Vengu: Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se mbi 345 milionë lekë janë akorduar si dëmshpërblim për 15 bashki të vendit të prekura nga zjarret gjatë verës. Dëmshpërblimet për bashkitë janë miratuar në Aktin Normativ Nr. 11, datë 19.12.2025. Ndarja e tyre nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile synon mbulimin e dëmeve të shkaktuara gjatë periudhës 15 qershor-15 shtator, e cila është vlerësuar si një nga më të vështirat për shkak të numrit dhe intensitetit të zjarreve. Sipas ndarjes zyrtare, bashkitë përfituese janë:
• Delvinë – 36 mln lekë
• Dibër – 10,5 mln lekë
• Gramsh – 86,6 mln lekë
• Has – 0,7 mln lekë
• Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
• Krujë – 146 mln lekë
• Kukës – 0,6 mln lekë
• Librazhd – 0,2 mln lekë
• Peqin – 4 mln lekë
• Tepelenë – 0,3 mln lekë
• Kamëz – 2 mln lekë
• Maliq – 1,2 mln lekë
• Finiq – 40 mln lekë
• Dropull – 7,7 mln lekë
• Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë