Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 29 Prill 2026
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.297, DATË 20.4.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PRONËSI, NGA DREJTORIA E SHËRBIMEVE QEVERITARE TE BASHKIA SARANDË, TË PRONËS ME EMËRTIMIN “REZIDENCË QEVERITARE”, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 8642, SARANDË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1058, DATË 16.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI KËSHILLIT TË MINISTRAVE, PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7, 8 e 12, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.297, datë 20.4.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në pronësi, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare te Bashkia Sarandë, të pronës me emërtimin “Rezidencë qeveritare”, me vendndodhje në zonën kadastrale 8642, Sarandë, dhe për një ndryshim në vendimin nr.1058, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Këshillit të Ministrave, për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare””, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në pikën 1, pas fjalëve “… dhe ndërtimin e një Eko-Kampusi” shtohen fjalët “… si dhe për zhvillimin e projektit “Poli i Zhvillimit Turistik Sarandë”;
b) Në pikën 3 hiqen fjalët “… ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.”.
2. Ngarkohen Bashkia Sarandë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.235, DATË 23.3.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË SARANDË TË SIPËRFAQES 9200 M², NGA TRUALLI FUNKSIONAL I PRONËS NR.206 “REZIDENCA QEVERITARE SARANDË”, PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1058, DATË 16.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI KËSHILLIT TË MINISTRAVE, PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE”, TË NDRYSHUAR, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.20, DATË 9.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË SARANDË TË QARKUT TË VLORËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7, 8 e 12, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.235, datë 23.3.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Sarandë të sipërfaqes 9200 m², nga trualli funksional i pronës nr.206 “Rezidenca qeveritare Sarandë”, për një ndryshim në vendimin nr.1058, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Këshillit të Ministrave, për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare”, të ndryshuar, dhe për një ndryshim në vendimin nr.20, datë 9.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Sarandë të Qarkut të Vlorës”, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Në pikën 1, pas fjalëve “… për ta përdorur për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare” shtohen “… dhe zhvillimin e programeve parauniversitare.”;
b) Në pikën 4, fjalët “… ta tjetërsojë ose ta japë në përdorim për të tretët …” hiqen.
2. Ngarkohen Bashkia Sarandë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.319, DATË 11.6.2025, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E FORMULARËVE TË KËRKESËS PËR PËRDORIM BURIMI UJOR, DOKUMENTEVE SHOQËRUESE, PROCEDURËS SË SHQYRTIMIT E VENDIMMARRJES, FORMATEVE TË LEJES, AUTORIZIMIT, KUSHTEVE TË POSAÇME DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË TYRE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 135, pika 3, 136, pika 7, 137, pika 3, 141, pika 6, e 144, pika 3, të ligjit nr.29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në shtojcën 1 “Formularët e kërkesës për leje dhe autorizime për përdorim burimi ujor dhe dokumentacioni i kërkuar”, të vendimit nr.319, datë 11.6.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e formularëve të kërkesës për përdorim burimi ujor, dokumenteve shoqëruese, procedurës së shqyrtimit e vendimmarrjes, formateve të lejes, autorizimit, kushteve të posaçme dhe afateve të vlefshmërisë së tyre”, bëhen këto ndryshime:
a) Në formularin nr.23 “Kërkesë për leje për përdorim burimi ujor nëntokësor për ujë të ambalazhuar”, në seksionin III, “Dokumentacioni teknik”, tabela pas pikës 13 zëvendësohet me tabelën sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Formulari nr.38 “Kërkesë për autorizim për përdorim burimi ujor për ndërtimin e strukturave ankoruese, portuale dhe ishujve artificialë në trupa ujorë” zëvendësohet me formularin sipas shtojcës 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Kërkesat e dorëzuara për pajisjen me autorizim për përdorimin e burimeve ujore, sipas formularit nr.23, të shtojcës 1, të vendimit nr.319, datë 11.6.2025, të Këshillit të Ministrave, të paraqitura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, shqyrtohen sipas parashikimeve të formularit nr.23, që i bashkëlidhet vendimit nr.319, datë 11.6.2025, të Këshillit të Ministrave, para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
3. Kërkesat e dorëzuara për pajisjen me autorizim për përdorimin e burimeve ujore, sipas formularit nr.38, të shtojcës 1, të vendimit nr.319, datë 11.6.2025, të Këshillit të Ministrave, të paraqitura para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, shqyrtohen sipas parashikimeve të formularit nr.38, që i bashkëlidhet vendimit nr.319, datë 11.6.2025, të Këshillit të Ministrave, para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1056, DATË 14.12.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “BY-PASS FIER””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.1056, datë 14.12.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By-pass Fier””, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pikat 3 dhe 5 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 837 335.03 (tetëqind e tridhjetë e shtatë mijë e treqind e tridhjetë e pesë pikë zero tre) m2, me vlerë 400 103 448.1 (katërqind milionë e njëqind e tre mijë e katërqind e dyzet e tetë pikë një) lekë, për “tokë truall”, me sipërfaqe 170 (njëqind e shtatëdhjetë) m², me vlerë 406 300 (katërqind e gjashtë mijë e treqind) lekë, si dhe objekte, me vlerë 16 282 001 (gjashtëmbëdhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e dy mijë e një) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 416 791 749.4 (katërqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e një mijë e shtatëqind e dyzet e nëntë pikë katër) lekësh.
…
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 416 791 749.4 (katërqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e një mijë e shtatëqind e dyzet e nëntë pikë katër) lekësh përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.”.
2. Të dhënat për shpronësim të numrit rendor 26, të tabelës bashkëlidhur vendimit nr.1056, datë 14.12.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të emërtuar “Lista e pronarëve që shpronësohen për efekt të ndërtimit të superstradës “Fier – Vlorë”, segmenti Fier – By-pass Levan”, zëvendësohen me të dhënat me të njëjtin numër rendor të tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Në fund të tabelave bashkëlidhur vendimit nr.1056, datë 14.12.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
II. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN E FONDIT PËR T’U PËRDORUR NË FORMËN E KAPITALIT FILLESTAR PËR SHOQËRINË “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION”, SH.A.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 23, pika 1, e 24, pika 1/1, të ligjit nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin e fondit, në masën 700 000 000 (shtatëqind milionë) lekë, për t’u përdorur në formën e kapitalit fillestar për shoqërinë “Albanian Digital Solution”, sh.a., me NIPT M61615021U.
2. Fondi i përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi përballohet nga buxheti i miratuar për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2026, në zërin “Shpenzime kapitale”.
3. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe shoqëria “Albanian Digital Solution”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU