Vizita e Presidentit të Francës Emmanuel Macron vijoi sot me një takim në Vilën e ish – diktatorit, e cila është hapur për artin, duke u shndërruar tashmë në një rezidencë artistësh në bashkëpunim me fondacionin prestigjoz francez “Art Explora”.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, të pranishmëve iu drejtua Kryeministri Edi Rama:
* * *
Përfitoj duke vazhduar përpjekjen time për të mbajtur gjallë frëngjishten “të burgosur” prej një kohe të gjatë dhe disi çalamane duke filluar, duke thënë se ne në Shqipëri kemi një fjalë që thotë se nëse bie shi, është gjë e mirë, ka gjëra të mira dhe kur ndodh një vizitë, nëse miku vjen me diell themi; kjo do na ngrohë zemrat, por nëse mysafiri vjen me shi themi; kjo do na mbushë shtëpinë.
Kështu, Presidenti ka ardhur me diellin për të na ngrohur zemrën dhe para se të largohet ndodhet këtu për të mbushur shtëpinë. Dua ta falënderoj pafundësisht për bujarinë që tregoi dhe për këtë akt dashurie dhe angazhimi ndaj Shqipërisë.
Kemi përjetuar për shumë vite në një dilemë shumë të fortë për sa i përket të ardhmes së Piramidës, të ardhmes së kësaj shtëpie që gjatë gjithë rinisë sonë mishëronte të keqen, mishëronte errësirën, mishëronte një të kaluar që donte të ishte e ardhmja jonë, me kosto të pabesueshme. Shumica e njerëzve donin të fshinin gjithçka. Pati madje një pirje për ta shkatërruar piramidën dhe për ta shndërruar në një ndërtesë moderne për Parlamentin.
Pati ide të ndryshme për këtë shtëpi, për ta shndërruar në një ndërtesë burokracie demokratike. Unë kam qenë gjithmonë kundër këtyre por në të njëjtën kohë isha i detyruar, i shtrënguar nga sfidat që duke përdorur këto vende, duhet të mishëronim shpresën dhe të ardhmen dhe në të njëjtën kohë, si mund të bëhej kjo duke mos larguar fantazmat nga muret.
Si përfundim, mbërritëm në një përfundim se në këto vende, në këto mure duhej bërë gjithçka që urrente pronari i tyre i mëparshëm dhe gjithçka që ai donte të largonte. Në fakt një nga gjërat më të urryera dhe më të urrejtshme të diktaturës dhe të Enver Hoxhës personalisht, ishte shprehja e lirë, të shprehurit lirshëm të artistëve dhe të krijuesve.
Ne jemi rritur me parullën: “artistët janë ushtarë të partisë dhe arti është një armë në dispozicion të partisë”. Si përfundim, e vendosëm këtë dhe filluam të bënin disa hapa të vegjël, të ndrojtur duke hapur dyert e kësaj shtëpie për krijues të rinj shqiptarë, për regjisorë por megjithatë nuk arritëm, nuk arrinim ta largonim fantazmën në hije.
Ishin momente, momente aktivitetesh, fantazma ishte atje kur pata rastin të njihja Art-Explora thashë m me vete, po, këta mund të rrinë në këtë shtëpi, mund ta përdorin këtë shtëpi dhe mund ta bëjnë të mundur një tip hakmarrjeje. Në të njëjtën kohë nuk po e fshijmë plotësisht të kaluarën por e shndërrojmë të kaluarën në një burim energjish për ta nxjerrë më mirë në pah lirinë e shprehjes, për të konsideruar me shumë më tepër respekt, me shumë më tepër admirim, faktin e të jetuarit në një hapësirë lirie.
Nuk duhet të harrojmë kurrë që kjo liri nuk është diçka qe merret e mirëqenë dhe që na është dhënë si fakt jete pa bërë asnjë beteje. Besoj se sot mund të festojmë këtë mundësi, mundësinë që bashkojmë të kaluarën me të tashmen në shërbim të së ardhmes dhe t’u japim të gjithë të rinjve që do të vijën këtu, artistëve nga e gjithë bota, mundësinë për të kuptuar se për lirinë e krijimit të tyre, që ata të kishin liri krijimi, ka pasur njerëz që kanë vdekur. Ka pasur njerëz që kanë dhënë vite, që mund të jepnin vite nga jeta e tyre për të pasur një ditë liri, ka pasur njerëz që nuk mundën të merrnin frymë, që nuk mundën të bënin që ëndrra e tyre të merrte frymë, që ëndrra e tyre krijuese të merrte frymë, por pas ardhjes se Federikut dhe Blanche, e harroj gjithmonë mbiemrin e Blanche, midis Federikut dhe Blanche gjithçka bëhet e padukshme, ju kërkoj ndjesë, por sfida e dytë ishte se si ta realizonim këtë. Kishim nevojë për arkitektë dhe Federiku më propozoi disa emra, një listë ku egoizmi arkitektonik ishte shumë i pranishëm. Në fund të listës ishte emri NEM, është një emër mjaft i ndrojtur, mjaft modest. Është një lloj shenje që pothuaj nuk do të thotë asgjë dhe u interesova, thashë kush janë këta njerëz. Më thanë janë bashkëpunëtorë dhe unë e adhuroj projektin e tyre.
Patëm takimin e parë në Vilën ku presidenti kaloi natën dhe unë u thashë, duam një projekt që nuk është projekt. Nuk duhet parë dora e arkitektit, duhet të shohim vetëm ndryshimin e hapësirës nga errësira në dritë dhe të krijohet energjia e lirë nëpër shtëpi ku kuptohet që ka pasur dikur një fantazmë , por që më në fund kjo hapësirë është e çliruar dhe fantazmën mund ta përmendim sa herë të duam, por ajo është në dispozicionin tonë, e kemi mposhtur. Jo ne në dispozicion të saj. Ata u rikthyen në një projekt, jo projekt të mrekullueshëm dhe iu futën punës dhe këtu jemi për ta festuar gjithë këtë me një pjesë të madhe ndër jush që nuk supozohet të vinit kurrë në Shqipëri dhe sikur ne të ishim ende në filozofinë e ish pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim ju të gjithëve dhe të merrnim peng Presidentin e Republikës.
Për më tepër ka gjithashtu armiq të popullit shqiptar këtu, një i ri që e ka lënë Shqipërinë kur ishte në barkun e nënës së tij duke zbritur nga malet më të larta të Shqipërisë në shtigje torturuese dhe aty vazhdoi të vallëzonte në barkun e mamasë së tij për tu bërë koreograf i madh në Francën e lirë. Kemi gjithashtu miq të Francës, kemi dhe 007 franceze, Julien Roche që nuk lë asnjë rast për të pretenduar se është shqiptar në shërbim të Shqipërisë dhe të Francës, por në fakt është një 007 në shërbim të mbretit dhe pavarësisht nga ndryshimi i regjimit në Francë, monarki, monarki – republikane apo republikë monarkike, ai i shërben mbretit! Ja një mbret i mirë!
Ju falënderoj të gjithëve! Jam i bindur së në shtatorin e ardhshëm do të jetë momenti i madh i hapjes dhe zoti president, nuk po shpresoj ndonjë vizitë tuajën menjëherë, por shpresoj të na dërgoni një mesazh videoje plot dashuri, plot ndjeshmëri dhe besim për pushtetin e madh erotik që mund të ketë arti. Faleminderit!
Para se të përfundoj dua t’ju jap një biletë, një bono për një investim që ka qenë investimi i parë në historinë e Shqipërisë, për ndërtimin e një stacioni prodhimi energjish të rinovueshme, të financuar nga Shoqëria Gjeneralë e elektricitetet në Korçë ku në atë kohë të gjitha dokumentet, të gjitha procedurat, e gjithë burokracia ishte dhe në shqip dhe në frëngjisht. Është një bono që ka një vlerë të rëndësishme, me një kapital prej 200 mijë frangash. Mund ta përdorini për të shtyrë Europën të investojë akoma më shumë në energji të rinovueshme në Ballkan!
Duke qenë se Presidenti ka folur shumë, dje dhe sot dhe nuk do t’ju flasë, kështu që duhet të vazhdojmë me vizitën në hapësirat e vilës.