Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Dhjetor 2022 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Dhjetor 2022

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Dhjetor 2022: 

 

V E N D I M
PËR

PROCEDURAT, RREGULLAT DHE MËNYRËN E EKUIVALENTIMIT TË GRADAVE USHTARAKE ME GRADAT E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 23, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Për plotësimin e nevojave të veçanta, në Gardën e Republikës pranohen ushtarakë të shërbimit aktiv të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe ushtarakë në rezervë, që mbajnë gradat ushtarake, sipas pikës 9, të këtij vendimi.

2. Pas përfundimit të procedurës së konkurrimit për funksione të veçanta të ushtarakëve, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, Garda e Republikës njofton ushtarakun aktiv ose ushtarakun në rezervë për miratimin e pranimit.

3. Brenda 3 (tri) ditëve nga njoftimi për miratimin e pranimit në Gardën e Republikës, ushtaraku i Forcave të Armatosura paraqet kërkesën për ekuivalentimin e gradës ushtarake me gradën e Gardës së Republikës.

4. Kërkesa paraqitet pranë strukturës përgjegjëse për burimet njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Gardës së Republikës, së bashku me dokumentacionin që vërteton gradën që mban.

5. Struktura përgjegjëse për burimet njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Gardës së Republikës kryen një verifikim paraprak të kërkesës dhe brenda 3 (tri) ditëve nga përfundimi i afatit për paraqitjen e saj kryen veprimet e mëposhtme:

a) Kur kërkesa është paraqitur, sipas parashikimeve të këtij vendimi, njofton me shkrim ushtarakun për vazhdimin e procedurës për ekuivalentimin e gradës;
b) Kur kërkesa nuk është paraqitur, sipas parashikimeve të këtij vendimi, njofton kandidatin për plotësimin e të metave brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit. Në këtë rast, struktura përgjegjëse për burimet njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Gardës së Republikës ndihmon në mënyrë aktive ushtarakun për plotësimin e të metave të konstatuara.

6. Brenda 5 (pesë) ditëve nga njoftimi për vazhdimin e procedurës për ekuivalentimin e gradës ose përfundimit të afatit për plotësimin e të metave, struktura përgjegjëse për burimet njerëzore në Gardën e Republikës shqyrton kërkesën në përputhje me parimet dhe rregullat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative, si dhe dërgon për miratim pranë drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës vendimin për ekuivalentimin e gradës ushtarake me atë të Gardës së Republikës.

7. Kundër vendimit të drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, sipas pikës 6, të këtij vendimi, mund të paraqitet ankim pranë ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe sigurisë publike, në përputhje me rregullat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative.

8. Ministri përgjegjës për çështjet e rendit dhe sigurisë publike shqyrton ankimin dhe nxjerr urdhrin përkatës, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e paraqitjes së ankimit.

9. Ekuivalentimi i gradave bazohet në klasifikimin e gradave ushtarake, të përcaktuara në ligjin nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe në klasifikimin e niveleve, sipas hierarkisë të përcaktuar në ligjin nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”. Mënyra e ekuivalentimit të gradave ushtarake me gradat e Gardës së Republikës së Shqipërisë është, sipas tabelës në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
10. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 11.6.2019, PËR ÇËSHTJEN “PRIZRENI KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESËN NR.29309/16)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 11.6.2019, për çështjen “Prizreni kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.29309/16, përfundimtar në datën 11.9.2019, në shumën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) euro në lidhje me dëmin jopasuror, si dhe në shumën 1 450 (një mijë e katërqind e pesëdhjetë) euro në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.

3. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit Fatos Prizreni, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 11.6.2019, “Prizreni kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.29309/16.

4. Pagimi i shumës të depozituar, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesit Fatos Prizreni, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.

5. Mbi shumën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, duke filluar nga data 12.12.2019, deri në datën e ekzekutimit të këtij vendimi, të paguhen interesa të thjeshta të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3%.

6. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2022.

7. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Endrit Molla emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

KALIM FONDI MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË PËR MBËSHTETJEN E SEKTORIT ENERGJETIK, FAZA III

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 11, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeminitrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në programin 04320 “Mbështetje për energjinë”, në llogarinë ekonomike nr.232, i shtohet fondi prej 4 000 000 000 (katër miliardë) lekësh, në formën e transferimit në kapital (transhi i tretë nga fondi i miratuar për këtë qëllim në buxhetin e shtetit), për shoqërinë “Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH)”, sh.a., me qëllim mbulimin me likuiditet të veprimtarisë operacionale të shoqërisë.

2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga zëri “Mbështetje buxhetore për sektorin energjetik”, miratuar në buxhetin e vitit 2022.

3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Kamzë-Vorë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Zonat e Stimuluara, Kavajë, Elbasan, Fier, Gjirokastër dhe Durrës.

2. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 524 652 022,19 (pesëqind e njëzet e katër milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e dy mijë e njëzet e dy presje nëntëmbëdhjetë) lekë për sipërfaqen 60 470,38 (gjashtëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë presje tridhjetë e tetë) m² sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi për pasuritë me numrat rendorë sipas kolonës 14, të shtojcës 1, përkatësisht: nr.6, nr.9, nr.10, nr.26, nr.27, nr.28, nr.30, nr.38, nr.46, nr.47, nr.48, nr.49, nr.50, nr.52, nr.55, nr.56, nr.57, nr.59, nr.60, nr.65, nr.78, nr.82, nr.83, nr.84, nr.88, nr.95, nr.108, nr.113, nr.115, nr.116, nr.117, nr.118, nr.120, nr.124, nr.125, nr.127, nr.138, nr.155, nr.210, nr.212, nr.214, nr.218, nr.220, nr.221, nr.222, nr.226, nr.227, nr.231, nr.241, nr.243, nr.254, nr.295, nr.298 sipas seksionit të veçantë (kolona 19) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikës 3, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

4. Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Kamzë-Vorë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Zonat e Stimuluara, Kavajë, Elbasan, Fier, Gjirokastër dhe Durrës, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Gjergji Simaku, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS, PËR HEQJEN RECIPROKE TË VIZAVE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE TË ZYRTARËVE PUBLIKË DHE TË PASAPORTAVE TË ZAKONSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, PËR GRANTIN PËR MBËSHTETJE BUXHETORE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 12, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash, për grantin për mbështetje buxhetore, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PROCEDURAT E MENAXHIMIT TË INVESTIMEVE PUBLIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16 dhe 25, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Projekti i investimit përfshin një seri punimesh, aktivitetesh apo shërbimesh, që synojnë përmbushjen e një objektivi të pandashëm, me qëllime qartësisht të identifikuara. Kostoja totale e një projekti investimi do të përfshijë çdo shpenzim, që lidhet me arritjen e rezultateve të synuara, sipas të gjithë komponentëve të tij.

2. Ministri përgjegjës për financat, me udhëzim, përcakton kufirin financiar të vlerës së plotë të projektit në përputhje me specifikat e sektorit, mbi bazën e të cilit, përcaktohet mënyra dhe procedura e vlerësimit të projektit të investimit publik.

3. Projektet e reja të investimeve publike mbi vlerën kufi të vendosur me udhëzim nga ministri përgjegjës për financat klasifikohen si projekte investimi me rëndësi strategjike dhe i nënshtrohen procesit të vlerësimit për përfshirjen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Këto projekte investimi përfshihen në PBA-në apo buxhetin vjetor në përputhje me hapësirën fiskale, vetëm pasi të jenë bërë pjesë e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare, të rankuar dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

4. Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare përmban projektet e investimeve publike, që kanë rëndësi strategjike, për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, pavarësisht nga burimi i tyre i financimit. Kjo listë shërben si instrument për mbështetjen e politikave dhe prioriteteve të qeverisë shqiptare, në linjë me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), si edhe strategjitë sektoriale e ndërsektoriale. Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare shërben si referencë për ministrinë përgjegjëse për financat dhe njësitë e qeverisjes qëndrore, në kuadër të përfshirjes së projekteve të investimeve publike në Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) apo buxhetin vjetor.

5. Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, jo më vonë se data 31 janar. Nëse vlerësohet e nevojshme, Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare rishikohet, jo më vonë se data 1 korrik. Autoriteti përgjegjës për administrimin, përditësimin dhe ndjekjen e procedurave për miratimin e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare është institucioni përgjegjëse për programimin strategjik.

6. Klasifikimi i shpenzimeve kapitale për efekt të vlerësimit dhe programimit të projekteve të investimeve publike është, si më poshtë vijon:

a) Shpenzime kapitale administrative: përkufizohen si zëvendësimi i pajisjeve të vjetëruara gjatë ushtrimit të funksioneve nga njësia e qeverisjes qendrore, që lidhet me nivelin aktual të personelit ose rritjen minimale të numrit të stafit aktual. Njësitë e qeverisjes qendrore përgatitin propozimet dhe i paraqesin në ministrinë përgjegjëse për financat të shoqëruara me dokumentacionin e kërkuar, në përputhje me procedurat për vlerësim, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi, sipas përcaktimit në nenin 22, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Projektet e vlerësuara, sipas këtij klasifikimi do të paraqiten vetëm si pjesë përbërëse e kërkesave buxhetore, në kuadër të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA). Ministria përgjegjëse për financat shqyrton dhe miraton propozimet duke i përfshirë në PBA apo buxhetin vjetor.

b) Shpenzime kapitale për emergjenca: janë shpenzimet që bëhen për t’iu përgjigjur një nevoje të menjëhershme për investime publike, si rezultat i krizës humanitare dhe/ose një aksidenti madhor në një zonë ose objekt të caktuar, një fenomen i rrezikshëm natyror apo i shkaktuar nga njeriu, fatkeqësi natyrore ose ekologjike (mjedisore), epidemi, përdorim të armëve që shkaktojnë ose mund të çojnë në viktima njerëzore, dëme të konsiderueshme për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. Njësitë e qeverisjes qendrore përgatitin propozimet në çdo kohë dhe i paraqesin të shoqëruara me dokumentacionin e kërkuar, në përputhje me procedurat për vlerësim, sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi. Ministria përgjegjëse për financat shqyrton dhe miraton, duke i përfshirë në PBA apo buxhetin vjetor, vetëm projektet emergjente të propozuara me vlerë, deri në 200 000 000 (dyqind milionë) lekë. Në rastet kur vlera e projekteve emergjente të propozuara tejkalon vlerën 200 000 000 (dyqind milionë) lekë, këto propozime përcillen për miratim me vendim të Këshillit të Ministrave. Pas miratimit, ministria përgjegjëse për financat i përfshin në PBA apo buxhetin vjetor.

c) Shpenzime për projekte investimesh: janë shpenzime të bëra për një seri punimesh, aktivitetesh apo shërbimesh, me qëllim qartësisht të identifikuar, që janë pjesë e kostos së një programi të caktuar buxhetor dhe nuk janë shpenzime kapitale administrative.

7. Financimi i projekteve të investimeve publike bëhet në përputhje me metodologjinë e përgatitjes së buxhetit, miratuar nga ministria përgjegjëse për financat, në udhëzimet standarde dhe vjetore të përgatitjes së buxhetit. Projektet e investimeve publike, që financohen si pjesë e një programi të caktuar në ligjin vjetor të buxhetit, mund të jenë projekte ekzistuese dhe të reja.

Në shpenzimet për projekte të investimeve publike ekzistuese përfshihen:

a) shpenzimet e investimeve kapitale për projekte, që janë financuar në vitin fiskal aktual dhe nuk kanë përfunduar;
b) shpenzimet e investimeve kapitale për projekte që ende nuk kanë filluar, por për të cilat janë ndërmarrë angazhimet ligjore dhe janë miratuar në procesin e mëparshëm të Programimit Buxhetor Afatmesëm (PBA).

Të gjitha investimet e tjera publike do të trajtohen si investime të reja.

8. Propozimet për projektet e reja të investimeve, të cilat përmbushin kriteret për t’u klasifikuar si projekte me rëndësi strategjike, sipas kritereve të tabelës 1, në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi, dhe vlerës kufi të përcaktuar me udhëzim të ministrit përgjegjës të financave, do të përgatiten nga njësitë e qeverisjes qendrore, sipas dokumentacionit dhe procedurave të përcaktuara për vlerësim në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi. Propozimet do të paraqiten njëkohësisht në ministrinë përgjegjëse për financat dhe në institucionin përgjegjës për programimin strategjik, në çdo kohë.

a) Ministria përgjegjëse për financat përcjell pranë institucionit përgjegjës për programimin strategjik qëndrimin e saj për çdo propozim për projektet e reja të klasifikuara si projekte me rëndësi strategjike, jo më vonë se 14 ditë nga data e marrjes së propozimit nga njësitë e qeverisjes qendrore;
b) Në kuadër të përfshirjes së projekteve të reja të investimeve të propozuara nga njësitë e qeverisjes qendrore në listën unike të projekteve me Rëndësi Kombëtare, institucioni përgjegjës për programimin strategjik, vlerëson dhe konsulton çdo propozim në Komitetin e Planifikimit Strategjik, rast pas rasti;
c) Për projektet e investimeve publike, të cilat përfshihen në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare dhe me vlerë mbi 10 miliardë lekë, nga ministria përgjegjëse për financat kryhet oponencë e jashtme e studimit të fisibilitetit, sipas procedurave të prokurimit publik;
ç) Përmbajtja e dokumentit të studimit të fisibilitetit, mënyra e plotësimit dhe dërgimit të këtij informacioni bëhet sipas përcaktimeve të shtojcës 4, bashkëlidhur këtij vendimi;
d) Propozimet për projektet e reja të investimeve, të cilat nuk përmbushin kriteret për t’u klasifikuar si projekte me rëndësi strategjike, sipas kritereve të tabelës 1, në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi, dhe vlerës kufi, të miratuar me udhëzim të ministrit të financave, do të përgatiten nga njësitë e qeverisjes qendrore, sipas dokumentacionit dhe procedurave të përcaktuara për vlerësim në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi. Propozimet do të paraqiten në ministrinë përgjegjëse për financat, sipas përcaktimit në nenin 22, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

9. Miratimi përfundimtar i projekteve të reja të investimeve të propozuara bëhet vetëm brenda procesit të përgatitjes së PBA-së. Bazuar në rankimin e projekteve në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare dhe në përputhje me hapësirën fiskale, ministria përgjegjëse për financat përgatit dokumentin e PBA-së, duke përfshirë në të prioritetet buxhetore, miratimin e politikave të reja dhe tavanin e vendosur të shpenzimeve, i cili i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave.

10. Parimet kryesore, ku bazohen njësitë e qeverisjes qendrore për vlerësimin, prioritizimin dhe propozimin e projekteve të investimeve; institucioni përgjegjës për programimin strategjik për vlerësimin e propozimeve të projekteve të investimit për përfshirjen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare; si dhe ministria përgjegjëse për financat për vlerësimin përfundimtar për përfshirjen e tyre në Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) apo buxhetin vjetor, janë:

a) parimi i vlerësimit të rëndësisë strategjike;
b) parimi i vlerësimit ekonomik dhe financiar;
c) parimi i vlerësimit mjedisor dhe impaktit klimaterik;
ç) parimi i vlerësimit të qëndrueshmërisë;
d) parimi i vlerësimit gjinor;
dh) parimi i vlerësimit të menaxhimit të projektit.
11. Për angazhimet buxhetore shumëvjeçare, që lidhen me projekte të reja investimesh publike, gjatë zbatimit të tyre nuk lejohet, që në buxhetin e njësisë përkatëse të njësisë së qeverisjes qendrore të shpërndahen më pak se 20% e vlerës së plotë të projektit përkatës gjatë vitit të parë, më pak se 30% e vlerës së plotë të projektit përkatës gjatë vitit të dytë dhe më pak se 30% e vlerës së plotë të projektit përkatës gjatë vitit të tretë, përveç rasteve, ku përcaktohet ndryshe në dokumentin e studimit të fisibilitetit dhe për projektet e reja të miratuara në PBA-në 2023-2025.

12. Monitorimi dhe raportimi i ecurisë së zbatimit të projekteve të investimeve kryhen, sipas afateve dhe procedurave specifike, që jepen në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe udhëzimet përkatëse të monitorimit të buxhetit të shtetit.

13. Përjashtimisht, për vitin 2023, Lista Unike e Projekteve me Rëndësi Kombëtare miratohet, jo më vonë se data 28 shkurt.

14. Vendimi nr.185, datë 29.3.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e menaxhimit të investimeve publike”, shfuqizohet.

15. Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

KUSHTET, KRITERET DHE PROCEDURAT E PËRFITIMIT, TË POSEDUESVE TË NDËRTIMEVE PA LEJE NË RASTET E FATKEQËSISË NATYRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 30, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Ky vendim rregullon kushtet, kriteret dhe procedurat e përfitimit, të individëve dhe familjeve, të cilët posedojnë ndërtime pa leje me funksion banimi, që pësojnë dëme, për shkak të fatkeqësive natyrore.

2. Në këtë vendim, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

a) “Ligji”, ligji nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”;
b) “Përfitues”, subjekti posedues i një ndërtimi pa leje me funksion banimi, që rezulton i dëmtuar pas një fatkeqësie natyrore, në një njësi të vetëqeverisjes vendore, ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore;
c) “Ndërtim pa leje”, ndërtimi i lidhur në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose me ndërtesa të tjera, i cili është bërë pas datës 10.8.1991, me funksion banimi, i cili paraqitet si objekt, si shtesë në ndërtim të regjistruar/në mungesë të lejes së ndërtimit ose si objekt në shkelje të lejes së ndërtimit;
ç) “Organ përgjegjës/njësi zbatuese”, njësia e vetëqeverisjes
vendore ose organi publik i ngarkuar nga Këshilli i Ministrave,
përgjegjës për rindërtimin dhe/ose mbrojtjen civile.

II. KUSHTET, KRITERET DHE PROCEDURAT E TRAJTIMIT TË NDËRTIMEVE PA LEJE NË RASTET E FATKEQËSISË NATYRORE

1. Për të përfituar nga trajtimi në rastet e fatkeqësisë natyrore duhet të plotësohen kushtet dhe kriteret e mëposhtme:

a) Ndërtimi pa leje të rezultojë i dëmtuar pas një fatkeqësie natyrore në një njësi të vetëqeverisjes vendore, ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore;
b) Ndërtimi pa leje të jetë përfshirë në procedurat e legalizimit dhe për të, të mos ketë përfunduar procesi administrativ me vendimmarrje për legalizim;
c) Ndërtimi pa leje të rezultojë me funksion banimi, gjatë evidentimit në terren që kryen ASHK, sipas ligjit;
ç) Individi ose familja të mos ketë ndërtim tjetër në pronësi apo më
shumë se një ndërtim pa leje me funksion banimi në proces
legalizimi, në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku shpallet gjendja e
fatkeqësisë natyrore. Kur individi apo familja ka disa ndërtime në
pronësi apo në proces legalizimi dhe të gjitha ato dëmtohen si pasojë
e fatkeqësisë natyrore, atëherë përfiton vetëm për banesën, që në
datën e fatkeqësisë natyrore, përdorej si vendbanim i zakonshëm;
d) Ndërtimi pa leje plotëson kushtet e ndërtesës së dëmtuar, sipas pikës 12, të nenit 4, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të vërtetuar në bazë të aktekspertizës të organeve kompetente, sipas këtij akti normativ.

2. Procedura e përjashtimit nga legalizimi të ndërtimeve pa leje që dëmtohen nga fatkeqësia natyrore nis me kërkesën e organit përgjegjës/njësisë zbatuese drejtuar ASHK-së.

3. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga paraqitja e kërkesës nga organi përgjegjës/njësia zbatuese, drejtoria vendore e ASHK-së evidenton në terren ndërtimet pa leje dhe verifikon, nëse për to është paraqitur kërkesë për legalizim. Kur rezulton se është paraqitur kërkesë, brenda të njëjtit afat, kryhet dhe procedura e përjashtimit nga legalizimi.

4. Vendimmarrja e përjashtimit, sipas pikës 3, të këtij kreu, i përcillet organit përgjegjës/njësisë zbatuese dhe shoqërohet nga:
a) dokumentacioni hartografik (genplan dhe planimetri);
b) ekstrakti nga baza e të dhënave;
c) informacion kadastral;
ç) të dhëna nëse përfituesi zotëron apo jo banesë tjetër të ligjshme, brenda territorit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Kjo vendimmarrje i njoftohet, njëkohësisht, dhe subjektit posedues të ndërtimit pa leje, sipas mënyrës dhe afateve të parashikuara në ligj dhe në Kodin e Procedurave Administrative.

5. Mënyra e trajtimit dhe kriteret për përfitimin e sipërfaqeve ndërtimore të subjekteve përfitues, sipas këtij vendimi, është sipas parashikimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave, për kushtet dhe kriteret e përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore në objektet e reja për banim nga subjektet që posedojnë ndërtime të klasifikuara si ndërtime pa leje, miratuar në zbatim të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.

6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe organet publike që preken nga ky vendim, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE ELEMENTEVE TË PËRGJITHSHME TË SIGURIMIT TË PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE TË PROJEKTUESIT, TË GRUPIT TË PROJEKTIMIT DHE ZBATUESIT TË PUNIMEVE, SI DHE RREGULLAT DHE ELEMENTET E SIGURIMIT, TË PËRGJEGJËSISË SË ZHVILLUESIT PËR TË GJITHA NDËRTIMET ME VLERË MBI 100 MILIONË LEKË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, pika 9, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.3/2020, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “ Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

KREU I
KUSHTET DHE ELEMENTET E PËRGJITHSHME TË SIGURIMIT TË PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE TË PROJEKTUESIT DHE GRUPIT TË PROJEKTIMIT

Neni 1

Projektuesi si person fizik apo juridik, i licencuar, është i detyruar të lidhë një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë profesionale. Kontrata e sigurimit të përgjegjësisë profesioanle mbulon çdo dëm që mund të shkaktohet si pasojë e veprimtarisë së tij gjatë procesit të ndërtimit të objektit.

Neni 2

Shuma e sigurimit llogaritet duke mbuluar të paktën dëmet e mëposhtme:

a) Çdo shpenzim të nevojshëm e të domosdoshëm të projektimit të ri, si dhe shpenzimet shtesë të kryera nga zhvilluesi ose organet e administratës publike, që kanë rjedhur si pasojë e gabimeve në projektim;
b) Kostot shtesë që mund të lindin për zhvilluesin, si pasojë e gabimeve në projektim gjatë zbatimit të projektit.

Neni 3

Limiti i përgjegjësisë dhe shuma e sigurimit të kontratës së sigurimit përcaktohet në policën e sigurimit dhe nuk mund të jetë më e ulët se shuma e sigurimit, sipas nenit 2, të këtij vendimi.

Neni 4

Shoqëria e sigurimit dëmshpërblen në vlerë monetare të siguruarin/përfituesin për dëmet që ai ka pësuar, si pasojë e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit. Dëmshpërblimi nuk kalon në asnjë rast limitin e përgjegjësisë të caktuar në policën e sigurimit.

Neni 5

Polica e sigurimit duhet të jetë e përcaktuar për objektin e punimeve, për të cilin projektuesi apo grupi i projektimit siguron profesionin e tij, sipas përcaktimeve në lejen e zhvillimit ose ndërtimit.

Neni 6

Kontrata e sigurimit të përgjegjësisë profesionale, që lidhet pranë shoqërive të sigurimit nga projektuesi apo grupi i projektimit është e vlefshme për të gjithë periudhën e vlefshmërisë, nga data e lidhjes së kontratës ndërmjet zhvilluesit dhe projektuesit apo grupit të projektimit, deri në datën e certifikimit të objektit.

Neni 7

1. Shoqëria e sigurimit lidh kontratën e sigurimit, me kusht që të përmbushen kërkesat e mëposhtme:

a) Personi fizik apo juridik të jetë i pajisur me licencë për projektimin e punimeve që do të realizohen, nga institucioni që ka në fushën e veprimtarisë licencimin për projektimin, me kategoritë që i përgjigjen projektimit të punimeve që do të duhen për realizimin e projektit të plotë të zbatimit;
b) Personi fizik apo juridik i pajisur me licence për projektimin të jetë i regjistruar në regjistrin tregtar dhe i pajisur me NIPT;
c) Personi fizik apo juridik projektues të ketë kontratën me zhvilluesin të firmosur nga projektuesi, në rastin e personit juridik nga përfaqësuesi juridik i tij, si dhe përfaqësuesi i zhvilluesit.

2. Për dëmtime të ndodhura në objekt, si pasojë e gabimeve së projektuesit gjatë procesit të projektimit dhe ndryshimeve të projektit të miratuara nga zhvilluesi, që lindin si domosdoshëmri gjatë procesit të ndërtimit të objektit, shoqëria e sigurimit detyrohet të dëmshpërblejë të siguruarin/përfituesin, të paktën për dëmet e mëposhtme:

a) Për shpenzime të nevojshme e të domosdoshme të projektimit të ri, si dhe shpenzimet shtesë për ripunimin e projektit, të kryera nga zhvilluesi ose organet e administratës publike;
b) Për kostot shtesë që mund të lindin për zhvilluesin gjatë zbatimit të projektit për shkak të defekte në projekt.

Neni 8

Kushte dhe elemente të posaçme shtesë, të sigurimit, përcaktohen në kontratën e sigurimit.

KREU II
KUSHTET DHE ELEMENTET E PËRGJITHSHME TË SIGURIMIT TË PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE TË ZBATUESIT TË PUNIMEVE

Neni 9

Zbatuesi i punimeve si person juridik, i licencuar, është i detyruar të lidhë një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë profesionale. Kontrata e sigurimit të përgjegjësisë profesioanle mbulon çdo dëm që mund të shkaktohet si pasojë e veprimtarisë së tij gjatë procesit të ndërtimit të objektit.

Neni 10

Shuma e Sigurimit llogaritet duke mbuluar të paktën çdo shpenzim të nevojshëm e të domosdoshëm për kryerjen e punimeve të reja, si dhe shpenzimet shtesë të kryera nga zhvilluesi ose organet e administratës publike, që kanë rrjedhur si pasojë e zbatimit të punimeve në kundërshtim me kontratën përkatëse për zbatimin e punimeve të ndërtimit, me dokumentet e planifikimit dhe zhvillimit, si dhe me legjislacionin në fuqi, që rregullon veprimtarinë e ndërtimit.

Neni 11

Limiti i përgjegjësisë/shuma e sigurimit të kontratës së sigurimit përcaktohet në policën e sigurimit dhe nuk mund të jetë më i ulët se shuma e sigurimit, sipas përcaktimit në nenin 10, të këtij vendimi.

Neni 12

Shoqëria e sigurimit dëmshpërblen në vlerë monetare të siguruarin/përfituesin për dëmet që ai ka pësuar, si pasojë e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit. Dëmshpërblimi nuk kalon në asnjë rast limitin e përgjegjësisë të caktuar në policën e sigurimit.

Neni 13

Polica e sigurimit duhet të jetë e përcaktuar për objektin e punimeve, për të cilin zbatuesi i punimeve siguron veprimtarinë e tij, sipas përcaktimeve në lejen e zhvillimit ose ndërtimit.

Neni 14

Kontrata e sigurimit të përgjegjësisë profesionale që lidhet pranë shoqërive të sigurimit nga zbatuesi i punimeve është e vlefshme për të gjithë periudhën e vlefshmërisë, nga data e lidhjes së kontratës ndërmjet zhvilluesit dhe zbatuesit të punimeve, deri në datën e certifikimit të objektit.

Neni 15

1. Shoqëria e sigurimit lidh kontratën e sigurimit, me kusht që të përmbushen kërkesat e mëposhtme:

a) Personi juridik të jetë i pajisur me licencë për zbatimin e punimeve që do të realizohen nga institucioni që ka në fushën e veprimtarisë licencimin për zbatimin e punimeve, me kategoritë që i përgjigjen punimeve që do të realizohen;
b) Personi juridik i pajisur me licencë për zbatimin e punimeve të jetë i regjistruar në regjistrin tregtar dhe i pajisur me NIPT;
c) Personi juridik zbatues i punimeve të ketë kontratën me zhvilluesin të firmosur nga përfaqësuesi juridik i zbatuesit, si dhe përfaqësuesi i zhvilluesit.

2. Për dëmtime të ndodhura në objekt, si pasojë e veprimtarisë së zbatuesit të punimeve gjatë procesit të ndërtimit të objektit, shoqëria e sigurimit detyrohet të dëmshpërblejë të siguruarin/përfituesin, të paktën për dëmet e mëposhtme:

a) Për çdo shpenzim të nevojshëm e të domosdoshëm për kryerjen e punimeve të reja;
b) Për shpenzimet shtesë, që kanë rrjedhur si pasojë e zbatimit të punimeve në kundërshtim me kontratën përkatëse për zbatimin e punimeve të ndërtimit, me dokumentet e planifikimit dhe zhvillimit, si dhe me legjislacionin në fuqi, që rregullon veprimtarinë e ndërtimit.

Neni 16

Kushte dhe elemente të posaçme shtesë të sigurimit përcaktohen në kontratën e sigurimit.

KREU III
ELEMENTËT E PËRGJITHSHME DHE RREGULLAT E SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE TË ZHVILLUESIT

Neni 17

1. Zhvilluesi si person fizik apo juridik është i detyruar të lidhë një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë profesionale për të gjitha ndërtimet me vlerë mbi 100 milionë lekë. Kontrata e sigurimit të përgjegjësisë profesioanle mbulon çdo dëm që mund të shkaktohet nga rreziqet gjatë procesit të zhvillimit kundrejt palëve të treta.

2. Në rastin e ndërtimeve me vlerë mbi 100 milionë lekë, kur zhvilluesi është edhe zbatues, ky i fundit përjashtohet nga detyrimi për të lidhur kontratë sigurimi, sipas parashikimeve të kreut II, të këtij vendimi.

Neni 18

Shuma e sigurimit llogaritet në përqindje ndaj preventivit të punimeve të zbatimit për kostot e llogaritshme, pa vlerën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Kjo vlerë do të jetë jo më shumë se 15% e vlerës së preventivuar të punimeve.

Neni 19

Limiti i përgjegjësisë/shuma e sigurimit të kontratës së sigurimit përcaktohet në policën e sigurimit dhe nuk mund të jetë më i ulët se shuma e sigurimit, sipas përcaktimit në nenin 18, të këtij vendimi.

Neni 20

Shoqëria e sigurimit dëmshpërblen në vlerë monetare të siguruarin/përfituesin për dëmet që ai ka pësuar, si pasojë e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit. Dëmshpërblimi nuk kalon në asnjë rast limitin e përgjegjësisë të caktuar në policën e sigurimit.

Neni 21

Polica e sigurimit duhet të jetë e përcaktuar për zhvillimin për të cilin zhvilluesi siguron dëmin ndaj palëve të treta nga zbatimi i punimeve, sipas përcaktimeve në lejen e zhvillimit ose ndërtimit.

Neni 22

Kontrata e sigurimit të përgjegjësisë profesionale që lidhet pranë shoqërive të sigurimit nga zhvilluesi është e vlefshme për të gjithë periudhën e vlefshmërisë nga data e miratimit të lejes së zhvillimit apo ndërtimit, deri në datën e certifikimit të objektit.

Neni 23

Shoqëria e sigurimit lidh kontratën e sigurimit me zhvilluesin, me kusht që të jetë i pajisur me lejen për zbatimin e punimeve që do të zhvillohen nga autoriteti, që ka në fushën e veprimtarisë së tij dhënien e lejes së nevojshme.

Neni 24

Kushte dhe elemente të posaçme shtesë të sigurimit përcaktohen në kontratën e sigurimit.

KREU IV

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 25

Ngarkohen njësitë e qeverisjes qendrore dhe vendore, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, autoritetet e zhvillimit të territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Neni 26

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.34, DATË 19.1.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE, PËR VITIN 2022”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 189/c, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Tabela nr.1 “Plani i të ardhura-shpenzimeve, për vitin 2022, për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale”, bashkëlidhur vendimit nr.34, datë 19.1.2022, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me tabelën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.149, DATË 29.2.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE PËR PUNONJËSIT E DREJTORISË SË SHËRBIMEVE QEVERITARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lidhja nr.1, e përmendur në pikën 1, të vendimit nr.149, datë 29.2.2012, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga të ardhurat e institucionit.

3. Ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.723, DATË 19.11.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR.7889, DATË 14.12.1994, “PËR STATUSIN E INVALIDIT”, TË NDYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 3, e vendimit nr.723, datë 19.11.1998, të Këshillit të Ministrave, të ndyshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Shuma mujore e rimbursimit të shpenzimeve për blerjen e karburanteve e të lubrifikanteve është 10 000 (dhjetë mijë) lekë.”.

2. Efektet financiare, në masën 16 200 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekë, përballohen nga fondi i sigurimeve shoqërore.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.213, DATË 11.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E INSTITUTIT KOMBËTAR TË TRASHËGIMISË KULTURORE SI NJËSI ZBATUESE, DHE PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, MIRATUAR NË BUXHETIN E VITIT 2020, PËR FINANCIMIN E RESTAURIMIT/RINDËRTIMIT TË PASURIVE KULTURORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.213, datë 11.03.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Në pikën 1, vlera “236 627 069 (dyqind e tridhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e njëzet e shtatë mijë e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë” zëvendësohet me “223 105 319 (dyqind e njëzet e tre milionë e njëqind e pesë mijë e treqind e nëntëmbëdhjetë) lekë ”.

b) Në shkronjën “b”, të pikës 1, fjalët “… 39 126 485 (tridhjetë e nëntë milionë e njëqind e njëzet e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH …” zëvendësohen me “… 25 604 735 (njëzet e pesë milionë e gjashtëqind e katër mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë) lekë pa TVSH …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Kulturës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2023

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr. 9461, datë 21.12.2005, “Për Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave dhe tarifën e integruar doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave 2023, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2023.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, TË NJË SIPËRFAQEJE TRUALLI FUNKSIONAL DHE TË DISA OBJEKTEVE, PJESË TË PRONËS NR.1005, ME EMËRTIM “ISH REPARTI USHTARAK NR.1371”, ME VENDNDODHJE NË PALIKËSHT, VELABISHT, BERAT, ZONA KADASTRALE 2866, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të një sipërfaqeje trualli funksional dhe të disa objekteve, me sipërfaqe të përgjithshme prej 27 400 (njëzet e shtatë mijë e katërqind) m², pjesë të pronës nr.1005, me emërtim “Ish- reparti ushtarak nr.1371”, me vendndodhje në Palikësht, Velabisht, Berat, zona kadastrale 2866, sipas planrilevimit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për t’u përdorur për ndërtimin e Qendrës së Operacionit dhe Mirëmbajtjes, pjesë e projektit të Gazësjellësit Trans Adriatik, në Berat.

2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, bashkëlidhur vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, hiqet sipërfaqja truall funksional dhe objektet, sipas planrilevimit, me sipërfaqe të përgjithshme prej 27 400 (njëzet e shtatë mijë e katërqind) m², nga trualli funksional i pronës nr.1005, me emërtim “Ish-reparti ushtarak nr.1371”, me vendndodhje në Palikësht, Velabisht, Berat, zona kadastrale 2866 dhe përmasat e pronës së mbetur nr.1005, me emërtim “Ish-reparti ushtarak nr.1371”, me vendndodhje në Palikësht, Velabisht, Berat, zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularin standard të inventarizimit dhe në planrilevimin që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i ndalohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit të sipërfaqes së pronës, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, si dhe tjetërsimi i saj.

4. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E PLANIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2023, TË ENTIT RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA (ERRU)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 11, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e planit të shpenzimeve, për vitin 2023, të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, në shumën 56 403 200 (pesëdhjetë e gjashtë milionë e katërqind e tre mijë e dyqind ) lekë, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU) për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DHËNIEN E MIRATIMIT PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË PRIVATIZIMIT PËR PASURINË “AGJENCIA E REZERVAVE TË SHTETIT DORËZ, KOMUNA QENDËR, LIBRAZHD”, NË ADMINISTRIM TË MINISTRISË SË MBROJTJES, DHËNË ME QIRA ME ÇMIMIN SIMBOLIK 1 EURO/KONTRATA SHOQËRISË “LIBEREST”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 2, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të pikës 32, të kreut III, të vendimit nr.926, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e miratimit për fillimin e procedurave të privatizimit për pasurinë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, Komuna Qendër, Librazhd”, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, dhënë me qira me çmimin simbolik 1 euro/kontrata shoqërisë “Liberest”, sh.p.k., në zbatim të vendimit nr.637, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Liberest”, sh.p.k., për pasurinë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, Komuna Qendër, Librazhd””, dhe në zbatim të vendimit nr.342, datë 19.4.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës ndryshuese të qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Liberest”, sh.p.k., për pasurinë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, Komuna Qendër, Librazhd””.

2. Vendimi nr.637, datë 1.10.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Liberest”, sh.p.k., për pasurinë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, Komuna Qendër, Librazhd””, dhe vendimi nr.342, datë 19.4.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës ndryshuese të qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Liberest”, sh.p.k., për pasurinë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, Komuna Qendër, Librazhd””, me nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës shtetërore, sipas pikës 1, të këtij vendimi, shfuqizohen.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E PROGRAMIT TË PËRGJITHSHËM ANALITIK TË PROJEKTAKTEVE QË DO TË PARAQITEN PËR SHQYRTIM NË KËSHILLIN E MINISTRAVE GJATË VITIT 2023

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2023, sipas tabelave që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

RASTET E DHËNIES NË PËRDORIM DHE PËR NDRYSHIMIN E KATEGORISË SË PËRDORIMIT, PROCEDURAT DHE DOKUMENTACIONI PËRKATËS PËR NDRYSHIMET E SIPËRFAQEVE DHE PAKËSIMIN NË VOLUM NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR APO ZGJERIMIN E TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr.57/2020, “Për pyjet”, me propozimin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Objekti i këtij vendimi është përcaktimi i:

a) procedurave për rastet e dhënies në përdorim dhe për ndryshimin e kategorisë së përdorimit të fondit pyjor kombëtar;
b) dokumentacionit përkatës për ndryshimet e sipërfaqeve pyjore dhe pakësimin në volum nga fondi pyjor kombëtar apo zgjerimin e tyre.

2. Për qëllim të këtij vendimi, kanë kuptimin termat e mëposhtëm:

a) “Dhënie në përdorim”, procesi i kalimit të së drejtës së përdorimit të fondit pyjor te palët e treta, mbështetur në aktet ligjore në fuqi;
b) “Ndryshimi i kategorisë së përdorimit dhe/ose heqja nga fondi pyjor”, procesi i tjetërsimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes pyjore, pas miratimit nga organi përgjegjës për ushtrimin e veprimtarisë;
c) “Pakësimi në volum”, heqja e volumit drusor mbi atë sipërfaqe pyjore, ku do të ushtrohet veprimtaria e miratuar;
ç) “Infrastrukturë pyjore” ka kuptimin, sipas përkufizimit të përcaktuar në ligjin nr.57/2020, “Për pyjet”;
d) Regjistri Kombëtar i Fondit Pyjor ka kuptimin, sipas përkufizimit të dhënë në ligjin nr.57/2020, “Për pyjet”, dhe në përputhje me përcaktimet e vendimit nr.171, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e bazës së të dhënave për Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor dhe Regjistrin e Fondit Kullosor, përcaktimin e strukturës, kritereve teknike për evidentimin dhe pasqyrimin e gjendjes dhe të ndryshimeve, mënyrës së mbajtjes së të dhënave në nivel vendor, rajonal e qendror, informacionit që duhet regjistruar, si dhe të afateve të përgatitjes e raportimit nga administratorët ose pronarët e pyjeve”.

II. PROCEDURA PËR NDRYSHIMIN E SIPËRFAQEVE DHE PAKËSIMIN NË VOLUM NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR APO ZGJERIMIN E TYRE, PËR RASTIN E NDRYSHIMIT TË KATEGORISË SË PËRDORIMIT

1. Personi fizik ose juridik, që kërkon të kryejë procedurën për ndryshimin e kategorisë së përdorimit dhe pakësimin në volum të një sipërfaqeje nga fondi pyjor kombëtar, bën kërkesën nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”.

a) Kërkesa arkivohet elektronikisht në dosjen elektronike të krijuar si modul (backend) në Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor;
b) Kërkesa bëhet sipas formularit të aplikimit, në ankesin nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
c) Rolet e institucioneve të përcaktuara në këtë procedurë janë në aneksin nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Struktura përgjegjëse për pyjet në ministri, brenda 20 (njëzet) ditëve pune nga data e paraqitjes së kërkesës, shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin e depozituar nga kërkuesi, si dhe verifikon nëse dokumentacioni është depozituar i plotë, sipas pikës 2, të kreut III, të këtij vendimi.

3. Në rast se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit, struktura përgjegjëse për pyjet pranë ministrisë, konstaton se dokumentacioni i depozituar, sipas pikës 2, të kreut III , nuk është i plotë apo nuk është sipas formatit të kërkuar, njofton nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania” kërkuesin për plotësimin e dokumentacionit dhe të metave të konstatuara, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune nga dita e njoftimit.

4. Mosplotësimi i dokumentacionit të kërkuar brenda afatit të përcaktuar në pikën 3, të këtij kreu, përbën shkak për mospranimin e kërkesës. Kërkuesi njoftohet nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania” për arsyet e refuzimit, si dhe për të drejtën e ankimimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për ankimimet administrative. Procedurat për të njëjtën kërkesë fillojnë nga e para.

5. Struktura përgjegjëse për pyjet në ministri, nëse vlerëson se dokumentacioni është i plotë, sipas pikës 2, të kreut III, të këtij vendimi, dhe është në përputhje me rastet e përcaktuara në pikën 14, të këtij kreu, përcjell kërkesën për hartimin e raportit tekniko-ekonomik dhe dhënien e dakordësisë, njësisë së vetëqeverisjes vendore, kur sipërfaqja pyjore, objekt i ndryshimit të kategorisë së përdorimit, është në pronësi të saj ose në pronësi private.

6. Njësia e vetëqeverisjes vendore, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e administrimit të kërkesës, përcjell pranë ministrisë përgjegjëse për pyjet raportin tekniko-ekonomik së bashku me vendimin e Këshillit Bashkiak, i cili jep pëlqimin ose jo për vazhdimin e procedurës së ndryshimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes pyjore në pronësi të saj ose private.

7. Agjencia shtetërore përgjegjëse për pyjet bën vlerësimin e saktësisë së raportit tekniko-ekonomik, sipas informacionit të regjistrit kombëtar të fondit pyjor dhe sistemit ALFIS dhe e përcjell këtë vlerësim në ministri, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.

8. Nëse vendimi i këshillit bashkiak shprehet kundër procedurës së ndryshimit të kategorisë së përdorimit së sipërfaqes pyjore, atëherë struktura përgjegjëse për pyjet në ministri, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga marrja dijeni e këtij vendimi, njofton kërkuesin dhe ndërpret menjëherë procedurën. Kërkuesi njoftohet nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania” për arsyet e refuzimit, si dhe për të drejtën e ankimimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për ankimimet administrative.

9. Struktura përgjegjëse për pyjet në ministri, pasi administron dakordësinë respektive, sipas pikës 6, dhe vlerësimin sipas pikës 7, të këtij kreu, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, përgatit urdhrin e ministrit, për ndryshimin e kategorisë së përdorimit (heqje/shtesa) të sipërfaqes nga/në fondin pyjor, në rastin kur sipërfaqja është më e vogël se 1 ha, sipas përcaktimit në shkronjën “a”, të pikës 4, të nenit 5, të ligjit 57/2020, “Për pyjet”, i cili i dorëzohet kërkuesit nëpërmjet sportelit të shërbimit, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga data e nënshkrimit të tij.

10. Në rastin kur kërkesa për ndryshimin (heqje/shtesa) të sipërfaqeve nga/në fondin pyjor kombëtar është për sipërfaqe mbi 1 ha, sipas përcaktimit të bërë në shkronjën “b”, të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr.57/2020, “Për pyjet”, si dhe për sipërfaqe mbi 10 ha, të përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 4, të nenit 5, të po këtij ligji, ndiqet e njëjta procedurë, përcaktuar në kreun III, të këtij vendimi, dhe ministria përgatit aktin e miratimit, vendim të Këshillit të Ministrave ose ligj të veçantë.

11. Pas miratimit të ndryshimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes nga fondi pyjor kombëtar, ndiqet procedura e mëposhtme:

a) Struktura përgjegjëse për pyjet në bashkinë përkatëse kryen përditësimin në regjistrin kombëtar të pyjeve dhe përcjell të dhënat pranë agjencisë shtetërore përgjegjëse për pyjet;
b) Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën çregjistrimin nga kategoria tokë e zënë pyll dhe e regjistron në kategorinë e re të përdorimit.

12. Sipërfaqja që hiqet nga fondi pyjor publik, sipas këtij vendimi, kalon në një kategori tjetër përdorimi, por në çdo rast mbetet në pronësi publike.

13. Brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e miratimit të aktit ligjor për ndryshimin e kategorisë së përdorimit, sipas përcaktimeve përkatëse të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr.57/2020, “Për pyjet”, subjekti kërkues kryen pagesën mbi vlerën e sipërfaqes pyjore të hequr apo të infrastrukturës pyjore të tjetërsuar:

a) në llogarinë bankare të bashkisë kur sipërfaqja pyjore është pronë publike;
b) në llogarinë bankare të pronarit privat, në rastin kur sipërfaqja pyjore është në pronësi private.

14. Procedura e ndryshimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes pyjore kryhet kur mbi këtë sipërfaqe miratohen veprimtari, që kërkohen nga subjekte juridike ose fizikë apo nga organet e vetëqeverisjes vendore, të cilat tjetërsojnë kategorinë e përdorimit të sipërfaqes pyjore, për rastet e mëposhtme:

a) Kthimin në truall, për zgjerimin e vijës kufizuese të ndërtimit dhe të shtrirjes territoriale të periferisë së qytetit apo të qendrave të banuara në zonat rurale;
b) Ndërtimin e strukturave akomoduese në funksion të sipërmarrjes turistike dhe të veprimtarisë së agroturizmit;
c) Ndërtimin e rrugëve automobilistike apo hekurudhore;
ç) Shpimin dhe shfrytëzimin e puseve të naftës e të gazit;
d) Veprimtarinë minerare e gjeologjike;
dh) Aeroporte dhe struktura të telekomunikacionit;
e) Qëllime të strukturave ushtarake;
ë) Qendra industriale dhe aktivitete me natyrë industriale dhe ose energjetike;
f) Për qëllime të tjera publike, për rastet e përcaktuara në nenin 25, të ligjit nr.57/2020, “Për pyjet”.

15. Përjashtohen nga kjo procedurë, projektet e ndërtimit të infrastrukturave lineare si rrugë, linja të transmetimit ajror, apo nëntokësore të energjisë elektrike, tubacionet apo kanalet e devijacionit, për HEC-e, panele diellore, impiante eolike, fotovoltaike, të naftës, të gazit, të telekomunikacionit, si dhe teleferikët, të cilat në përputhje me projektet e miratuara kërkojnë për çdo trase të pastruar nga vegjetacioni me gjerësi më të vogël se 10 m, për efekt kadastral, bëhet vetëm zvogëlim në volum, por jo në sipërfaqe, sipas legjislacionit në fuqi.

III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM NDRYSHIMIN E SIPËRFAQEVE DHE PAKËSIMIN NË VOLUM NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR APO ZGJERIMIN E TYRE, PËR RASTIN E NDRYSHIMIT TË KATEGORISË SË PËRDORIMIT

1. Dokumentacioni i përcaktuar më poshtë, në pikën 2, të këtij kreu, hartohet dhe përshtatet në funksion të portalit qeveritar “e-Albania” nga struktura përgjegjëse për pyjet në ministri, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

2. Kërkesa shoqërohet me dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) Lejen e veprimtarisë të lëshuar nga institucioni qendror shtetëror, që mbulon veprimtarinë, sipas pikës 1, të kreut III, të këtij vendimi;
b) Aktin e miratimit mjedisor, VNM/leje mjedisore;
c) Planimetrinë e sipërfaqes së kërkuar në hartë topografike të digjitalizuar dhe të gjeoreferuar me shkallë 1:10000, në formatin “jpg” dhe në formatin “dwg” ose në formatin “shapefile”, ku të jenë evidentuar elementet kryesorë si kufijtë natyrorë, relievi, objektet eventualë, ngastrat pyjore që preken nga aktiviteti, së bashku me të dhënat kadastrale, si dhe çdo planimetri tjetër në shkallë më të detajuar, hartuar konform kërkesave të studimit apo projektit;
ç) Raportin tekniko-ekonomik, të hartuar nga struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, për pyjet në administrim të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe pyjet private;
d) Miratimin me shkrim për vazhdimin e procedurave të ndryshimit të kategorisë së përdorimit të fondit pyjor kombëtar nga ana e këshillit bashkiak, brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja pyjore publike, si dhe për sipërfaqen pyjore në pronësi private, e cila do t’i nënshtrohet procedurave të ndryshimit të kategorisë së përdorimit (pakësim/shtesë), si dhe verifikimin e ligjshmërisë nga prefekti, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
dh) Tarifën e shërbimit, në vlerën prej 20 000 (njëzet mijë) lekësh. Tarifa e shërbimit paguhet në llogarinë bankare të ministrisë, në kohën e paraqitjes së kërkesës dhe është e pakthyeshme edhe, nëse kërkesa nuk miratohet.

IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

1. Deri në funksionimin e shërbimit, të përcaktuar në pikën 1, të kreut II, të këtij vendimi, përfshirë këtu edhe rregullimet e parashikuara në vendimin nr.171, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e bazës së të dhënave për Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor dhe Regjistrin e Fondit Kullosor, përcaktimin e strukturës, kritereve teknike për evidentimin dhe pasqyrimin e gjendjes dhe të ndryshimeve, mënyrës së mbajtjes së të dhënave në nivel vendor, rajonal e qendror, informacionit që duhet regjistruar, si dhe të afateve të përgatitjes e raportimit nga administratorët ose pronarët e pyjeve”, në përputhje me kërkesat e këtij vendimi, shërbimi do të ofrohet nëpërmjet një sistemi fundor të qendërzuar (Sistemi i Menaxhimit të Aplikimeve), nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”.

2. Për kërkesat e dorëzuara, përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, zbatohet procedura e parashikuar në vendimin nr.1353, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”, të ndryshuar.

3. Vendimi nr.1353, datë 10.10.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”, të ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit ne “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLAVE TË DETAJUARA PËR TË DHËNAT PARËSORE DHE DYTËSORE, QË REGJISTROHEN NË REGJISTRIN ELEKTRONIK TË PROFESIONISTËVE TË LICENCUAR PËR DHËNËSIT E INFORMACIONIT, PËR NDËRVEPRIMIN ME BAZAT E TJERA TË TË DHËNAVE, SI DHE PËR NIVELIN E AKSESIMIT PËR SUBJEKTET E INTERESUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 14/1, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Ky vendim rregullon përcaktimin e të dhënave që do të regjistrohen si të dhëna parësore dhe dytësore në Regjistrin Elektronik të Profesionistëve të Licencuar (në vijim Regjistri elektronik), që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e planifikimit, zhvillimit dhe disiplinimit të punimeve të ndërtimit pavarësisht nëse janë të regjistruar si persona fizikë ose juridik.

2. Struktura përgjegjëse për gjenerimin dhe përditësimin e të dhënave në Regjistrin elektronik është drejtoria përgjegjëse për licencat pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

II. PËRMBAJTJA, ADMINISTRIMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE TË REGJISTRIT ELEKTRONIK

3.Të dhënat parësore që përmban Regjistri elektronik janë:

a) Numri unik i licencës profesionale;
b) Selia ose vendi i ushtrimit të veprimtarisë së subjektit;
c) Të dhënat e drejtuesit ligjor dhe drejtuesit teknik;
ç) Afati i vlefshmërisë;
d) Kategoritë e licencës;
dh) Sanksionet apo masat disiplinore të dhëna me vendim nga Komisionet Disiplinore të licencimit.

4. Të dhënat dytësore që përmban Regjistri elektronik janë:

a) Emërtimi i subjektit;
b) Lloji i veprës penale për të cilin është dënuar me vendim të formës së prerë subjekti i licencuar;
c) Kryerja e dënimit për veprën penale;
ç) Shuarja, rehabilitimi, falja apo amnistia nga vepra penale;
d) Gjobat dhe masat administrative të vendosura, duke përcaktuar dhe institucionin që i ka vendosur;
dh) Konfiskimet ndaj tyre në favor të shtetit, duke përcaktuar llojin e objektit të ndërtimit, adresën dhe kohën e ndërtimit;
e) Përjashtimin e zhvilluesit nga e drejta për të marrë leje zhvillimi ose ndërtimi nga autoritetet përgjegjëse për 5 vjet.

III. NDËRVEPRIMI ME BAZAT E TJERA TË TË DHËNAVE DHE NIVELI I AKSESIMIT PËR SUBJEKTET E INTERESUARA

5. Regjistri elektronik ndërvepron me:

a) Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;
b) Portalin unik qeveritar “e-Albania”;
c) Portalin e-Lejet;
ç) Regjistrin Tregtar, administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
d) Regjistrin e Gjendjes Penale, administruar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

6. Dhënës të informacionit janë:

a) Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;
b) Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit;
c) Njësitë e vetëqeverisjes vendore në rastet kur ndërtimi është kryer në territorin nën juridiksionin e tyre;
ç) Instituti i Ndërtimit;
d) Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

7. Subjektet e interesuara janë zhvilluesit, zbatuesit, mbikëqyrësit, projektuesit, si dhe çdo subjekt tjetër i interesuar.

8. Niveli i aksesimit në Regjistrin elektronik është, si më poshtë vijon:

a) Veprimet në Regjistër kryhen nga drejtoria përgjegjëse për licencat pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila ka të drejta regjistrimi, përpunimi, raportimi, leximi, shkrimi dhe përditësimi për të dhënat e regjistruara në regjistër;
b) Subjektet e interesuara sipas pikës 7 kanë akses të drejtpërdrejtë dhe të pakufizuar në leximin e të dhënave që ndodhen në Regjistrin elektronik.

9. Çdo veprim në Regjistrin elektronik lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin apo përhapjen e të dhënave duhet të lërë gjurmë, me qëllim garantimin e sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave personale.

10.Regjistri elektronik është publik dhe publikohet në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për ndërtimin.

IV. DISPOZITA TË FUNDIT

11.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkëpunon dhe bashkërendon punën me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për ngritjen dhe hostimin e regjistrit.

12.Regjistri elektronik si bazë të dhënash shtetërore bëhet në formatin Web-based dhe hostohet në serverat e AKSH-it.

13.AKSHI, në cilësinë e autoritetit rregullator koordinues të bazave të të dhënave shtetërore, është përgjegjës për krijimin e kushteve të nevojshme teknike dhe organizative, që sigurojnë ndërveprimin e Regjistrit elektronik me bazat e tjera të të dhënave shtetërore.

14.Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njësitë e vetëqeverisjes vendore, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Instituti i Ndërtimit, si dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR PROCEDURËN E TRAJTIMIT TË KËRKESAVE PËR SHËRBIME KADASTRALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 29, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Ky vendim ka për qëllim miratimin e rregullave për procedurën e trajtimit nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës të kërkesave për shërbime kadastrale që paraqiten nga pronari i pasurisë së paluajtshme, titullari i një të drejte reale apo personi fizik/juridik, që ka një interes të ligjshëm mbi një pasuri të paluajtshme.

2. Kërkesa për shërbime kadastrale bëhet nga kërkuesi, vetë apo nëpërmjet përfaqësuesit, sipas dispozitave të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, si dhe nga noteri, në respektim të shkronjës “k”, të pikës 1, të nenit 63, të ligjit nr.110/2018, “Për noterinë”.

3. “Përdorues i brendshëm i bazës shtetërore të të dhënave kadastrale” (ALBSCAD), është punonjësi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, që ka të drejtën e përdorimit, administrimit dhe ruajtjes së të dhënave të pasurive të paluajtshme, në përputhje me vendimin nr.1179, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e përdorimit, administrimit dhe ruajtjes së bazës së të dhënave për pasuritë e paluajtshme dhe për miratimin e listës së institucioneve që kanë të drejtën e aksesit në sistemin elektronik të të dhënave”.

II. RREGULLAT E PROCEDURËS SË TRAJTIMIT TE KERKESAVE

1. Kërkesa për shërbime kadastrale pranohet vetëm on-line, nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania” dhe sistemeve elektronike të regjistruara si baza të të dhënave shtetërore.

2. Me dërgimin e kërkesës për shërbime kadastrale, ajo regjistrohet në mënyrë automatike në regjistrin elektronik të kërkesave dhe trajtohet nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së, sipas kompetencave të përdoruesve të brendshëm të bazës shtetërore të të dhënave kadastrale (ALBSCAD).

3. Trajtimi i kërkesave për shërbime kadastrale bëhet në mënyrë kronologjike, dhe llogaritja e afateve për marrjen e këtyre shërbimeve fillon nga e nesërmja e ditës së konfirmimit bankar të pagesës së tarifës së shërbimit. Përjashtohen këtu:

a) Shërbimet kadastrale që gjenerohen në mënyrë automatike nga baza shtetërore e të dhënave kadastrale (ALBSCAD);
b) Shërbimet që ofrohen për institucionet shtetërore me paspagim, sipas vendimit nr.389, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës dhe të shërbimeve kadastrale”, të ndryshuar;
c) Shërbimet për të cilat dokumentacioni shoqërues përcillet nëpërmjet shërbimit postar.

4. Për kërkesat për shërbime kadastrale, për të cilat është njoftuar subjekti për kryerjen e pagesës së tarifës së shërbimit dhe nuk është konfirmuar kryerja e saj, ASHK-ja njofton subjektin për mosofrimin e shërbimit.

5. Në varësi të llojit të shërbimit kadastral, kërkesa shoqërohet me dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor. Ky i fundit ngarkohet me nënshkrim elektronik kur përcillet nga institucionet shtetërore dhe si kopje elektronike kur përcillet nga kërkuesi, vetë apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij. Kur dokumentacioni shoqërues ngarkohet vetëm si kopje elektronike, ai përcillet edhe nëpërmjet shërbimit postar pranë drejtorisë/zyrës vendore të ASHK-së.

Menjëherë me administrimin e dokumentacionit nëpërmjet shërbimit postar, ai i nënshtrohet digjitalizimit të plotë nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së dhe, vetëm pas këtij procesi, ajo ka të drejtë të trajtojë kërkesën për shërbim kadastral në përputhje me afatet ligjore.

6. Drejtoritë/zyrat vendore të ASHK-së ofrojnë vetëm në mënyrë digjitale shërbimet kadastrale për të cilat është kryer konfirmimi i pagesës së tarifës, sipas afateve të miratuara. Ato pranojnë kërkesën duke dhënë shërbimin kadastral ose kërkojnë plotësimin e mangësive të dokumentacionit, sipas pikës 26, të vendimit nr.782, datë 7.10.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modeleve të akteve kadastrale dhe të dhënave në përmbajtje të hartës kadastrale”.

III. DISPOZITA TË FUNDIT

1. Modeli i kërkesës për shërbime kadastrale, në përputhje me pikën 1, të nenit 29, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Drejtori i Përgjithshëm miraton me udhëzim procedurat standarde të veprimeve me regjistrin elektronik të kërkesave.

2. Shlyerja e pagesave të tarifave për shërbime kadastrale bëhet në llogarinë bankare të drejtorisë/zyrës vendore përkatëse të ASHK-së, ku kërkohet shërbimi, sipas vendimit nr.389, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës dhe të tarifave të shërbimeve kadastrale”, të ndryshuar.

3. Vendimi nr.376, datë 6.6.2012, i Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e lëshimit të dokumenteve nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “SISTEMIM, ASFALTIM E MASA INXHINIERIKE NË KM. 21+050-22+050, NË RRUGËN “QAFË THANË-LIN-POGRADEC””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Sistemim, asfaltim e masa inxhinierike në km. 21+050-22+050, në rrugën “Qafë Thanë-Lin-Pogradec””.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “arë” dhe kultura bujqësore “drufrutorë”, me një vlerë të përgjithshme prej 10 503 818 (dhjetë milionë e pesëqind e tre mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë) lekësh.

4. Vlera e shpërblimit për pronarët që shpronësohen është 10 503 818 (dhjetë milionë e pesëqind e tre mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë) lekë dhe përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

8. Autoriteti Rrugor Shqiptar kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimi i kalimit të pronësisë në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Miradministrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Korçë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I ZONËS RRETH QYTEZËS SË FËMIJËVE, KORÇË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i zonës rreth Qytezës së Fëmijëve, Korçë”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Korçë.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 72 863 295 (shtatëdhjetë e dy milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e dyqind e nëntëdhjetë e pesë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 72 863 295 (shtatëdhjetë e dy milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e dyqind e nëntëdhjetë e pesë) lekësh, përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Korçë.

6. Shpronësimi fillon menjëherë, pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Korçë.

8. Bashkia Korçë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Korçë.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Korçë.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë, pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Korçë për pasuritë e shpronësuara.

12. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Korçë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI I SHESHIT TË FLAMURIT”, BASHKIA VLORË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i Sheshit të Flamurit”, Bashkia Vlorë.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 15 004 074 (pesëmbëdhjetë milionë e katër mijë e shtatëdhjetë e katër) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 15 004 074 (pesëmbëdhjetë milionë e katër mijë e shtatëdhjetë e katër) lekësh, përballohet nga Bashkia Vlorë.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Vlorë.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Vlorë.

8. Bashkia Vlorë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Vlorë.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Vlorë.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Vlorë për pasuritë e shpronësuara.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION I RRUGËS EKZISTUESE “GRIGOR NOSI”, “HASAN ALI KOPILI” DHE XHAFERR DUHANXHIU NË Z.K. 8527”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i rrugës ekzistuese “Grigor Nosi”, “Hasan Ali Kopili” dhe Xhaferr Duhanxhiu në Z.K. 8527”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “ullishte” dhe “pemëtore”, me një vlerë të përgjithshme prej 4 092 507.34 (katër milionë e nëntëdhjetë e dy mijë e pesëqind e shtatë pikë tridhjetë e katër) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 4 092 507.34 (katër milionë e nëntëdhjetë e dy mijë e pesëqind e shtatë pikë tridhjetë e katër) lekësh, përballohet nga Bashkia Elbasan.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Elbasan.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan.

8. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Elbasan.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Elbasan, sipas këtij vendimi.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.

12. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, bën ndarjen e pasurisë “ullishte” dhe “pemëtore”, për sipërfaqen objekt shpronësimi dhe sipërfaqen që mbetet.

13. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Elbasan dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.147, DATË 20.2.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT SHTETËROR PËR INFORMACIONIN GJEOHAPËSINOR””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në tekstin e rregullores bashkëlidhur vendimit nr.147, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pika 3, e nenit 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3.Struktura dhe organika e ASIGUT-t miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore.”.

2. Pas pikës 2, të nenit 7, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Drejtori i përgjithshëm i ASIGU-t mbështetet nga një zëvendësdrejtor.”.

3. Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:

a) Titulli i nenit ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Funksioni i koordinimit ndërinstitucional, i administrimit dhe përpunimit të informacionit gjeohapësinor”;
b) Fjalia hyrëse ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Në kuadër të koordinimit ndërinstitucional, administrimit dhe përpunimit të informacionit gjeohapësinor, ASIG-u ushtron këto funksione:”.

c) Pas shkronjës “j” shtohen shkronjat “k”, “l”, “ll”, “m”, “n” dhe “nj”, me këtë përmbajtje:

“k) administrimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë, etj., të vëna në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, apo institucione në varësi të saj, si dhe të krijuara nga ASIG-u, në kuadër të projekteve të brendshme apo me bashkëpunim të huaj;
l) përpunimin dhe analizimin e të dhënave të informacionit gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë etj.;
ll) shpërndarjen e informacionit të përpunuar gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë etj., për autoritetet publike, sipas fushave të tyre të përgjegjësisë;
m) bashkëpunimin me ministritë apo institucionet për caktimin e personave përgjegjës/pikës së kontaktit, të nevojshëm për analizimin dhe përpunimin e thelluar të informacionit të marrë nga teknologjitë e avancuara;
n) hartimin, në bashkëpunim me ministritë apo institucionet, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë, të manualeve dhe udhëzimeve të nevojshme për mënyrën e përdorimit të informacionit të përftuar nga monitorimi i territorit me teknologji të avancuar, të cilat miratohen nga drejtori i përgjithshëm, brenda 6 muajve nga aplikimi i kësaj teknologjie;
nj) përpunimin e të dhënave nga sistemet me qëllim prodhimin e raporteve të ndryshme në ndihmë të grupeve të interesit, për qëllime vendimmarrjeje apo statistikore.”.

4. Neni 16 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 16

Marrëdhëniet e punës së drejtorit të Përgjithshëm, nëpunësve dhe punonjësve administrativë të ASIG-ut rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.”.

5. Pas kreut V shtohet kreu VI, me këtë përmbajtje:

“Kreu VI
Dispozitë kalimtare

Për nëpunësit aktualë të ASIG-ut zbatohen dispozitat e legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit.”.

II. Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.769, DATË 20.12.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA LINDORE TIRANË, LOTI Ⅲ (SHTESA)””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.769, datë 20.12.2017, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pikat 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 491 309 103 (katërqind e nëntëdhjetë e një milionë e treqind e nëntë mijë e njëqind e tre) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 491 309 103 (katërqind e nëntëdhjetë e një milionë e treqind e nëntë mijë e njëqind e tre) lekësh, përballohet, si më poshtë vijon:

a) 445 657 671 (katërqind e dyzet e pesë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një) lekë përballohen nga llogaria e veçantë për shpronësimet, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
b) 45 651 432 (dyzet e pesë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e tridhjetë e dy) lekë përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.”.

2. Tabelës bashkëlidhur vendimit i shtohet tabela që i bashkëlidhet këtij vendimi.

II. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

III. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, bën ndarjen e pasurisë “arë” për sipërfaqen e shtuar, objekt shpronësimi, dhe sipërfaqen që mbetet.

IV. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA 

 

 

– RREGULLORE – NDRYSHIMET KLIMATIKE

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Previous Ministrja Evis Kushi takim me drejtues të Zyrave Arsimore në mbyllje të vitit 2022