Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 6 Shkurt 2026

V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E BUXHETIT PËR AGJENCINË E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT PËR VITIN 2026
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 7/1, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e buxhetit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për vitin 2026, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Të ardhurat e krijuara nga Agjencia deri në fund të vitit 2025 trashëgohen në vitin buxhetor 2026 dhe përdoren nga Agjencia për mbulimin e kostove e të shpenzimeve të veta.
3. Ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E BUXHETIT PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME  TË PRONËSISË INDUSTRIALE PËR VITIN 2026
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 189/c, të  ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e buxhetit për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale për vitin 2026, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI,  ME VENDNDODHJE NË SHEQ-MARINAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “SOLEN ENERGY”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të  ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Sheq-Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M31413007M;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 128 MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në Sheq-Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe pozicioni i projektit, sipas aneksit 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat e detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë, sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E FORMËS, PËRMBAJTJES, ELEMENTEVE TË REGJISTRIT KOMBËTAR TË INSTITUCIONEVE, INSTITUTEVE, NJËSIVE TË VEÇANTA TË KËRKIMIT SHKENCOR   DHE TË KËRKUESVE SHKENCORË, PROCEDURAVE TË KRIJIMIT TË TIJ, E TË ADMINISTRIMIT TË INFORMACIONIT,   SI DHE TË DOKUMENTACIONIT QË DEPOZITOHET    PËR REGJISTRIM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 18, të     ligjit nr.109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Ky vendim ka për objekt përcaktimin e formës, përmbajtjes, elementeve të Regjistrit Kombëtar të Institucioneve, Instituteve, Njësive të Veçanta të Kërkimit Shkencor dhe të Kërkuesve Shkencorë (në vijim regjistri), procedurave të krijimit të tij, e të administrimit të informacionit, si dhe të dokumentacionit që depozitohet për regjistrim.
2. Regjistri krijohet mbi bazën e të dhënave të institucioneve, instituteve, njësive të veçanta të kërkimit shkencor dhe të kërkuesve shkencorë të personave fizikë e juridikë, që ushtrojnë aktivitetin në Republikën e Shqipërisë.
II. FORMA, PËRMBAJTJA DHE ELEMENTET E REGJISTRIT
1. Regjistri mbahet në formë elektronike dhe përbëhet nga ndarje të veçanta (module) për çdo kategori të organizimit të institucioneve të kërkimit shkencor dhe të kërkuesve shkencorë, subjekte publike dhe jopublike, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë, sipas përcaktimeve në ligjin nr.109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, si më poshtë vijon:
a) Ndarja A (moduli A) për institucionet e kërkimit shkencor, që organizohen dhe funksionojnë sipas ligjeve të posaçme;
b) Ndarja B (moduli B) për institutet kërkimore;
c) Ndarja C (moduli C) për njësitë e veçanta;
ç) Ndarja Ç (moduli Ç) për kërkuesit shkencorë.
2. Regjistri përmban të dhënat kryesore administrative të institucioneve, instituteve, njësive të veçanta të kërkimit shkencor, si dhe të dhëna të kërkuesve shkencorë dhe veprimtarisë së tyre.
3. Regjistri për personat juridikë, sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të   pikës 1, të këtij kreu, përmban elementet, si më poshtë vijon:
a) Emrin e subjektit dhe shkurtimin e emrit;
b) Formën juridike;
c) Aktin dhe datën e krijimit;
ç) Numrin e regjistrimit;
d) Adresën e selisë dhe vendet e tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia;
dh) Kontaktet e subjektit;
e) Objektin e veprimtarisë;
ë) Fushat kërkimore;
f) Burimet e financimit;
g) Drejtuesin e subjektit;
gj) Akreditimin, nëse është subjekt i akreditimit;
h) Strukturën organizative dhe personelin;
i) Elementet për projektet, si vijon:
i. Emërtimin;
ii. Qëllimin;
iii. Kohëzgjatjen;
iv. Financuesit;
v. Partnerët.
4. Regjistri për kërkuesit shkencorë, sipas shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij kreu, përmban të dhëna identifikuese dhe profesionale për individët, që angazhohen në veprimtari kërkimore-shkencore, si më poshtë vijon:
a) Të dhëna personale;
b) Kategorinë e punonjësit kërkimor-shkencor;
c) Gradën shkencore dhe titullin akademik;
ç) Institucionin ku ushtrohet veprimtaria kërkimore-shkencore;
d) Fushat kërkimore dhe ekspertizën;
dh) Produktet shkencore (artikuj, monografi, libra, pjesëmarrje në konferenca, patenta, vlerësime për arritje shkencore ndërkombëtare).
III. PROCEDURAT E KRIJIMIT, ADMINISTRIMIT TË  INFORMACIONIT TË REGJISTRAVE
1. Regjistri elektronik krijohet dhe administrohet sipas përcaktimeve në kuadrin ligjor në fuqi për krijimin e bazave të të dhënave shtetërore.
2. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, në cilësinë e institucionit administrues të regjistrit, miraton rregulloren për administrimin e regjistrit, e cila përmban normat tekniko-metodologjike të regjistrimit e të verifikimit të informacionit të dhënë nga institucionet, institutet, njësitë e veçanta dhe kërkuesit shkencorë për regjistrim.
3. Kërkesa për regjistrimin e institucioneve, instituteve, njësive të veçanta të kërkimit shkencor dhe të kërkuesve shkencorë bëhet nëpërmjet portalit “e-Albania” me dokumentacionin, sipas kreut IV, të këtij vendimi.
4. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit bën vlerësimin administrativ të dokumentacionit, brenda 5 (pesë) ditëve nga depozitimi i kërkesës dhe dokumentacionit, nëpërmjet          portalit “e-Albania”. Nëse pas vlerësimit rezulton se dokumentacioni nuk është i plotë, i kthehet përgjigje subjektit për të bërë plotësimet e nevojshme, brenda një afati prej 10 (dhjetë) ditësh punë nga marrja e njoftimit. Nëse dokumentacioni nuk plotësohet brenda këtij afati, kërkesa për regjistrim refuzohet. Nëse dokumentacioni është i plotë, institucioni ose kërkuesi shkencor regjistrohet në regjistër dhe merr numrin e regjistrimit.
5. Çdo institucion, institut dhe njësi e veçantë e kërkimit shkencor dhe kërkues shkencor, që regjistrohet për herë të parë, ashtu si dhe në vijim, ka detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim, sa herë që ka të tilla në të dhënat e regjistrimit fillestar dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër.
6. Dokumentet shoqëruese, si për regjistrimin për herë të parë ashtu edhe për përditësimin e të dhënave në regjistër, depozitohen nëpërmjet portalit “e-Albania”, në përputhje me mënyrën e përcaktuar në rregulloren për administrimin e regjistrit.
7. Regjistrimi, përpunimi dhe ruajtja e informacionit dhe e të dhënave të gjeneruara, si rezultat i procedurave të regjistrimit, kryhen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për arkivat, mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtat e autorit dhe bazat e të dhënave shtetërore.
IV. DOKUMENTACIONI QË DEPOZITOHET PËR REGJISTRIM NË REGJISTËR
1. Dokumentacioni që depozitohet për regjistrim për herë të parë në regjistër të institucioneve, instituteve dhe njësive të veçanta nëpërmjet    portalit “e-Albania” është, si më poshtë vijon:
a) Dokumentacioni administrativ:
i. Akti i krijimit ose akti ekuivalent me atë të krijimit;
ii. Statuti, kur këto janë dy dokumente të veçanta;
iii. Rregulloret e brendshme;
iv. Burimet e financimit;
v. Dokumenti i akreditimit, nëse është subjekt i akreditimit.
b) Dokumentacioni për projektet në proces, ku të përfshihen të paktën titulli i projektit, fushat e kërkimit, qëllimi, shuma e projektit, financuesit, kohëzgjatja, partnerët;
c) Dokumentacioni për personelin, ku të përfshihen lista e punonjësve kërkimorë-shkencorë të specifikuar sipas kategorive, kualifikimet e tyre dhe fushat e ekspertizës;
ç) Dokumentacioni për publikimet dhe patentat, në rast se ka, si botimet në revista shkencore të vendit e të huaja dhe format e tjera të pronësisë intelektuale, si patentat dhe format e tjera të pronësisë industriale.
2. Dokumentacioni që depozitohet nëpërmjet portalit “e-Albania” për regjistrimin e kërkuesve shkencorë është, si më poshtë vijon:
a) Curriculum vitae (CV);
b) Dokumentacioni për kategorinë e kërkimit shkencor që zotëron;
c) Diplomat dhe certifikatat akademike;
ç) Vërtetimi nga institucioni ku punon (nëse ka);
d)  Deklarata personale për fushën e kërkimit;
dh)  Certifikata e gjuhës së huaj;
e) Dokumentacioni për publikimet dhe patentat, në rast se ka, si botimet në revista shkencore të vendit e të huaja e format e tjera të pronësisë intelektuale dhe format e tjera të pronësisë industriale.
3. Për përditësimin e të dhënave në regjistër, depozitohet dokumentacioni nëpërmjet portalit “e-Albania”, që vërteton përditësimin e tyre, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
V. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Procedura e aplikimit, sipas këtij vendimi, nëpërmjet  portalit “e-Albania”, zbatohet pasi ministria përgjegjëse për çështjet e shkencës dhe kërkimit shkencor të publikojë në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare përfundimin e zhvillimeve teknike për realizimin e procedurës në Sistemin Shqiptar të Informacionit të Kërkimit Shkencor (ACRIS).
2. Kërkesat dhe procedurat administrative për regjistrimin në regjistër, deri në momentin e implementimit dhe funksionalitetit të Sistemit Shqiptar të Informacionit të Kërkimit Shkencor (ACRIS) dhe në vijim, trajtohen dhe zhvillohen nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në regjistrin në formë fizike (të shkruar). Të dhënat e mbajtura në këtë regjistër, me përfundimin e zhvillimeve teknike për realizimin e procedurës në Sistemin Shqiptar të Informacionit të Kërkimit Shkencor (ACRIS), plotësohen në këtë sistem nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
3. Ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet e shkencës dhe të kërkimit shkencor, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, institucionet, institutet, njësitë e veçanta të kërkimit shkencor dhe kërkuesit shkencorë për zbatimin e këtij vendimi.
      Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN E INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM  TË INSPEKTORATIT TË PËRGJITHSHËM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 15, të  ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Dashnor Sula emërohet inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
INDEKSIMIN E PAGËS REFERUESE BAZË PËR FUNKSIONET GJYQËSORE DHE TË PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të   nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “a”, të pikës 5, të nenit 12, të ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 (zero pikë tridhjetë e gjashtë) me pagën e Presidentit të Republikës, indeksohet në masën 2,5%. Pas indeksimit, vlera e pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë bëhet 156 825 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e njëzet e pesë) lekë/muaj.
2. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionet përkatëse.
3. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KALENDARIT TË MENAXHIMIT TË SHPENZIMEVE PUBLIKE PËR VITIN 2026
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2026, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
INDEKSIMIN E PAGËS  SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS   SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Paga e Presidentit të Republikës indeksohet në masën 2,5%. Pas indeksimit, vlera e pagës së Presidentit bëhet 435 625 (katërqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e njëzet e pesë) lekë në muaj.
2. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionin e Presidentit të Republikës.
3. Ngarkohet institucioni i Presidentit të Republikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË DY ANËTARËVE PËR KËSHILLIN MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:
– Znj. Jonida Prifti;
– Z. Ervin Mete.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT  TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të   ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Afrim Qendro, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË FRANCËS, LIDHUR  ME BASHKËPRODHIMIN KINEMATOGRAFIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, lidhur me bashkëprodhimin kinematografik, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT,  NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR  NGA MINISTRIA E FINANCAVE (MARRËSI), DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN (KFW), MASAT SHOQËRUESE   PËR PROGRAMIN “INFRASTRUKTURA BASHKIAKE V – FAZA II”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19 të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (marrësi), dhe KfW, Frankfurt am Main (KfW), masat shoqëruese për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II”, me një grant në shumën 3 000 000 (tre milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SHTESË TË MARRËVESHJES SË GRANTIT TË DATËS 18 DHJETOR 2020, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), “BE  PËR UJIN – KOMPONENTI 3”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.29,  DATË 20.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes shtesë të marrëveshjes së grantit të datës 18 dhjetor 2020, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), “BE për ujin – komponenti 3”, miratuar me vendimin nr.29, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.321, DATË 31.5.2023,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT TË AGJENCISË SË MBIKËQYRJES POLICORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, të pikave 1, shkronja “a”, dhe 3, të nenit 70, të ligjit nr.128/2021, “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, dhe të shkronjës “h”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhja nr.1 e vendimit nr.321, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të personelit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat e elementit “paga për funksion”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për funksionet organike me numra rendorë 1, 2 dhe 3 dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për funksionet e tjera organike.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.417, DATË 26.6.2024,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE TË PUNONJËSVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikave 1, shkronja “a”, e 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.417, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat e elementit “paga për gradë”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Inspektor”, “Inspektor i dytë”, “Inspektor i parë” dhe “Nënkomisar” dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Gardës së Republikës së Shqipërisë,  i miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.423, DATË 26.6.2024,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE, TË KOMPENSIMEVE TË TJERA FINANCIARE, QË PËRFITOJNË PUNONJËSIT E POLICISË SË BURGJEVE GJATË QËNDRIMIT  NË PUNË, DHE PROCEDURAVE TË PËRFITIMIT TË KËTYRE KOMPENSIMEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.423, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore, të kompensimeve të tjera financiare, që përfitojnë punonjësit e Policisë së Burgjeve gjatë qëndrimit në punë, dhe procedurave të përfitimit të këtyre kompensimeve”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat e elementit “paga për gradë”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Inspektor” dhe “Kryeinspektor” dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i  këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.484, DATË 24.7.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE   TË POZICIONEVE “KOORDINATOR KUNDËR KORRUPSIONIT”  NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “a” e “b”, të  pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.848, datë 24.7.2024, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Lidhja nr.2, e vendimit nr.484, datë 24.7.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagës dhe të niveleve të pagave të pozicioneve “koordinator kundër korrupsionit” në disa institucione të administratës shtetërore”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
b) Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit, e përcaktuar në lidhjen nr.2, të këtij vendimi, dhe shtesa për vjetërsi kanë të njëjtën vlerë dhe mënyrë llogaritjeje me atë të miratuar në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e personelit mjekësor dhe të punonjësve të tjerë me arsim të lartë në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë.”.
2. Vlerat e elementit “paga e pozicionit”, në lidhjen nr.2, të këtij vendimi, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve shëndetësore përkatëse, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.326, DATË 31.5.2023,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS DHE PUNONJËSVE TË TJERË TË SPECIALITETEVE TË NDRYSHME NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “a” e “b”, të   pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhjet nr.1 dhe nr.2, të vendimit nr.326, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Vlerat e elementit “paga bazë për klasë”, në lidhjet nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse, miratuar në    ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.424,  DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGAVE, NIVELEVE TË PAGAVE E SHTESAVE MBI PAGË, KOMPENSIMEVE DHE TRAJTIMEVE TË TJERA FINANCIARE TË PUNONJËSVE TË SISTEMIT SHËNDETËSOR, NË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE, NË SISTEMIN  E MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR SHËNDETËSINË,     NË STRUKTURAT SHËNDETËSORE TË FORCAVE   TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,   TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE  DHE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË  SË SHTETIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.424, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave e shtesave mbi pagë, kompensimeve dhe trajtimeve të tjera financiare të punonjësve të sistemit shëndetësor, në institucionet shëndetësore, në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, bëhen këto  ndryshime dhe shtesa:
a) Shkronja “c”, e pikave, 4.1, 4.2, 4.3, 14.1, 14.2 dhe 16.2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Shtesa për vjetërsi në punë që jepet në masën:
i.   0.6% pas çdo viti pune për 10 vitet e para (1–10 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
ii. 0.8% pas çdo viti pune për 10 vitet e dyta (11–20 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
iii. 1% pas çdo viti pune për 10 vitet e treta (21–30 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit.”.
b) Pikat 17.1 dhe 17.2  ndryshohen, si më poshtë vijon:
“17.1 Për mjekët e spitaleve në shërbimet e urgjencës, në shërbimet e reanimacionit, në shërbimet e hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale dhe për mjekët neonatë, është në masën                       18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.”.
“17.2 Për punonjësit “infermier”, “teknik imazherie” dhe “teknik laboratori” të spitaleve në shërbimet e urgjencës, shërbimet e reanimacionit dhe shërbimet e hemodinamikës, njësinë e aksidenteve cerebrale, si dhe për punonjësit “mjek” dhe “infermier” në shërbimin e urgjencës mjekësore paraspitalore, në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, është në masën  12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj. ”.
c) Në pikën 17.5 bëhen shtesat e mëposhtme:
i. Në shkronjën “a”,  pas fjalës “… Pukë …” shtohet “… Fushë-Arës …”;
ii. Në shkronjën “b”, pas fjalës “… Librazhd …” shtohet “… Përrenjas …”.
ç) Pika 19 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“19. Mjekët dhe punonjësit e personelit teknik të shkencave mjekësore të institucioneve të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe mjekët, civilë e ushtarakë, të strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e shërbimit të rojës dhe të shërbimit të urgjencës përfitojnë një shtesë, si më poshtë vijon:”.
d) Shkronja “b”, e pikës 19.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) për shërbimin e urgjencës së spitalit, që është organizuar dhe funksionon si i tillë, si dhe për shërbimin e urgjencës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, që ofrojnë shërbim të pandërprerë për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, masa e shtesës përcaktohet, si më poshtë vijon:
Në ditët e zakonshme  Në ditët e shtuna   Në ditët e diela dhe të festave zyrtare
për sistemin 24 orë  2 700 lekë   2 900 lekë 3 200 lekë
për sistemin 16 orë 2 400 lekë 2 700 lekë 2 900 lekë
për sistemin 12 orë 2 200 lekë 2 400 lekë 2 700 lekë
dh)Shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 19.2, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a) për shërbimin e urgjencës së spitalit, si dhe për shërbimin e urgjencës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, që ofrojnë shërbim të pandërprerë për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, u jepet një shtesë, në masën:
Në ditët e zakonshmeNë ditët e shtunaNë ditët e diela dhe të festave zyrtare
për sistemin 24 orë 2 000 lekë 2 500 lekë 3 000 lekë
për sistemin 16 orë 1 700 lekë 2 000 lekë 2 600 lekë
për sistemin 12 orë 1 400 lekë 1 700 lekë 2 000  lekë
“b) për rastet kur, me kërkesë të institucionit dhe miratim të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë e të ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, punonjësve “teknik laboratori” të spitaleve, që kryejnë shërbim 24 orë, u jepet një shtesë mbi pagë, si më poshtë vijon:
për ditë të zakonshme 2 000 lekë
për ditët e shtuna 2 500 lekë
për ditët e diela dhe festa 3 000 lekë
e) Pika 22 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“22. Punonjësit e personelit “mjek” dhe “teknik të shkencave mjekësore”, të cilët punojnë në institucionet shëndetësore, larg vendbanimit të tyre, marrin një kompensim mujor, në masën, si më poshtë vijon:”.
ë) Fjalia hyrëse, e pikës 22.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për personelin “mjek” dhe “teknik të shkencave mjekësore” në qendrat shëndetësore të shërbimit parësor:”.
f) Pika 23 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“23. Titullarët e institucioneve, në varësi të ministrit për çështjet e shëndetësisë, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, me qëllim realizimin me efektivitet dhe eficiencë të misionit dhe objektivave të institucionit që drejtojnë, kanë të drejtë që për të marrë këshillimin e duhur për çështje specifike të kenë këshilltarë të jashtëm, me shtetësi shqiptare apo të huaj. Kontraktimi i këshilltarëve të jashtëm bëhet pas miratimit të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Pagesa e këshilltarëve të jashtëm bëhet nga llogaria ekonomike, e përcaktuar sipas udhëzimit përkatës të zbatimit të buxhetit të ministrit përgjegjës për financat dhe përcaktohet nga titullari përkatës, në masën deri në 112 750 (njëqind e dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj.
Numri i këshilltarëve të jashtëm, që mund të kontraktojnë titullarët e institucioneve në varësi të ministrit për çështjet e shëndetësisë, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, nuk duhet të jetë më i madh se 3 (tre).”.
g) Lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.7, nr.9, nr.10 dhe nr.11 zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Vlerat e elementit “pagë për pozicion” apo “paga bazë mujore e pozicionit të punës”:
a) për pozicionet me numrat rendorë 19, 20 dhe 21, të lidhjes nr.1, pozicionet me numrin rendor 9, të kreut I, dhe numrin rendor 6, të kreut II, të lidhjes nr.2, pozicionet me numrat rendorë 15, 16 dhe 17, të lidhjes nr.3, pozicionet me numrin rendor 8, të kreut I, dhe numrin rendor  9, të kreut VII, të lidhjes nr.4, pozicionet me numrin rendor 3, të kreut I dhe numrin rendor 4, të kreut II, të lidhjes nr.7, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave;
b) për pozicionet e tjera në lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.7, nr.9 dhe nr.10, të këtij vendimi, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%.
3. Vlerat e shpërblimit mujor, të përcaktuar në lidhjen nr.11, për punonjësit e personelit të caktuar nga pala turke në Spitalin Rajonal “Memorial” Fier, si dhe në pozicionet “Menaxher spitalor në spitalet universitare e rajonale” janë rezultat i rregullimit të masës së këtij shpërblimi, për shkak të indeksimit të vlerës së elementit “paga e pozicionit” për pozicionet përkatëse ku aktualisht janë të punësuar këta punonjës, si dhe për shkak të ndryshimeve të kursit të këmbimit valutor.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i miratuar për secilin nga institucionet, pjesë e fushës së veprimit të tij, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
5. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.769, DATË 15.7.2009,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STATUTIT TË AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE (AMSHC)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 2, të    ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
  V E N D O S I:
1. Lidhjet nr.1 dhe nr.2, bashkëlidhur vendimit  nr.769,  datë  15.7.2009,  të  Këshillit  të  Ministrave, “Për miratimin e statutit të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)”, të ndryshuar, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohet Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TE MINISTRIA  E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT TË PRONËS  ME EMËRTIMIN “GODINA E ISH-TË  PËRNDJEKURVE POLITIKË”, E CILA POZICIONOHET MBI PASURITË ME NR.6/461, NR.6/463, NR.6/262 DHE NR.6/263 , NË ZONËN KADASTRALE 8150, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi te Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të pronës me emërtimin “Godina e ish-të përndjekurve politikë”, e cila pozicionohet mbi pasuritë me nr.6/461, nr.6/463, nr.6/262 dhe nr.6/263, zona kadastrale 8150, Tiranë, sipas formularit, planimetrive dhe planrilevimit, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, për t’u përdorur për qëllime kulturore.
2. Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit i ndalohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit të pronës, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, si dhe tjetërsimi i saj.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË  SË SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE  TË DISA PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE   DHE PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.717, DATË 1.12.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, dhe 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të disa pronave të paluajtshme shtetërore, sipas formularëve, 38 (tridhjetë e tetë) fletë, planrilevimeve, 50 (pesëdhjetë) fletë, dhe planimetrive, 24 (njëzet e katër) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Pronat e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi i shtohen listës së inventarit të pronave, bashkëlidhur vendimit nr.717, datë 1.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, të ndryshuar.
3. Në vendimin nr.717, datë 1.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Kudo në titull dhe në përmbajtje, emërtesa “Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, zëvendësohet me “Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”;
b) Paragrafi i dytë, i pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Lista përbëhet, gjithsej, nga 77 (shtatëdhjetë e shtatë) fletë formulari, 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) planrilevime, 28 (njëzet e tetë) planimetri dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.”.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR PROCEDURËN   E KONKURRIMIT PUBLIK PËR DHËNIEN E AUTORIZIMEVE INDIVIDUALE PËR TË DREJTAT E PËRDORIMIT TË FREKUENCAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 76, të   ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullave për procedurën e konkurrimit publik për dhënien e autorizimeve individuale për të drejtat e përdorimit të frekuencave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.1252, datë 10.9.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të zhvillimit të tenderit publik për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencave”, i ndryshuar, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRUKTURËS, TË ORGANIKËS DHE TË NUMRIT   TË NËPUNËSVE TË SHËRBIMIT TË GJENDJES CIVILE NË BASHKI DHE NË ZYRAT E ARKIVIT TË GJENDJES CIVILE PRANË PREFEKTIT TË QARKUT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 62, të ligjit nr.10129,   datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Struktura e shërbimit të gjendjes civile është sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Organika e shërbimit të gjendjes civile në bashki dhe pranë prefektit të qarkut, është sipas pasqyrës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Numri i zyrave të shërbimit të gjendjes civile është 141 (njëqind e dyzet e një) dhe numri i nëpunësve të shërbimit të gjendjes civile në bashki dhe pranë prefektit të qarkut është 364 (treqind e gjashtëdhjetë e katër).
4. Transferimi, depozitimi, ruajtja dhe administrimi i akteve dhe i dokumenteve të zyrave të gjendjes civile që mbyllen bëhet sipas legjislacionit në fuqi për arkivat.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme për vitin 2026, programi buxhetor “Shërbimi i gjendjes civile”.
6. Ngarkohen kryetarët e bashkive dhe prefektët e qarqeve, që, për zyrat e shërbimit të gjendjes civile që preken nga ristrukturimi, të kryejnë procedurat përkatëse për përfundimin e marrëdhënieve të punës së nëpunësve të këtij shërbimi, në përputhje me parashikimet e Kodit të Punës e të legjislacionit në fuqi, duke respektuar afatet e njoftimit, si dhe të drejtat financiare, që rrjedhin nga ndërprerja e marrëdhënieve të punës, sipas rastit.
7. Vendimi nr.1299, datë 16.12.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës, të organikës dhe të numrit të nëpunësve të shërbimit të gjendjes civile në bashki/njësi administrative dhe në zyrat e gjendjes civile pranë prefektit të qarkut”, i ndryshuar, shfuqizohet.
8. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 30 mars 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË TË NJË OBJEKTI PUBLIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 19, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të një objekti publik, sipas listës së inventarit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet  në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KRUJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të   ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Krujë të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, zonat Barkanesh, Dane – Fushë Madhe, Bojë, pjesë e njësisë administrative Krujë, me sipërfaqe 1258.65 (një mijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë pikë gjashtëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona nr.2, njësia administrative Cudhi, me sipërfaqe 7712.62 (shtatë mijë e shtatëqind e dymbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona nr.3, zonat Picërragë, Brret, Gjyre, Abaze, Krastë, Mali i Krujës, pjesë e njësisë administrative Krujë, me sipërfaqe 1917.76 (një mijë e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ç) Zona nr.4, zonat Halil, Virjon, Nikël, Zezë, Kurcaj, Buran, Mukaj, pjesë e njësive administrative Fushë-Krujë dhe Nikël, me sipërfaqe 2424.28 (dy mijë e katërqind e njëzet e katër pikë njëzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
d) Zona nr.5, zonat Budull, Bubq, Mazhë-Madhe, Mallkuç, pjesë e njësisë administrative Bubq, me sipërfaqe 1920.2 (një mijë e nëntëqind e njëzet pikë dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
  K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MALIQ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të     ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Maliq të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, njësia administrative Maliq (qendër), fshatrat Kolanec, Plovisht, Goce, Bickë, Gjyras; njësia administrative Libonik, fshatrat Libonik, Pocestë, Klocë, Vloçisht, Symiz, Zboq, Beras, Kembëthekër, Shkozë; njësia administrative Pirg, fshatrat Sovjan, Gurishtë, Pirg, Leminot, Shqitas, Kakaç, Veliternë, me sipërfaqe 1600.26 (një mijë e gjashtëqind pikë njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin  KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona nr.1/1, njësia administrative Maliq (qendër), fshatrat Kolanec, Plovisht, Goce, Bickë, Gjyras; njësia administrative Libonik, fshatrat Libonik, Pocestë, Klocë, Vloçisht, Symiz, Zboq, Beras, Kembëthekër, Shkozë; njësia administrative Pirg, fshatrat Sovjan, Gurishtë, Pirg, Leminot, Shqitas, Kakaç, Veliternë, me sipërfaqe 1074.69 (një mijë e shtatëdhjetë e katër pikë gjashtëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona nr.2, njësia administrative Vreshtas dhe njësia administrative Pojan, ku përfshihen fshatrat: Podgorie, Bregas, Vreshtas, Shëngjergj, Zvezdë, Burimas, Zëmblak dhe Plasë, me sipërfaqe 1775.48 (një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ç) Zona nr.3, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 62.92 (gjashtëdhjetë e dy pikë nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
d) Zona nr.4, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 38.25 (tridhjetë e tetë pikë njëzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
dh) Zona nr.5, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 138.18 (njëqind e tridhjetë e tetë pikë tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
e) Zona nr.6, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 145.16 (njëqind e dyzet e pesë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ë) Zona nr.7, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 443.41 (katërqind e dyzet e tre pikë dyzet e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
f) Zona nr.8, që përfshin territor të njësisë administrative Gorë, me sipërfaqe 55.96 (pesëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
g) Zona nr.9, që përfshin territor të njësisë administrative Gorë, me sipërfaqe 62.26 (gjashtëdhjetë e dy pikë njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
gj) Zona nr.10, që përfshin territor të njësisë administrative Gorë, me sipërfaqe 864.66 (tetëqind e gjashtëdhjetë e katër pikë gjashtëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Maliq për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN   E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË VORË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Vorë të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zonat nr.1 dhe nr.2, fshati Gërdec, njësia administrative Vorë, me sipërfaqe, përkatësisht, 13.92 (trembëdhjetë pikë nëntëdhjetë e dy) ha dhe 34.04 (tridhjetë e katër pikë zero katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona nr.3, fshati Marikaj, njësia administrative Vorë, me sipërfaqe 32.84 (tridhjetë e dy pikë tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona nr.4, fshati Kuç, njësia administrative Vorë, me sipërfaqe 21.29 (njëzet e një pikë njëzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
ç) Zona nr.5, fshati Palaq, njësia administrative Prezë, me sipërfaqe 3.27 (tre pikë njëzet e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
d) Zonat nr.6 dhe nr.7, fshati Prezë, njësia administrative Prezë, me sipërfaqe, përkatësisht, 8.99 (tetë pikë nëntëdhjetë e nëntë) ha dhe 11.95 (njëmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
  K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA