Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 3 Prill 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 3 Prill 2024

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 3 Prill 2024: 
V E N D I M
PËR
KALIMIN TE BASHKITË KAVAJË, KAMZË, KURBIN, DURRËS DHE LEZHË TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 9, dhe 21, pika 6, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te bashkitë Kavajë, Kamzë, Kurbin, Durrës  dhe Lezhë të 322 (treqind e njëzet e dy) apartamenteve, në 19 (nëntëmbëdhjetë) ndërtesa, me njësi banimi (pallat), përkatësisht, sipas listave të inventarit, që i bashkëlidhen këtij vendimi, detajuar, si më poshtë vijon:
a) 45 (dyzet e pesë) apartamente në 2 (dy) ndërtesa, me njësi banimi  (pallat) në Bashkinë Kavajë;
b) 158 (njëqind e pesëdhjetë e tetë) apartamente në 12 (dymbëdhjetë) ndërtesa, me njësi banimi (pallat) në Bashkinë Kamzë;
c) 15 (pesëmbëdhjetë) apartamente në 1 (një) ndërtesë, me njësi banimi  (pallat) në Bashkinë Kurbin;
ç) 24 (njëzet e katër) apartamente në 1 (një) ndërtesë, me njësi banimi  (pallat) në Bashkinë Durrës;
d) 80 (tetëdhjetë) apartamente  në 3 (tre) njësi banimi në Bashkinë Lezhë.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkitë Kavajë, Kamzë, Kurbin, Durrës dhe Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA  
*** 
V E N D I M
PËR
KALIMIN TE BASHKIA DURRËS TË NJËSIVE INDIVIDUALE  TË BANIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 21, të  aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te Bashkia Durrës të 82 (tetëdhjetë e dy) njësive individuale të banimit, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M 
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI TE BASHKITË DURRËS, KAMZË, KAVAJË, KURBIN, VORË, KRUJË DHE SHIJAK TË OBJEKTEVE ARSIMORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 21, të  aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi te bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Kurbin, Vorë, Krujë dhe Shijak të 15 (pesëmbëdhjetë) objekteve arsimore, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Kurbin Vorë, Krujë dhe Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI TE BASHKITË DURRËS, KRUJË, KURBIN, RROGOZHINË, SHIJAK DHE VORË TË OBJEKTEVE ARSIMORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 21, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi te bashkitë Durrës, Krujë, Kurbin, Rrogozhinë, Shijak dhe Vorë të 11 (njëmbëdhjetë) objekteve arsimore, sipas listës së inventarit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkitë Durrës, Krujë, Kurbin, Rrogozhinë, Shijak dhe Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN TE BASHKIA KAMZË TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 21, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te Bashkia Kamzë të 65 (gjashtëdhjetë e pesë) njësive individuale të banimit, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRBËRJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË UJIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Këshilli Kombëtar i Ujit është organi qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin e burimeve ujore. Këshilli Kombëtar i Ujit kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje këta anëtarë:
– Ministrin përgjegjës për mjedisin dhe turizmin;
– Ministrin përgjegjës për bujqësinë;
– Ministrin përgjegjës për infrastrukturën;
– Ministrin përgjegjës për financat;
– Ministrin përgjegjës për ekonominë;
– Ministrin përgjegjës për mbrojtjen;
– Ministrin përgjegjës për shëndetësinë.
2. Kur, për shkaqe të arsyeshme, Kryeministri nuk mund të marrë pjesë në mbledhje, atëherë mbledhja kryesohet nga Zëvendëskryeministri.
3. Vendimi nr.590, datë 18.10.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Ujit”, i ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i Ujit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM,   PËR PROJEKTIN PËR LEHTËSIMIN E TREGTISË  DHE TË TRANSPORTIT NË BALLKANIN PERËNDIMOR, ME QASJE PROGRAMATIKE ME SHUMË FAZA, RATIFIKUAR  ME LIGJIN NR.62/2019
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të     ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për lehtësimin e tregtisë dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor, me qasje programatike me shumë faza, ratifikuar me ligjin nr.62/2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN TE BASHKIA MIRDITË TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 19, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te Bashkia Mirditë të 35 (tridhjetë e pesë) njësive individuale të banimit, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Mirditë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN TE BASHKITË MIRDITË, VORË DHE SHIJAK   TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 9, dhe 21, pika 6, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te bashkitë Mirditë, Vorë dhe Shijak të 494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) apartamenteve në 28 (njëzet e tetë) ndërtesa, me njësi banimi (pallat), përkatësisht, sipas listave të inventarit, që i bashkëlidhen këtij vendimi, të ndarë, si më poshtë vijon:
a) 72 (shtatëdhjetë e dy) apartamente në 6 (gjashtë) ndërtesa, me njësi banimi (pallat) në Bashkinë Mirditë;
b) 70 (shtatëdhjetë) apartamente në 6 (gjashtë) ndërtesa, me njësi banimi (pallat) në Bashkinë Vorë;
c) 352 (treqind e pesëdhjetë e dy) apartamente në 16 (gjashtëmbëdhjetë) ndërtesa, me njësi banimi (pallat) në Bashkinë Shijak.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkitë Mirditë, Vorë dhe Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.489, DATË 30.7.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË BARNAVE QË RIMBURSOHEN NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR DHE MASËN  E MBULIMIT TË ÇMIMIT TË TYRE”, TË NDRYSHUAR
Në  mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 37, të   ligjit nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar, dhe të pikave 2, shkronja “b”, dhe 6, të nenit 10, të ligjit nr.10 383/2021, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Listat I dhe II, bashkëlidhur vendimit nr.489, datë 30.7.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohen me listat I dhe II, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohen Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe e fillon efektin e zbatimit të tij në datën 8 prill 2024.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE   PËR PAJISJEN ME LEJE ZHVILLIMI, NDËRTIMI DHE CERTIFIKATË PËRDORIMI  PËR OBJEKTET E KONFISKUARA   APO TË TRANSFERUARA NË FAVOR TË SHTETIT ME KONTRATË PREMTIM SHITJEJE, ME VLERË 1 EURO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “d”, të pikës 1, të nenit 27, të pikës 2, të nenit 28, dhe të pikës 3, të nenit 29, të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. PROCEDURA PËR PAJISJEN ME LEJE ZHVILLIMI, NDËRTIMI DHE CERTIFIKATË PËRDORIMI PAS PROCESIT TË KONFISKIMIT, PËR LEJET E NDËRTIMIT TË LËSHUARA NGA NJVV-JA
1. Pas vendimit të konfiskimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), njësia e zbatimit, e përcaktuar si e tillë sipas parashikimeve të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”, apo institucioni/enti publik në pronësi/përdorim/përgjegjësi administrimi të të cilit kalon objekti i konfiskuar, apo përfituesi, të cilit i kanë kaluar të drejtat dhe detyrimet mbi pasurinë/objektin e konfiskuar, me të drejtë parablerjeje, nga Këshilli Kombëtar i Territorit, për lejet e ndërtimit të lëshuara nga njësitë e qeverisjes vendore, në çdo rast, aplikon për leje zhvillimi pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), si sekretariat teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit, në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit “e-leje”.
2. Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, AZHT-ja njofton kërkuesin që, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, të kryejë plotësimin e dokumentacionit të kërkuar. Me dërgimin e njoftimit, si më sipër, nuk vijon llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës në sistemin “e-leje” deri në plotësimin e dokumentacionit nga kërkuesi. Nëse subjekti nuk plotëson dokumentacionin brenda afatit të caktuar, AZHT-ja merr vendim të arsyetuar për mospranimin e kërkesës për leje zhvillimi.
3. KKT-ja, brenda 20 (njëzet) ditëve pune nga depozitimi i dokumentacionit të plotë për leje zhvillimi, merr vendimin për:
a)  miratimin e ndryshimit të lejes së zhvillimit dhe delegimin e shqyrtimit dhe lëshimit të dokumentit të ri të lejes së ndërtimit, pranë njësisë së qeverisjes vendore:
b)  refuzimin e lejes së zhvillimit.
4. AZHT-ja, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga zbardhja e vendimit të ndryshimit të lejes së zhvillimit sipas shkronjës “a”, të pikës 3, të këtij kreu, lëshon, nëpërmjet sistemit elektronik “e-leje”, dokumentin e lejes së zhvillimit.
5. Agjencia e Zhvillimit të Territorit i përcjell njësisë së vetëqeverisjes vendore vendimin e KKT-së dhe dokumentin e lejes së zhvillimit, së bashku me praktikën përkatëse dhe, sipas rastit, rregulloren e veçantë, në përputhje me parashikimin e shkronjës “b”, të nenit 27, të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”.
6. Njësia e zbatimit, e përcaktuar si e tillë sipas parashikimeve të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”, apo institucioni/enti publik në pronësi/përdorim/përgjegjësi administrimi të të cilit kalon objekti i konfiskuar, apo përfituesi, të cilit i kanë kaluar të drejtat dhe detyrimet mbi pasurinë/objektin e konfiskuar, me të drejtë parablerjeje, aplikon për leje ndërtimi pranë njësisë së qeverisjes vendore sipas vendimit të delegimit, në përputhje me parashikimet e nenit 27, të ligjit të sipërpërmendur, në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit “e-leje”.
7. Kërkesa për leje ndërtimi shoqërohet nga dokumentacioni i parashikuar në pikën 2, të nenit 27, të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”. Në çdo rast, projekti i zbatimit duhet të shoqërohet me miratimet përkatëse nga institucionet e përmendura në pikën 10, të këtij kreu.
8. Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, njësia e vetëqeverisjes vendore, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve “e-leje”, njofton kërkuesin që të kryejë, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, plotësimin e dokumentacionit. Me dërgimin e njoftimit për plotësim, nuk vijon llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës në sistemin “e-leje” deri në plotësimin e dokumentacionit nga kërkuesi. Nëse subjekti nuk plotëson dokumentacionin, njësia e vetëqeverisjes vendore merr vendim të arsyetuar për mospranimin e kërkesës dhe njofton kërkuesin nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.
9. Në rast se dokumentacioni është i plotë, kërkesa konsiderohet e pranuar për shqyrtim të mëtejshëm. Pas pranimit të kërkesës për shqyrtim, njësia e vetëqeverisjes vendore kryen shqyrtimin teknik të kërkesës për leje ndërtimi, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga plotësimi nga ana formale.
10. Njësia e vetëqeverisjes vendore bashkërendon punën, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, Institutin e Ndërtimit, Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apo Drejtorinë/Sektorin e shërbimit të MZSH-së në bashki, sipas fushës së përgjegjësisë, të cilat duhet të shprehen brenda 10 (dhjetë) ditëve pune në lidhje me kërkesën.
11. Pas koordinimit me të gjitha autoritetet përgjegjëse sipas pikës 10, të këtij kreu, në rast se njësia e vetëqeverisjes vendore vlerëson se është e nevojshme që të kryhen ndryshime në projektin e dorëzuar, ka të drejtë që t’i kërkojë subjektit kërkues kryerjen e tyre. Këto ndryshime duhet të kryhen nga subjekti kërkues, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga njoftimi i kërkesës. Në rast se ndryshimet nuk dorëzohen brenda afatit 10-ditor ose nuk reflektohen saktësisht në projekt, NJVV-ja e njofton kërkuesin për mospranimin e kërkesës. Pas paraqitjes së kërkesës për ndryshimin e projektit fillestar ndërpritet afati për kryerjen e shqyrtimit teknik në sistemin “e-leje” deri në kryerjen e ndryshimit përkatës të dokumentacionit.
12. Brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga shqyrtimi teknik, kryetari i bashkisë njofton kërkuesin, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, për:
a) miratimin dhe lëshimin e dokumentit të lejes së ndërtimit;
b) vendimin për refuzimin e lejes së ndërtimit.
13. Kërkuesi ka të drejtë që të kërkojë edhe dorëzimin fizik të dokumentit të lejes së ndërtimit, pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse.
14. Në përfundim të procesit të ndërtimit dhe pas marrjes së lejeve të ndërtimit sipas këtij vendimi apo legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, aplikuesi, njësia e zbatimit apo institucioni/enti publik në pronësi/përdorim/përgjegjësi administrimi të të cilit kalon objekti i konfiskuar, apo përfituesi, të cilit i kanë kaluar të drejtat dhe detyrimet mbi pasurinë/objektin e konfiskuar, me të drejtë parablerjeje, paraqet kërkesën për t’u pajisur me  certifikatë përdorimi, së bashku me procesverbalin e kolaudimit dhe dokumentacionin shoqërues, përfshirë deklaratën teknike se objekti është ndërtuar në përputhje me projektin dhe kushtet teknike në fuqi, pranë autoritetit vendor të zhvillimit, i cili ka lëshuar lejen e ndërtimit, nëpërmjet sistemit on-line të lejeve të ndërtimit.
15. Në rastet e lejeve, që mbulojnë një grup ndërtimesh, certifikata e përdorimit mund të jepet e veçantë për çdo ndërtim, sipas fazave të përfundimit të punimeve të përcaktuara në lejen e ndërtimit dhe në grafikun e punimeve. Certifikata e përdorimit për ndërtimin e fundit jepet vetëm pasi të ketë përfunduar realizimi i të gjitha infrastrukturave që kërkohen nga leja përkatëse e ndërtimit.
16. NJVV-ja, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga aplikimi, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, shqyrton nëse dokumentacioni është paraqitur i plotë dhe i saktë. Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, autoriteti përgjegjës njofton kërkuesin që, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, të kryejë plotësimin e dokumentacionit. Me dërgimin e njoftimit nuk vijon llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës në sistemin “e-leje”.
17. Nëse aplikuesi nuk plotëson dokumentacionin brenda afatit 10-ditor, sipas pikës 16, NJVV-ja merr vendim të arsyetuar për mospranimin e kërkesës për lëshimin e certifikatës së përdorimit.
18. Njësia e vetëqeverisjes vendore, brenda 20 (njëzet) ditëve pune nga marrja në dorëzim e kërkesës për certifikatë përdorimi në sistemin “e-leje”, së bashku me dokumentacionin e plotë të saj, shqyrton aplikimin në tërësi dhe i paraqet raportin e vlerësimit, sipas rastit, kryetarit të bashkisë për vendim.
19. Kryetari i bashkisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga paraqitja e raportit të vlerësimit, si dhe marrja e konfirmimit nga njësia vendore përkatëse për pagesën e diferencës së situacionit përfundimtar të punimeve me preventivin fillestar të punimeve dhe, në çdo rast, jo më vonë se 20 (njëzet) ditë pune nga data e konfirmimit të plotë të dokumentacionit të vënë në dispozicion gjatë aplikimit, sipas rastit, vendos:
a) lëshimin e certifikatës së përdorimit të objektit, që vërteton përfundimin e punimeve, në përputhje me kushtet e lejes së ndërtimit sipas këtij vendimi dhe/apo legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
b) lëshimin e aktit të konstatimit të mospërputhshmërisë, në rastet kur konstatohet mospërputhje e punimeve të kryera, në të cilin jepen sugjerimet dhe afati kohor për përmbushjen e tyre dhe, nëse afati kohor nuk respektohet, sanksionet për sigurimin e përputhshmërisë nga zhvilluesi.
20. Dokumentet që duhet të paraqesë kërkuesi për pajisjen me certifikatë përdorimi për objektet e konfiskuara janë të njëjta me ato të përcaktuara në nenin 27/2, të vendimit nr.408, datë 13.5.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, të ndryshuar.
II. PROCEDURA PËR LEJE NDËRTIMI DHE CERTIFIKATË PËRDORIMI  PAS PROCESIT TË KONFISKIMIT, PËR LEJET E NDËRTIMIT TË LËSHUARA NGA KKT-JA
1. Pas vendimit të konfiskimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, për lejet e ndërtimit të lëshuara nga KKT-ja, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, kërkuesit mund të aplikojnë direkt për ndryshimin e lejes së ndërtimit, pa pasur nevojë për pajisjen me leje zhvillimi.
2. Njësia e zbatimit, e përcaktuar si e tillë sipas parashikimeve të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”, apo institucioni/enti publik në pronësi/përdorim/përgjegjësi administrimi të të cilit kalon objekti i konfiskuar, apo përfituesi, të cilit i kanë kaluar të drejtat dhe detyrimet mbi pasurinë/objektin e konfiskuar, me të drejtë parablerjeje, aplikon për leje ndërtimi pranë AZHT-së, në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit.
3. Kërkesa për leje ndërtimi shoqërohet nga dokumentacioni i parashikuar në pikën 2, të nenit 27, të ligjit nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”. Në çdo rast, projekti i zbatimit duhet të shoqërohet me miratimet përkatëse nga institucionet e përmendura në pikën 5, të këtij kreu.
4. AZHT-ja shqyrton kërkesat për leje ndërtimi nga ana formale, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së tyre. Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, AZHT-ja, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, njofton kërkuesin që të kryejë brenda 10 (dhjetë) ditëve pune plotësimin e dokumentacionit. Me dërgimin e njoftimit për plotësim, nuk vijon llogaritja e afatit të shyrtimit të kërkesës në sistemin “e-leje” deri në plotësimin e dokumentacionit nga kërkuesi. Nëse subjekti nuk plotëson dokumentacionin, AZHT-ja merr vendim të arsyetuar për mospranimin e kërkesës dhe njofton kërkuesin nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.
5. AZHT-ja bashkërendon procesin me Institutin e Ndërtimit, Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apo Drejtorinë/Sektorin e shërbimit të MZSH-së në bashki, sipas fushës së përgjegjësisë, për marrjen e miratimeve të nevojshme për marrjen e lejes së ndërtimit nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve. Këto institucione duhet të shprehen brenda 10 (dhjetë) ditëve pune në lidhje me kërkesën. Në mungesë të përgjigjes brenda afatit 10-ditor, AZHT-ja mund të vijojë shqyrtimin e kërkesës për leje.
6. Në rast se dokumentacioni është i plotë, kërkesa konsiderohet e pranuar për shqyrtim të mëtejshëm. Pas pranimit të kërkesës për shqyrtim dhe pas koordinimit me të gjitha autoritetet përgjegjëse sipas pikës 5, të këtij kreu, AZHT-ja kryen shqyrtimin teknik të kërkesës për leje ndërtimi, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga plotësimi nga ana formale.
7. Në rast se AZHT-ja vlerëson se është e nevojshme që të kryhen ndryshime në projektin e dorëzuar, ajo ka të drejtë që t’i kërkojë subjektit kërkues kryerjen e tyre. Këto ndryshime duhet të kryhen nga pala e interesuar, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga njoftimi i kërkesës. Në rast se ndryshimet nuk dorëzohen brenda afatit 10-ditor ose nuk reflektohen saktësisht në projekt, AZHT-ja  njofton kërkuesin për mospranimin e kërkesës. Pas paraqitjes së kërkesës për ndryshimin e projektit fillestar ndërpritet afati për kryerjen e shqyrtimit teknik në sistemin “e-leje” deri në kryerjen e ndryshimit përkatës të dokumentacionit.
8. KKT-ja, brenda 20 (njëzet) ditëve pune nga paraqitja e raportit të vlerësimit teknik nga AZHT-ja, vendos:
a)  miratimin e lejes së ndërtimit;
b)  refuzimin e lejes së ndërtimit.
9. AZHT-ja njofton kërkuesin për vendimin e KKT-së dhe dokumentin e lejes së ndërtimit jo më vonë se 5 (pesë) ditë pune nga data e konfirmimit së vendimit. Kërkuesi ka të drejtë që të kërkojë edhe dorëzimin fizik të dokumentit të lejes së ndërtimit pranë AZHT-së.
10. Në përfundim të procesit të ndërtimit dhe pas marrjes së lejeve të ndërtimit sipas këtij vendimi apo legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, aplikuesi, njësia e zbatimit apo institucioni/enti publik në pronësi/përdorim/përgjegjësi administrimi të të cilit kalon objekti i konfiskuar, apo përfituesi, të cilit i kanë kaluar të drejtat dhe detyrimet mbi pasurinë/objektin e konfiskuar, me të drejtë parablerjeje, paraqet pranë AZHT-së, nëpërmjet sistemit on-line të lejeve të ndërtimit, kërkesën për t’u pajisur me  certifikatë përdorimi, së bashku me procesverbalin e kolaudimit dhe dokumentacionin shoqërues, përfshirë deklaratën teknike se objekti është ndërtuar në përputhje me projektin dhe kushtet teknike në fuqi.
11. Për lejet që miratohen nga KKT-ja, certifikata e përdorimit, që vërteton përfundimin e punimeve, lëshohet nga AZHT-ja, pasi ajo ka bashkërenduar procesin me autoritetin vendor të zhvillimit të territorit dhe me ministritë e linjës, në përputhje me ligjin dhe me legjislacionin në fuqi për disiplinimin e punimeve në ndërtim. Të gjitha autoritetet publike të specializuara, që duhet të shprehen në lidhje me kryerjen e punimeve, në përputhje me normat dhe standardet në fuqi, kanë detyrimin t’i njoftojnë AZHT-së, nëpëmjet sistemit elektronik të lejeve, opinionet, relacionet dhe aktet e konfirmimit. Në mungesë të përgjigjes, brenda afatit 10-ditor, nga momenti i marrjes së kërkesës, AZHT-ja ka detyrimin të vijojë me procedurat përkatëse.
12. Në rastet e lejeve, që mbulojnë një grup ndërtimesh, certifikata e përdorimit mund të jepet e veçantë për çdo ndërtim, sipas fazave të përfundimit të punimeve të përcaktuara në lejen e ndërtimit dhe në grafikun e punimeve. Certifikata e përdorimit për ndërtimin e fundit jepet vetëm pasi të ketë përfunduar realizimi i të gjitha infrastrukturave që kërkohen nga leja përkatëse e ndërtimit.
13. AZHT-ja, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga aplikimi nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, shqyrton nëse dokumentacioni është paraqitur i plotë dhe i saktë. Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, autoriteti përgjegjës njofton kërkuesin që, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, të kryejë plotësimin e dokumentacionit. Me dërgimin e njoftimit nuk vijon llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës në sistemin “e-leje”. Në rast mungese njoftimi për mangësi në dokumentacion, brenda 5 (pesë) ditëve pune, autoriteti përgjegjës, ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin e kërkesës.
14. Nëse aplikuesi nuk plotëson dokumentacionin brenda afatit 10-ditor, sipas pikës 12, të këtij kreu, autoriteti përgjegjës merr vendim të arsyetuar për mospranimin e kërkesës për lëshimin e certifikatës së përdorimit.
15. Agjencia e Zhvillimit të Territorit, brenda 20 (njëzet) ditëve pune nga marrja në dorëzim e kërkesës për certifikatë përdorimi së bashku me dokumentacionin e plotë të saj, shqyrton aplikimin në tërësi dhe ia paraqet raportin e vlerësimit drejtorit të AZHT-së.
16. AZHT-ja, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga paraqitja e raportit të vlerësimit, si dhe marrja e konfirmimit nga njësia vendore përkatëse për pagesën e diferencës së situacionit përfundimtar të punimeve me preventivin fillestar të punimeve dhe, në çdo rast, jo më vonë se 20 (njëzet) ditë pune nga data e konfirmimit të plotë të dokumentacionit të vënë në dispozicion gjatë aplikimit, vendos:
a) lëshimin e certifikatës së përdorimit të objektit, që vërteton përfundimin e punimeve, në përputhje me kushtet e lejes së ndërtimit sipas këtij vendimi dhe/apo legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
b) lëshimin e aktit të konstatimit të mospërputhshmërisë, në rastet kur konstatohet mospërputhje e punimeve të kryera, në të cilin jepen sugjerimet dhe afati kohor për përmbushjen e tyre dhe, nëse afati kohor nuk respektohet, sanksionet për sigurimin e përputhshmërisë nga zhvilluesi.
17. Dokumentet që duhet të paraqesë kërkuesi për pajisjen me certifikatë përdorimi për objektet e konfiskuara janë të njëjta me ato të përcaktuara në nenin 27/2, të vendimit nr.408, datë 13.5.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, të ndryshuar.
IV. DISPOZITA TË FUNDIT
Ngarkohen Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Instituti i Ndërtimit, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN TE BASHKIA SHIJAK TË NJËSIVE INDIVIDUALE  TË BANIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 21, të                                   aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te Bashkia Shijak të 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) njësive individuale të banimit, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË TASK-FORCËS  PËR MONITORIMIN, INSPEKTIMIN DHE MARRJEN E MASAVE PËR MBROJTJEN DHE PËRMIRËSIMIN E INFRASTRUKTURËS  PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTURA QË SHKARKOHEN PRANË OSE NË UJËRA LARËSE NË ZONAT BREGDETARE  OSE NË BREGUN E LIQENEVE E TË LUMENJVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e strukturës së pagës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve të          Task-Forcës për Monitorimin, Inspektimin dhe Marrjen e Masave për Mbrojtjen dhe Përmirësimin e Infrastrukturës për Trajtimin e Ujërave të Ndotura që Shkarkohen pranë ose në Ujëra Larëse në Zonat Bregdetare ose në Bregun e Liqeneve e të Lumenjve, në vijim “Task-Forca”.
2. Elementet përbërëse të pagës bruto mujore të nëpunësve të “Task-Forcës”, (paga për pozicion, shtesa për vjetërsi dhe shtesa për nivelin e kualifikimit) për secilën klasë të përcaktuar në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si dhe vlerat për secilin element janë të njëjta me ato të miratuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e nëpunësve civilë në institucionet e administratës shtetërore.
3. Klasat e pagave dhe shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) të nëpunësve të “Task-Forcës” janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4. Trajtimi me pagë dhe shtesa mbi pagë për nëpunësit e “Task-Forcës”, sipas këtij vendimi, do të vazhdojë sipas afateve të përcaktuara për funksionimin e saj, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 6, të aktit normativ nr.8, datë 28.12.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2024, përballohen nga fondet e miratuara në tavanet buxhetore për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për këtë vit, në programin “Furnizimi me ujë dhe kanalizime” dhe fillojnë nga data e emërimit të nëpunësve në detyrë.
6. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, “Task-Forca” dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Previous Hagë, ministri Hasani: Llogaridhënia për Ukrainën të shkojë paralelisht me arritjen e paqes