për përdorimin e zonës së mbrojtur, ku bën pjesë projekti i miratuar nga KKTU-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të ardhurat, që krijohen nga përdorimi i zonës së mbrojtur në varësi të formës së menaxhimit, administrohen dhe përdoren nga institucionet menaxhuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Për vijueshmërinë e veprimtarive që zhvillohen brenda peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Rrushkull”, me kontrata zhvillimi të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe të pajisura me leje mjedisore dhe vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, zbatohen parashikimet e ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, akti nënligjor, që e ka shpallur këtë zonë të mbrojtur, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR” (KATEGORIA V) TË ZONËS “BREDHI I DRENOVËS – SINICË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 2 e 3, e 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “Peizazh i mbrojtur” (kategoria V) të zonës “Bredhi i Drenovës – Sinicë”, me sipërfaqe 2 065.8 (dy mijë e gjashtëdhjetë e pesë pikë tetë) ha, sipas mbulesës, hartës dhe koordinatave, përkatësisht, në shtojcat 1, 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
- Në peizazhin e mbrojtur “Bredhi i Drenovës – Sinicë” zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Veprimtaritë e ndaluara në peizazhin e mbrojtur “Bredhi i Drenovës – Sinicë” janë ato të përcaktuara edhe në planin e menaxhimit, të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe/ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore dhe janë, si më poshtë vijon:
- a) Kultivimi e mbarështimi i specieve invazive dhe joendemike, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjallë të zonës së mbrojtur;
b) Fragmentimi i habitateve;
c) Grumbullimi i kafshëve të egra, përveç rasteve me qëllim kërkimor-shkencor ose riprodhimi;
ç) Gjuetia;
d) Mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime). - Krahas veprimtarive të lejuara në peizazhin e mbrojtur “Bredhi i Drenovës – Sinicë”, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, janë edhe veprimtaritë e mëposhtme:
- a) Veprimtaritë kërkimore-shkencore;
b) Veprimtaritë me qëllim edukimin mjedisor;
c) Veprimtaritë me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike;
ç) Çdo veprimtari që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, rigjenerimit ose shëndetësimit ose çdo veprimtari tjetër për këtë qëllim;
d) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin dhe mjedisin;
dh) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të turizmit/ agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse;
e) Veprimtaritë ekonomike, shoqërore, nëpërmjet ndërtimit të strukturave miqësore me biodiversitetin;
ë) Instalimet për veprimtaritë e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme si dhe transmetimit e të shpërndarjes së energjisë;
f) Ndërtimi i mënyrave të transportit miqësore me biodiversitetin, si shtigje biçikletash, shtigje për ecje;
g) Ndërhyrjet e lejuara urbane, të rekreacionit apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj;
gj) Veprimtaritë bujqësore-blegtorale, pylltaria, kullotja;
h) Veprimtaritë që kanë të bëjnë me operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin/ndërtimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytja dhe sigurinë e digave;
i) Ekoturizmi;
j) Veprimaritë kulturore;
k) Veprimtaritë të cilat inkurajojnë komunitetin vendor në mirëmbajtjen e zonës;
l) Veprimtaritë e tilla, si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, autostradave, zonave urbane, si dhe veprimtaritë e ngjashme me këto nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është i pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit;
ll) Veprimtaritë ushtarake, të cilat mund të ushtrohen pas miratimit me shkrim/pajisjes me leje mjedisi;
m) Çdo veprimtari tjetër në përputhje me planin e integruar të menaxhimit të zonës së mbrojtur. - Plani i menaxhimit të peizazhit të mbrojtur dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur dhe miratohen nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura, brenda dy vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Forma e administrimit/menaxhimit të territorit të peizazhit të mbrojtur “Bredhi i Drenovës – Sinicë” është e kombinuar, shtetërore, bashkiake dhe private.
- Për veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, në lidhje me formën dhe mënyrën e përdorimit e të gëzimit të shërbimeve të kryera në këtë zonë zbatohen rregullat e përcaktuara me udhëzim të ministrit, të nxjerrë në zbatim të pikës 4, të nenit 57, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Përjashtimisht, për projektet që lidhen me veprimtaritë e lejuara, sipas pikës 4, të këtij vendimi, për të cilat nevojitet miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, organet përgjegjëse në vijim të vendimmarrjes së KKTU-së dhe në përputhje me të, hartojnë dhe nënshkruajnë me subjektin zhvillues marrëveshjen përkatëse që parashikon rregulla për përdorimin e zonës së mbrojtur, ku bën pjesë projekti i miratuar nga KKTU-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të ardhurat, që krijohen nga përdorimi i zonës së mbrojtur në varësi të formës së menaxhimit, administrohen dhe përdoren nga institucionet menaxhuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Për vijueshmërinë e veprimtarive që zhvillohen brenda territorit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Bredhi i Drenovës – Sinicë”, me kontrata zhvillimi të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe të pajisura me leje mjedisore dhe vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit zbatohen parashikimet e ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
11. Vendimi nr.96, datë 21.11.1966, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e sipërfaqeve të ekosistemit natyror Bredhi Drenovës “Park Kombëtar””, shfuqizohet. - Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR UJOR/TOKËSOR” (KATEGORIA V) TË LUMIT BUNA, VELIPOJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 2 e 3, dhe 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
- Shpalljen “Peizazh i mbrojtur ujor/tokësor” (kategoria V) të lumit Buna, Velipojë, me sipërfaqe 19 471.17 (nëntëmbëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e një pikë shtatëmbëdhjetë) ha, sipas mbulesës, hartës dhe koordinatave në shtojcat 1, 2 e 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
- Në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Lumi Buna, Velipojë” zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Veprimtaritë e ndaluara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Lumi Buna, Velipojë” janë ato të përcaktuara edhe në planin e menaxhimit, të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe/ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore dhe janë, si më poshtë vijon:
- a) Kultivimi e mbarështimi i specieve invazive dhe joendemike, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjallë të zonës së mbrojtur;
b) Fragmentimi i habitateve;
c) Grumbullimit i kafshëve të egra, përveç rasteve me qëllim kërkimor-shkencor ose riprodhimi;
ç) Gjuetia;
d) Mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime). - Krahas veprimtarive të lejuara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Lumi Buna, Velipojë”, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, janë edhe veprimtaritë e mëposhtme:
- a) Veprimtaritë kërkimore-shkencore;
b) Veprimtaritë me qëllim edukimin mjedisor;
c) Veprimtaritë me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike;
ç) Çdo veprimtari që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, rigjenerimit ose shëndetësimit ose çdo veprimtari tjetër për këtë qëllim;
d) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin dhe mjedisin;
dh) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të turizmit/agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse;
e) Veprimtaritë ekonomike, shoqërore, nëpërmjet ndërtimit të strukturave miqësore me biodiversitetin;
ë) Instalime për veprimtari të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, si dhe transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë;
f) Ndërtimi i infrastrukturave të transportit miqësore me biodiversitetin, si shtigje biçikletash, shtigje për ecje;
g) Ndërhyrje të lejuara urbane, të rekreacionit apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj;
gj) Veprimtaritë bujqësore-blegtorale, pylltaria, kullotja;
h) Veprimtaritë që kanë të bëjnë me operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin/ndërtimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytja dhe sigurinë e digave;
i) Ngritje e qendrave për mbarështim të peshkut, të llojeve endemike, pasi të jenë pajisur me lejet e nevojshme;
j) Ekoturizmi, si hiking, shëtitje me varkë, zhytje për eksplorim të botës nënujore;
k) Peshkim artizanal, tradicional dhe çlodhës – argëtues;
l) Veprimtaritë kulturore;
ll) Veprimtaritë, të cilat inkurajojnë komunitetin vendor në mirëmbajtjen e zonës;
m) Veprimtaritë e tilla, si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, autostradave, zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është i pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit;
n) Veprimtaritë ushtarake, të cilat mund të ushtrohen pas miratimit me shkrim/pajisjes me leje mjedisi;
nj) Çdo veprimtari tjetër, në përputhje me planin e integruar të menaxhimit të zonës së mbrojtur. - Plani i menaxhimit të peizazhit të mbrojtur dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, me shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur dhe miratohen nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura, brenda dy vjetësh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Forma e administrimit/menaxhimit të territorit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Lumi Buna,Velipojë” është e kombinuar, shtetërore, bashkiake dhe private.
- Për veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, në lidhje me formën dhe mënyrën e përdorimit dhe të gëzimit të shërbimeve të kryera në këtë zonë zbatohen rregullat e përcaktuara me udhëzim të ministrit, të nxjerrë në zbatim të pikës 4, të nenit 57, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Përjashtimisht, për projektet që lidhen me veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, për të cilat nevojitet miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, organet përgjegjëse, në vijim të vendimmarrjes së KKTU-së dhe në përputhje me të, hartojnë dhe nënshkruajnë me subjektin zhvillues marrëveshjen përkatëse, që parashikon rregulla për përdorimin e zonës së mbrojtur, ku bën pjesë projekti i miratuar nga KKTU-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të ardhurat, që krijohen nga përdorimi i zonës së mbrojtur, në varësi të formës së menaxhimit, administrohen dhe përdoren nga institucionet menaxhuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Për vijueshmërinë e veprimtarive, që zhvillohen brenda territorit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Lumi Buna, Velipojë”, me kontrata zhvillimi, të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe të pajisura me leje mjedisore dhe vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, zbatohen parashikimet e ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Vendimi nr.682, datë 2.11.2005, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e lumit Buna dhe territoreve ligatinore përreth tij “Peizazh ujor/tokësor i mbrojtur””, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR” (KATEGORIA V) TË ZONËS “GURI I NIKËS – VALAMARË – LENIE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 2 e 3, dhe 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “Peizazh i mbrojtur” (kategoria V) të zonës “Guri i Nikës – Valamarë – Lenie”, me sipërfaqe 5 172.7 (pesë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë shtatë) ha, sipas mbulesës, hartës dhe koordinatave në shtojcat 1, 2 e 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
- Në peizazhin e mbrojtur “Guri i Nikës – Valamarë – Lenie” zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Veprimtaritë e ndaluara në peizazhin e mbrojtur “Guri i Nikës – Valamarë – Lenie” janë ato të përcaktuara edhe në planin e menaxhimit, të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe/ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore dhe janë, si më poshtë vijon:
- a) Kultivimi e mbarështimi i specieve invazive dhe joendemike, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjallë të zonës së mbrojtur;
b) Fragmentimi i habitateve;
c) Grumbullimi i kafshëve të egra, përveç rasteve me qëllim kërkimor–shkencor ose riprodhimi;
ç) Gjuetia;
d) Mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime). - Krahas veprimtarive të lejuara në peizazhin e mbrojtur “Guri i Nikës – Valamarë – Lenie”, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, janë edhe veprimtaritë e mëposhtme:
- a) Veprimtaritë kërkimore–shkencore;
b) Veprimtaritë me qëllim edukimin mjedisor;
c) Veprimtaritë me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike;
ç) Çdo veprimtari që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, rigjenerimit ose shëndetësimit ose çdo veprimtari tjetër për këtë qëllim;
d) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin dhe mjedisin;
dh) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të turizmit/ agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse;
e) Veprimtaritë ekonomike, shoqërore, nëpërmjet ndërtimit të strukturave miqësore me biodiversitetin;
ë) Instalimet për veprimtari të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, si dhe transmetimit e të shpërndarjes së energjisë;
f) Ndërtimi i mënyrave të transportit miqësor me biodiversitetin, si shtigje biçikletash, shtigje për ecje;
g) Ndërhyrjet e lejuara urbane, të rekreacionit apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj;
gj) Veprimtaritë bujqësore–blegtorale, pylltaria, kullotja;
h) Veprimtaritë që kanë të bëjnë me operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin/ndërtimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytja dhe sigurinë e digave;
i) Ekoturizmi;
j) Veprimtaritë kulturore;
k) Veprimtaritë, të cilat inkurajojnë komunitetin vendor në mirëmbajtjen e zonës;
l) Veprimtaritë e tilla, si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, autostradave, zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë, është i pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit;
ll) Veprimtaritë ushtarake, të cilat mund të ushtrohen pas miratimit me shkrim/pajisjes me leje mjedisi;
m) Çdo veprimtari tjetër, në përputhje me planin e integruar të menaxhimit të zonës së mbrojtur. - Plani i menaxhimit i peizazhit të mbrojtur dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, me shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur dhe miratohen nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura, brenda dy vjetësh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Forma e administrimit/menaxhimit të territorit të peizazhit të mbrojtur “Guri i Nikës – Valamarë – Lenie” është e kombinuar, shtetërore, bashkiake dhe private.
- Për veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, në lidhje me formën dhe mënyrën e përdorimit dhe të gëzimit të shërbimeve të kryera në këtë zonë zbatohen rregullat e parashikuara me udhëzim të ministrit, të nxjerrë në zbatim të pikës 4, të nenit 57, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Përjashtimisht, për projektet që lidhen me veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, për të cilat nevojitet miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, organet përgjegjëse, në vijim të vendimmarrjes së KKTU–së dhe në përputhje me të, hartojnë dhe nënshkruajnë me subjektin zhvillues marrëveshjen përkatëse, që parashikon rregulla për përdorimin e zonës së mbrojtur, ku bën pjesë projekti i miratuar nga KKTU–ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të ardhurat, që krijohen nga përdorimi i zonës së mbrojtur, në varësi të formës së menaxhimit, administrohen dhe përdoren nga institucionet menaxhuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Për vijueshmërinë e veprimtarive, që zhvillohen brenda territorit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Guri i Nikës – Valamarë – Lenie”, me kontrata zhvillimi të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe të pajisura me leje mjedisore dhe vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, zbatohen parashikimet e ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Parashikimi për shpalljen “Guri i Nikës”, kategoria VI, “Rezervate të resurseve”, në lidhjen nr.1, të vendimit nr.102, datë 15.1.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin, në parim, të Strategjisë për Zbatimin e Projektit për Vlerësimin Mjedisor nga Zbatimi i Projektit të Pyjeve”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkitë Pogradec e Gramsh për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR” (KATEGORIA V) TË ZONËS “KRASTË – VERJON”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 2 e 3, e 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “Peizazh i mbrojtur” (kategoria V) të zonës “Krastë – Verjon”, me sipërfaqe 1 470.1 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë pikë një) ha, sipas mbulesës, hartës dhe koordinatave, përkatësisht, në shtojcat 1, 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
- Në peizazhin e mbrojtur “Krastë – Verjon” zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Veprimtaritë e ndaluara në peizazhin e mbrojtur “Krastë – Verjon” janë ato të përcaktuara edhe në planin e menaxhimit, të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe/ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore dhe janë, si më poshtë vijon:
- a) Kultivimi e mbarështimi i specieve invazive dhe joendemike, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjallë të zonës së mbrojtur;
b) Fragmentimi i habitateve;
c) Grumbullimi i kafshëve të egra, përveç rasteve me qëllim kërkimor-shkencor ose riprodhimi;
ç) Gjuetia;
d) Mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime). - Krahas veprimtarive të lejuara në peizazhin e mbrojtur “Krastë-Verjon”, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, janë edhe veprimtaritë e mëposhtme:
- a) Veprimtaritë kërkimore-shkencore;
b) Veprimtaritë me qëllim edukimin mjedisor;
c) Veprimtaritë me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike;
ç) Çdo veprimtari që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, rigjenerimit ose shëndetësimit ose çdo veprimtari tjetër për këtë qëllim;
d) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin dhe mjedisin;
dh) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të turizmit/ agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse;
e) Veprimtaritë ekonomike, shoqërore, nëpërmjet ndërtimit të strukturave miqësore me biodiversitetin;
ë) Instalimet për veprimtaritë e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme si dhe transmetimit e të shpërndarjes së energjisë;
f) Ndërtimi i mënyrave të transportit miqësore me biodiversitetin, si: shtigje biçikletash, shtigje për ecje;
g) Ndërhyrjet e lejuara urbane, të rekreacionit apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj;
gj) Veprimtaritë bujqësore-blegtorale, pylltaria, kullotja;
h) Veprimtaritë që kanë të bëjnë me operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin/ndërtimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytja dhe sigurinë e digave;
i) Ekoturizmi;
j) Veprimtaritë kulturore;
k) Veprimtaritë të cilat inkurajojnë komunitetin vendor në mirëmbajtjen e zonës;
l) Veprimtaritë e tilla, si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, autostradave, zonave urbane, si dhe veprimtaritë e ngjashme me këto nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është i pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit;
ll) Veprimtaritë ushtarake, të cilat mund të ushtrohen pas miratimit me shkrim/pajisjes me leje mjedisi;
m) Çdo veprimtari tjetër në përputhje me planin e integruar të menaxhimit të zonës së mbrojtur. - Plani i menaxhimit të peizazhit të mbrojtur dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur dhe miratohen nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura, brenda dy vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Forma e administrimit/menaxhimit të territorit të peizazhit të mbrojtur “Krastë-Verjon” është e kombinuar, shtetërore, bashkiake dhe private.
- Për veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, në lidhje me formën dhe mënyrën e përdorimit e të gëzimit të shërbimeve të kryera në këtë zonë zbatohen rregullat e përcaktuara me udhëzim të ministrit, të nxjerrë në zbatim të pikës 4, të nenit 57, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Përjashtimisht, për projektet që lidhen me veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, për të cilat nevojitet miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, organet përgjegjëse në vijim të vendimmarrjes së KKTU-së dhe në përputhje me të, hartojnë dhe nënshkruajnë me subjektin zhvillues marrëveshjen përkatëse që parashikon rregulla për përdorimin e zonës së mbrojtur, ku bën pjesë projekti i miratuar nga KKTU-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të ardhurat, që krijohen nga përdorimi i zonës së mbrojtur në varësi të formës së menaxhimit, administrohen dhe përdoren nga institucionet menaxhuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Për vijueshmërinë e veprimtarive që zhvillohen brenda territorit të peizazhit të mbrojtur “Krastë – Verjon”, me kontrata zhvillimi të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe të pajisura me leje mjedisore dhe vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, zbatohen parashikimet e ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Vendimi nr.468, datë 26.7.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e peizazhit të mbrojtur “Krastë – Verjon””, shfuqizohet.
12. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR UJOR/TOKËSOR” (KATEGORIA V) TË LIQENIT TË POGRADECIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 2 e 3, dhe 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “Peizazh i mbrojtur ujor/tokësor” (kategoria V) të liqenit të Pogradecit, me sipërfaqe 27 730.54 (njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e tridhjetë pikë pesëdhjetë e katër) ha, sipas mbulesës, hartës dhe koordinatave në shtojcat 1, 2 e 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
- Në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Liqeni i Pogradecit” zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Veprimtaritë e ndaluara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Liqeni i Pogradecit” janë ato të përcaktuara edhe në planin e menaxhimit, të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe/ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore dhe janë, si më poshtë vijon:
- a) Kultivimi e mbarështimi i specieve invazive dhe joendemike, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjallë të zonës së mbrojtur;
b) Fragmentimi i habitateve;
c) Grumbullimi i kafshëve të egra, përveç rasteve me qëllim kërkimor-shkencor ose riprodhimi;
ç) Gjuetia;
d) Mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime). - Krahas veprimtarive të lejuara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Liqeni i Pogradecit”, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, janë edhe veprimtaritë e mëposhtme:
- a) Veprimtaritë kërkimore-shkencore;
b) Veprimtaritë me qëllim edukimin mjedisor;
c) Veprimtaritë me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike;
ç) Çdo veprimtari që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, rigjenerimit ose shëndetësimit ose çdo veprimtari tjetër për këtë qëllim;
d) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin dhe mjedisin;
dh) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të turizmit/ agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse;
e) Veprimtaritë ekonomike, shoqërore, nëpërmjet ndërtimit të strukturave miqësore me biodiversitetin;
ë) Instalimet për veprimtari të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, si dhe transmetimit e të shpërndarjes së energjisë;
f) Ndërtimi i infrastrukturave të transportit miqësore me biodiversitetin, si shtigje biçikletash, shtigje për ecje;
g) Ndërhyrje të lejuara urbane, të rekreacionit apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj;
gj) Veprimtaritë bujqësore-blegtorale, pylltaria, kullotja;
h) Veprimtaritë që kanë të bëjnë me operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin/ndërtimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytja dhe sigurinë e digave;
i) Ngritje e qendrave për mbarështim të peshkut, pasi të jetë pajisur me lejet e nevojshme;
j) Ekoturizmi, si hiking, shëtitje me varkë, zhytje për eksplorim të botës nënujore;
k) Peshkimi artizanal, tradicional dhe çlodhës – argëtues;
l) Veprimtaritë kulturore;
ll) Veprimtaritë, të cilat inkurajojnë komunitetin vendor në mirëmbajtjen e zonës;
m) Veprimtaritë e tilla, si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, autostradave, zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është i pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit;
n) Veprimtaritë ushtarake, të cilat mund të ushtrohen pas miratimit me shkrim/pajisjes me leje mjedisi;
nj) Çdo veprimtari tjetër, në përputhje me planin e integruar të menaxhimit të zonës së mbrojtur. - Plani i menaxhimit të peizazhit të mbrojtur dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, me shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur dhe miratohen nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura, brenda dy vjetësh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Forma e administrimit/menaxhimit të territorit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Liqeni i Pogradecit”, kategoria V, është e kombinuar, shtetërore, bashkiake dhe private.
- Për veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, në lidhje me formën dhe mënyrën e përdorimit dhe të gëzimit të shërbimeve të kryera në këtë zonë zbatohen rregullat e përcaktuara me udhëzim të ministrit, të nxjerrë në zbatim të pikës 4, të nenit 57, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Përjashtimisht, për projektet që lidhen me veprimtaritë e lejuara të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, për të cilat nevojitet miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, organet përgjegjëse, në vijim të vendimmarrjes së KKTU-së dhe në përputhje me të, hartojnë dhe nënshkruajnë me subjektin zhvillues marrëveshjen përkatëse, që parashikon rregulla për përdorimin e zonës së mbrojtur, ku bën pjesë projekti i miratuar nga KKTU-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të ardhurat, që krijohen nga përdorimi i zonës së mbrojtur, në varësi të formës së menaxhimit, administrohen dhe përdoren nga institucionet menaxhuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Për vijueshmërinë e veprimtarive, që zhvillohen brenda territorit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Liqeni i Pogradecit”, me kontrata zhvillimi të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe të pajisura me leje mjedisore dhe vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, zbatohen parashikimet e ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Vendimi nr.80, datë 18.2.1999, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen “Park kombëtar” të Prespës dhe peizazh i mbrojtur tokësor/ujor të Pogradecit”, shfuqizohet.
12. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN “PEIZAZH I MBROJTUR UJOR/TOKËSOR” (KATEGORIA V) TË ZONËS “PISHË PORO – NARTË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 2 e 3, e 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “Peizazh i mbrojtur ujor/tokësor” (kategoria) V) të zonës “Pishë Poro – Nartë”, me sipërfaqe 16 124.61 (gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet e katër pikë gjashtëdhjetë e një) ha, sipas mbulesës, hartës dhe koordinatave, përkatësisht, në shtojcat 1, 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
- Në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Pishë Poro – Nartë” zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Veprimtaritë e ndaluara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Pishë Poro – Nartë” janë ato të përcaktuara edhe në planin e menaxhimit, të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe/ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore dhe janë, si më poshtë vijon:
- a) Kultivimi e mbarështimi i specieve invazive dhe joendemike, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjallë të zonës së mbrojtur;
b) Fragmentimi i habitateve;
c) Grumbullimi i kafshëve të egra, përveç rasteve me qëllim kërkimor-shkencor ose riprodhimi;
ç) Gjuetia;
d) Mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime). - Krahas veprimtarive të lejuara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor “Pishë Poro – Nartë”, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 20, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, janë edhe veprimtaritë e mëposhtme:
- a) Veprimtaritë kërkimore-shkencore;
b) Veprimtaritë me qëllim edukimin mjedisor;
c) Veprimtaritë me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike;
ç) Çdo veprimtari që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, rigjenerimit ose shëndetësimit ose çdo veprimtari tjetër për këtë qëllim;
d) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin dhe mjedisin;
dh) Veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të turizmit/ agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse;
e) Veprimtaritë ekonomike, shoqërore, nëpërmjet ndërtimit të strukturave miqësore me biodiversitetin;
ë) Instalimet për veprimtari të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme që përfitojnë nga skema mbështetëse me vendndodhje të përcaktuar si dhe transmetimit e të shpërndarjes së energjisë;
f) Ndërtimi i mënyrave të transportit miqësore me biodiversitetin, si: shtigje biçikletash, shtigje për ecje;
g) Ndërhyrjet e lejuara urbane, të rekreacionit apo ekonomike brenda zonës, duke ruajtur karakterin e saj;
gj) Veprimtaritë bujqësore-blegtorale, pylltaria, kullotja;
h) Veprimtaritë që kanë të bëjnë me operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin/ndërtimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytja dhe sigurinë e digave;
i) Ngritja e qendrave për mbarështim të peshkut, të llojeve endemike, pasi të jenë pajisur me lejet e nevojshme;
j) Ekoturizmi, si: hiking, shëtitje me varkë, zhytje për eksplorim të botës nënujore;
k) Peshkimi artizanal, tradicional dhe çlodhës – argëtues;
l) Veprimaritë kulturore;
ll) Veprimtaritë të cilat inkurajojnë komunitetin vendor në mirëmbajtjen e zonës;
m) Veprimtaritë e tilla, si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese, autostradave, zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është i pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit;
n) Veprimtaritë ushtarake, të cilat mund të ushtrohen pas miratimit me shkrim/pajisjes me leje mjedisi;
nj) Çdo veprimtari tjetër në përputhje me planin e integruar të menaxhimit të zonës së mbrojtur. - Plani i menaxhimit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur dhe miratohen nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura, brenda dy vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
- Forma e administrimit/menaxhimit të territorit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Pishë Poro – Nartë” është e kombinuar, shtetërore, bashkiake dhe private.
- Për veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, në lidhje me formën dhe mënyrën e përdorimit e të gëzimit të shërbimeve të kryera në këtë zonë zbatohen rregullat e përcaktuara me udhëzim të ministrit, të nxjerrë në zbatim të pikës 4, të nenit 57, të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Përjashtimisht, për projektet që lidhen me veprimtaritë e lejuara, të parashikuara në pikën 4, të këtij vendimi, për të cilat nevojitet miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, organet përgjegjëse në vijim të vendimmarrjes së KKTU-së dhe në përputhje me të, hartojnë dhe nënshkruajnë me subjektin zhvillues marrëveshjen përkatëse që parashikon rregulla për përdorimin e zonës së mbrojtur, ku bën pjesë projekti i miratuar nga KKTU-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të ardhurat, që krijohen nga përdorimi i zonës së mbrojtur në varësi të formës së menaxhimit, administrohen dhe përdoren nga institucionet menaxhuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Për vijueshmërinë e veprimtarive që zhvillohen brenda territorit të peizazhit të mbrojtur ujor/tokësor “Pishë Poro – Nartë”, me kontrata zhvillimi të lidhura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe të pajisura me leje mjedisore dhe vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, zbatohen parashikimet e ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar.
- Vendimi nr.694, datë 26.10.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e statusit të ekosistemit natyror/ligatinor “Pishë Poro – Nartë” nga “Rezervat natyror i menaxhuar” (kategoria IV e zonave të mbrojtura) në “Peizazh i mbrojtur” (kategoria V e zonave të mbrojtura”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkitë Fier dhe Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.