Xhaçka–Roswall: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE vendimtar për sigurinë e Evropës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Xhaçka–Roswall: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE vendimtar për sigurinë e Evropës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Ministren për Çështjet e Bashkimit Evropian të Suedisë, Jessika Roswall.

Ministrja Xhaçka vlerësoi vizitën e Ministres Roswall në Shqipëri, teksa u shpreh se ky takim rikonfirmon faktin se Suedia i njeh arritjet e Shqipërisë dhe mbështet rrugëtimin e vendit tonë drejt BE.

Të dy zyrtarët u shprehën parimisht se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE mbetet kyç për sigurinë e rajonit dhe gjithë Evropës.

Kryediplomatja shqiptare u shpreh se Shqipëria mbetet e gatshme për të përforcuar dhe thelluar më tej marrëdhëniet me Suedinë në fushat me interes të përbashkët.

Vizita e Ministres Roswall në Shqipëri vjen në kuadër të Presidencës suedeze të BE-së për gjysmën e parë të vitit 2023.

Previous Ministrja Kushi vizitë në UPT: E lumtur që vij në këtë universitet pas lajmit të mirë të rritjes së pagave të pedagogëve