Zgjerohen shërbimet me specialistë në kujdesin parësor, Manastirliu: Në 17 qendra shëndetësore shtohen fizioterapistë dhe logopedë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Zgjerohen shërbimet me specialistë në kujdesin parësor, Manastirliu: Në 17 qendra shëndetësore shtohen fizioterapistë dhe logopedë

Zgjerohen shërbimet me specialistë në kujdesin parësor, Manastirliu: Në 17 qendra shëndetësore shtohen fizioterapistë dhe logopedë
Dy specialitete të tjera me logopedë dhe fizioterapistë do të shtohen në shërbimet e kujdesit parësor në të gjithë vendin, ku ekipet multidisiplinore do të sigurojnë që pacientët të marrin një kujdes të plotë, duke përfshirë trajtimin dhe rehabilitimin e tyre në të gjitha aspektet shëndetësore, afër vendbanimit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra e Specialiteteve Nr.2 në Tiranë, ka bërë me dije dy shërbimet e reja që i shtohen qendrave shëndetësore.
“Ne kemi vendosur që të zgjerojmë shërbimin në 17 qendra shëndetësore të kujdesit parësor në të gjithë vendin, duke ofruar kështu mundësinë për të pasur fizioterapisë dhe logopedë brenda këtyre 17 qendrave. Pra, do të jenë 34 teknikë të shkencave mjekësore, fizioterapistë dhe logopedë, të cilët do të atashohen pranë qendrave tona të kujdesit parësor, për të ofruar shërbime të riaftësimit, rehabilitimit, për grupmosha të ndryshme në varësi të profilit të ofrimit të kujdesit shëndetësor parësor në qendrat shëndetësore dhe mundësisë që ne po krijojmë për të ofruar një kujdes shëndetësor të integruar dhe për të pasur ekipe multidisiplinore, të cilat ofrojnë shërbimet mjekësor në kujdesin parësor”,- tha Manastirliu.
Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një sërë reformash në kujdesin parësor, duke shtuar gamën e shërbimeve shëndetësore që ofrohen për qytetarët afër vendbanimit. Shërbimet e integruara socio-shëndetësore janë bërë tashmë funksionale në 50 qendra shëndetësore që prej vitit 2022, gjithashtu është në proces plotësimi me psikologë/punonjës socialë i 50 qendrave të tjera, duke bërë kështu një numër të konsiderueshëm në 100 kabinetesh multidisiplinare të kujdesit parësor të shtrira në të gjithë territorin e vendit. Me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofrimit të kujdesit parësor si dhe krijimin e ekipeve multidisiplinare gjithëpërfshirësë, këto qendra do të plotësohen edhe me dy specialitete të tjera: logoped dhe fizioterapist.
Krijimi i ekipit multidisiplinor në kujdesin paresor shëndetësor ka përfitime të shumta për pacientët, duke përfshirë trajtimin dhe rehabilitimin e tyre në të gjitha aspektet shëndetësore që kanë nevojë për përmirësim, afër vendbanimit të tyre.
Previous Kryeministri Rama mikpret Presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton