Vijnë në Shqipëri helikopterët e parë Black Hawk, Peleshi: Investim i rëndësishëm për FA, mirënjohje SHBA - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vijnë në Shqipëri helikopterët e parë Black Hawk, Peleshi: Investim i rëndësishëm për FA, mirënjohje SHBA

Kanë mbërritur në Shqipëri dy helikopterët Black Hawk, si pjesë e parë e porosisë së bërë nga vendi ynë dhe mbështetur nga fondet e ndihmës së SHBA.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili e cilësoi marrjen e dy helikopterëve si investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura: “Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut”, – theksoi ministri Peleshi.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një investim shumë të rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, SHBA që do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e Forcës Ajrore të Shqipërisë.

Ndërsa Ambasada e SHBA në Tiranë shprehet se kjo mbërritje historike e helikopterëve të parë Black Hawk do të ndihmojnë Forcat e Armatosura në një sërë operacionesh: “Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të Forcës Ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim – shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e Mbrojtjes”, – thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Previous Shtëpia e Biznesit, një derë e hapur në shërbim të komunikimit dhe bashkëveprimit me sipërmarrjen