Vlorë, rrugët e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, pjesë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut Jonian - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Vlorë, rrugët e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, pjesë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut Jonian

Sezoni turistik është në pikun e tij dhe falë infrastrukturës rrugore të përmirësuar ndjeshëm nga viti në vit, zonat turistike janë lehtësisht të arritshme nga turistë dhe vizitorë të shumtë që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion, e në mënyrë të veçantë Bregdetin e Jugut, magnetin turistik të vendit.

Në këto ditë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve janë hapur përkohësisht për udhëtarët dy akset e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e tyre.

Rruga Orikum – Dukat, me gjatësi  14,75 kilometra, ku ende vijon puna është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë, ndërtimi i të cilit do të bëjë të mundur lidhjen e ByPass të Vlorës me Portin e Jahteve në Orikum dhe me Tunelin e Llogarasë e Bregdetin e Jugut.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektuan ecurinë e punimeve për ndërtimin e akseve, si dhe përshkuan me automjet segmentet e hapura për udhëtarët.

“Këtu jemi në segmentin e rrugës nga Porti i Jahteve tek Ura e Shën Elizës ose Orikum-Dukat, një segment që tashmë e kemi hapur për të gjithë udhëtarët duke qenë se jemi në sezonin veror, por që akoma është në kushtet e kantierit. Është një nga segmentet më të rëndësishëm pasi lidh bypass e Vlorës me hyrjen e tunelit dhe më pas për t’u lidhur me segmentin tjetër të cilin e kemi hapur gjithashtu për kalimin e automjeteve që është segmenti Palasë-Dhërmi.

Kjo është një kurorë, një gjerdan i tërë infrastrukture, i lidhur në çdo element me njëri –tjetrin, duke nisur nga rruga e re e aeroportit të Vlorës, duke kaluar më pas në bypass, më pas në Orikum-Dukat, tuneli i Llogarasë dhe Palasë-Dhërmi. E gjitha kjo është një paketë, e cila përfundon totalisht, pra me gjithë elementët pavarësisht se rrugët janë të kalueshme, pavarësisht se ne kemi filluar dhe pjesën estetike, pra mbjelljen e pemëve për ta sjellë në të njëjtën pamje siç ka qenë para se rruga të hapej, por nga ana tjetër duhet pasur parasysh që gjithë këto kantiere përfundojnë në qershor 2024 plotësisht për t’u dorëzuar për përdorim nga të gjithë automjetet dhe gjithë qytetarët.” – shpjegoi Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Palasë – Dhërmi është një prej akseve të rëndësishme rrugore, vënia në funksion e të cilit lehtëson dhe shkurton kohën e udhëtimit turistik përgjatë Bregdetit të Jugut,  duke lidhur  daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun dhe duke ofruar një rrugë të  re për të gjithë ata që duan të vizitojnë Dhërmiun.

Ky projekt fillon në kryqëzimin e rrugës “Rrugët e Bardha”, Palasë, pikë në të cilën është përcaktuar dhe lidhja me rrugën ardhëse nga dalja e Tunelit Llogara. Vijon më tej nën fshatin Palasë, në një trase tërësisht të re, dhe përfundon në rrugën e kampit Dhërmi. Gjatësia e aksit është 4.45 km, ndërsa në projekt janë parashikuar dhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara.

Ministrja Balluku shpjegoi lidhur me këtë segment se “Palasë – Dhermi, një segment tashmë i përfunduar. I hapur për të gjithë automjetet. Kemi akoma grupet e punës që merren, siç e shikoni, me pjesën e bimësisë, me nivelime të ndryshme, pjesën e të gjitha veprave të artit që kemi në ndërkohë. Duhet parë gjithashtu që kemi edhe një korsi të lënë kryeministër në krahun e djathtë

Duhet thënë që gjithë pjesa është monitoruar javën e fundit se kemi një javë qe e kemi hapur dhe trafiku nuk ka patur në asnjë moment bllokim në këtë rrugë. Ka qenë gjithë kohën një trafik i normalizuar, edhe të shtunën dhe të dielën e kaluar që ka pasur një ngarkesë më të madhe megjithatë nuk ka pasur bllokime.”

Në qershorin e 2024-ës kjo pjesë shumë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut Jonian do të jetë e përfunduar, ndërkohë që po punohet me projektin për rrugën e re turistike që nga Dhërmiu në Himarën dhe Sarandë, përmbi kreshtat e kodrave, e cila do të jetë një alternativë çliruese për zhvillimin e infrastrukturës hoteliere dhe çlirimin e trafikut në bregdetin jugor të Shqipërisë 2030, kampione e Ballkanit në Turizëm.

Sa i përket zhvillimit të infrastrukturës hoteliere, Kryeministri Rama tha se perspektiva e ndërtimeve duhet të jetë rritja e kapaciteteve hoteliere. “Duhet të bëjmë edhe rishikimin final të kushteve të ndërtimit sepse duhet të rrisim shumë kapacitetet hoteliere dhe duhet të ulim shumë kapacitetet rezidenciale dhe jemi duke e finalizuar me Mirelën dhe me një grup ekspertësh që kemi marrë, plus dhe konsulentë të huaj në mënyrë që të rritet mundësia për të pritur njerëz edhe për të pasur më shumë turistë. Tani kjo është domosdoshmëri, platforma e re, që edhe gjithë lejet që do të japim me Këshillin Kombëtar të Territorit në vijën bregdetare, të jenë në kushte shumë më të forta për kapacitete hoteliere më të mëdha.” – u shpreh Kryeministri Rama gjatë inspektimit.

Previous Balla pret përfaqësuesit e lartë të ambasadës amerikane: Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA, strategjik