V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE PROCEDURAVE PËR PËRDORIMIN E FONDIT PËR BLERJEN E NJË PASURIE TË PALUAJTSHME QË DO TË SHËRBEJË SI SELI E MISIONIT DIPLOMATIK PRANË BASHKIMIT EVROPIAN, NË BRUKSEL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 14, të nenit 11, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim “Ministria” dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në vijim “Misioni”, realizojnë procedurën e blerjes së një pasurie të paluajtshme në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, e cila do të shërbejë si seli e Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, me një fond limit jo më shumë se 240 000 000 (dyqind e dyzet milionë) lekë, sipas rregullave dhe procedurave, të parashikuara në këtë vendim.
2. Kreu i Misionit identifikon pasuritë e paluajtshme, të llojit ndërtesë dhe truall, të cilat kanë hapësirën e nevojshme për ushtrimin funksional dhe në perspektivë të aktivitetit diplomatik e konsullor, një vendndodhje dhe distancë të përshtatshme nga institucionet qendrore të Bashkimit Evropian dhe garantojnë sigurinë fizike, kanë status të lirë nga çdo ngarkesë apo barrë hipotekore, si dhe nuk kanë kufizime juridike me natyrë përmbarimore dhe gjyqësore dhe propozon jo më pak se 3 (tri) oferta pranë Komisionit, sipas pikës 3, të këtij vendimi.
3. Për vlerësimin e ofertave ngrihet një Komision i Posaçëm, i kryesuar nga zëvendësministri përgjegjës për punët e jashtme, në përbërje të të cilit ka përfaqësues në nivel drejtues nga:
a) ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore;
b) Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar;
c) Avokatura e Shtetit;
ç) Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik.
4. Komisioni ka këto detyra kryesore:
a) Shqyrton ofertat e paraqitura për blerjen pasurisë së paluajtshme, të propozuara, duke vlerësuar plotësimin e kushteve të përgjithshme të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, si dhe kostot financare të ofertave të propozuara;
b) Mbikëqyr kreun e Misionit në procesin e negociatave për blerjen e pasurisë së paluajtshme dhe lidhjen e kontratës së shitblerjes;
c) Sipas nevojës, vlerëson në terren gjatë procesit të negociatave përmbushjen e kushteve të përgjithshme sipas pikës 2, të këtij vendimi;
ç) Vlerëson kushtet e projektkontratës së shitblerjes së negociuar;
d) Vendos shpalljen e ofertës fituese ose skualifikimin e ofertave, sipas rastit.
5. Në përfundim të procesit të vlerësimit të ofertave, Komisioni i paraqet ministrit një relacion përmbledhës pr procedurën e ndjekur dhe vendimmarrjen e tij.
6. Në rastin kur Komisioni ka shpallur një ofertë fituese, ministri autorizon kreun e Misionit për nënshkrimin e kontratës së shitblerjes.
7. Pranë ministrisë ngrihet një sekretariat teknik ad hoc i cili ka këto detyra:
a) Asiston Komisionin në mbarëvajtjen e aktivitetit të tij;
b) Organizon takimet e Komisionit;
c) Administron dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor për procedurën e blerjes.
8. Pas nënshkrimit të kontratës, ministria autorizon Misionin që të kryejë pagesat për blerjen e pasurisë së paluajtshme, sipas detyrimeve kontraktore dhe për mbulimin e tarifave shoqëruese që lidhen me finalizimin e procedurës së blerjes.
9. Pas nënshkrimit të kontratës, kreu i Misionit merr të gjitha masat për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, sipas legjislacionit të shtetit pritës.
10. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi mbulohen nga buxheti i ministrisë për vitin 2024.
11. Institucionet, sipas pikës 3, të këtij vendimi, caktojnë përfaqësuesit në Komision, brenda 5 (pes) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Avokatura e Shtetit dhe Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2025, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të atij viti.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT, PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN, REHABILITIMIN DHE TRANSFERIMIN E SEGMENTIT RRUGOR KASHAR-PEZË-LEKAJ, NDËRMJET MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË DHE BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “GJOKA KONSTRUKSION”, SH.A., “JUNIK”, SH.P.K., “COBIAL”, SH.P.K., “PEPA GROUP”, SH.P.K., “UDHA”, SH.P.K., “GEOPORTAL”, SH.P.K., DHE “A&E ENGINEERING”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., “Junik” sh.p.k., “Cobial”, sh.p.k., “Pepa Group”, sh.p.k., “UDHA”, sh.p.k., “Geoportal”, sh.p.k., dhe “A&E Engineering”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT, PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN, REHABILITIMIN DHE TRANSFERIMIN E SEGMENTIT RRUGOR LEKAJ-KONJAT-FIER, NDËRMJET MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË DHE BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “FUSHA”, SH.P.K., “AGBES CONSTRUKSION”, SH.P.K., “ALBAVIA”, SH.P.K., “KUPA”, SH.P.K., “ANTE-GROUP”, SH.P.K., “KLODIODA”, SH.P.K., “A.L.T.E.A. & GEOSTUDIO 2000”, SH.P.K., DHE “SPHAERA”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Fusha”, sh.p.k., “Agbes Construksion”, sh.p.k., “Albavia”, sh.p.k., “Kupa”, sh.p.k., “Ante-Group”, sh.p.k., “Klodioda”, sh.p.k., “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000”, sh.p.k., dhe “Sphaera”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT, PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN, REHABILITIMIN DHE TRANSFERIMIN E SEGMENTIT RRUGOR MILOT-THUMANË, NDËRMJET MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË DHE BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “GENER 2”, SH.P.K., “ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS”, SH.P.K., DHE “I.D.K – KONSTRUKSION”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Gener 2”, sh.p.k., “Illyrian Consulting Engineers”, sh.p.k., dhe “I.D.K – Konstruksion”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT, DHE KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM, PËR PROJEKTIN “AFTËSITË PËR PUNË”, FAZA 3, 2023 – 2027
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për projektin “Aftësitë për punë”, faza 3, 2023-2027, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9. Për vitin 2024, fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe vetëqeverisjes vendore nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve. Ky përcaktim nuk zbatohet për:
a) punonjësit e institucioneve të rivlerësimit kalimtar, të cilët shpërblehen sipas vendimmarrjes së mbledhjes së anëtarëve.
b) punonjësit e rolit zbatues të Policisë së Shtetit për të cilët akordohet një ndihmë e menjëhershme në masën 10 000 (dhjetë mije) lekë;
c) dy punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe një punonjës të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në masën e tri pagave mujore, fitues të eventit të organizuar në komunitetin global në menaxhimin dhe adresimin e kërcënimeve kibernetike.”.
2. Efektet financiare të pikës 1, të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar në zërin e shpenzimeve korrente në dispozicion për institucionet përkatëse të miratuara për vitin 2024.
3. Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1 të kryejnë veprimet financiare për zbatimin e këtij vendimi deri në datën 15.1.2025.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.325, DATË 31.5.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGAVE, NIVELEVE TË PAGAVE DHE SHTESAVE TË TJERA MBI PAGË TË ZËVENDËSMINISTRIT, FUNKSIONARËVE TË KABINETEVE, PREFEKTIT, NËNPREFEKTIT, NËPUNËSVE CIVILË DHE NËPUNËSVE NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, të shkronjës “h”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të neneve 7 e 9, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
a) Në fund të shkronjës “c”, të pikës 1, të kreut I, shtohet emërtesa “Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes”.
b) Pas pikës 8/6, të kreut III, shtohet pika 8/7, me këtë përmbajtje:
“8/7. Klasat e pagave dhe shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) për pozicionet e punës së nëpunësve në Agjencinë e Industrisë së Mbrojtjes janë sipas lidhjes nr.9/7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
c) Katër rreshtat e fundit të lidhjes nr.9/3 ndryshohen, si më poshtë vojon:
C3 Në DPD:
Sekretar/protokoll. Arkivist. Përpunues informacioni. Doganier pike kontrolli.
Në degët doganore:
Doganier peshoreje/pike kontrolli. Sekretar. Arkivist. 47 000 9 000
D1 Në DPD:
Magazinier. Teknik marinë/motorist. Teknik mirëmbajtjeje. Shofer.
Në degët doganore:
Magazinier. 45 600 4 000
D2 Punëtor mirëmbajtjeje në degë doganore. Klasa IV
Sipas VKM për pagat e punonjësve mbështetës 4 000
D3 Sanitar/punonjës pastrimi në DPD dhe degë doganore. Klasa I Sipas VKM për pagat e punonjësve mbështetës 4 000
2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.597, DATË 13.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 12, pika 1, shkronjat “a” e “d”, dhe pika 2, shkronja “d”, dhe 13, pika 4, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në shkronjën “j”, të pikës 1, të vendimit nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, pas fjalëve “… kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit …” shtohen “… deri më 31 dhjetor 2025 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E STATUSIT TË VEÇANTË “INVESTITOR NË STRUKTURË AKOMODUESE ME 5 YJE, STATUS SPECIAL” APLIKUESIT “ABA BLUE BORGO”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e statusit të veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “ABA BLUE BORGO”, sh.p.k.
2. Ngarkohet ministria përgjegjëse për turizmin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E STATUSIT TË VEÇANTË “INVESTITOR NË STRUKTURË AKOMODUESE ME 5 YJE, STATUS SPECIAL” APLIKUESIT “DUKAGJINI GROUP”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e statusit të veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “DUKAGJINI GROUP”, sh.p.k.
2. Ngarkohet ministria përgjegjëse për turizmin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU