Xhaçka në tryezën e rrumbullakët të KKIE: BP rajoni më i rrezikuar pas Ukrainës, të përshpejtohet procesi i integrimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Xhaçka në tryezën e rrumbullakët të KKIE: BP rajoni më i rrezikuar pas Ukrainës, të përshpejtohet procesi i integrimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët ku u diskutua mbi sfidat e integrimit në BE.

Ministrja Xhaçka theksoi se pas krizës së shkaktuar nga situata në Ukrainë, ishte e logjikshme që BE të përshpejtonte procesin e integrimit në mënyrë që stabilizonte rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, kjo gjë jo vetëm që nuk ka ndodhur por se Ukraina po kthehet në burim shpërqendrimi e arsye, për të shtyrë vendimmarrjet për integrimin e rajonit.

“Ballkani Perëndimor, është ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Vladimir Putin, pas Ukrainës. Sot që flasim, shohim një BE ku në qasjen ndaj integrimit të rajonit tonë ende s’ka ndryshuar gjë në terma konkretë. Ajo që është e sigurt është që teksa BE mendohet, ne do të vazhdojmë punën për reformat e për evropianizimin e vendit dhe do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë mundësitë tona për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Ashtu siç do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë mundësitë tona në Këshillin e Sigurimit e kudo, për të avancuar diplomatikisht agjendën e përbashkët të prioriteteve”, u shpreh Kryediplomatja Xhaçka në fjalën e saj.

Pjesë e tryezës ishte edhe ambasadori në ikje i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, për të cilin Ministrja Xhaçka shprehu vlerësim maksimal, duke e cilësuar një mik të mirë që e ka ndihmuar dhe mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit.

Previous Nënvarianti i ri Omicron BA.2, Manastirliu: Po vlerësohen mostrat në laboratorët e referencës, intensifikojmë vaksinimin antiCOVID derë më derë.

Leave Your Comment