Vendimet e Qeverisë 20 prill - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vendimet e Qeverisë 20 prill

Përshëndetje të gjithëve
Në vazhdim të traditës tashmë të konsoliduar për të ndarë informacion me qytetarët, me publikun për vendimet e mbledhjes së qeverisë, dua të ndaj me ju vendimet për procesin e rindërtimit, në specifikë por edhe në përgjithësi.

Në specifikë, ashtu siç kemi thënë, ka një seri institucionesh publike të dëmtuara nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019, sot kemi futur në rindërtim Institutin e Policisë Shkencore, një institucion publik tejet i rëndësishëm për punën e përditshme të policisë në luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë të financojmë rindërtimin dhe rikonstruksionin e pallateve qoftë në zonën e Kavajës, qoftë në zonën e Durrësit; vetëm në zonën e Durrësit për informacion për qytetarët e Durrësit por edhe të Shqipërisë, Bashkia pas vlerësimeve që bëhen nga Instituti i Ndërtimit, ka kërkuar edhe një financim në vazhdim këtë vit, rreth 60 milionë dollarë për të përmbyllur të gjithë rikonstruksionet që kanë nevojë për ndërhyrje strukturale.

Në të njëjtën kohë sot kemi marrë vendim edhe për shkollat, pra, tashmë, pasi kemi zgjidhur problematikat në qytetet e mëdha edhe ne territore të zonave të thella të dëmtuara nga tërmeti, po vazhdojmë edhe me shkolla më të vogla si ajo e Bago-së në bashkinë e Kavajës.

Dua të ndaj me qytetarët që procesi i rindërtimit tashmë është në një fazë shumë të avancuar, ju e keni parë vetë të gjithë turin e Kryeministrit për të dorëzuar çelësat, procesi ka qenë dhe vazhdon të jetë tejet transparent, njësitë zbatuese që janë bashkitë, bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit janë në proces transparence të plotë, qoftë nga institucionet e tyre të brendshme apo edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo nga kushdo institucion, qoftë edhe nga donatorët.

Ndërkohë siç e kemi thënë, përveç disa institucioneve publike dhe pjesës së Kombinatit, pjesa më e madhe e rindërtimit, kryesisht të banesave individuale dhe pallateve dhe shkollave, mbaron në vjeshtë të këtij viti. Do të vazhdojmë siç e theksova përtej vjeshtës me Kombinatin që është në proces, por edhe për shkak të pandemisë, edhe për shkak të shpronësimeve dhe vlerësimeve ka pasur një përparësi, le të themi, momentale shumë intensive, por gjithsesi nuk ka ecur me ritmin e siteve të tjera. Faleminderit.

Nëse ka ndonjë pyetje.

MCN televizion: Zoti ZëvendësKryeministër, në cilën fazë ndodhet procesi i kthimit në projektligje të disa nga nismave të mbështetura nga qytetarët në Këshillimin Kombëtar? Do të jetë legalizimi i kanabisit mjekësor nisma e parë që do të ligjëroni apo keni një nismë që e shihni më emergjente? Faleminderit.

Z. Arben Ahmetaj: Faleminderit për pyetjen. Këshillimi Kombëtar është një risi, është një mënyrë e re e qeverisjes me qytetarët, pas ligjit që ne kaluam në Kuvend disa muaj më parë për Platformën e Bashkëqeverisjes, pra të afrimit të qytetarëve në tryezën e vendimmarrjes të qeverisë, nëpërmjet Këshillimit Kombëtar ne kemi shtuar njëinstrument shumë të rëndësishëm publik, për të afruar qytetarët, për të marrë vendime në atë tryezë të rëndësishme që shumë e shumë vite më parë ka qenë e mbyllur. Sigurisht që, pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar që janë prezantuar publikisht nga Kryeministri, qytetarët dhe pjesëmarrja ka qenë shembullore, mbi gjysmë milioni qytetarë. Qytetarët kanë marrë vendime së bashku me qeverinë për çështje të rëndësishme, ato çështje të rëndësishme janë në analizë të hollësishme nga institucionet, Ministrja e Shëndetësisë do t’i referohet. Ka elementë socialë të rëndësishëm, si mbështetja për nënat me më shumë se 3 fëmijë në moshën nën 18 vjeç, pra mbështetje qoftë fiskale, qoftë sociale e drejtpërdrejtë. Ka çështje, të luftës kundër evazionit fiskal që ka të bëjë me deklarimin e pagave, që është një shqetësim që ne e kemi parë dhe për hir të së vërtetës ajo iniciativë anti-evazion për sa i përket pagave ka ecur shumë mirë dhe vazhdon; vetëm brenda disa muajve për shkak të dialogut midis njësisë anti-evazion të krijuar me urdhër të Kryeministrit dhe sipërmarrjes, është rritur paga mesatare në sektorin privat me 91 mijë lekë të vjetra në muaj, gjë që është domethënëse. Sigurisht që ka dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me atë që ju iu referuat, me kanabisin mjekësor, ne jemi duke u konsultuar me shumë shtete të OECD-së, dua ta theksoj, shtetet e OECD-së që janë shtetet më të zhvilluara, Bashkimi Europian, Anglia, Izraeli e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për, se si funksionon kjo rëndom në vende të Europës, në vende të rajonit, në Izrael që është avantgard, është shembull se si e menaxhon, se si e zhvillon kanabisin mjekësor, sigurisht me këtë konsultim, pastaj do të maturojmë shumë shpejt edhe draft ligjin dhe do të vazhdojmë procesin siç vazhdon një proces i vendimmarrjes ligjore. Faleminderit

A2 CNN: Pak ditë më parë qeveria ka deklaruar që do ketë një rritje të çmimit të energjisë për konsumatorin familjar i cili kalon fashën prej 700 kw në muaj ndërkohë që e njëjta gjë vlen dhe për biznesin e madh i cili do dalë vetë në tregun e energjisë dhe do ta blejë më çmimin e tregut, a ju duket e arsyeshme që të barazohet konsumatori familjar me konsumatorin biznes, pra a është luks të ngrohesh në dimër dhe të sigurosh ftohje në verë për shqiptarët, pra që do të paguajnë më shumë për energjinë?

Z. Arben Ahmetaj: Pyetje juaj më jep një mundësi të shpjegoj me qytetarët që, për sa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike. Tani, në raport me mundësitë dhe me progresivitetin ka një pjesë të vogël të familjeve, që është gati 5% e familjeve që harxhojnë rreth 25% konsumit të energjisë që kalojnë mbi 700 kw dhe në konceptin e progresivitetit kush fiton më pak do paguajë më pak, kush fiton më shumë do paguajë më shumë. Ato familje që harxhojnë 700 kw e sipër sigurisht që në raport me një familje që nuk i ka ato mundësi dhe harxhon më pak se 700, do trajtohet më ndryshe dhe familjet që harxhojnë nën 700 që janë shumica dërrmuese e familjeve shqiptare, nuk iu ndryshon çmimi. Vetëm ato familje që kanë shumë më shumë të ardhura, pse? Se kanë kapacitet të instaluar energjitik shumë më shumë se familjet e tjera dhe për këtë arsye harxhojnë më shumë se 700, pra nuk harxhojnë kot, nuk është se po harxhon lavatriçja dhe televizori dhe dy njësi të tjera të, le  te themi elektrike, pajisje të tjera elektrike, jemi duke folur për 700 e sipër që kapaciteti është shumë më shumë se kapaciteti i nevojshëm dhe normal. Sigurisht qëkëto familje, që mendohet që kanë të ardhura më shumë sesa familjet normale dhe ato në nevojë, do trajtohen me progresivitet në atë aspekt. Ndërsa për sa i përket bizneseve dhe dua që ta ndaj dhe me qytetarët dhe me bizneset, nëse ne, ato rreth 7500 sipërmarrje të tensionit të ulët do t’i kishim lënë në mëshirë të tregut, do paguanin 34 lekë, sot paguajnë 18 lekë, pse? Sepse Ministria e Infrastrukturës, kjo qeveri, së bashku më institucionet dhe ndërmarrjet menaxhuese të energjisë elektrike bëjnë atë që quhet miksimi i çmimit për të mos i lënë në mëshirë të fatit dhe nuk i kemi lënë në mëshirë të fatit dhe si konkluzion, dua ta ndaj me ju dhe faleminderit për pyetjen, jo, qytetarëve të këtij vendi, ata që kanë harxhim normal energjie dhe që kanë, le të themi të ardhura  mesatare apo të ulëta dhe që shkojnë të tavani 700 mije leke te vjetra/musj, nuk do t’iu rritet asnjë cent çmimi i energjisë elektrike. Kjo qeveri do të vazhdojë të subvencionojë ata dhe biznesin e vogël dhe për hir të së vërtetës edhe për ato 7500 biznese të tensionit të mesëm, edhe ato do vazhdojmë t’i subvencionojmë në një nivel tjetër, pra, prapë po e theksoj, nëse do t’i kishim lënë në mëshirë të tregut që sot është në agresivitet për shkak të invazionit Rus në Ukrainë edhe elementëve të tjerë të prodhimit diku në veri të Europës, ato do të paguanin 34, sot paguajnë vetëm 18 lekë dhe dua ta sqaroj me qytetarët. Faleminderit

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 20 Prill 2022

Leave Your Comment