Vijon puna për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe teknologjisë digjitale në Ballkan - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vijon puna për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe teknologjisë digjitale në Ballkan

Projekti ambicioz për rijetësimin e Piramidës dhe transformimin e saj në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale të Ballkanit, po formësohet dita-ditës. Kryeministri Edi Rama së bashku me Michael Granoff, kryetarin e bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ishin sot në kantier për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

Kryetari Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha detaje mbi projektin, i cili në pjesë të caktuara po i afrohet fundit të punimeve.  “Sa i përket hapësirës, kemi mbjellë gati 200 pemë, të cilat janë të vjetra ashtu si në sheshin “Skëndërbej. Janë të gjitha të rritura dhe të jep ndjesinë e hapësirës. Këto janë rrugët që do të kalojnë nga kryeministria në bulevard dhe do jenë në formën e një asterizmi të një pylli. Pra, një hyrje është nga bulevardi dhe kjo është hyrja për tek kryeministria. Kubat kanë mbaruar. Kemi dhe një për të mbaruar, por 90% e punës ka mbaruar këtu. Kjo është pjesa e brendshme e kubeve dhe do ketë shkallë që zbret poshtë, pra, një shkallë monumentale. ” – shpjegoi Kryetari Veliaj.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e deritanishme dhe u interesua mbi elementë të veçantë të projektit.

Qendra e re, projekt i studios së famshme holandeze MVRDV, do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 Maj 2022

Leave Your Comment