Vihet në skenë shfaqja “Actus për Vjosën” - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vihet në skenë shfaqja “Actus për Vjosën”

Në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor u vu në skenë “ACTUS për Vjosën”. Një shfaqje e kërcimit kontemporan me koreografi nga Gentian Doda dhe muzikë nga Çezar Aliaj, “ACTUS për Vjosën” është një homazh artistik për lumin e egër të fundit në Evropë që së shpejti do të marrë statusin Park Kombëtar.

Balerinë shqiptarë dhe dhjetë artistë nga e gjithë bota jetëzuan mrekullinë e paprekur të Evropës që gjendet në vendin tonë dhe statusi “Park Kombëtar” do të mund ta ruajë të tillë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ndoqi shfaqjen, duke vlerësuar maksimalisht performancën e artistëve. “Një përputhje e jashtëzakonshme e artit me natyrën, homazh artistik për lumin e fundit të egër në Europë që së shpejti do të jetë edhe i pari si Park Kombëtar, me balerinë shqiptarë e të huaj  të cilët vunë shpirtin në skenë për ta jetëzuar Vjosën. Madhështia e saj i kalon kufijtë e Shqipërisë, ndërsa ne jemi krenarë jo vetëm që e kemi, por edhe sepse tani do ta ruajmë të tillë: të egër në bukurinë unike”, është shprehur Kumbaro.

Shfaqja u mbështet nga Fondacioni Heinrich Böll, Zyra Tiranë, Riverwatch, Euronatur, Delegacion i Bashkimit Evropian në Shqipëri, EcoAlbania, dhe Ambasada Gjermane në Shqipëri me partner mediatik Vodafone Albania.

Previous Peshkopi, me njerëzit dhe për njerëzit në prezantimin publik të bilancit mbi punët e bashkisë dhe perspektivës së të ardhmes