Xërxë, Kosovë, Kryeministri Rama viziton sipërmarrjen lider në tregun e Kosovës, M&Sillosi - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Xërxë, Kosovë, Kryeministri Rama viziton sipërmarrjen lider në tregun e Kosovës, M&Sillosi

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Kosovës, ku nesër do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, në Prishtinë.

Takimin e parë në agjendën e kësaj vizite, Kryeministri Rama së bashku me disa prej ministrave të kabinetit e zhvilloi, në fshatin Xërxë, ku vizitoi sipërmarrjen e M&Sillosi, e cila përveçse udhëheq tregun e Kosovës me furnizime të miellit me shumicë e me pakicë, është dhe furnizuesi ndërkombëtar e prodhuesi më i madh në rajon i miellit të grurit me cilësinë më të lartë.

Kryeministri Rama u prit nga sipërmarrësit e fabrikës dhe punonjësit e saj të cilët i rezervuan një mikëpritje të ngrohtë.

“Menduam që të mos mbetemi vetëm në kuadrin e takimit zyrtar politik, por edhe me ata që në fakt janë motorri që lëviz shoqërinë dhe jetën ekonomike.” – u shpreh Kryeministri në takimin me drejtuesit e sipërmarrjes, të cilët e falenderuan kryeministrin Rama për këtë vizitë, “Faleminderit për vizitën dhe për kohën që na kushtuat. Prodhuesit e grurit ndihen shumë mirë dhe janë të motivuar në bashkëpunim me kompaninë M&Sillosi, pasi ajo ka korrektësi dhe ka cilësi. Kjo kompani është një gjigand, një gjenerator i zhvillimit ekonomik sidomos në bujqësi, për Kosovën, por edhe në rajon.” – u shpreh drejtuesi i saj, teksa tregoi se motoja e punës së tyre është: “Të gjithë së bashku për bukën e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithsi.”

Kryeministri Rama tha se synimi i qeverisë është rritja e bashkëpunimit dhe shkrirja e të gjitha pengesave në kufi, duke lehtësuar ndjeshëm fermerët dhe prodhuesit në shkëmbimet e tregtare.  “Në fakt kisha dëgjuar shumë per këtë prandaj e kam për nder që më jepet mundësia ta vizitoj dhe ndërkohë bashkë me ministren po flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe shkrirjen komplet të gjithë pengesave të kufirit dhe kur vjen puna te produktet bujqësore kjo është A – ja. Kështu që ne kemi bërë edhe një plan dhe do ta vemë tani në lëvizje që do t’i heqim tarifat doganore me Kosovën. Do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale dhe me qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar, por ne do ta bejmë do t’i heqim, se nuk ka kuptim ne t’i heqim me Ballkanin e hapur, mos t’i heqim me Kosovën. Kështu që do t’i heqim tarifat për gjithë çfarë vjen nga Kosova përjashto atë të skanimit se asaj skemi çfarë i bejmë se ajo është e trashëguar edhe s’lëviz, por gjithe pjesën tjetër nuk do ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri. Anasjelltas do ta bëjë qeveria e Kosovës dhe ne duam ta bëjmë bilaterale, por nëqoftëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithësesi sepse nuk duam që ta kemi të hapur pa tarifa me të tjerët në Ballkanin e hapur dhe të mos e kemi me Kosovën.” – u shpreh Kryeministri Rama.

Previous Siguria rrugore, Çuçi e Balluku prezantojnë makinat inteligjente që i shtohen flotës së Policisë së Shtetit

Leave Your Comment