Viti i pyjeve/ 15 mijë fidanë mbillen në Elbasan, Kumbaro: Nisim një plan pyllëzimi dhe ndërgjegjësimi në gjithë Shqipërinë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Viti i pyjeve/ 15 mijë fidanë mbillen në Elbasan, Kumbaro: Nisim një plan pyllëzimi dhe ndërgjegjësimi në gjithë Shqipërinë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka deklaruar nga Elbasani se viti 2024 do t’i dedikohet pyjeve, me fushata pyllëzimi, por mbi të gjitha ndërgjegjësimi dhe edukimi. Së bashku me kryetarin e bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, Kumbaro ishte në zonën e Krastës ku ka nisur mbjellja e 15 mijë fidanëve të rinj.

“Vitin 2024 e kemi vitin e pyjeve. Viti i Pyjeve nuk do të thotë vetëm pyllëzim, por edhe masa të marra, me investime që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e pyjeve, siç janë masat parandaluese ndaj zjarreve. Edhe këto janë pjesë e të njëjtit program. Të ardhurat që nxjerrim nga ekonomitë pyjore, çdo bashki duhet t’i riinvestojë në planet e menaxhimit, por jo çdo bashki e ka bërë këtë gjë. Bashkitë janë administruese të pyjeve në territor. Në janar do të kemi nje skanim të gjithë situatës”, tha Kumbaro.

Kryetari i bashkisë Gledian Llatja foli edhe për investimin në hidrantët ujorë në zonën e Krastës, që vitet e fundit ka qenë subjekt i zjarreve të vazhdueshme. “Ky është hidranti i parë pyjor që ne bëjmë. Vendosja e tubacioneve kryesore të ujit për të furnizuar zjarrfikëset, por edhe që gjatë emergjencave uji të jetë sa më afër objekteve. Investimi përfundon në ditët e para të janarit”, tha Llatja.

Në Krastë ka nisur mbjellja e 15 mijë fidanë pemëve, ndërsa deri në mars synohet mbjellja e 35 mijë pemëve në bashkinë e Elbasanit. Më herët, Kumbaro ishte edhe në Librazhd, një ndër bashkitë me sipërfaqen më të madhe pyjore ku u mbollën 5 mijë pemë në Marinaj.

Viti i Pyjeve është shpallur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Qeveria e Shqipërisë si një vit me fushata pyllëzimi, por edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët. Më herët, viti 2022 iu dedikua pastrimit dhe mjedisit, ndërsa viti 2023 ishte viti dedikuar Vjosës, me krijimin e Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Europë.

Link: https://we.tl/t-edryydZkyR

Previous Në Rrugën e Arbrit, mes punës sfiduese për të parë dritën në fund të tunelit të Murrizit